ART7 LËVIZJET E ARTIT MODERN QË DUHET TË NJIHNI

7 LËVIZJET E ARTIT MODERN QË DUHET TË NJIHNI

-

Nga REVISTA ARTSPER

Picasso, Matisse, Kandinsky,
Malevitch, Delaunay dhe gjithë të tjerët, ishin pararoja lulëzuese që u nda në
shumë rryma artistike gjatë gjysmës së parë të shekullit. Më pas, këto eksperimente
u shumëfishuan nga piktorët të cilët kërkonin gjithmonë që të shkonin përtej të
panjohurës. 

KUBIZMI

E shfaqur në vitin
1907, Kubizmi ishte lëvizja e parë e cila nuk përbënte një imitim të thjeshtë të
realitetit. Artistët kubist u frymëzuan nga format e artit primitiv, të cilat u
rigjallëruan gjatë kësaj periudhe. Megjithatë, të gjitha format e volumit, u
dekompozuan dhe rigrumbulluan. Georges Braque, Pablo Picasso dhe Fernand Léger ishin
disa nga përfaqësuesit kryesor.

 

FUTURIZMI

E lindur në Itali,
në vitin 1909, Futurizmi u mbështet tek format dhe të menduarin kubist. Futurizmi
preku letërsinë, pikturën dhe skulpturën. Të magjepsur nga lëvizja, shoqëria
dhe makineritë moderne, futuristë të tillë si Boccioni, Russolo dhe Marinetti,
u përpoqën që t’i dekompozonin ato dhe t’i përfaqësonin në kanavacat e tyre.  

ABSTRAGIMET
GJEOMETRIKE

Abstraksioni, një
revolucion i vërtetë i artit modern të shekullit të 20-të, lindi rreth vitit
1910, me penelatat e Piet Mondrian, Vassily Kandinsky adhe të Kasimir Malevitch.
Veprat e para abstrakte u mbështetën tek besimet shpirtërore dhe përdorën muzikën
si motivin e tyre kryesor, dy subjekte të cilat mund të përfaqësoheshin përmes
abstraksionit. Gjatë shprehjes së tyre, artistët kërkonin pastërtinë dhe
thjeshtësinë nëpërmjet përdorimit të formave gjeometrike.

 

EKSPRESIONIZMI

Kjo lëvizje,
pararendësi i së cilës ishte Edvard Munch, u shfaq në fillim të shekullit të
20-të në Gjermani dhe në vendet e lindjes, ku ata kundërshtuan akademizmin.
Deri në fundin e Luftës së Parë Boterore, pjesët ekspersioniste përfaqësonin një
vizion pesimist dhe të errët të botës. Deformimi u përdor sipas dëshirës, për të
rikthyer ndjenjën e brendshme mbi realitetin figurativ. Kjo lëvizje u nda në dy
grupe: Die Brucke (Ura) dhe Der Blaue Reiter (Kalorësit Blu), kjo e fundit na çon
tek asbtraksioni.

ORFIZMI     

Ishte Guillaume
Apollinaire, i cili në vitin 1912, cilësoi disa aspekte të pikturës avantgarde
si orfizmi. Ai u frymëzua nga emri i ekspozitës ku u ekspozuan veprat e para të
lëvizjes: Përzgjedhja e Artë (la section d’or). Orfizmi ka të bëjë me thjeshtësimin
e formave, ku mbeten të dukshme vetëm ngjyrat dhe drita. Kësht, qëllimi i
Orfizmit ishte krijimi i një ndjesie lëvizjeje mbi kanavacë. Robert dhe Sonia
Delaunay ishin përfaqësuesit e kësaj lëvizje mes të tjerëve.                            

 

SURREALIZMI

Në vitin 1924, në
manifestin e tij, Andre Breton e përkufizonte surrealizmin si vijon: “Automatizim
i pastër psikik, nëpërmjet të cilave kërkohet shprehja, qoftë verbale, me
shkrim, apo në çdo mënyrë tjetër, e funksionit të vërtetë të mendjes. E diktuar
nga e pavetëdijshmja, në mungesë të çdo kontrolli të ushtruar nga arsyeja, dhe e
lirë nga persekutimet estetike apo morale…” Kjo lëvizje artisitike zhduku
kufijtë ndërmjet realitetit dhe jorealitetit. Ëndrrat u kthyen në burimin
kryesor të frymëzimit, dhe artistë të tillë si Dali, Magritte, Ernst dhe Picabia
propozuan konceptimin e tyre për botën, e cila më pas shformohet sipas dëshirave
të çdo shikuesi. Ky ishte fundi i mbretërimit të arsyes në art.

EKSPRESIONIZMI
ABSTRAKT

E konsideruar si lëvizja
e parë artistike në Shtetet e Bashkuara, ekspresionizmi abstrakt ekzaminon xhestet
dhe ngjyrën. Pas Luftës së Dytë Botërore, ajo u nda në dy fusha: piktura në
veprim dhe piktura me fushat me ngjyra. Në të parën, artistët punuan me xhestet
e tyre dhe mënyrën e aplikimit të bojës, ndërkohë që, ata po përdornin, teknikën
e pikimit të bojës. Marrëdhënia ndërmjet trupit të artistit dhe kanavacës së
tij bëhet e thellë, siç është provuar nga përqasja e Jackson Pollock. Në të dytën,
artisti ekzaminon planet e kanavacës së tij dhe dëshirën për të hequr çdo efekt
thellësie. Emri i fushave të ngjyrosura vjen nga fushat e sheshta të mëdha me
ngjyra që i karakterizojnë ato, të cilat mund të gjenden, për shembull, tek veprat
e Mark Rothko.  

 

(Imazhi 1: Pablo
Picasso, “Zonjëzat e Reja të Avignon-it”, 1906-1907)

 

(Imazhi 2: Luigi
Russolo, “Revolta”, 1911)

 

(Imazhi 3: Vassily
Kandinsky, “Disa rrathë”, 1926)

 

(Imazhi 4: Edvard
Munch, “Britma”, 1893)

 

(Imazhi 5: Robert
Delaunay, “Gëzimi i Jetës”, 1930)

 

(Imazhi 6: Salvador
Dali, “Këmbëngulja e Kujtesës”, 1931)

 

(Imazhi 7: Jackson
Pollock, Nr. 5, 1948)

Burimi:
https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/artistic-movements-modern-art-know/

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty