POEZIAllen GinsberFragmente mençurie për lumturinë

Fragmente mençurie për lumturinë

-

‘Paratë mund të mos e blejnë lumturinë, por do të preferoja më mirë të qaja në një Jaguar sesa në një autobuz.’ – Francoise Segan

‘Vajzat e lumtura janë më të bukurat.’ – Audrey Hepburn

‘Ka po aq shumë stile bukurish saç ka edhe vizione lumturish.’ – Stendali, Dashuria

‘Lumturia është një parfum që nuk mund ta hedhësh tek të tjerët nëse nuk hedh pak edhe mbi veten tënde.’ – Ralph Waldo Emerson

‘Gruaja nuk është bërë për admirimin e të gjithëve, por për lumturinë e një njeriu.’ – Edmund Burke

‘Oh, perëndi, një çast gëzimi. Pse, nuk mjafon kjo për të gjithë jetën?’ – Fyodor Dostoevsky, Netët e bardha

‘Thjesht sepse je i lumtur nuk do të thotë që dita është e përsosur, por që ke arritur të shikosh përtej papërsosmërive të saj.’ – Bob Marley

‘’Ti, nga të gjithë njerëzit, meriton një fund të lumtur. Pavarësisht çdo gjëje që të ka ndodhur, ti nuk je bërë e hidhët. Ti nuk je e ftohtë. Thjesht je strukur pak dhe ke qenë disi si e ndrojtur, por kjo është OK. Nëse do të isha Zanë, do të t’i plotësoja dëshirat e zemrës në çast. Dhe do të t’i fshija lotët dhe do të të thoja mos qaj. Qesh!’ – Sylvain Reynard

‘Ne që të gjithë jemi luledielli nga brenda.’ – Allen Ginsberg

‘Arti është në mënyrë të padiskutueshme një nga elementët më të pastër dhe të lartë të lumturisë njerëzore. Ai trajnon mendjen nëpërmjet syrit, dhe syrin nëpërmjet mendjes. Ashtu siç ngjyros dielli lulet, po kështu edhe arti ngjyros jetën tonë.’ – John Lubbock
Piktura Rene Magritte

‘Lumturi është të mrekullohesh, lumturi është të ëndërrosh.’ – Edgar Allan Poe

‘Tri kërkesat për të qenë të lumtur: të jesh idiot, egoist dhe të kesh shëndet të mirë, megjithëse nëse mungon budallallëku çdo gjë tjetër do të shkonte për dreq.’ – Gustave Flaubert

‘Lulja çel për qejfin e vet.’ – Oscar Wilde

‘Lumturia dhe absurdi janë dy djemtë e së njejtës Tokë. Ato janë të pandashme.’ – Albert Camus

‘Mund të mos jem kurrë e lumtur, por sonte jam e kënaqur.’ – Sylvia Plath

‘Përse ta ndërtojmë lumturinë bazuar në mendimine e të tjerëve, kur ne mund ta gjejmë atë tek vetë zemrat tona?’ – J.J. Rousseau

‘Lumturia e epërme në jetë është bindja se na duan; që na duan për ata që jemi – do të thoja, që na duan pavarësisht asaj që jemi.’ – Victor Hugo

‘Bëhu arsyeja që e bën dikë të buzëqeshë. Bëhu arsyeja që e bën dikë të ndjehet se e duan, duke e bërë që të besojë tek mirësia e njerëzve.’ – Roy T. Bennett

‘PREMTOJI VETES
Që të jesh i fortë saqë asgjë
Të mos të mund të ta prishë qetësinë e mendjes
Të flasësh shëndetshëm, më lumturi dhe me prosperitet
Me çdo person që takon.
Ti bësh të gjithë miqtë që të ndjehen
Se ka diçka tek ata
Që të shikosh anën e dielltë të çdo gjëje
Dhe të bësh që optimizmi yt të realizohet
Të mendosh vetëm më të mirën, të punosh vetëm për më të mirën
Dhe të pranosh vetëm më të mirën
Të jesh po aq entuziast rreth suksesit të të tjerëve
Saç je për tëndin
Të harrosh gabimet e së shkuarës
Dhe të ecësh drejt arritjeve më të mëdha të së ardhmes
Të veshësh një fytyrë të gëzueshme gjatë gjithë kohës
Dhe dhuroji çdo krijese të gjallë që takon një buzëqeshje
Ti japësh kohë vetes për vetëpërmirësimin tënd
Saqë të mos kesh kohë për të kritikuar të tjerët
Të jësh aq i madh sa të mos shqetësohesh dot,
Të jesh aq fisnik për zemërimin, dhe aq shumë i fortë për frikën
Dhe shumë i lumtur që të lejosh praninë e shqetësimit 

‘Lumturi është kur ajo që mendon, ajo që thua dhe ajo që je, janë në harmoni me njëra-tjetrën.’ – Mahatma Gandhi 

‘Nuk do të jesh kurrë i lumtur nëse vazhdon të kërkosh se nga çfarë përbëhet lumturia. Nuk do të jetosh kurrë nëse kërkon kuptimin e jetës.’ – Albert Camus 

‘Lumturia nuk është diçka e gatshme. Ajo buron nga veprimet tuaja.’ – Dalai Lama XIV 

‘Gjëja më e rëndësishme është të shijojmë jetën – të jemi të lumtur – vetëm kjo ka rëndësi.’ – Audrey Hepburn 

‘Thonë se një person ka nevojë për tri gjëra për të qenë me të vërtetë i lumtur në jetë: dikë për ta dashur, diçka për të bërë dhe diçka për të shpresuar.’ – Tom Bedett 

‘Le të jemi mirënjohës ndaj njerëzve që na bëjnë të lumtur; ata janë kopështarët magjepsës që bëjnë që shpirti ynë të lulëzojë.’ – Marcel Proust 

‘Nga të gjitha format e kujdesit, kujdesi në dashuri është ndoshta më fatalja ndaj lumturisë së vërtetë.’ – Bertrand Russell 

‘Ndjeva teksa mushkritë të më fryheshin nga ky peisazh dyndës – ajër, male, pemë, njerëz. Mendova, ‘Ja çfarë do të thotë të jesh i lumtur.’ – Sylvia Plath 

‘Mëndja e shëndoshë dhe lumturia janë një kombinim i pamundur.’ – Mark Twain 

‘Lumturi është të mbash dikë në krahë, dhe të dish se, je duke mbajtur të gjithë botën.’ – Orhan Pamuk 

‘Të heqësh dorë do të thotë të, kuptosh se, disa njerëz janë pjesë e historisë tënde dhe jo pjesë e fatit tënd.’ – Steve Maraboli 

‘Lumturia është e vërtetë kur ndahet.’ – Jon Karakaunder 

‘Qaj. Fal. Mëso. Ec përpara. Lër që lotët e tu të ujisin farat e lumturisë tënde të ardhshme.’ – Steve Maraboli 

‘Mëso të vlerësosh veten, që do të thotë: LUFTO PËR LUMTURINË TËNDE.’ – Ayn Rand 

‘Kur qeshi foshnja e parë, ajo e qeshur u nda në mijëra copëza, dhe ky ishte fillimi i përrallave.’ – J. M. Barrie 

‘Mos lër që të të avitet askush që largohet pa të lënë më mirë dhe më të lumtur. Bëhu shprehia e gjallë e mirësisë së Zotit: mirësi në fytyrën tënde, mirësi në sytë e tu, mirësi në buzëqeshjen tënde.’ – Nënë Tereza. Imazhi, art kolazh ‘Enderra me sy hapur’, 2012, Joe Webb. 

‘Unë jam krijesa më e lumtur në botë. Ndoshta edhe njerëz të tjerë e kanë thënë këtë më parë, por jo me të njëjtën drejtësi. Unë jam edhe më e lumtur se Jane; ajo vetëm buzëqesh, unë qesh.’ – Jane Austen 

‘Mos synoni suksesin. Sa më shumë që ta synoni dhe ta bëni shënjestër, aq më shumë do t’ju ikë duarsh. Sepse suksesi, ashtu si lumturia, nuk mund të ndiqen; ajo duhet të vijë, dhe kjo ndodh vetëm siefek anësor i përkushtimit personal ndaj një kauze më të madhe sesa vetvetja ose si nënprodukt i dorëzimit të një personi tek një person tjetër. Lumturia duhet të ndodhë, dhe e njëjta gjë vlen edhe për suksesin: duhet ta lini që të ndodhë, duke mos carë kokën për të. Dua që të dëgjoni vetëdijen tuaj mbi atë që ajo ju komandon që të bëni dhe të vazhdoni ta bëni atë sa më mirë që të dini. Vetëm atëhëre, do të jetoni për ta parë që në afatgjatë, them unë! Suksesi do të vijë pikërisht sepse ju keni harruar të mendoni për të.’ – Viktor E. Frankl 

15 gjërat që paraja si blen dot:
1. Kohën
2. Lumturinë
3. Paqen e brendshme
4. Integritetin
5. Dashurinë
6. Karakterin
7. Sjelljen
8. Shëndetin
9. Respektin
10. Moralin
11. Besimin
12. Durimin
13. Klasin
14. Arsyen
15. Dinjitetin
Roy T. Bennett 

‘Lumturia është kuptimi dhe qëllimi i jetës, i gjithë qëllimi i ekzistencës njerëzore.’ – Aristoteli 

‘Edhe pse nuk mund ti ndryshosh të gjithë njerzit rreth teje, ti mund të zgjedhësh se më kë të rrish. Jeta ështv shumë e shkurtër për ta harxhuar me njerëz që nuk ju respektojnë, vlerësojnë dhe çmojnë. Kalojeni kohën tuaj me njerëz që ju bëjnë të buzëqeshni, të qeshni dhe të ndjeni se ju duan.’ – Roy T. Benett, Drita e Zemrës 

‘Mos e lër lumturinë tënde mënjanë. Mos prit që të jesh i lumtur në të ardhmen. Koha më e mirë për të qenë i lumtur është TANI.’ – Roy T. Bennett. Ne fotografi, Kurt Cobain. 

‘Trishtimi të bën të thellë
Lumturia të ngre lartë
Trishimi të bën me rrënjë
Lumturia të bën me krahë.
Lumturia është si një pemë që ngjitet në qiell
Trishimi është si rënjët që shkojnë poshtë tek mitra e Tokës
Të dyja janë të nevojshme
Dhe sa më lartë të shkojë një pemë
Aq më të thella i ka rrënjët
Sa më e madhe pema
Aq më të mëdha rrënjëta e saj
Në fakt, këto janë gjithmonë në proporcione
Ky është ekuilibri.’
– Osho 

‘Sekreti i lumturisë është liria, dhe sekreti i lirisë është guximi.’ – Carrie Jones 

‘Ai që është i lumtur i bën edhe të tjerët të lumtur.’ – Anne Frank 

‘Unë, dhe jo ndodhitë, kam fuqinë që ta bëj veten të lumtur apo të palumtur sot. E zgjedh unë se cila do të jetë. E djeshmja ka vdekur, e nësërmja s’ka ardhur ende. Gjithçka kam është vetëm kjo ditë, SOT, dhe sot do jem i lumtur.’ – Groucho Marx 

‘Unë mendoj se, lumturia ju bën të bukur. Pikë! Njerëzit e lumtur janë njerëz të bukur. Ata bëhen si një pasqyrë dhe reflektojnë lumturi.’ – Drew Barrymore 

‘Fëmijët janë të lumtur sepse ata nuk kanë një listë në mendjen e tyre që dikton: Gjithë gjërat që mund të shkojnë keq.’ – Marianne Williamson 

‘Ti je Zot i lumturisë tënde; mos prit që të ta sjellin të tjerët.’ – Roy T. Bennett 

‘Çfarë të bëj unë me lumturinë time? Si ta mbaj, ta fsheh, ta varros që të mos ta humb kurrë? Dua të gjunjëzohem teksa ajo bie përmbi mua si shiu, ta mbledh me dantella dhe me mëndafsh, dhe ta hedh sërish kah vetja.’ – Anais Nin. 

‘Lumturia e jetës tënde varet nga cilësia e mendimeve të tua.’ – Mark Aureli. Fotografia nga Irving Pen per Vogue. 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty