ARTArtsper7 FOTOGRAFËT QË DUHET TË NDIQNI

7 FOTOGRAFËT QË DUHET TË NDIQNI

-

 

Nga REVISTA ARTSPER

 

#1 JACK DAVISON

 

Shpesh i neglizhuar nga media franceze, Jack Davison gëzon
një farë shkalle fame përgjatë Atlantikut në kuadër të serisë së tij të
portreteve të “26 Shteteve”, të frymëzuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me një paletë të freskët bardh e zi, artisti i ri britanik shfaq një estetikë të
gdhendur që sjell së bashku minimalizmin dhe elegancën. Fotografitë e tij inskenojnë
një betejë ndërmjet errësirës dhe dritës, duke ndjekur hapat e Man Ray, Alfred
Stieglitz dhe Ekspresionizmit Gjerman.  

 

#2 PAUL ROUSTEAU

 

I nderuar nga Festivali Ndërkombëtar Hyères i Modës dhe
Fotografisë, Paul Rousteau është një “piktor i ngeshëm” i vetstiluar, i cili e
shpërbën mediumin fotografik në ngjyra të ëndërrta. Nga ‘Libération’ tek ‘Les
Inrocks’ tek ‘Télérama’, prekja e tij piktoreske është shtrirë tek galeria Agnès
B dhe fytyrat ikonike të Pierre Niney dhe Fanny Ardant. Puna e tij është jopërfaqësuese,
megjithatë “impresioniste” në shpirtin e Impresionit, Lindjes së Diellit të
Monet-it, duke prioritizuar sentimentin përmbi identifikimin e reales. Në mënyrë
të dukshme, Paul Rousseau, është një nga artistët që ju duhet të ndiqni.  

 

#3 LIAT ELBLING

 

Liat Elbling përballet me tre sfida, duke u përpjekur që të
luajë me idealet fotografike, iluzioni i realitetit, dhe aspekti dy-dimensional
i artit të 8-të. Artisti izraelit po shkel kufijtë grafikë; realiteti i saj
mund të jetë befasues, por kompozimi i saj estetik është vendosshmërisht i thelemuar
në kryqëzimin ndërmjet minimalizmit dhe artit eterik.

 

#4 MARIE ROUGE

 

Marie Rouge është një fotografe e re, në ballë të estetikës
së rinovuar të shekullit të 21-të. Ndërmjet foto-raportimit për gazetën
franceze ‘Liberation’, ajo ngërthen ëmbëlsinë e fytyrave tërheqëse të valës së
re artistike dhe intelektuale. Estetika e saj e ëmbël, ndonjëherë në buzë të
stilit ‘kitsch’, i kthen fotografitë e saj në një odë për modelet e saj dhe kafshët,
në bukuri dhe ngjyra të jashtëzakonshme. Me portrete të Christine dhe të Mbretëreshës,
Jean-Paul Gaultier, JD Samson…ajo punon gjithashtu me Romy Alizée (shikoni #5).

 

Universi i saj retro, romatik dhe i acidifikuar, është
qartësisht në rrjeshtin e parë të universit të ardhshëm pamor.     

 

#5 ROMY ALIZÉE

 

Një model për disa emra të mëdhenj të fotografisë, sot Romy
ofron një vizion të pakompromizueshëm të artit të saj historik të kapjes së
imazheve. Objektivat e saj janë një shmangie e normave klasike, e udhëhequr nga
kulti i shumësisë së trupave dhe një ndarje me dikotominë e sekseve; angazhimi
i këtij shpirti të lirë ndaj feminizmit do të frymëzojë më revolucionarët mes
nesh.

 

#6 OTTO ZINSOU

Fotografi i ri i vetëbërë, student në EHESS (Shkolla e
Studimeve të Avancuara në Shkenca Sociale) dhe ndonjëherë duke modeluar, Otto
Zinsou është në pikën e kalimit të çështjeve artistike dhe sociologjike të kohës
sonë. I njohur sot si një fytyrë e pashmagshme në foto-historinë e mijëvjeçarit
të ri parizien të nëndheshëm, ai mëshiron një kthesë estetike tek fotografia klasike.
 

 

Ai zgjedh që të kapë rininë nervoze dhe të mërzitur në çastet
e tyre të mërzisë dhe ‘Dolce Vita’ (Jeta e Ëmbël), me fotografitë e ëmbla pezull,
dëshmitar i ëmbël i bukurive eterike në agim. Mos e merrni për keq: kuadrot e
tij delikate në mënyrë natyrale duket sikur dalin nga errësira e atyre
shpitrave të munduar, por ky fotograf i furishëm mund të punojë për javë me
modelet e tij përpara kapjes së fotografisë së dëshiruar.

 

#7 SOPHIE GREEN

 

Sophie Green apo në buzë të perceptimit. Duke ballafaquar
një palë imazhesh me kënde të mprehta, londinezja e re krijon një narrativë
duke lidhur dy lementë të lidhur së bashu nga një ngjyrë, një linjë në zhdukje,
një teksturë…Si dy universe në një luftë tërheqjeje, lidhjet shfaqen me një
hollësi intuitive. Kjo lojë fotografike çiftesh e lejon Sophe Green që të
tregojë nuancat e shoqërisë, dhe që të bëjë fotografi nga jeta e përditshme;
nga një parukeri afrikane deri tek një kurs garimi, perspektiva e saj tërthore
nuk lë pas asnjë sferë sociale.

 

(Imazhi 1: Fotografi nga Jack Davison)

 

(Imazhi 2: Fotografi nga Paul Rousteau)

 

(Imazhi 3: Fotografi nga Liat Elbling)

 

(Imazhi 4: Fotografi nga Marie Rouge)

 

(Imazhi 5: Fotografi nga Romy Alizée)

 

(Imazhi 6: Fotografi nga Otto Zinsou)

 

(Imazhi 7: Fotografi nga Sophie Green)

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/5-photographers-need-follow/

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda
Suti. 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty