ARTFilozofiÇFARË ËSHTË MEDITIMI? NGA KRISHNAMURATI

ÇFARË ËSHTË MEDITIMI? NGA KRISHNAMURATI

-

 

Meditimi është një nga artet më të mëdha të jetës, ndoshta
arti më i madh, sepse duke kuptuar meditimin do të gjesh dashuri, dhe dashuria
nuk është një produkt i sistemeve, i zakoneve, ose i ndjkejes së një metode të
caktuar. Dashuria gjallohet kur ka heshtje të plotë. Dhe mendja mund të jetë e
heshtur vetëm kur kupton natyrën e lëvizjes së vet, si mendim dhe si ndjenjë. Të
kuptosh që mendimi dhe ndjenja nuk duhen dënuar ndërsa jeni duke vëzhguar atë
mendim dhe ndjenjë. Meditimi mund të ndodhë ndërsa jeni ulur në autobuz, ose
duke ecur në një pyll të mbushur më dritë dhe hije, ose duke dëgjuar zogjtë
teksa këndojnë, ose duke parë fytyrën e bashkëshortes ose bashkëshortit tuaj. Meditimi
nuk është diçka e ndarë. Meditimi është të kuptosh tërësinë e jetës, ku çdo
formë e fragmentarizuar e jetës ka ndalur. Dhe gjithashtu, ajo është për të
soditur jetën, jo nga veçantitë, tendencat ose prirejet tona të veçanta, por për
të soditur të gjithë lëvizjen e jetës. Dhe ju nuk mund të mendoni dhe të meditoni
nëse nuk ka heshtje. Kur njëriu mohon totalisht botën psikologjike, që njeriu
ka krijuar për vetveten, dhe strukturën psikologjike të shoqërisë, pjesë e së
cilës jemi: si mëkutëria, zilia, dhuna, xhelozitë, hatërmbetjet, atëherë kur i
mohoni tërësisht të gjitha këto, do të keni paqe dhe heshtje. Dhe vëtëm një
mendje e tillë, mund të shikojë se çfarë është e pamatshmja. Një mendje e tillë
është një dritë për vetveten.

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=dthh8ntOgU8

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty