Të tjeraEVOLUCIONI I MARTESËS NGA ALEX GENDLER

EVOLUCIONI I MARTESËS NGA ALEX GENDLER

-

Burimi: TED-ED

 

Shumë gjëra të ndryshme janë shkruar dhe thënë rreth
martesës. Që nga ato më të embëlat dhe frymëzueset deri tek ato më ciniket dhe
qesharaket. Po ajo që shumë prej tyre kanë të përbashkët është se, ato shprehin
një të vërtetë universale dhe të pakohë, kur, në fakt, thuajse çdo gjë rreth
martesës, që nga qëllimi i tij kryesor deri tek llojet e marrëdhënieve që ajo
mbulon, deri tek të drejtat dhe përgjegjësitë e përfshira në të, kane variuar
jashtëzakonisht shumë ndërmjet epokave, kulturave dhe klasave shoqërore të
ndryshme.

 

Le t’i hedhim një sy të shpejtë evolucionit të martesës.  

 

Çiftimi dhe rritja e fëmijëve është po aq i vjetër sa vetë
njerëzimi. Me ngritjen e shoqërive bujqësore rreth 10,000 vite më parë, martesa
ka qenë gjithashtu një mënyrë për të siguruar të drejta mbi pronën dhe tokën,
duke emëruar fëmijët e lindur nën rrethana të caktuara si trashëgimtarë me të
drejta. Me zmadhimin dhe bërjen më komplekse të këtyre shoqërive, martesa nuk
ishte vetëm një çështje ndërmjet individëve dhe familjeve, por gjithashtu edhe
një institucion zyrtar, i udhëhequr nga autoritetet fetare dhe civile. Këto
autoritete ishin të ngritura mirë që në vitin 2100 përpara Krishtit, kur ligjet
e para më të hershme të mbijetuara në Kodin e Mesapotamisë të Ur-Nammu, ofronin
shumë specifika mbi mbarëvajten e martesës, nga ndëshkimet për tradhëti deri
tek statusi ligjor i fëmijëve të lindur nga skllevërit.  

 

Shumë shoqëri të lashta lejonin një lloj forme marrëdhëniesh
matresore në të njëjtën kohë. Madje edhe sot, më pak se një çereku i qindra
kulturave të ndryshme të botës e ndalojnë atë. Por vetëm sepse diçka lejohej
nuk do të thotë se kjo ishte gjithmonë e mundur. Realitetet demografike, si
edhe lidhja ndërmjet pasurisë dhe martesës, do të thoshte se, sunduesit dhe
elitat në Mesopotaminë Antike, Egjipt dhe Izrael, kishin disa konkubina ose
gra, ndërsa njerëzit e zakonshëm mund të përballonin vetëm një ose dy gra, duke
anuar më shumë drejt praktikimit të monogamisë.

 

Në vende të tjera, një grua mund të kishte më shumë sesa
një burrë, si në Malet e Himalajeve ku të gjithë vëllezërit në një familje
martoheshin me një njëjtën grua dhe e mbanin sasinë e vogël të tokës fertile, që
të mos ndahej në mënyrë të vazhdueshme në shtëpi të reja.

 

Martesat mund të varionin jo vetëm nga numri i personave të
përfshirë, por edhe nga lloji i njerëzve. Megjithëse, emrat dhe ligjet për
organizime të tilla mund të ndryshojnë, bashkimet brenda të njëjtit seks të
njohura publikisht, janë shfaqur përgjatë civilizimeve të ndryshme në histori. Lutjet
mesapotameane përfshinin bekimet për këto lloj çiftesh, ndërsa individët vendas
amerikan dy-shpirtëror, kishin marrëdhënie me të dyja sekset. Shembujt e parë të
organizimeve të tilla, të quajtura ‘martesë’ vijnë nga Roma, ku Perandori Nero
dhe Elagabalus, që të dy janë martuar me burra në ceremoni publike, ku kjo
praktikë ka qenë tërësisht e ndaluar në vitin 342 para Krishtit. Por tradita të
ngjashme mbijetuan mirë deri në epokën e krishterë, si ‘Adelphopoiesis’, ose ‘vëlla-bërja’
në kishat ortodokse, madje edhe një martesë e vërtetë ndërmjet dy burrave është
regjistruar në vitin 1061 në një kapelë të vogël në Spanjë.

 

Martesa nuk ishte as e nevojshme ndërmjet dy njerëzve të
gjallë. Martesat fantazmë, ku ose burri ose gruaja kishte vdekur, kryheshin në
Kinë për të vazhduar lidhjet familjare apo për të qetësuar shpirtrat e shqetësuar.
Edhe disa fise në Sudan ruanin praktika të ngjashme.

Pavarësisht të gjitha këtyre ndryshimeve, shumë martesa përgjatë
historisë kanë pasur një gjë të përbashkët. Me çështjet thelbësore si pronat
dhe riprodhimi në lojë, ato ishin shumë të rëndësishme për t’u varur nga
dashuria rinore. Veçanërisht tek klasat e larta, martesat bëheshin shpesh nga
familjet ose nga sunudesit. Por edhe për njerëzit e zakonshëm, të cilët kishin
ende një farë shkalle zgjedhjeje, shqetësimi kryesor ishte prakticiteti.

 

Ideja moderne e martesës si të lidhur kryesisht me
dashurinë dhe marrëdhënien, është shfaqur vetëm në dy shekujt e fundit. Me
industrializimin, urbanizimin dhe rritjen e klasës së mesme, më shumë njerëz u
bënë të pavarur nga familjet e mëdha dhe ishin në gjendje të mbështesnin një
shtëpi të re më vete. Të inkurajuar nga ide të reja nga Iluminizmi, njërëzit
filluan të fokusoheshin tek lumturia dhe interesat individuale, sesa tek
detyrat familjave dhe pasuria apo tek statusi, të paktën pjesën më të madhe të
kohës. Dhe ky fokus, në lumturinë indviduale, shpejt çoi në transformime të
tjera, si lehtësimi i kufizimeve në lidhje me divorcin dhe shumë njerëz të cilët
martoheshin në një moshë më të vonë.

 

Kështu, ndërsa vazhdojmë të debatojmë mbi rolin dhe përkufizimin
e martesës në botën moderne, mund të na ndihmojnë të mbajmë në mendje se,
martesa është formësuar gjithmonë nga shoqëria, dhe duke qenë se struktura,
vlerat dhe qëllimet e shoqërisë ndryshojnë me kalimin e kohës, po kështu bashkë
me të ndryshojnë edhe idetë e saj mbi martesën.  

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=ZZZ6QB5TSfk

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty