PIKTURËAnselm KieferEKSPRESIONIZMI GJERMAN: Një udhëzues thelbësor

EKSPRESIONIZMI GJERMAN: Një udhëzues thelbësor

-

Nga PRESTIGJOZJA SHËPIA E ANKANDEVE
CHRISTIES

 

Një pamje më nga afër e një prej lëvizjeve nga fillimi i shekullit
të 20-të që vazhdon ende të influencojë artin bashkëkohor – ilustruar me vepra nga
e shkuara.

 

Çfarë
do të thotë Ekspresionizëm Gjerman?

 

Ekspresionizmi
u shfaq në Gjermani përpara Luftës së Parë Botërore në dy grupe kryesore, URA (Die Brücke) në Dresden dhe KALORËSIT BLU (Der Blaue Reiter) në Mynih, secili duke formuar komunitete
artistike me aspirata për të ndryshuar artin dhe shoqërinë.

 

Ku na çon
“Ura”?

 

‘Die Brücke’  u themelua me një manifest të
publikuar në vitin 1906. Anëtarët e shquar të grupit përfshinin
Erich Heckel (1883-1970), Ernst Ludwig Kirchner (1880-1938), Emil Nolde (1867-1956), Max Pechstein (1881-1955), Karl Schmidt-Rottluff (1884-1976)
dhe
Otto Mueller (1874-1930).
Më së shumti artistë të vetmësuar, shumë prej tyre ishin ish studentë
arkitekture.

 

Të influencuar
nga filozofi Friedrich Nietzsche, ata e imagjinonin artin si hapësen e rrugës nëpër
një humnerë, duke lidhur të shkuarën me të tashmen dhe artin me jetën. Duke i
paraprirë kundërkulturës së viteve 1960, artistët e ‘Die Brücke’ përkrahnin dashurinë e lirë, natyrën dhe
jetesën e përbashkët, shpesh duke u socializuar dhe notuar bashkë lakuriq në
Liqenet ‘Moritzburg’ jashtë Dresden-it. Këta artistë shijonin romancat e tyre,
të lirë nga mospranimi social.

 

Shumë nga
pikturat e artistëve të ‘Brücke’ paraqesin një botë bohemiane, romantike
të lirisë personale. Pavarësisht vlerave të tyre sociale alternative, anëtarët
e këtij grupi ishin çuditërisht sipërmarrës, duke nxjerrë portofole të
printimeve t
ë tyre në pjesëzat prej druri të cilat
ata ia shisnin të anëtarësuarve për të gjeneruar nj
ë të ardhur.

 

Çfarë
janë “Kalorësit Blu”?

 

Me bazë
në Mynih, anëtarët e grupit të ‘KALORËSVE BLU’ (Der Blaue
Reiter)
përfshinte artistët
Wassily Kandinsky (1866-1944), Paul Klee (1879-1940), Alexej von Jawlensky (1864-1941), Franz Marc (1880-1916), August Macke (1887-1914)
dhe
Gabriele Münter (1887-1962).
Të frymëzuar nga Krishtërimi Mesjetar dhe kalorësia, ata adoptuan simbolin e
kalorësit blu mbi një kalë, por refuzuan një stil uniform.

 

Kandinsky
ishte një nga përkrahësit e parë të artit abstrakt, të cilën ai e krahasonte me
përvojën e dëgjimit të muzikës në librin e tij “Mbi Shpirtëroren në Art”, të
publikuar në vitin 1911. Ai argumentonte se piktura duhet të dalë nga instikti
dhe ndjenjat mistike. Duke ndërhyrë në pavetëdije, arti mund të çlirohet nga përfaqësimi
apo tregimi i historive.

 

Si mund
ta njohim një pikturë ekpresioniste?

 

Shpesh Ekspresionistët
Gjermanë pikturonin në një stil të gjerë (gjithëpërfshirës), gjestual pa u
shqetësuar për pamjen e përfunduar, të detajtuar. Rëndësi kishte shprehja e ndjenjave,
duke iu përgjigjur me ndershmëri subjektit të artit të tyre.

 

Figurat
e tyre njerëzore janë të dhëmbëzuara dhe të çuditshme. Shpesh pikturat
paraqesin një atmosferë neurotike, sikur po arrihet një pikë kthese emocionale.
Njerëzit, ndërtesat dhe kafshët mund të duket sikur pluskojnë si në një gjendje
ëndrrash.  

 

Kush i
ka influencuar Ekspresionistët Gjermanë?

 

Duke
vizatuar mbi një përzierje idesh dhe stilesh, Ekspresionistët ishin të
magjepsur nga format e artit ‘primitiv’, qoftë ato të bëra në shoqëritë evropiane
apo jo evropiane nga artizanët dhe jo nga artistët. Ata kërkon që ta çlironin
artin nga tradita akademike, të krijuara me ndjenja të pastra të udhëhequra nga
intuita.   

 

Skalitjet
në dru të importuara në Evropë nga kolonitë evropiane në Afrikë, Azi dhe Polinezi
ishin burime frymëzimi veçanërisht të rëndësishme. Më afër shtëpisë, ngjyrat jo
natyrale të fauvistit, Henri Matisse ishin gjithashtu influencuese.   

 

Çfarë i
ka ndodhur Ekspresionistëve Gjermanë?   

 

Si me
shumë lëvizje radikale të artit modern të tilla si Kubizmi, Futurizmi dhe Vortizmi
(një lëvizje artistike britanike e viteve 1914-15 e influencuar nga kubizmi dhe
futurizmi dhe që preferonte format e vrazhda, këndore dhe si ato të makinave),
Ekspresionizmi Gjerman u ndërpre/prish nga Lufta e Parë Botërore. Franz Marc dhe
August Macke u vranë në betejë, ndërsa Kirchner-i pësoi një krizë nervore dhe u
tërhoq aplet zvicerane.  

 

‘Gruaja duke lexuar’  (poshtë) është një shembull i vetë idesë së
Macke-s për Ekspresionizmin, që ishte në kontrast të plotë me atë të tragjedive
të luftës nga Grosz apo Max Beckmann, apo skenave të shthurura të sallave të kërcimit
të Berlinit nga Grupi ‘Brücke’, apo edhe të ‘Edenit të Artë’ të mikut të
tij të ngushtë Franz Marc.

 

Macke
pikturonte atë që njihte – zonjat që shëtisnin në bulevardet me burra në varka
kashte, fëmijët duke luajtur jashtë, dhe vetë bashkëshorten e tij, në tavolinën
e kuzhinës së tyre. Ky portret prekës i Elisabeth Mack është ekzekutuar në
vitin 1913, vetëm katër vjet të jetës së tyre martesore dhe vetëm një vit përpara
vdekjes së tij në muajin e dytë të Luftës së Madhe.

 

Të zhgënjyer nga tmerret me të cilat ishin përballur, shumë nga këta artistë
morën drejtime të reja. Kandinsky dhe Klee u bënë mësues në shkollën e re Bauhaus,
ku artet e bukura u integruan me dizanjin.

 

Pas
luftës, një grupim më i lirshëm i artistëve gjermanë duke përfshirë
Otto Dix (1891-1969), George Grosz (1893-1959)
dhe
Max Beckmann (1884-1950)
sulmuan korrupsionin e Republikës së Re të Vajmarit. Arti i tyre është përshkruar
si “Objektiviteti i Ri” (Neue Sachlichkeit), të cilët ishin më shumë të
interesuar për satirën sociale sesa për ekstazin
ë shpirtërore.

 

‘Gruaja
Shtatëzënë’ e Otto Dix-it, 1919 (më poshtë), mbetet ende për nga karakteristikat
Ekspresioniste, e krijuara përpara se ai të fillonte të pikturonte satirat e
tij të jetës gjermane në vitet 1920. Një grua shtatëzënë prezantohet si nëna
universale dhe një forcë e mbinatyrshme e natyrës. Në mënyrë të çuditshme, të
dy gruaja dhe një kafshë po mbajnë një pasardhës të palindur të përfaqësuar nga
kafka, duke sugjeruar vdekjen që në pikën e lindjes. Piktura mishëron
magjepsjen e Dix-it me ciklet e rritjes dhe të kalbjes, prishjes.   

 

Me marrjen
e pushtetit, Nazistët do ta dënonin Ekspresionizmin Gjerman si ‘të degjeneruar’
moralisht. Veprat e artit ose u shkatërruan ose u fshehën. Pas Luftës së Dytë
Botërore, artistët e Nju Jorkut të tillë si Jackson Pollock dhe Mark Rothko u
etiketuan ‘Ekspresionistë Abstrakt’ për eksplorimin nga ana e tyre të subjektivitetit
dhe instiktit.

 

A ka
mbijetuar sot Ekspresionizmi Gjerman?

 

Pikturat
e mëdha dhe me ngarkesë emocionale të realizuara nga artistë të tillë si
Georg Baselitz dhe
Anselm Kiefer janë të lidhura me
Ekspresionizmin, për investigimin q
ë ato i
bëjnë vendit të individit në shoqëri dhe për
përdorimin e teknikave ‘shprehëse’ të
pikturimit.

 

Ku mund
të shikojë Ekspresionizmin Gjerman?

 

Shumë
nga veprat më të mira mund të gjenden në muzetë më të mëdha gjermane. Për të
parë pikturat e Grupit të ‘Kalorësive Blu’ vizitoni Lenbachhaus në Mynih ose
shkoni në Muzeun ‘Brücke’ në Berlin, me një pavion prej xhami të rrethuar nga
zona pyjore që i ngjajnë një shtëpie private.

 

Në Shtetet e Bashkuara, vizitoni
Galerinë ‘Neue’ në Nju Jork, ku do t
ë gjeni
një koleksion të specializuar të artit gjerman dhe austriak të fillimshekullit të 20-të.
Në Londër, janë pikturat e jashtëzakonshme Ekspresioniste aktualisht t
ë
marra hua për një periudhë afatgjatë në
Galerinë ‘Courtauld’.

 

(Imazhi
1:
Erich Heckel (1883-1970), Hafenbahn në dimër, 1906) 

 

(Imazhi
2:
Emil Nolde (1867-1956), Luledielli me Dahlia të Bardha, 1941)

 

(Imazhi
3:
Ernst Ludwig Kirchner
(1880-1938), Bergheuer, Këtë vit në Alpe, 1920-21
)

 

(Imazhi
4:
Paul Klee (1879-1940), Kënde të drejta, 4 me kufij të argjendtë anash, 1915)  

 

(Imazhi
5:
Erich Heckel (1883-1970), Hafenbahn në dimër, 1906) 

 

(Imazhi
6:
August Macke (1887-1914), Grua
duke lexuar, 1913
)

 

(Imazhi
7:
Max Beckmann (1884-1950), Café (Hotel Evropa), 1947-48)

 

(Imazhi
8:
Otto Dix (1891-1969), Grua Shtatëzënë, 1919)

 

(Imazhi
9:
Erich Heckel (1883-1970), Pemë
molle në lulëzim, 1907
)  

 

Burimi:

https://www.christies.com/features/German-Expressionism-an-essential-guide-8874-1.aspx

 

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty