ARTArtsper3 VEPRA FETARE ARTI QË KANË SHKAKTUAR SKANDAL

3 VEPRA FETARE ARTI QË KANË SHKAKTUAR SKANDAL

-

Nga REVISTA ARTSPER

 

Feja ka qenë gjithmonë një temë qëndrore në historinë e
artit. Megjithatë, kur artistët bashkëkohorë e trajtojnë këtë subjekt, ata e
dinë gjithmonë se si të shtojnë një ndjesi provokimi për të shkaktuar
kontradikta. Megjithatë, shumë shpesh, kjo çështje ka të bëjë me kontekstin. Le
të shikojmë tre vepra fetare arti që kanë shkaktuar skandal!

 

“Piss
Christ” nga ANDRES SERRANO

Fotografia
“Shurro Krisht” (1987) nga Andres Serrani është një nga skandalet më të mëdha në
artin bashkëkohor. Artisti amerikan ka vendosur një figurë të kryqëzuar të
Krishtit në një kavanoz me urinë (urinën e tij) dhe i gjak. Sipas tij, kryqëzimi
është një objekt që është banalizuar në Shtetet e Bashkuara; ai mund të gjendet
në çdo treg dhe, megjithatë ai është para sa gjithash një objekt që ka për qëllim
torturën. Fotografia është mënyra e Serrano-s për të dënuar ata që abuzojnë me
mësimet e Krishtit dhe që i përdorin ato për qëllimet e tyre. Artisti dëshironte
që t’i kushtonte tribut Jezu Krishtit, si edhe t’i kujtonte kujtodo vuajtjen që
ai duroi për njerëzimin. Megjithatë, vepra e Serrano-s nuk u perceptua ashtu siç
kishte shpresuar ai. Procesi i krijimit dhe titulli tërbuan një sërë
komunitetesh katolike; në fakt, fotografia u vandalizua në disa raste. Për më
tepër, Andres Serrano i qëndron besimit të tij. Shumë shpesh, ai punon me lëngjet
e trupit (qumësht, gjak, urinë), të cilat ai i konsideron si materialet bruto të
jetës.

 

“LA
NONA ORA” nga MAURIZIO CATTELAN

“Ora e nëntë” është
një skulpturë nga
Maurizio
Cattelan

e vitit 1999. Ajo paraqet Papa Gjon Palin e II-të të goditur përdhe nga një
meteor dhe nënkuptimi i saj është paraqitja e Papës, i cili mban të gjitha mëkatet
e botës. Megjithëse, realizmi dhe absurditeti i saj janë befasuese, ishte
kryesisht konteksti i veprës që shkaktoi sensacion. Në atë kohë, Papa ishte
ende gjallë dhe ai ka qenë shumë i dashur. Për më tepër, kjo vepër u ekspozua në
Poloni, në vendlindjen e tij. Skulptura u ble për 3 milionë dollarë nga
François Pinault.

 

“PIETA”
nga PAUL FRYER

Skulptura “Pieta” (Mëshira) nga Paul Fryer e vitit 1983,
paraqet një skenë të pazakontë. Ajo paraqet një Krisht të vdekur, i ulur në një
karrige elektrike. Përse u shokuan disa njerëz nga ky përfaqësim jotradicional?
Ka kaq shumë imazhe dhe piktura të Kryqëzimit saqë ne nuk habitemi më…A mund
të jetë sepse kjo vepër thekson indiferencën tonë kundrejt kryqëzimit, e cila
në fund të fundit është po aq barbare sa një karrige elektrike?

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/3-religious-artworks-caused-scandal/

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty