ARTFilozofiÇfarë është të mendosh? Nga Krishnamurati

Çfarë është të mendosh? Nga Krishnamurati

-

‘Parfumi i një luleje është vet lulja. Lulja në vetvete është
thelbi i atij parfumi.’

 

Duhet të ndaleni dhe të bëni pyetjen (nëse nuk jeni shumë
të lodhur) se çfarë është të mendosh? Ndoshta këtë pyetje nuk e ka bërë askush.
Shumë pak njerëz e bëjnë këtë. Mos prisni që t’ju përgjigjem unë. Shikojeni…Vëzhgojeni…
Të mendosh është pjesë e kujtesës apo jo? Hetojeni këtë gjë me folësin dhe mos qëndroni
aty të rehatuar apo të parehatuar. Të mendosh është pjesë e kujtesës. Nëse ne
nuk do të kishim kujtesë, a mendoni se do të ishim të aftë që të mendonim? Jo,
nuk do të ishit. Truri ynë është instrumenti i kujtesës; kujtime mbi gjëra që
kanë ndodhur, që ne i kemi përjetuar dhe kështu me rradhë. I gjithë sfondi i
kujtesës…’psikika’, që është ajo ‘unë’ dhe kjo ‘unë’ është imazhi që unë kam
ndërtuar rreth vetvetes dhe këtu nuk ka asgjë shpirtërore. Ja edhe një fjalë
tjetër e shëmtuar – shpirtërore. Përvoja, dija, kujtesa dhe përgjigjja e kujtesës
është mendimi. Përvoja është gjithnjë e kufizuar në mënyrë natyrore dhe kjo është
një pyetje e komplikuar sepse, o Zot, çdo gjë ëhtë e komplikuar. A është përvoja
e ndryshme nga përjetuesi i saj? Përdorni trurin tuaj për ta zbuluar këtë! Nëse
nuk do të kishim një përjetues, a do të kishim përvojën? Një përjetim?
Sigurisht që, jo. Kështu, përvoja dhe përjetuesi, janë e njëjta gjë, ashtu si,
vëzhguesi dhe i vëzhguari, janë e njëjta gjë. Mendimtari nuk është i ndarë nga
mendimet. Mendimtari është mendimi! Kur e shikoni këtë fakt, këtë aktualitet,
vetëm për ta vëzhguar atë tek vetvetja dhe jo që t’i largoheni realitetit të saj,
apo nga e vërteta e saj; që ta mbash, që të qëndrosh me të dhe jo që t’i largohesh
atij. Dhe jo ta racionalizosh – që ja është kështu apo ashtu! Pasi të keni bërë
këtë është njësoj si të mbani një xhevahir të çmuar në duart tuaja dhe do të
shikoni të gjithë bukurinë e atij xhevahiri. Dhe atëherë, do ta kuptoni vet se frika,
psikologjikisht, përfundon nuk ekziston më. Dhe kur nuk ka frikë, ju do të jeni
të lirë.

 

 

 

Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti

https://www.youtube.com/watch?v=OxWPGkzG8Lk

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty