ARTFilozofiE PAMATSHMJA NUK ËSHTË E KËSAJ BOTE NGA KRISHNAMURATI

E PAMATSHMJA NUK ËSHTË E KËSAJ BOTE NGA KRISHNAMURATI

-

 

E pamatshmja nuk është e kësaj bote. Ajo nuk është e përbërë
nga mendja, sepse ajo që përbëhet nga mendja, mendja mund ta zhbëjë. Të kuptosh
të pamatshmen, që do të thotë të hysh në një botë tërësisht të ndryshme, dhe të
kuptosh këtë botë në të cilën jetojmë, këtë botë që kemi krijuar ne dhe së cilës
i përkasim. Bota e ambicies, e makutërisë, e zilisë, e urrejtjeve, bota e
ndarjeve, e frikës dhe e epshit. Kjo do të thotë se, duhet të kuptojmë vetëveten,
vetëdijen dhe të të pavetëdijshmen tonë .Dhe nëse e ndan mendjen, kjo nuk është
aspak e vështirë. Nëse doni të njohni me të vërtetë tërësinë e qenies suaj,
mund ta zbuloni atë lehtësisht. Ajo e zbulon veten në çdo marrëdhënie, në çdo çast,
kur jeni duke hipur në autobuz, apo duke marrë një taksi, apo duke biseduar me
dikë. Por shumica prej nesh, nuk janë të shqetësuar mbi këtë gjë, sepse ajo kërkon
një orëvatje serioze, dhe një kërkim këmbëngulës. Shumica prej nesh, janë shumë
sipërfaqësor, dhe ne kënaqemi lehtësisht me fjalë të tilla si Zot, Dashuri,
Bukuri. Ne e quajmë veten të Krishterë, Budistë, apo Hinduistë dhe mendojmë se,
duke bërë këtë, e kemi zgjodhur të gjithë problemin. Ne duhet ta zhveshim këtë
të gjithën prej vetes, ta lëmë që të largohet tërësisht, dhe ajo do të largohet
vetëm kur ne të mund të njohim thellësisht vetëveten. Vëtëm duke kuptuar
vetveten ne do të jemi në gjendje që të zbulojmë diçka që shkon përtej asaj që
është e matshme.  

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=5FpNMVf4jmc

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty