ARTArtsperCAMILLE CLAUDEL: NJË GJENI ARTISTIKE!

CAMILLE CLAUDEL: NJË GJENI ARTISTIKE!

-

Nga REVISTA ARTSPER

Shpesh, thuhet se, “pas një burri të
madh, është një grua edhe më e madhe” dhe kjo është veçanërisht e rëndësishme
kur flasim për Camille Claudel. Një skulptore e talentuar, veprat e saj shpesh
zvogëlohen nga përfshirja e saj me Rodin. Megjithatë, guximi i saj për krijimin
e veprave mahnitëse, ndërkohë që i duhej të përballonte edhe anët e errta të sëmundjes
mendore, vetëm kohët e fundit ka marrë vëmendjen e merituar për talentin e saj
të jashtëzakonshëm. Artsper ju fton të zbuloni 10 fakte të jashtëzakonshme të
jetës së Camille Claudel.

 

#1 Camille Claudel ka qenë e dashura, muza dhe studentja e Auguste Rodin

Claudel u takua në fillim me Rodin si një
studente në punishten e tij në fund të viteve 1880, duke e ndihmuar atë me
skulpturat dhe duke pozuar për të si modele. Ata u bënë të dashur. Rodin ishte
24 vjet më i madh sesa ajo dhe marrëdhënia e tyre ishte e trazuar. Ata ziheshin
shpesh dhe ai refuzoi që t’i jipte fund marrëdhënies së tij 20 vjeçare me Rose
Beuret.

 

#2
Portretet me nuanca të formës së nudos së Claudel-it bënë që veprat e saj të
censuroheshin nga shtypi dhe nga shteti

Claudel po përpiqej
të bëhej një artiste në një kohë kur diçka e tillë nuk konsiderohej edhe aq
shumë si një mundësi për gratë. Ajo jo vetëm që po përpiqej të penetronte në një
sferë të dominuar nga meshkujt, por ajo po përpiqej gjithashtu të paraqiste
epshin dhe sekualitetin në artin e saj; subjekte të cilat ishin tabu për gratë,
duke qenë se në shekullin e 19-të njiheshin dhe pranoheshin vetëm dëshirat seksuale
të burrave. Për pasojë, ajo
varej shumë nga Rodin për t’i ekspozuar dhe blerë veprat e saj, dhe për këtë ajo duhet të bashkëpunonte
me të për të marrë komisione për vepra të reja. Për të pasur akses në fonderinë
e bronzit, asaj i nevojitej financimi dhe miratimi i një instituti zyrtar.
Claudel-it iu mohua aksesi, duke qenë se skulptura e saj “Valsi” paraqiste një çift
me trupa të zhveshur shumë afër njëri-tjetrit.

 

#3 Ajo ishte e bindur që Rodin po vidhte idetë e saj dhe që ai kërkonte që
ta vriste

Ajo i referohej
Rodin-it si “Qelbësi” në letrat e saj, dhe ishte e bindur se ai po përpiqej të
sabotonte karrierën e saj. Claudel u bë gjithnjë edhe më shumë paranojake rreth
Rodin-it dhe “bandës”
së artistëve të tij, duke thënë se ata
po komplotonin për ta vrarë dhe të vidhnin idetë e saj.
Rrjedhimisht, ajo u largua nga shoqëria, mbylli dyert e studios së saj, duke u
vetizoluar nga bota e jashtme. Ajo prodhoi më pak vepra origjinale dhe u foksua
në krijimin e më shumë kopjeve të veprave që i kishte realizuar më parë për të
mbrojtur idetë e saj.

 

#4 Ajo thuajse shkatërroi një studio të tërë me veprat e saj

Pas përfundimit të
marrdhënies së saj me Rodin, Claudel u keonsumua nga dhimbja dhe filloi që të përplaste
dhe hidhte skulpturat e saj. Deri në vitin 1912, shumica e veprave në studion e
saj ishin shkatërruar dhe sot ekziston vetëm një fraksioin i vogël i veprave të
saj.

 

#5
Rodin hoqi veprën e komisionuar prej tij – “Mosha e pjekurisë” – duke qenë se
ajo ekspoznote marrëdhënien e tyre

“Mosha e pjekurisë”
është konsideruar
gjerësisht si një vepër autobiografike. Ajo paraqet një burrë të plakur (Rodin),
i cili tërhiqet nga një grua e plakur (Beuret) nga krahët e zgjatur të një gruaje
të gjunjëzuar krahë
tij (Claudel). Pasi pa veprën, Rodin u tërbua dhe i mohoi asaj çdo mbështetje
financiare për Claudel në të ardhmen. Ministria e Arteve të Bukura anulloi në mënyrë
të mistershme komisionin për këtë vepër dhe shumë besojnë se, ishte Rodin ai që
ndikoi në këtë vendim.

 

#6 Vëllai
dhe nëna e saj e mbyllën me forcë në azil për 30 vite

Claudel u dërgua me
forcë kundër dëshirës së saj në azil në vitin 1913, pavarësisht deklaratave të
doktorëve që nuk ishte e nevojshme që ajo të dërgohej atje. Vëllai dhe nëna e
saj pretendonin se, ajo po shfaqte shenja skizofrenie dhe këmbëngulën që ajo të
qëndronte atje kundër vullnetit të saj. Artistët e tjerë bashkëkohës shprehën zemërimin
e tyre për mbylljen e një gjeniu artistik. Shëndeti mendor, reputacioni dhe
krijmtaria e Claudel-it, pësuan shumë nga kjo mbyllje deri në atë pikë saqë ajo
refuzoi materialet e artit apo madje edhe të prekte argjilë gjatë shtrimit të
saj në spital.

 

#7 Ajo
e shtynte veten më tej duke përdorur materiale sfiduese dhe skulpturat e saj
ndryshuan historinë e artit

Kompozimet e saj
ishin të guximshme dhe përdorimi i materialve të komplikuara nga ana e saj, të
tilla si mermer oniksi e dalloi atë si një artiste. Ajo eksperimentoi me
kombinimin e materialeve si mermer dhe bronz duke bërë që ajo të fitonte mbështetjen
financiare nga Kontesha Maigret. Veprat e Claudel-it përdorën koncepte nga Arti
‘Nouveau’ dhe Ukiyo-e-ja e printimeve japoneze, duke rezultuar në vepra
origjinale arti.

 

#8 Sot
skulpturat e saj vlejnë miliona

Gjatë një ankandi në
vitin 2017, 20 skulptura me materiale të ndryshme (bronz, argjilë, allçi dhe
terrakotë) u shitën për një shumë totale të kombinuar prej 3.6 milionë euro,
tre herë më shumë sesa vlerësimet totale. Fillimisht veprat i përkisnin motrës
së saj, Louise Claudel, dhe u dërguan në ankand nga familja e Claudel-it.
“Braktisja” u shit për një shumë mahnitëse prej 1.2 milionë euro, “Chatelaine e vogël” u shit për
492,000 euro, dhe “Studimi II për Sakuntala” theu rekordet për një vepër prej
terrakote nga Claudel, paraprakisht nga Muzel i Orsejës për një shumë të
pabesueshme prej 467,800 euro.

 

#9 Pavarësisht prejardhjes së pasur, ajo vdiq në varfëri

Skulptura ka qenë
jashtëzakonisht e vështirë për t’u prodhuar, dhe mungesa e komisioneve nga ana
e saj për shkak të përmbajtjes së diskutueshme të veprave të saj do të thoshte
që ajo varej financiarisht nga Rodin dhe i ati i saj. Megjithatë, pas thyerjes
së marrëdhënies së saj me Rodin dhe vdekjen e të atit, nëna dhe vëllai i
Claudel i mohuan asaj akses tek paratë e tij, duke qenë se ata ishin
kategorikisht kundër stilit të jetës së saj, të cilën ata e shikonin si të
shfrenuar. Për pasojë, ajo kaloi 30 vitet e fundit të jetës së saj në azil ku u
varfërua, dobësua dhe shpesh vishej si lypëse.  

 

#10 Ekziston
një Muze që i është kushtuar asaj

Muzeu Camille Claudel u hap në
vitin 2017,
75 vjet pas vdekjes së saj në qytetin e
saj në Nogent-sur-Seine. Muzeu p
ërmban gjysmën e veprave ekzistuese të artit të Claudel-it dhe gjëja
e parë që shikojnë vizitorët kur hyjnë në muze është skulptura e madhe e një çifti,
që besohet se
është emblema
e jetës së Claudel me Rodin.

(Imazhi
1: Portret i Camille Claudel)

(Imazhi 2: Camille Claudel, “Përgjëruesi”, 1905)

(Imazhi 3: Camille Claudel, “Valsi”, 1905)

(Imazhi 4: Camille Claudel , “Dallga”, 1897)

(Imazhi 5: Camille Claudel, “Vendet e uljes së të
dashuruarve”, 1905)

(Imazhi 6: Camille Claudel, “Mosha e pjekurisë”, 1899)

(Imazhi 7: Camille Claudel, “Clotho” (1893)

(Imazhi 8: Camille Claudel, “Vajzë e re me një kapë”, 1886)

(Imazhi 9: Camille Claudel, “Braktisja”, 1905)

(Imazhi 10: Camille Claudel, “Chatelaine e vogël”, 1892-1896)

(Imazhi 11: Muzeu Camille Claudel)

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/10-things-to-knoë-about-camille-claudel/

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty