ARTBBC Dokumentarë ShqipÇFARË E BËN ARTIN KAQ TË ÇMUESHËM? NGA ALASTAIR...

ÇFARË E BËN ARTIN KAQ TË ÇMUESHËM? NGA ALASTAIR SOOKE

-

 

Çfarë do të blinit nëse do të kishit 1 milion dollarë?
Ndoshta një pallat në Venecia, një avion, ose një nëndetëse peronale. A do t’i investonit
të gjitha këto para në një pikturë të vetme? Disa nga njerëzit më të pasur në
botë kanë bërë pikërisht këtë. Çfarë i bën njerëzit më ta pasur në botë që të ‘hedhin’
kaq shumë para në një vepër të vetme arti? Dashuria? Rivaliteti? Apo, thjesht
një çështje shumë e mirë biznesi? Në këtë dokumentar, dua të zbuloj më shumë mbi
këtë botë sekrete ku shtrihet bota e artit, si edhe për multimilionerët që e
kanë bërë atë kaq të famshme artin. Për këtë qëllim kam përgatitur një listë me
dhjetë pikturat më të shtrenjta në botë (referuar kohës së publikimit të
dokumentarit, 2015) për të zbuluar hitoritë që fshihen përtej çmimeve të tyra
rekord të shitjeve. Cila është lidhja ndërmjet artit dhe parave?

 

Kërkimi im fillon në Nju Jork, aty ku piktori i famshëm amerikan,
Mark Rothko ka dominuar botën e artit në mes të viteve 1950-të dhe 1960-të. Për
ata që e kanë të vëshirë të kuptojnë artin abstrakt, do të çuditen kur të
zbulojnë që një nga veprat më të njohura të Rothko-s zë vendin e 10-të në listën
time të pikturave më të shtrenjta në botë. Kam ardhur në një nga qiejgërvishtësit
e një prej milarderëve të Nju Jorkut. Vlera nuk është e lidhur vetëm me cilësinë
e veprës. Çfarë e bën çmimin e një pikture që të kapë qiellin, është ajo që në
botën e artit njihet si ‘prejardhja’, apo kush e ka zotëruar atë në të shkuarën?
Në rastin e kësaj vepre të Rothko-s, piktura ka qenë në zotërim të dinastisë më
të fuqishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – familja Rockefeller – të cilët
e kanë vënë pasurinë e tyre nga biznesi i naftës dhe sistemit bankar, duke i
dhënë formë qiellit të Nju Jorkut me kullën e tyre Rockefeller. Në katin e 56-të
të ndërtesës, David Rockefeller ndërtoi një koleksion impresionues arti që
përfshin vepra të Picasso-s, Gauguin-it, dhe nga Mark Rothko. Në vitin 1960-të,
ai pagoi një vlerë më pak sesa 10,000 dollar për këtë pikturë të Rothko (‘White
Centre’, 1950). Gjysëm shekulli më vonë vlera e saj do të arrinte shifrën 72
milion dollarë. Sot, piktura njihet në mënyrë informale si ‘Rockefeller Rothko’
dhe kjo i thotë të gjitha – emrin e pronarit, që në këtë rast është po aq i rëndësishëm
sa edhe vet emri i piktorit. Për të zbuluar nëse kjo vepër e Rothko e meriton
vendin e 10-të në listën time, kam ardhur në ‘Pace Gallery’ në Nju Jorku për të
takuar një nga tregëtarët më të mëdhenj të artit në botë, Arne Glimcher. Glimcher
ka qenë mik me Rothko-n dhe ka blerë dhe ka shitur veprat e tij për 50 vjet.

 

A ia vlen kjo pikturë e Rothko-s për një vlerë kaq të
madhe? – Po! Në të vërtetë, ajo është një pikturë e madhe. Rothko ka qenë veçanërisht
i interesuar në përdorimin e ngjyrave në modele pa formë për të transmetuar kështu
emocione të pastra njerëzore, pra të hedhësh tutje të gjitha paragjykimet që ke
dhe duke parë një pikturë të Rothko-s të lejosh që ajo të ‘rrjedhë’ mbi ty
ashtu siç ndodh me muzikën. Shumë pak artistë në hitosrinë e artit kanë krijuar
diçka të cilën nuk e kemi parë kurrë më parë dhe Rothko është një prej tyre. Por
për ta bërë një pikturë të tillë kaq të vlefshme konvergjojnë shumë gjëra njëherësh,
si për shëmbull, prejardhja e saj. Kjo pikturë e veçantë e Rothko-s ka qenë në
pronësi të Rockefeller e cila më mahnit. Përse të mahnit? – Sepse për mua e
gjithë kjo marrëdhënia e artit me paranë është qesharake. Vlera e një pikture në
ankand nuk përfaqëson domosdoshmërisht vet vlerën e pikturës si vepër arti që
shitet në ankand, por ka të bëjë me vlerën monetare të dy njerëzve që luftojmë
me njëri-tjetrin pasi ata e duan më të vërtetë atë pikturë. Dhe, ofruesit që në
fakt kanë luftuar për blerjen e kësaj vepre të Rothko-s mendohet të jenë
miliarderë nafte, ashtu si vet Rockefeller. Megjithatë, që pas daljes në
ankand, kjo pikturë e Rothko-s nuk është parë më në qarkullim. Madje unë nuk
jam në gjendje as t’ju tregoj një imazh fotografik më cilësi të lartë të vet
pikturës. Por edhe piktura ime e dytë nuk është shumë ndryshe nga kjo e para.

 

Piktura që zë vendin e nëntë në listën time të pikturave
më të shtrenjta në botë, është ‘Masakra e të Pafajshmëve’, një nga kryeveprat e
piktorit flamand, Peter Paul Rubens që parqet masakrën biblike të të pafajshmëve
të Betlehemit siç rrëfehet në Ungjillin e Mateut. Deri përpara momentit të
zbulimit se kishim të bënim me një vepër të Rubens-it, piktura qëndronte varur
në një manastir të Austrisë. Ajo u shit në vitin 2002 në një ankand të Sotheby Londër
për një vlerë 76.7 million dollarë, çmimi i tretë më i lartë ofruar ndonjëherë
për një pikturë në ankand të hapur për një nga mjeshtrat e vjetër.

 

Piktori flamand, Peter Paul Rubens, konsiderohet si një
nga piktorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Kështu që, nuk besoj se përbën
ndonjë surprizë fakti që ky mjeshtër i vjetër të jetë pjesë e listës sime prej
10 pikturave më të shtrenjta në botë. Në fakt, një pikturë me një cilësi të
tillë rrallë arrin të dalë në ankand pasi në ditët e sotme thuajse të gjithë
mjeshtrat e mëdhenj janë në muze dhe gjasat që ato të dalin sërish në treg për
shitje, janë shumë të rralla. Është e vështirë që të mos trishtohesh kur shikon
këtë pikturë. Ajo paraqet masakrën e foshnjave djem, të sapolindur të
Betlehemit dhe është tmerruese. Aty ka ushtarë me muskuj të cilët i marrin foshnjat
e vegjël nga duart e nënave të tyre dhe i përlasin në dysheme. Gratë janë duke
vajtuar, gërvishtur dhe duke u përgjëruar. Ndërsa, trupat e pajetë të foshnjave
në dysheme të hedhura mënjanë si kukulla të padëshiruara dhe të harruara mënjanë.
Dhe, në fytyrën e tyre vërehet një ngjyrë e akullt blu. Është shumë e dhimbshme
edhe sikur vetëm ta shikosh, e mbushur me dhimbje dhe dëshpërim dhe me emocione
të përgjakura. Për të arritur një gjë të tillë, për të transformuar diçka kaq të
tmerrshme dhe kaq komplekse në një vepër kaq të bukur, është thjesht e
mahnitshme. Dhe, përpara se të vija këtu po mendoja para së gjithash nëse ia
vlen të paguashkaq shumë para për një pikturë, por kur vjen këtu dhe e shikon
pikturën me sytë e tu ajo është një sukses total. ‘Masakra e të pafajshmëve’, është
edhe më e mahnitshme duke menduar që deri vonë nuk dihej që ajo të ishte një
vepër e Rubens-it.

 

Në momentin që u zbulua që ajo ishte një vepër e Rubens-it,
vlera e saj u rrit jashtëzakonisht shumë në krahasim me çmimin fillestar. Për të
identifikuar atë si një vepër të Rubens-it, kuratori David Jaffee në Galerinë
Kombëtare të Londrës, Angli ka përdorur një vepër tjetër të Rubens atë    ‘Samson
and Daliah’ pikturuar ndërmjet viteve 1609-të dhe 1610-të. Të dyja pikturat kanë
të njëjtat nuanca. Jeffee thotë se, ‘kur krahason pikturat je duke kërkuar për firmën
e piktorit që gjendet në mënyrën e tij të pikturimit, në stilin e tij unik
ashtu siç kërkohet në mënyrën se si një shkrimtar kryqëzon gërmat, si në rastin
e gërmës ‘t’, apo se si vendoset pika mbi gërmën ‘i’. Çfarë ndodh me vlerën e
pikturës në momentin që ajo i atribuohet Rubens-it? Mendoj se, të gjithë duan të
blejnë gjënë e vertëtë. Dhe, nuk ka shumë vepra të vërteta të Rubens-it të
cilat mund të blihen në treg sot dhe kur del një e tillë atëherë ndodh rritja.
Deri në momentin e daljes në shitje piktura nuk ka ndonjë vlerë dhe në të vërtetë
është e vështirë të parashikosh se si do të shkojë ‘gjuetia’ për të dhe vlerat
që do të ofrojnë ata që kërkojnë ta kenë në zotërim. Lepurin mund ta ndjekin
vetëm miliarderët. Kenneth Thomson, është një nga njerëzit më të pasur të
Kanadasë. Ai ndërtoi një kompani mediatike e cila renditej në një niel me ‘The Times’
dhe ‘The Sunday Times’. Ai derdhi miliona në Galerinë e Ontarios, në Kanada për
të ndarë me botën lavdinë e artit dhe të krijimit. Thomson janë shumë diskret,
por djali i Kenneth ra dakord të fliste me mua lidhur me pikturën ‘Masakra e të
pafajshmëve’ të Rubens-it. Im atë, thotë ai, e ka filluar koleksionin e tij të
veprave të artit në vitet 1950-të. Dhe, për çdo vepër të blerë ai ka pasur një magjepsje
të veçantë, secila me historinë e vet qoftë ngjyra, historia, etj. Kjo vepër e
Rubens-it e blerë nga Thomson është vlera më e lartë e paguar ndonjëherë për një
nga mjeshtrat e vjetër. Për babain tim ajo ishte vula përfundimtare për koleksionin
e tij. Ajo pikturë simbolizon udhëtimin tonë si at e birë, dhe ajo ka shkëlqyer
për ne ashtu siç ka bërë për shumë njerëz të tjerë.

 

Çfarë mësova nga piktura Nr. 9-të në listën time, është se
brenda një nate një pikturë mund të shikohet në një mënyrë tërësisht të
ndryshme. Një ditë piktura ‘Masakra e të pafajshmëve’ ishte e nënvlerësuar dhe
një ditë më pas ishte piktura më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë nga mjeshtrat
e vjetër. Kanavaca ishte totalisht e njëjta, por mënyra se si ishte perceptuar
ajo u transformua thuajse me magji nga atributi i saj ndaj një astirsti super
yll siç është Rubens.

Për të kuptuar më shumë mbi mendësinë e një koleksionisti art,
kam ardhur në një nga apartamentet ‘penthouse’ me pamje nga lumi Tamiz e zotëruar
nga një prej autorëve më të shitur në botë, Jeffrey Archer. Aktualisht, Archer listohet
në vendin e 583-të të njërëzve më të pasur të Britanisë. Ai ka pasur një
karrierë të spikatur si politikan dhe si njeri i besuar i ish Kryeministres se
Mbretërisë së Bashkuar, Margaret Thatcher. Ai mban gjithashtu edhe titullin
Lord. Ai është i dhënë pas impresionistëve. Një nga parimet e mia të
koleksionimit, duke qenë se unë nuk mund të përballojë dot vijën e parë të mjeshtrave
të impresionizmit, atëhëre kam vendosur të koleksionojë vijën e dytë të tyre
pikturat e të cilëve janë vepra po aq të mira sa të parat, por që nuk janë aq
shumë të njohura. Unë kam 15 vjet që koleksionoj dhe nëse futesh në këtë botë është
si të kesh të bësh me drogëra.

 

Vepra Nr. 7 në listën
time është një Monet. Pjesën më të madhe të tejtës së tij ai u mor me
pikturimin e zambakëve të ujit shumica e të cilave ndohen në zotërim të muzeve
dhe kur ndonjëra prej tyre del në treg krijon një furi. Numri 7 në listën time është
‘Pellgu i zambakëve të ujit’ e krijuar në vitin 1919. Në vitin 2008, ajo u shit
duke kaluar vlerën e 80 milion dollarë blerë nga Tania Pos, Këshilltare Arti. ‘E
dija që kjo ishte një vepër shumë e rëndësishme e Monet nga seria e zambakëve të
ujit me t cilat vet Monet u mor për më shumë se 26 vjet të jetës së tij,’ thotë
znj. Pos.

 

Por çfarë ka të veçantë
pikërisht kjo pikturë për të cilën ia vlen të pagush kaq shumë para? Shumë nga
zambakët e ujit të Monet nuk janë të përfunduara dhe të nënshkuara nga vet piktori,
por ky është një variant i plotë dhe i nënshkuar prej tij. Që të jemi të qartë
ju nuk e bletë këtë vepër për vetë, por për dikë tjetër?. Nuk mund ta them se për
kë e kam blerë.

 

Çfarë i motivon këta koleksionues arti të paguajnë shumë të
tilla për këto vepra arti? Njerëzit për të cilët punoj janë të rrethuar nga cilësia
në jetën e tyre dhe përse duhet t’i frenojë kjo ata në koleksionet e tyre të
artit. Ata duan të kenë më të mirën dhe të rrethon nga më e mira qoftë kjo shtëpia,
makina e tyre, apo avionët e tyre…Kjo është thjesht mënyra se si ata jetojnë.
 

Kur një vepër e
madhe e një artisti të dashur del në treg çmimi i saj ndikohet nga shumë
faktorë të tjerë që shkojnë përtej dashurisë për pikturën. Në vitet 80-të
blerja e veprave të artit u kthye në një ‘gjueti mashkullore’ për më të
guximshmit dhe për ata me xhepat më të thellë. Ky do të ishte një treg demash,
ku çmimet do të ndikoheshin nga shfaqjet në horizontin e botës së artit të fëmijëve
të rinj të bllokut të artit. Ata ishin japonezët.

Kur doli në një
ankand të Christie-s në Nju Jork, në maj 1990, ‘Portreti i Dr. Gachet’ ishte
ndoshta piktura më e shtrenjtë e dalë në ankand gjatë dekadës së fundit. Ofertat
filluan nga 20 milion dollarë duke progresuar nga hera në herë me nga 1 milion
dollarë. Me arritjen e çmimit stratosferë, ofertuesit u tërhoqën me arritjen e
ofertës prej 30 milion dollarë, ku mbetën vetëm dy ofertues. Njëri prej tyre
ishte një tregtar i degës së Christie-s për Zyriun. Tjetri, teksa qëndronte pa
asnjë emocion në mes të auditorit ishte, Hideto Kobayashi, një tregtar arti me
një galeri në Ginza të Tokios i cili ishte duke ofertuar në emër të dikujt
tjetër. Dukshëm për të nuk kishte asnjë dallim duke qenë se ai do ta zotëronte
pikturën me çdo kusht – në vlerën 82.5 milion dollarë, shuma më e madhe paguar
ndonjëherë (në 1990) për një pikturë. Mëngjesin tjetër, me kohën e Tokios, Ryoei
Saito, drejtuesi i kompanisë së dytë më të madhe të prodhimit të letrës,
deklaroi me krenari se Van Gogh ishte e tij. Ai tha se, piktura i kishte
kushtuar dyfishin e asaj që kishte menduar fillimisht, duke shtuar se: ‘Parimi
im është të marrë atë që dua pavarësisht kostos(ve).’

 

Kjo pikturë e
Renoir u shit vetëm dy ditë pas pikturës së sipërme të Van Gogh që mendohet të
ishte blerë nga i njëjti person për një shumë prej 78.1 million dollarë në një
ankand të Sotheby, duke vendosur rekordin e paguar në një ankand për art
impresionist, e dyta pas vlerës së Van Gogh. Pas falimentimit të tij më vonë
gjatë 1995-1996, të dyja pikturat janë zhdukur nga qarkullimi pasi Z. Saito nuk
pranoi t’i rinxirrte ato në shitje për shlyerjen e borxheve duke kërcënuar se
do të preferonte më mirë t’i digjte sesa t’i shiste ato sërish.

Në përgjithësi, veprat e Bacon-it janë të
vështira për tu parë. Ai ishte shumë i dhënë pas alkoolit dhe kumarit. Ky
triptik është një nga veprat e tij më të mira. Ajo është blerë nga Roman
Abramovich, biznesmeni miliarder rus. Ai ka blerë gjithashtu edhe një piktor
tjetër mjaft të famshëm britanik, Lucian Freud, duke e bërë Freud një nga
piktorët e gjallë më të shtrenjtë. Një këshilltare ruse arti e konsultuar mbi këto
blerje ka argumentuar se, ‘deri pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe
ndryshimeve politiko-ekonomike që e pasuan atë njerëzit nuk mund të kishin pronësi
të tyre, madje ata nuk kishin as edhe llogari bankare me të cilat të mund të
blinin pronësi në emër të tyre. Vetëm më pas me lulëzimin e investimeve
kapitaliste, pasanikët e rinj do të mund të blinin objekte lluksi siç
konsiderohen veprat e artit dhe në këtë rast

pikturat.
Dua të kuptoj se përse kjo rracë e rë pasanikësh rusë janë duke blerë sot art? A
e bëjnë këtë sepse e duan pikturën? Duan të mburren? Apo, sepse arti është një
simbol statusi për ta? – Po ta mendosh mirë, shumica e koleksionistëve rusë të
artit janë persona privatë, identiteti i të cilëve nuk është publik. Ne nuke
dimë se kush janë ata në të vërtetë dhe se çfarë kanë në zotërim. Arsyetimi se,
ata e bëjnë këtë si simbol statusi bie poshtë sepse njërëzit që bëjnë këto
blerje janë persona privatë. Dhe, nëse ti e bën blerjen për të treguar statusin
tënd atëherë do të bësh diçka për t’i bërë publikut me dije një blerje të tillë.
Dukshëm, oligarkët rusë mund të mos jenë duke e bërë diçka të tillë për njohje
globale, por kjo mund të ketë të bëjë me pranimin e tyre në gjirin e të ngjashmëve.

 

Sikurse
pamë deri tani koleksionistët e artit i kanë blerë ato disa për shkak të
dashurisë që kanë për pikturat, për prestigj, si investim apo si objekti më i
shtrenjtë i luksit që ata zotërojnë. Objekti im Nr. 4 i kalon të gjitha këto
vlera monetare, madje edhe ato artistike.

Piktura
‘Portreti i Adele Bloch Bauer II’ e piktorit vjenez Gusav Klimt, doli në treg në
mënyrë spektakolare në vitin 2006. Bloch Bauer-ët ishin një familje e pasur hebreje
vjeneze të cilët si shumë të tjerë ua plaçkitën pasuritë dhe të gjitha
zotërimet e tyre nga nazistët. Kam ardhur në ‘Neue Galerie’, në Nju Jork, për të
parë portretin tjetër të Adele Bloch Bauer, atë me Nr. 1 që paraqet gruan e një
biznesmeni të sheqerit në Vjenë e punuar në ar dhe ardhendë. Kjo pikturë është
një vepër që shfaq jo vetëm magjepsjen e piktorit me portretin e Adele, por edhe
me botën e pasanikëve. Për këtë pikturë është paguar 135 milion dollarë. Pronari
i saj e quan atë Mona Lisa jonë. Arsyeja përse ai ka paguar një shifër kaq të
madhe ka të bëjë me një historinë shumë më të madhe që rrethon vet hisotrinë e popullit
hebre gjatë shekullit të 20-të. Nëse shuma prej 135 milionë dollarë është e vërtetë,
duke qenë se ankandet më të mëdha nuk bëhen kurrë në publik dhe paratë shpesh
ndryshojnë duar deri në blerjen përfundimtare, a e bën kjo shumë marramendëse Klimt-in
piktorin më të madh të të gjitha kohërave duke e vendosur këtë kështu në të
njëjtin panteon me Rubens, Van Gogh dhe Monet? Unë nuk mendoj se kjo qëndron, por
për pronarin e saj kjo blerje ka të bëjë me ‘drejtësinë kulturore’ dhe për të
drejtësia nuk ka çmim.

 

Për
të hetuar mbi objektin Nr. 3 në listën time të pikturave më të shtrenjta në botë
kam ardhur në Venecia aty ku ndodhet edhe koleksioni më i madh privat i veprave
të artit modern dhe atij bashkëkohor nga biznesmeni francez, François Pinault. Cili
është sekreti i ndërtimit të një koleksioni të madh arti? ‘Pasioni dhe
kurioziteti për artin,’ përgjigjet ai. ‘Mendoj se është zemra dhe pasioni’,
thotë Pinault. Në mënyrë që të jesh një koleksionist i madh të duhet të ndërmarrësh
risqe? Absolutisht që po. Unë nuk e di se cila do të jetë vlera e artistit që
blej psh., në 50-të vitet e ardhshme. Por nuk është kjo çështja kryesore. Ti bën
blerjen dhe hisotria do të tregojnë nëse rreziku i ndërmarrë ia ka vlejtur apo
jo. Rreziku është i madh, por ideja se një ditë koleksioni i tij mund të konsiderohet
si patron i ‘Rothko-ve’ dhe ‘Monet-ve’ të ditëve të sotme është edhe më i madh.
Blerësi i veprës së Picassos është një koleksionist gjeorgjian i cili preferon
të mbetet anonim.

  

Siç
e shikoni tri vendet e para në listën time janë piktura të Picasso-s, për
arsyen jo vetëm sepse ato janë vepra të mrekullueshme, por sepse Picasso është
shumë më shumë sesa vetëm një piktor. Picasso është markë. Diçka e tillë është
edhe më e dukshme në Las Vegas. Sin City mund t’ju duket si vendi i fundit ku mund
të shkoni për të kërkuar për vepra arti. Las Vegas është monumenti i parave dhe
vet Picasso është piktori më i shtrenjtë në botë.

Piktura
‘Endërra’ është një fantazi erotike nga Picasso. Pjesa e dytë e pikturës paraqet
një ide sugjestionuese nga Picasso për të thënë që ajo, vajza në tabolonë ëndërr
ka seks në tru. Ëndërra është një nga pikturat më të mira të Picasso, por edhe
këtë herë blerësi i saj mund të mos ta ketë blerë për këtë arsye, por për shkak
të pronarit të saj në të shkuarën. Dalim prapë tek prejardhja e pikturës. Në këtë
rast nuk kemi të bëjmë me një familje miliardere, por me një familje amerikane
e shtresës së mesme të cilët dikur kanë pasur një koleksion të madh nga
Picasso. Çfarë mendon se i bëri prindërit e tu të blinin këto vepra të Picasso
edhe pse ata nuk ishin të pasur dhe nuk mund të investonin shuma marramendëse për
art? – ‘Dashuria’, përgjigjet e bija.

 

*Dokumentar i BBC-së. Përzgjodhi dhe
përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti.

https://www.youtube.com/watch?v=-a-29jpmXaY

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty