ARTFilozofiÇFARË ËSHTË DASHURIA? NGA J KRISHNAMURATI

ÇFARË ËSHTË DASHURIA? NGA J KRISHNAMURATI

-

Të bësh një pyetje nuk është që të gjesh një përgjigjje, por
që të zbulosh. Natyrshëm, mendja është në pritje, duke pritur, dhe rrjeshimisht
nuk është e qartë, e vendosur dhe e aftë për të zbuluar. Dhe kur dikush bën
pyetje, gjithashtu duhet të gjejmë se përse i bëjmë këto pyetje. Unë ndjej se,
ne duhet të bëjme pyetje për çdo gjë. Por është shumë e rëndësishme se, përse bëhen
këto pyetje, çfarë shtrihet pas tyre, cili është sfondi pas këtyre pyetjeve,
cila është gjendja e mendjes që po bën këto pyetje? A po pret ajo për ndonjë përgjigjje,
apo ajo po pret që ti thone se çfarë të bëj? Nëse ajo po pret për një përgjigjje,
kush do t’i përgjigjet asaj? Dhe një mendje që po pret që të gjejë një përgjigjje
nuk është një mendje aktive, thjesht është duke pritur. Unë mendoj se, kur ne
ngremë një pyetje, ajo bëhet shumë e rëndësishme. Atëherë pyetje të tilla do të
kenë një efekt kataklizmik. Dhe si të tilla, këto pyetje prodhojnë një përgjigjje
në vetvete. Kështu, ejani të vazhdojmë dhe të gjejmë se çfarë pyetjesh jeni
duke bërë.

 

Ne e dimë se, çfarë është agresioni, ne e dime se çfarë është
dhuna, xhelozia dhe të gjitha këto – që sërish janë një lloj forme energjie, një
shprehje e energjisë. Dhe ne, duhet të gjejmë gjithashtu, se çfarë është
dashuria. Tani, si e zbulojmë ne këtë? Jo nëse këto energji janë të ngjashme,
por se çfarë është dashuria.

 

A është dashuria kënaqësi, dëshirë?

 

Po prisni që t’ju përgjigjem unë? Si ta gjejmë?

Apo, a është dashuria një energji në një fushë krejt të
ndryshme, e një cilësie të ndryshme, e një dimensioni të ndryshëm?

 

Dhe si ta gjejmë se çfarë është dashuria?

Jo intelektualisht, jo në mënyrë të argumentuar, jo duke e
ndarë atë, duke thënë që ajo është hyjnore, fizike, dhe gjithë të tjerat. Si e
gjejm ne natyrën e asaj gjëje? A do ta gjejë këtë mendja jonë e vetëdijshme?

 

Mendja e vetëdijshme që është mendja e edukuar, e
sofistikuar, mendja që ka kaq shumë përvoja, kujtime, meritë të grumbulluar,
urrejtje. Le të mos spekullojmë mbi atë se çfarë është dashuria dhe të mos
tregohemi fëmijëror.

 

Si arrin mendja tek ajo gjëja pa përpjekje të vetëdijshme?

Nëse unë bëj një përpjekje të vetëdijshme për ta gjetur atë,
atëherë përpjekja ime e vetëdijshme duhet të ketë një lloj kuptimi të saj. A e
kuptoni? Unë duhet ta di këtë tashmë, duhet ta kem nuhatur, ta kem shijuar, ta njoh
cilësinë e saj, dhe nëse une e di, ai është thjesht një kujtim. Dhe është një
kujtim, i cili përbëhet prej kohe dhe a ka ai kujtim, dhe ajo kohë, ndonjë gjë
që të bëjnë me dashurinë?

 

Pra, si e gjejmë këtë?

Si arrijmë tek ajo?

A e kuptoni?

A po shprehem qartë?

 

Është si të kërkosh nëse ekziston diçka e tillë si ‘Zot’. Ajo
fjala ‘Zot’ është e ngarkuar aq rëndshëm saqë e ka humbur të gjithë kuptimin e
saj. Nëse dikush do ta zbulojë, nëse ka apo nuk ka, si do të vijojmë? Dukshëm, që
ta zbulojmë, të gjitha llojet e besimeve duhet t’u vijë fundi. Dhe kjo do të
thotë të gjitha llojet e frikërave duhet tu vijë fundi. Me siguri, apo jo? Besimi
është një forme shprese, dhe unë shpresoj sepse jam i dëshpëruar dhe unë shpik
një besim, një siguri, një gjendje mendore, e cila thotë ka diçka që është e përhershme,
dhe unë besoj tek ajo. Dhe dukshëm unë besoj jo vetëm kushtet, të gjitha
ekzaminimet, të gjitha perceptimet, dhe ajo parandalon të gjithë mosveprimin.
Jo vetëm që unë duhet të jem i lirë nga çdo formë besimi dhe rrjedhimisht edhe
nga frika dhe gjithashtu mendja ime duhet të jetë kaq e mprehtë, kaq e
ndjeshme. Ndjeshmëria e shkaktuar nga të ngrënit siç duhet, dhe sjelljen dhe
gjendjen psikologjike dhe të gjitha këto. Dhe vetëm atëherë ka një mundësi për
të zbuluar diçka.

 

Mua më duket se, në të njëjtën mënyrë, që të gjejmë ose që
të arrijmë tek kjo gjëja që quhet dashuri, që është e ngarkuar kaq rëndshëm, ne
duhet të kërkojmë brenda kësaj pyetjes së kënaqësisë dhe të dëshirës. Ne nuk po
përpiqemi që ta shtypim dëshirën. Murgjit në të gjithë botën janë përpjekur që
ta bëjnë këtë. Dhe ata të ashtuquajturit njerëz fetarë, janë përpjekur që ta
kontrollojnë dëshirën, sepse disa autoritete, disa autoritete fetare thonë: ‘Çlirohuni
nga dëshira’ sepse dëshira çon në skllavëri.

 

Kështu, të ashtuqujturit njerëz shpirtëror, çfarëdolloj
kuptimi që të ketë kjo fjalë, ata njerëz janë përpjekur ose ta shtypin,
eliminojnë, ose ta sublimojnë atë duke u vetidentifikuar me një dëshirë më të
madhe. Por ajo mbetet ende brenda modelit, brenda zonës së dëshirës.

 

Dhe çfarë ka që nuk shkon me dëshirën?

Unë shikoj diçka të këndshme, që të sjell kenaqësi, që është
e mrekullueshme. Vetëm duke e parë atë ka një ndjesi, ka një dëshirë nga e
gjitha kjo. Pse nuk është kështu? Dhe mendimi vjen dhe i jep asaj dëshire një
vazhdimsi dhe gjallëri, dhe nga kjo është ky kërkimi i kënaqësisë. Mendoj se,
kjo është e lehtë fare, apo jo, shpejgimi verbal. Por shpjegimi nuk është një
fakt, nuk është ajo që ju zbuloni. Nëse e keni zbuluar, ajo do të bëhet tmerrësisht
jetësore. Nëse unë e zbuloj se, si mendimi fuqizon dëshirën, duke menduar për
diçka që më ka dhënë mua kënaqësi – seksualisht ose intelektualisht, ose një
perëndim dielli, ose çdo gjë – duke menduar për këtë, ajo e ka fuqizuar vet
natyrën e dëshirës dhe i ka dhënë asaj një vazhdimësi, dhe kjo vazhdimsi
kthehet në kënaqësi.

 

Të gjitha qëndrimet, vlerat dhe kërkesat tona, bazohen tek
ky kërkim për rehati dhe kënaqësi. A është e mundur që të mos ndërhyjë mendimi?
Unë shikoj diçka shumë të bukur dhe ka një ndjesi të menjëhershme dhe një dëshirë
për ta prekur dhe për ta mbajtur atë, që ta zotërosh, që ta bësh tënden.

 

Pastaj vjen mendimi.

 

A është e mundur të shikosh diçka jashtëzakonisht të
bukur: një burrë, një grua, një fëmijë, një pemë, një shtëpi, një pikturë, çfarëdolloj
gjëje që të jetë ajo, dhe thjesht ta vëzhgoni atë pa ndërhyrjen e mendimit? Dhe
kur ndërhyn mendimi, ka një veprim tërësisht të ndryshëm, si në rastin kur
mendimi ndërhyn me dëshirën. Kur mendimi ndërhyn me dëshirën, që bëhet kënaqësi,
atëherë aktiviteti ka tërësisht një kuptim të ndryshëm – që është veprimi. Dhe
kur mendimi nuk ndërhyn me dëshirën, edhe att sërish kemi një veprim tërësisht
të ndryshëm, i cili nuk është i lidhur me kohën. Kështu, e gjitha kjo është se ne
po kërkojmë të hetojmë mbi natyrën, ose që të arrijmë tek ajo gjëja që e quajmë
dashuri.

 

Dhe ne po bëjme pyetjen nëse dashuria është e diçkaje jo
me energji të njëjtë si urrejtja.

 

Duhet ta mbajmë këtë në mendje, përndryshe do t’i
largohemi pyetjes kryesore. Dhe që ti përgjigjemi kësaj pyetje, në të vëretëtë,
ne duhet të çlirojmë mendjen nga dëshira dhe kënaqësia për ta zbuluar atë.

 

Zotëria aty pyeti, si?  

A ka një se si?

A ka një metodë – dëgjojeni pyetjen – a ka një metodë për
të çliruar mendjen nga kënaqësia?

 

Dhe ndjekja e një metode për të arritur rezultatin sërish
bazohet tek kenaqësia. Pra nuk ka një se si, ka vetëm një gjendje dëgjimi. Dhe
kur ne dëgjojmë në mënyrë të plotë edhe kjo pyetje e merr përgjigjen e vet. A e
shikoni, para së gjithash, zotëri, si e shikoni diçka në mënyrë të plotë? Ti
thua që nuk është e mundur, dhe kur thua që nuk është e mundur, ti që në këtë çast
e ke bllokuar veten jashtë nga gjetja e kësaj përgjigjje.

 

Kështu, për ta gjetur duhet të shikoni vet mendjen tuaj duke
parë një mikun tuaj apo dikë, ose një pemë, si e shikoni ju atë, përse krijojmë
ne një imazh të diçkaje tjetër dhe e mbajmë atë me vete?

 

Dhe nuk është e mundur që në çastin e përjetimit, që ta
jetoni atë kaq plotësisht, ose që ta lejoni që ajo t’ju përshkojë që të mos
mbetet asnjë imazh, asnjë shenjë? Ju lutem, këto që të gjitha janë pyetje të cilat
duhet të kenë përgjigjje jo me fjalë, por nga një perceptim dhe zbulim drejtëpërdrejtë
aktual. Dhe për të zbuluar diçka të re kërkon një kërkim, një meditim të jashtëzakonshëm.
Këto nuk janë gjëra që të vijnë sepse keni ardhur në një takim të caktuar për
një orë dhe të mendosh – duhet të punosh tmerrësisht shumë. Duhet të punosh
fort për të fituar jetesën tënde, duhet të shkoni në zyrë çdo ditë, por kjo kërkon
një vigjilencë shumë më të madhe, një ekzaminim shumë më të kujdesshsëm, dhe
kur dikush nuk ka energjinë, durimin ose interesin, sepse kjo është dicka jo
fitimprurëse, ajo nuk ju sjell asnjë përfitim, financiar apo diçka tjetër.

 

Peytje (nga audienca): A është dashuria një largim i përhershëm
nga vuajtja?

 

J Krishnamurati:

A e dimë se se çfarë është vuajtja?

A e dini me të vërtetë se çfarë është vuajtja?

Ne e njohim atë vetëm kur jemi me të.

Apo jo?

Por ne nuk mbetemi me asgjë. Ne mendojmë për të, por…le
të merremi me çështjen e vuajtjes.

 

Së pari, a është e mundur që t’i japim asaj fund?

Plotësisht, pa u bërë të vështirë, brutal, të thyeshëm dhe
gjithë të tjerat?

Dhe që ti shkojmë asaj deri në fund dhe ta zbulojmë.

A mund të bëjmë vetëm këtë, këtë pasdite?

 

Unë vuaj!

Përse vuaj?

Dhe çfarë natyre ka kjo vuajtje?

 

Unë vuaj sepse kam humbur tim bir, nënë time, motrën, apo
dikë që nuk më do, ose që nuk mund ta përmbush, apo nuk kam një tru të mirë,
dhe dikush tjetër ka tru të mirë. Dhe unë e di se, çfarë do të thotë të vuash. Në
vuajtje ka një pjesë të madhe vetëmëshirimi. Dhe vuajtja është ajo që unë dua të
largohem prej kësaj, sepse nuk e di se si ta zgjidh. Dhe kështu ,unë kam një
rrjet të tërë arratisjesh.

 

Tani, a mund ta ndaloj unë arratisjen?

Dhe është shumë e vështirë sepse arratisja është kaq
delikate.

Unë mund të arratisem duke ndezur radion, një revistë, ose
duke biseduar me dikë tjetër, dhe kështu me rradhë, por ajo gjëja mbetet aty,
dhe unë nuk dua që të kem lidhje me të – është shumë e dhimbshme, shumë pikëlluese,
kështu që, unë e largoj atë.

 

Kështu, a mund ta ndal unë arratisjen dhe thjesht ta
shikoj atë, të jetoj me të, ta njoh atë?

Jo të shtypni, ta kontrolloni, apo ta sublimoni atë, apo të
bëni të gjitha këto llojet e tjera të gjërave idiote, por ta njihni atë, të
jetoni me të, dhe t’i jepeni asaj.

 

Ne kemi menduar shumë për dhimbjen. Vëllime të tëra janë
shkurar rreth saj nga njerëzit fetarë dhe gjithë të tjerët dhe megjithatë, ne
ende vuajmë. Me sa duke, të vuash është një çështje e përditshme.

 

Dhe dikush pyet, ‘A është e mundur që ta ndalim ne atë?’

Dhe kur ai thotë, ‘Të lutem, më trego se si t’i jap asaj
fund’, atëherë a është kjo të mendosh, a është ky një ekzaminim, apo ju thjesht
jeni duke pritur një rezultat që do t’ju sjellë kënaqësi të madhe kur përfundon
edhe vuajtja. Dukshëm ju mendoni se, ajo do të jetë e tmerrshme, se do të ketë
një kënaqësi të madhe.
Kështu
që, dikush ndjek një metodë në mëyrë që më pas të marrë, arrijë kënaqësinë. Por
këtu nuk kemi të kuptuarin e vuajtjes. Kështu që, kur nuk kemi asnjë kuptim të
vuajtjes atëherë ai do të vijë në një formë tjetër. Kështu që, ajo që do përpiqemi
të bëjmë është që ta zbulojmë këtë vet nëse është e mundur që t’i japim fund kësaj gjëje që ne e quajmë vuajtje, ku kemi vetmëshirim,
vetmi dhe këto të gjitha.

 

Pyetje: A është e nevojshme të vuajnë në mënyrë që të kuptojmë vuajtjen?

 

J Krishnamurati:

A është e nevojshme të vuajnë në mënyrë që të kuptojmë vuajtjen?

 

Unë mendoj se, Krishtërimi e ka
kthyer vuajtjen në diçka të shenjtë. Ne themi që duke vuajtur këtu ne do të
arrijmë në parajsë më pas. Unë mendoj se, një mendje që vuan është mendja më
idiote. Kjo nuk i jep asaj fund.

 

Atëherë cila është pyetja që po bëjmë këtu?

Cfarë është ajo që të gjithë ne duam që ta zbulojmë?

Cfarë ka në mendje kur ajo nuk është e qetë?

 

Shumica e mendjeve tona nuk janë të qeta, apo jo?

Por të shqetësuara pa pushim, aktive,
duke menduar për diçka, apo duke folur me vetveten, duke përfytyruar, është diçka
e palodhur apo jo?

 

Atëhëre nga mund ta njohim ne qetësinë nëse mendja jonë punon pa pushim?

Ndoshta kjo është natyra e mendjes, që të mos pushojë kurrë.

 

Dhe pse jemi kaq të shqetësuar, veçanërisht në botën moderne? Prirja ime, kërkesa
ime, për një kënaqësi të veçantë që nuk është plotësuar, dhe unë jam duke kërkuar gjithmonë për diçka që do të më japë një
kënaqësi të pamatë, dhe unë e di që nuk ka asnjë të tillë.

 

Ndoshta kjo mendje e shqtetësuar mund të
jetë rezultat i një gjendjeje neurologjike, ose e shqetësuar sepse ne ende nuk
ia kemi gjetur përgjigjjen asgjëje, një përgjigjje, në kuptimin e thellë të
fjalës, për çështjet më thelbësore. Kështu që, ska asgjë për të bërë, është si
një gjethe që flatron nga një vend në një tjetër. Dhe pa kuptuar natyrën e mënyrës
tonë të të menduarit, që është vetnjohja, qetësia e mendjes nuk mund të jetë e
mundur. Dhe që të njohësh veten është fillimi i mençurisë. Jo në një libër, jo
në psikologji, dhe të gjitha këto. Mënçuria e vërtetë
është të njohësh vetveten, dhe ajo vjen nga lëmi i vetnjohjes.

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=4fjABnpwF-Y

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty