ARTArtsperAUGUSTE RODIN: SKULPTORI NOVATOR! Joshësi i madh...adhuruesi i grave...

AUGUSTE RODIN: SKULPTORI NOVATOR! Joshësi i madh…adhuruesi i grave…

-

Nga REVISTA ARTSPER

Auguste Rodin i dha një jetë të re mediumit të skulpturës me teknikat dhe përqasjet
e tij novatore për skulpturat në bronz dhe mermer. Megjithëse, veprat e tij
mund të jenë të njohura universalisht, jeta e tij nuk ka qenë e tillë. Lexoni për
të mësuar më shumë rreth mistereve, intrigave dhe pasioneve që e bëjnë jetën e
Rodin, një jetë magjepsëse.  

 

#1 Ai ka qenë i apasionuar pas skulpturës greke

Arti i Greqisë
antike e ka qenë një influencë e fuqishme për skulptorin, i cili çmonte
veçanërisht shumë cilësinë
e shkëlqimit të këtyre skulpturave.
Ai kishte grumbulluar disa fragmente të skulpturave, vazove greke etj. Ai e
rrethonte veten me statuja greke në shtëpinë e tij në ‘Villa des Brillants’ dhe më
pas tek ‘Hôtel Biron’. Ashtu si artistët e Greqisë Antike, Rodin kërkonte që të
përdorte natyrën
si model dhe ai i vëzhgonte gjithëmonë subjektet e tij me kujdes përpara
fillimit të punës. Gjithashtu, është thënë shpesh se, Rodin ka qenë i
influencuar nga Michelangelo, duke qenë se të dy artistët paraqisnin personazhe
të munduar nga vuajtja dhe drama.

 

#2 Arti i tij nuk u vlerësua menjëherë

Megjithëse, sot
vepra e tij vlerësohet në të gjithë botën, talenti i tij nuk është vlerësuar dhe pranuar menjëherë
nga bashkëkohësit e tij. Për pjesën më të madhe të jetës së tij, ai u kritikua
për stilin, sepse
ai nuk konformohej me atë që konsiderohej si e pranueshme për kohën. Ai nuk e
kaloi provimin e pranimit në Shkollën e Arteve të Bukura tre herë. Vetëm në të 40-tat e tij
ai arriti që të merrte komisionin (porosinë) e tij të parë
kryesore, “Portat e Ferrit”.

 

#3 Disa nga veprat e tij janë kundërshtuar deri në ekstrem

Nëse sot Auguste
Rodin është një nga artistët kryesor, gjatë jetës së tij ai ka ecur kundër
traditave estetike të kohës. Një shembull i hershëm i vullnetit të tij për farkëtimin
e një shtegu të ri për artin është skulptura e tij “Burri me hundën e thyer”, e
përfunduar kur ai ishte vetëm 25 vjeç dhe që u refuzua nga Salloni i vitit 1865,
sepse ajo nuk u konsiderua një skultpurë mitologjike. Ai është akuzuar gjithashtu
për mashtrim për krijimin e skulpturës “Epoka e bronzit”; vepra ishte aq
realiste saqë u dyshua që ajo të ishte krijuar duke e derdhur skulpturën në një
model të gjallë. Së fundmi, skulpturat e njerëzve të mëdhenj si ajo e Viktor
Hygosë u prit me kriticizëm, ajo e Clemenceau, dhe në fund, ajo e Balzakut, u
refuzua nga ‘Société des gens de lettres’. Ata ishin shprehur se skulptura dukej
si “një njeri prej bore”.                            

 

#4 “Puthja” dhe “Mendimtari” ishin fillimisht të destinuara për të qenë
pjesë e një vepre më të madhe         

   
dyja skulpturat, “Puthja” dhe “Mendimtari” janë frymëzuar nga Ferri i
Dantes dhe, padyshim, që janë dy nga skulpturat më të famshme të Rodin. Dhe
megjithatë, fillimisht ato ishin të destinuara për një vepër shumë më të madhe.
Në moshën 40 vjeçare, Rodin u komisionua për të krijuar një derë për Muzeun e
ardhshëm të Arteve Dekorative, një projekt që nuk e pa kurrë dritën e diellit.
Ai zgjodhi të përfaqësonte “Derën e Ferrit” nga “Komedia Hyjnore” e Dantes.

 

#5 Rodin ka bërë gjithashtu edhe një sërë vizatimesh erotike

Këto vizatime të
rralla nga Auguste Rodin do t’i kishin shokuar bashkëkohësit e tij. Siç e dimë,
Rodin i adhuronte gratë, dhe vizatimet janë një provë për këtë. Ato janë shumë
pamore dhe krudo, duke qenë se ka 7000 prej tyre!

 

#6 Ai e adhuronte Muzeun Britanik

Kur ai shkoi tek
Muzeu Britanik për herë të parë në vitin 1881, Rodin u mrekullua me skultpurat
e Partenonit. Ai u rikthye atje disa herë dhe u frymëzua nga skulpturat atje për
veprat e tij.

 

#7 Marrëdhëniet e tij me gratë ishin të trazuara

Ne e dimë që Auguste
Rodin ka qenë një joshës i madh. Lidhja e tij më e njohur është ajo me
skulptoren Camille Claudel. Pavarësisht diferencës së madhe në moshë, marrëdhënia
e tyre ishte e thellë dhe pasionante. Në fillim si studente e tij, më pas si e
dashur, ata e fshehnin marrëdhënien e tyre në shoqërinë e njerëzve të tjerë dhe
veçanërisht nga Rose Beuret, e cila kishte qenë në një marrëdhënie me Rodin
prej 19 vjetësh kur ai u takua me Camille Claudel. Në fakt, Claudel u largua
nga Rodin për të zhvilluar skultpurën e saj përtej sferës së influencës së tij.
Ajo u vetdisatancua në mënyrë që të ishte në gjendje për të ndërtuar reputacionin
e saj. Marrëdhënia e tyre përfundoi në vitet 1890. Camille ushqente mëri dhe
zemërim kundër Rodin, duke e akuzuar se ai konspironte kundër saj. E ëma e
internoi Camille-n në një azil ku ajo qëndroi deri në vdekjen e saj. Sa për
Rodin, ai më në fund u martua me Rose Beuret në vitin 1917 dhe që të dy vdiqën po
atë vit.

 

#8 Rodin nuk ka skalitur kurrë vet në mermer

Megjithëse, zakonisht ai fotografohej me një çekiç dhe daltë,
Rodin nuk ka skalitur kurrë mermer vet. Atij i lindi një ide, dizenjonte modele
prej argjile dhe allçie, por ai kishte asistent që skalisnin skulpturat e mermerta
dhe ai vet bënte vetëm disa ndërhyrje përfundimtare. Ai nuk e mohoi kurrë që
punonte në këtë mënyrë. Shumë artistë kanë punuar në këtë mënyrë, por në vitin
1900, një metodë e tillë pune ishte subjekt kriticizmi. Ai u akuzua se
drejtonte një fabrikë, ndërkohë që të tjerë debatonin rreth natyrës së veprës
së artit. Nëse ato nuk ishin bërë nga vet dora e artistit, a duhet të
konsideroheshin ato me të vërtetë si vepra të Rodin?

(Imazhi
1: Rodin dhe skulpturat e tij antike)   

(Imazhi
2: Auguste Rodin, “Puthja”, 1889)

(Imazhi
3: “Momumenti i Balzakut”, Auguste Rodin)

(Imazhi
4: “Porta e Ferrit”, Auguste Rodin)

(Imazhi
5: Një vizatim erotik nga Auguste Rodin)

(Imazhi
6: Skulpturat e Partenonit në Muzeun Britanik, në vitin 1890)

(Imazhi
7 dhe 8: Auguste Rodin dhe Camille Claudel)

(Imazhi
9: Auguste Rodin)

Burimi:
https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/8-things-know-auguste-rodin/

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty