ART10 ARTISTËT ABSTRAKT QË DUHET TË NJIHNI

10 ARTISTËT ABSTRAKT QË DUHET TË NJIHNI

-

10 ARTISTËT ABSTRAKT QË DUHET TË NJIHNI

Nga REVISTA ARTSPER

I karakterizuar nga subjektet
shprehëse dhe jo përfaqësuese, arti abstrakt u zhvillua gjatë shekullit të 20-të.
Për këtë lëvizje është thelbësore përdorimi i ngjyrave dhe formave, ku fokusi vendoset
jo tek qëllimi i motivit, por tek forma e tij. Artsper ju fton të zbuloni 10
artistët abstrakt më të mirë.

 

1. Gerhard Richter

Artisti gjerman, Gerhard
Richter, është një nga artistët më të shtrenjtë në treg. Teknika e tij varion
dhe ai njihet për pikturat e tij të kombinuara me foto (photo-painting). Përqasja
e tij ndaj abstraksionit është graduale, ku ai eksploron tonet, format e
mprehta dhe fushat e mëdha dhe të sheshta të ngjyrës.

 

2. Zao Wou Ki

Zao Wou Ki është një
nga astistët bashkëkohor më të shtrenjtë. Me një ekspozitë të fundit kushtuar
artistit në Muzeun Modern të Parisit, ai është një figurë e rëndësishme në të
gjithë botën. Veprat e tij të qeta, të ndriçuara dhe monumentale kanë një efekt
thellësisht qetësues tek shikuesi.

 

3. Cy Twombly

Edwin Parker Twombly
Jr., i njohur si Cy Twombly, është një artist amerikan veprat e të cilit janë të
mbushura me referenca historike. Veprat e Twombly-t janë thellësisht intelektuale
dhe komplekse. Tek kanavacat e tij shpërthejnë elementët e grafitit, të ikonografisë
dhe të figurave, të cilat ai i ka realizuar me shkumës dhe ngjyra.

 

4. Julie Mehretu

Artistja amerikano-etiopiste,
Julie Mehretu, përfaqësohet nga Galeria ‘Marian Goodman’. Ajo jo vetëm që ishte
fituesja e çmimit prestigjoz ‘MacArthur’, por ajo ekspozohet gjithashtu edhe në
koleksionin e përhershëm të MoMA, në Nju Jork. Pikturat e saj eksplorojnë këndet
dhe format e ndërtuara me kujdes dhe ngjyrat.  Ajo është shitur për çmime astonomike.

 

5. John Olsen

Artisti australian,
John Olsen, fitoi Çmimin ‘Archibald’ në vitin 2005. Sipas Olsen peisazhi është
tema e tij e preferuar. Megjithatë, pavarësisht ndikimi të natyrës veprat e tij
mbeten shumë abstrakte. Kanavacat e tij janë të mbushura me vorbullat e
ngjyrave të gjalla dhe format abstrakte, duke reflektuar preferencën e artistit
për “ta ndjerë” peisazhin, përkundër paraqitjes së saj në një sens me klasik.

 

6. Jean-Marc Bustamante

Ish profesor dhe më
pas Drejtor i Shkollës së Arteve të Bukura në Paris, artisti francez, Jean-Marc
Bustamane, përfaqësohet nga Galeria ‘Thaddaeus Ropac’. Gjithashtu, në vitin
2003, ai ka përfaqësuar Francën në Bienalen e Venecias. Veprat e tij karakterizohen
nga një shkëmbim konstant ndërmjet pikturës, skulpturës dhe fotografisë.

 

7. John Armleder

Artisti zviceran,
vepra e John Armleder, është kaq e pasur dhe e shumëllojshme saqë është e vështirë
për ta përmbledhur. Ai përdor performancën, videon, pikturën, madje edhe
Objektet e Gatshme; duke u përpjekur në të njëjtën kohë që të menaxhojë një
ndjesi bashkësie në çdo vepër. Kanavacat e tij abstrakte karakterizohen nga
njolla dhe vija ngjyrash, të cilat shpesh zbresin poshtë kanavacës.

8. Frank Stella

Një piktor
amerikan, Frank Stella, është një nga artistët më të njohur të ‘Artit Optik’. Shpikësi
i “Kanavacave të formësuara” (ose kanavacat e prera), veprat e tij përcaktohen si
një formë e jashtme që i korrespondon një motivi të brendshëm. Marrëdhënia
ngjyrë-formë është në qendër të qasjes së tij artistike. Artisti, Carl Andre,
thotë se, “Frank Stella nuk është i interesuar tek shprehja apo ndjeshmëria. Ai
është i interesuar tek domosdoshmëria e pikturimit.”

 

9. Joan Mitchell

Artistja amerikane,
Joan Mirchell, është e famshme për pikturat e saj të mëdha vepruese. Të përfunduara
në një format të madh, veprat e saj të gjalla, me ngjyra të thartuara, përfaqësojnë
gjeneratën e dytë të Ekspresionizmit Abstrakt. Ngarkesat e forta emocionale të
Mitchell-it rrezatojnë nga veprat e saj, të cilat më shumë mundësi janë frymëzuar
nga marrëdhënia e saj me Jean-Paul Riopelle, të cilin ajo e ndoqi në Francë.  

 

10. Christian Bonnefoi

Artisti francez, Christian
Bonnefoi, eksploron kolazhin në veprat e tij. Kompozimet e tij eksplorojnë
kuptimet alternative të mbushjes së kanacavës, duke refuzuar format e thjeshta katrore.
Qasja e tij ndaj veprës së tij, karakterizohet nga veprimi, qëllimi pas veprës,
dhe subjekti; të cilat konsiderohen teknika artistike më vete.

(Imazhi
1: Gerhard Richter, “Pikturë abstrakte” [946-3], 2016)

(Imazhi
2: Zao Wou-Ki, “Pa titull”, 1969)

(Imazhi
3: Cy Twombly, “Pa titull” [Bacchus], 2008)

(Imazhi
4: Julie Mehretu, “Kongresi”, 2003)

(Imazhi
5: John Olsen, “Macet e Darlinghurst”, 2018)

(Imazhi
6: Jean-Marc Bustamante, “Kardinali”, 2010)

(Imazhi
7: John M Armleder, “Sfiduesi”, 2016)

(Imazhi
8: Frank Stella, “Harran II”, (1967)

(Imazhi
9: Joan Mitchell, “Paranteza”, 1989).

(Imazhi
10: Christian Bonnefoi, “Kompozimi Zulma”, 2017)

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/10-abstract-artists-to-know/

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty