Të tjeraÇFARË DO TË THOTË TË KËRCESH ‘LIQENIN E MJELMAVE’

ÇFARË DO TË THOTË TË KËRCESH ‘LIQENIN E MJELMAVE’

-

Mjelma e mirë, mjelma e keqe

 

Nga Tamara Rojo, Balerinë spanjolle

Drejtuese artisitike e Baletit Kombëtar Anglez

Burimi: Dokumentar i BBC Four, 2014

 

Kërcimi i ‘Liqenit të Mjelmave’ është ëndërra e çdo
balerine të parë. Ai është baleti i parë që ne përfytyrojmë veten duke e
interpretuar. Edhe për mua ai ishte një nga baletet e para që fillova ta njihja
dhe ta mësoja dhe solo që unë zgjodha për veten time ishte që të interpretoja mjelmën
e zezë. Që në fillim e kam ditur se, një ditë, unë do të interpretoja Liqenin e
Mjelmave në një skenë të madhe, diku në botë.

 

Më kujtohet koha kur isha studente dhe shikoja mjelmat në
ujë dhe i vëzhgoja ato për orë të tëra në përpjekje për të kuptuar se si lëviz
një mjelmë që të mund ta përfshija në kërcimin tim. Por vite më vonë, kuptova
se, ky balet nuk ishte për mjelmat, por për dy ideale. Ideali i mjelmës së
bardhë që përfaqëson – pafajësinë, pastërtinë dhe ndërshmërinë, dhe për mjelmën
e zezë që përfaqëson – manipulimin, pandershmërinë dhe eroticizmin.  

 

Nuk është aspak rastësore që, kur njerëzit mendojnë për
baletin mendimi i tyre i parë është Liqeni i Mjelmave. Ajo është vepra që përcakton
vet zhanrin e baletit. Megjithatë, është e jashtëzakonshme të mendosh që, asgjë
lidhur me këtë balet nuk është e përcaktuar. Notat origjinale të shkruara nga vet
Tchaikovsky kanë humbur dhe askush nuk e di se kush e shkroi këtë histori,
madje edhe koreografia është kaluar nga brezi në brez gojarisht. Megjithatë,
tematikat që përmban Liqeni i Mjelmave janë të përjetshme: dëshirim i zjarrtë i
papërmbushur, mashtrim, dashuri tragjike. Edhe sot ato na flasin po aq gjallërisht
sa më parë. Për më tepër, roli kryesor është unik në të gjithë zhanrin e baletit
klasik.  

 

Ky rol kryesor kërkon nga balerina e parë që të portretizojë
në interpretimin e saj dy karaktere të ndryshme, të dyja në pole të kundërta me
njëra-tjetrën: Odette – mjelma e bardhë dhe Odile – mjelma e zezë.

 

Por si reflektohet kjo tek koreografia?

 

Odette, mjelma e bardhë dhe Odile, mjelma e zezë që të
dyja bëjën të njëjtat hapa. Ne bëjmë pirueta, arabeska, por mënyra se si i bëjmë
ato dhe intensiteti i tyre është tërësisht i ndryshëm. Ashtu si, në letërsi fjalët
janë të njëjta, Romeo dhe Makbethi që të dy thonë dashuri, por ajo që ata nënkuptojnë,
qëllimi i tyre është tërëssht i ndryshëm. Roli kërkon një rezistencë fizike
ekstreme dhe një teknikë baleti të përsosur.  

 

Kur ke dikë që i kupton emocionalisht karakteret e
dyfishta, si edhe aftësinë fizike për ta interpretuar dhe përballuar atë, është
e mrekullueshme, por fenomenalisht e rrallë.

 

Do t’ju marr prapa skene që t’ju tregoj jetën time si
interpretuese dhe se çfarë kërkohet me të vërtetë për t’u përgatitur për këtë
rol kaq emocionues. Tradita se si kalohen, mësohen dhe evulojnë hapat dhe se si
lexohen ato, si edhe eksplorimin e histoirsë së Liqenit të Mjelmave, që nga
fillesat e saj të mundimshme deri tek kthimi i saj në një thesar të pavdekshëm
klasik.  

 

Çasti që më pëlqen më shumë gjatë këtij procesi është ky çast
(ndërkohë që është duke bërë tualetin për pjesën – 4:10). Më duket sikur i kam
fshirë këndet, linjat e mia dhe kam fshirë nga pak edhe fytyrën time dhe vetullat
e mia kaq të theksuara që më nxjerrin kaq të fortë dhe përcaktuese. Pra kam
fshirë pak a shumë nga çdo gjë që ështv imja. Tani fytyra ime është si një kanavacë
bosh, ku mund të fillosh të aplikosh këtë fytyrën e një personi tjetër dhe më
pas, do të shikojmë se çfarë do të dalë prej saj.

 

Tërheqja ndaj Liqenit të Mjelmave është shumë gjëra. E
para, sigurisht që është muzika. Muzika është shumë e bukur dhe kjo është një
muzikë që ne balerinat e mësojmë shumë herët gjatë karrierës sonë dhe
gjithashtu ti mund të ndjehesh edhe e lirë brenda saj. Dhe unë mendoj se, kjo ëahtë
arsyeja përse ajo ka mbijetuar për një kohë kaq të gjatë, sepse mund të
absorbosh të gjithë spektrin e lëvizjeve të reja që balerinët kanë fituar gjatë
shekullit të shkuar dhe ajo të lë hapësirë që çdo balerinë ta bëjnë atë të vetën.

 

Legjenda na thotë se, ishte gjatë një pushimi veror me
familjen në Ukrainë, ku Tchaikovsky shkroi një balet të vockël të titulluar ‘Liqeni
i Mjelmave’ për t’u interpretuar nga fëmijët. Sipas nipit të tij të ri, Yuri
Davidoff, tema kryesore ishte kënga e mjelmave, që tani është e njour për ne të
gjithë si një nga meloditë më të dashura të muzikës klasike. Tchaikovsky njihte
me të vërtetë çdo instrument të orkestrës nga brenda-jashtë dhe gjithashtu ai njihte
edhe notat më të mira të të gjithë instrumenteve.

 

Unë nuk shfaqen në balet deri sa të ketë ardhur akti i 2-të,
por unë sigurohem që të gjendem gjithmonë tek krahët e skenës, në mënyrë që, të
dëgjoj prologun e Tchaikovskyt. Që në notat e para, muzika krijon një atmosferë
melankolie dhe dëshirimi të zjarrtë. Muzika është ajo që më transporton mu në
zemrën e kësaj bote mitike.

 

Që në fëmijërinë tonë ne jemi të njohur me histori kështjellash
me princër dhe princesha, por në shekullin e XIX-të, përrallat kishin një
ndikim më të madh edhe tek të rriturit. Shoqëritë joformale evropiane, shfaqin një
lloj etikete e cila mbetet e një rëndësie parësore. Gjithashtu ata mësuan edhe
oreksin për diçka tjetër: besimin në një botë mbinatyrore paralale, ku
dominonin dëshirimi i zjarrtë dhe realitet më të errta. Përrala e Liqenit të Mjelmave
na zhyt tërësisht në të dyja këto botë.  

 

Gjatë një vizite në Ervopën Perëndimore, Tchaikovsky i ri
bëri një vizitë me anije përgjatë lumit Rhine. Ai pa përgjatë brigjeve të tij,
kështjella dhe vendet magjike, të cilat kanë pasur përshtypjen e tyre ndaj
mendjes së tij të uritur. Dhe është pikërisht vendosja përrallore, në një kështjellë
madhështore në Gjermaninë mesjetare, skena që hap Liqenin e Mjelmave. Oborrtarët
po festojnë maturimin e princit Siegfried. Çdo gjë që po ndodh duket se është
për të. Por ai ndjehet i mbytur nga formaliteti i jetës së oborrit dhe është i
dëshiruar për diçka më natyrale.

 

Për mua edhe ai është një shpirt tjetër i humbur. Një burrë
në kërkim të gjetjes së identitetit të tij. Ai ka jetuar një jetë të mbrojtur
dhe atij i është kërkuar nga e ëma të gjejë një nuse dhe të sistemohet, të
rritet, pra të piqet dhe të bëhet mbret. Kërkimi për princeshën është ajo që
udhëheq të gjithë Liqenin e Mjelmave, dhe është edhe një pasqyrim i dëshirave
të shtypura, që ka qenë një shqetësim kryesor për artistët e fund shekullit të
XIX-të.

 

Çdo njeri ka një fytyrë pas asaj dere, dhe kur ajo derë
mbyllet çdo njeri ka një fytyrë tjetër. Dhe mendoj se, princi është diçka shumë
e ngjashme me këtë. Atij i duhet të ruajë fytyrën, dukjen e tij përpara jetës së
oborrit dhe ai e bën këtë përgjatë gjithë zhvillimeve të aktit të 1-rë, por
poshtë të gjithë kësaj është një trishtim i tmerrshëm sepse ai nuk mund të gjejë
dashuri dhe kjo është vetja e tij e vërtetë. Çdo lëvizje gjatë variacioneve të
princit në balet, krijon një ndjesi të thellë trishtimi, ka një mënyrë të caktuar
se si t’i e bën një arabesk, si si i ul krahët dhe kokën, apo se si shikon
lart. Këto gjëra krijojnë bashkëbisedimin brenda pjesës. Dhe pasi princi të ketë
përfunduar atë variacion, edhe ju duhet të ndjeheni si ai. Ju duhet të ndjeheni
po aq të mjerë sa ai.

 

Edhe në vet jetën e tij personale jo të gjitha gjërat
shkonin siç duhej në vet jetën e Tchaikovskyt. Tani është botërisht e njohur që
ai vet ka qenë i dyzuar në vet seksualitetin e tij dhe ndodhej nën presion për
t’u martuar dhe konformuar. Ndërsa jeta e tij artistike ishte në lulëzim. Që në
moshën 35-se vjeçare, ai ishte i famshëm për simfonitë dhe koncertet e tij për
piano. Ishte komisionimi për Liqenin e Mjelmave, nga një mik i vjetër në
Teatrin Bolshoi, që i dha atij mundësinë që të eksploronte një botë tërësisht të
re dhe që të shpaloste potencialin e vërtetë të baletit.

 

Përpara Tchaikovskyt (11:20) muzika e baletit ishte diçka si
kjo. Kompozitorët brenda sistemit të teatrove perandorake, ishin pre e tekave të
koreografëve të cilët kërkonin një lloj numrash baleti formulë, të përcaktuara.
Ajo ishte muzikë oborri, ndërsa Tchaikovsky hodhi në erë çdo gjë që ishte bërë
më parë. Dhe Liqeni i Mjelmave është më tipikja nga të gjitha këto. Zhvillimi
tematik ishte pjesë e dramës dhe ajo nuk ishte thjesht muzikë për t’u kërcyer. Pra
të dy këto elementë punonin së bashku për të treguar një histori.

 

Kurdo që shfaqet magjistari i ligë Rothbart, muzika krijon
një furi të tillë që nuk mund t’i rezistosh. Liqeni i Mjelmave ka kërkesa të veçanta.
Për të interpretuar këtë rol të nevojitet ajo lloj qëndrueshmërie siç është kombinimi
i staminës që ka një maratonomak me një vrapues të shpejtë. Ajo që ne bëjmë është
e gjatë dhe zgjat tri orë, por ajo ka shpërthime të jashtëzakonshme energjish.

 

Ndërsa, nervat janë diçka që ndryshojnë përgjatë karrierës
tënde. Unë vet nuk kam qenë një balerinë shumë nervoze kur kam qenë e re. Ndjeja
që askush nuk kishte ndonjë pritshmëri nga unë, kështu që, nuk kisha asgjë për
të humbur. Pastaj me përparimin e karrierës sime, nuk doja që ta zhgënjeja
publikun. Por gjithashtu, kuptova se, kjo varej nga sa shumë praktikë do të investoja
tek çdo shfaqje. Sa më shumë që praktikohesha aq më pak nervoze isha.

 

Mars 1877 dhe premiera tek Teatri Bolshoi në Moskë përvijoi,
megjithatë edhe gjatë provave thashethemet tregojnë se koreografia ka qenë e
dobët dhe jo koherente, ndërsa një pjesë e trupës së baletit deklaruan se,
muzika e Tchaikovskyt ishte e pakërcyeshme. Nata e hapjes ishte një nate me
reagime të përziera. Çdo gjë ishte më shumë sesa moderne dhe muzika e Tchaikovskyt
ishte e tillë.

 

Ai arriti që të protretizonte në skenë emocione të cilat
nuk ishin parë kurrë deri në atë çast nga audiencat e baleteve. Tematika dhe
stili i tij harmonik, ishin shumë bashkëkohore dhe moderne për atë kohë, gjë që
ngazëlleu shumë nga ata që e panë atë. 

 

Sot është e paimigjinueshme të mendojmë se, Liqeni i Mjelmave
mund të kishte humbur përgjithmonë. Ndoshta, mund të ketë qenë koreografia, ose
shkurtime të fondeve në buxhetin e Teatrit. Askush nuk e di me të vërtetë përse,
por vetëm pas disa sezonesh ajo u lhoq nga repertori. Por do të ishte muzika e
paharrueshme e Tchaikovskyt dhe bashkëpunimi i dy koreografëve të pazakontë të cilët
do t’a ruanin atë edhe për një gjeneratë tjetër.

 

E çuditshme (teksa vendos mbajtësen e flokëve)…më duket
sikur jam duke veshur mbi vete vite të tëra tradite. Ndjej sikur papritur shikoj
të gjitha balerinat e tjera që kanë veshur mbi flokë po këto pendë dhe se çfarë
do të thotë t’i mbash ato.

 

Vijon…

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=mE6WRMIq1kM

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

 

  

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty