ARTMuzikë klasike5 minuta shpjegim mbi ’Koncertin e fundit për piano...

5 minuta shpjegim mbi ’Koncertin e fundit për piano Nr. 27’ të Mozart-it Nga Daniel Barenboim

-

 

Kur themi koncerti i fundit për piano i Mozart-it, mendimi
i menjëhershëm që na vjen është i shkreti Mozart. Ai vdiq dhe ishte vetëm 35-së
vjeç. Ai e kishte përfytyruar paraprakisht vdekjen e tij dhe kjo duhet të jetë
një ngjarje shumë tragjike. Por, nuk është kështu.

 

Shumë shpesh kompozitorët, kanë shkruar muzikë me karakter
të ndryshëm nga ajo që ata kanë qenë duke kaluar në jëtët e tyre sipas asaj që
dimë nga biografitë e tyre.  

 

Për shembull, Beethoven-i ka shkruar një nga pjesët e tij
më optimiste, Simfoninë e tij Nr. 2, kur ishte mjaft i dëshpëruar, kohë kur ai mendonte
të kryente vetëvrasje; kohë kur ai mund të kishte shkruar testamentin e muzikës
së tij mbi pamundësinë për të vazhduar më tej, por në fakt ai shkruajti këtë
pjesë shumë, shumë të freskët dhe rigjeneruese.

 

Për ne, është shumë e vështirë të dimë se kur ka filluar të
shqetësohet Mozart-i për temën e vdekjes. Sido që të ketë qenë, koncerti i tij
i fundit, nuk përmban asnjë manifestim të jashtëm të tragjedisë. Si të gjitha
pjesët muzikore, edhe ajo mund të luhet në një mënyrë më optimiste, pesimiste,
të dëshpëruar, ose në një mënyrë mjaft të gëzueshme. Dhe kush e di se kush ka të
drejtë?

 

Sido që të ketë qenë, koncerti i fundit për piano i Mozart-it
përmban deklaratën e tij të parë që në çastin kur piano fillon të luajë…një
deklaratë shumë e hapur, e thjeshtë, por në fillim fare të pjesës aty ku luan
edhe orkestra ai ka përfshirë një hyrje notash…përse? Nuk ka asnjë përgjigje
të saktë për këtë! Sepse kjo pjesë hyrëse që luhet nga orkestra, nuk shërben si
fillim i një pjese, por të jep ndjesinë e diçkja që luhet si vazhdimësi e diçkje
tashmë të nisur më parë, dhe tani ne e dimë këtë gjë. Më pas, kemi frazën e dytë…dhe
përsëri, frazën e tretë…Koha është në një formë shumë të thjeshtë dhe të
drejtëpërdrejtë, si shumë prej koncerteve të Mozart-it. Koha e ngadaltë, është
veçanërisht e dashur për qetësinë që ajo ofron. Ajo përmban dy seksione në çdo
kohë. E para, është një melodi. Ndërsa, e dyta thuajse si një kortezh. Ndërsa
koha e fundit, ndoshta nuk është edhe aq e shkujdesur si kohët e fundit të
Mozart-it, por ajo ka diçka shumë të magjsishme dhe shumë të bukur.  

 

Burimi:

https://www.youtube.com/watch?v=DDGnnHKpVFo&index=1&list=PLErHuBsy75wzNtI5pjaDqwyM_C_RdipXn

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty