ARTChristie'sFERNANDO BOTERO: Një tis i hollë satire!

FERNANDO BOTERO: Një tis i hollë satire!

-

PIKTORI I
FIGURAVE DHE OBJEKTEVE MONUMENTALE!

Botero nuk
ka pikturuar “njerëzit e shëndoshë”; ai ka pikturuar volumin dhe sensualitetin
e formës!

Nga PRESTIGJOZJA
SHËPIA E ANKANDEVE CHRISTIES

1 ARTISTI
FERNANDO BOTERO KA PASUR NJË FILLIM TË VËSHTIRË NË JETË

Botero lindi në vitin 1932 në
Medellín, në Kolumbi. E ndodhur në një luginë me vargmaleve në Ande, Medellín ishte
në atë një qytet relativisht i vogël dhe i izoluar. I ati i tij, David, ishte
një shitës udhëtar/në lëvizje, i cili vdiq papritur në moshën 40 vjeçare, duke
lënë Botero-n katër vjeçar, dy vëllezërit dhe nënën e tij, e cila punonte si një
rrobaqepëse, pa mjete të tjera jetese.

2 BOTERO
ISHTE REGJISTRUAR PËR T’UTRAJNUAR PËR NDESHJE ME DEMA

Botero filloi të vizatonte dhe
pikturonte me bojëra uji qënë moshë të vogël. Në vitin 1944, xhaxhai i tij, i
cili kishte marrë një rol të rëndësishëm në jetën familjare pas vdekjes së
babait të Botero-s, e regjistroi Boteron-n në një shkollë trajnimi për ndeshjet
me dema, vetëm për të kuptuar se nipi i tij ishte më shumë i interesuar për
vizatimin dhe pikturimin e demave sesa për t’u ndeshur me to. Veprat e para të
Botero-s – demat dhe matadorët me bojëra uji – u shitën nga një burrë i cili
shiste bileta për ndeshjet me dema. Në vitin 1948, kur ai ishte 16 vjeç, atij
iu botuan ilustrimet e para në një nga gazetat më të rëndësishme në Medellín.
Tre vite më vonë, ai pati show-n e tij të parë solo në Bogotá.

3 STUDIMI I
MJESHTRAVE TË VJETËR ISHTE NJË ZBULIM PËR ARTIN E BOTERO-S

Në moshën 20 vjeçare, pas fitimit
të çmimit të dytë në Sallonin Kombëtar të Artizanëve (Salón Nacional de
Artistas) të Bogotá-së, Botero bleu udhëtimin e tij me anije në Evropë, duke
udhëtuar me një grup artistësh të rinj. Gjatë një viti në Madrid, ai i kalonte
ditët e tij duke kopjuar Mjeshtrat e Vjetër tek Muzeu ‘Prado’. Më pas, ai u
zhvendos në Paris dhe, më pas, në Firence për të studiuar Mjeshtrat e Rilinjeds
Italiane. Kjo ishte një periudhë zbuimi për artistin, i cili më parë e kishte
parë artin evropian vetëm nëpërmjet riprodhimeve. Ndërkohë që, Botero u
regjistra në shkolla arti për periudha të caktuara gjatë kësaj kohe, ai e
konsideron veten kryesisht si të vetëmësuar.

4 ÇASTI“EUREKA”
I BOTERO-S ERDHI ME NJË MANDOLINË

Frymëzimi i hershëm artistik i
Botero-s erdhi nga Amerika Latine dhe Evropa. Muralistët meksikan, si edhe
mjeshtrat spanjoll Pablo Picasso dhe Juan Gris, ishin midis të parëve të cilët
ndezën shkëndijën e frymëzimit krijues të Botero-s. Ndryshe nga Picasso, zbulimi
kubist i të cilit erdhi pas eksperimentimit me ndërtimin e një kitareje, “eureka”
e Botero-s ndodhi me një mandolinë. Në vitin 1956, ndërsa ai po jetonte në
Qytetin e Meksikës, Botero pikturoi një mandolinë me një vrimë të vogël të
pazakontë të tingullit, duke e lejuar instrumentin që të fitonte papritur
proporcione të ekzagjeruara. Kështu, e filloi ai eksplorimin e përjetshëm me volumin.

5 BOTERO
NUK PIKTURON ‘NJERËZ TË SHËNDOSHË’ – AI PIKTURON VOLUMIN    

Botero njihet nëpër të gjithë botën
për stilin e tij të veçantë, që përfshin figura dhe objekte të rrumbullakosura,
të çuditshme të cilat shpesh janë të mbushura me një tis fin satire. Duke
manipuluar hapësirën dhe perspektivën, ai e tërheq vëmendjen tek
monumentaliteti i figurave të tij, duke i treguar ato në hapësira që duken shumë
të vogla për t’i përmbajtur ata. Ai ka mbetur i prerë kur thotë se, ai nuk
pikturon ‘njerëz të shëndoshë’; por ai pikturon, sipas këmbënguljes së tij, ‘volumin’
dhe ‘sensualitetin e formës’. Ai e ka eksploruar volumin dhe sensualitetin e
formës tek subjekte të ndryshme si në cirk, në riinterpretimin e Mjeshtrave të
Vjetër, tek nudot, skenat e rrugëve të Amerikës Latine, jeta familjare,
bordellot, dhe portretet e figurave politike.  

6 BOTERO KA
KOLEKSIONUAR DHE GJITHASHTU KA DHURUAR ME QINDRA VEPRA ARTI

Ndërmjet viteve 1990 dhe 2000
Botero ka dhuruar më shumë sesa 300 vepra arti, 
nga të vetat dhe nga ato të mjeshtrave evropianë të shekullit të 19-të
dhë 20-të, për Muzeun ‘Antioquia’ në Medellín, si edhe për ‘Banco de la
República’ në Bogotá. Ky i fundit u kthye në bazën e asaj që ëhstë sot Muzeu
Botero. 

7 TERRORISTËT
KANË HEDHUR NË ERË NJË NGA SKULPTURAT E BOTERO-S

Në vitin 1994, Botero ishte
targeti i një rrëmbimi të dështuar, dhe në vitin 1995 një grup terroristësh vendosën
një bombë poshtë skulpturës së tij ‘Pájaro’ (Zogu), të cilën ai ia kishte
dhuruar qytetit Medellín. Sulmi, i cili ndodhi gjatë një festivali muzikor,
vrau 23 njerëz dhe plagosi 200 të tjerë më shumë. Përgjigjja e Botero-s ishte dhurimi
i ‘La Paloma de la Paz’  (Pëllumbi i
Paqes) për Medellín, një skulpturë të cilën ai e vendosi në krah të copëzave të
mbetura të veprës së mëparshme.

8 ARTI I
BOTERO-S KA NGARKESA POLITIKE

Megjithëse, Botero mendon se
‘arti duhet të jetë një oaz, një vend strehimi nga vështirësitë e jetës’, ndonjëherë,
veprat e tij janë çiltërsisht politike. Në fillim të viteve 1990, ai pikturoi
një seri të fokusuar tek dhuna e lidhur me drogën në Kolumbi. Një pikturë,
“Vdekja e Pablo Escobar”, paraqet baronin kolumbian të drogës të qëlluar nga
policia. Duke shpjeguar përgjigjen e tij ndaj dhunës së lidhur me drogën në vend
në vitin 2000, Botero ka deklaruar, ‘Drama kolumbiane është kaq jashtë
proporcioneve sot saqë ne nuk mund ta injorojmë dot dhunën, qindra të shpërngulur
dhe të vdekur, vargun e arkivolave. Përkundër të gjitha parimeve të mia, unë
duhet ta pikturoja [dhunën].’ Më vonë, ai prodhoi serinë e tij ‘Abu Ghraib’,
duke u fokusuar tek raportet e torturave të të burgosurve irakian.

9
SKULPTURAT E BOTERO-S ZBUKUROJNË HAPËSIRAT PUBLIKE NËPËR BOTË

Së bashku me skulpturat e shumta
të Botero-s që mund të shikohen në Medellín-in e tyre mëmë, veprat monumentale
të artistit mund të shijohen në rrugët e Nju Jorkut, Parisit, Barcelonës,
Madridit, Jeruzalemit, Bamberg-ut të Gjermanisë dhe Yerevan-it të Armenisë. Një
retrospektivë e madhe që filloi në Bijing dhe udhëtoi për në Shanghai është një
testament për rëndësinë me të vërtetë ndërkombëtare të veprës së tij.  

10 AI ËSHTË
I PANDALSHËM

Tani, në mes të të tetëdhjetave
të tij, artisti, i cili është i martuar prej më shumë sesa 40 vjetësh me Sophia
Vari, skulptoren greke dhe dizenjuesen e bizhuterive, vazhdon të punojë me
intensitet. Kërkesa për pikturat dhe skulpturat e Botero-s mbetet e fortë, e
provuar nga çmimet e fundit të veprave të Botero-s të shitura nga Christie-s.

(Imazhi 1: Fernando Botero)

(Imazhi 2: Fernando
Botero, “
Tablao Flamenco”, pikturuar në
vitin 1984
)

(Imazhi 3: Fernando
Botero, “
Venusi”, ekzekutuar
ndërmjet viteve
1977-78
)

(Imazhi 4: Fernando
Botero, “
Bodegón Con
Mandolina”, pikturuar rreth viteve
1957-58
)

(Imazhi 5: Fernando
Botero, “
Colombiana Comiendo
Manzana”
, pikturuar në vitin 1982
)

Burimi: https://www.christies.com/features/Fernando-Botero-7354-1.aspx

Përzgjodhi dhe përktheu –
ENKELEDA SUTI.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty