ARTLetërsiFragmente mençurie nga Jose Saramago

Fragmente mençurie nga Jose Saramago

-

“Përse jemi verbuar, nuk e di, ndoshta një ditë do ta gjejmë. A do që të të them unë se çfarë mendoj? Po, dua. Unë nuk mendoj se ne jemi verbuar, unë mendoj që, ne jemi të verbër, të verbër që shikojmë, njerëz të vebër që mund të shikojnë, por që nuk shikojnë.” – Jose Saramago, Verbëria

“Verbëria është një çështje personale ndërmjet një personi dhe syve me të cilat ajo apo ai kanë lindur.” – Jose Saramago, Verbëria

“Frika mund të shkaktojë verbëri, tha vajza me syze të errta. Kurrë një fjalë më e vërtetë, që mund të jetë më e vërtetë.” – Jose Saramago, Verbëria

“Duhet të ketë një qeveri, tha burri i parë i verbër, nuk jam kaq i sigurt, por ka…do të jetë një qeveri e të vërbërve për të drejtuar të verbrit, që do të thotë, asgjëja në përpjekje për të organizaur asgjënë.” – Jose Saramago, Verbëria

“Ne që të gjithë kemi çastet tona të dobësisë, për aq kohë sa jemi ende të aftë që të qajmë, lotët shpesh janë shpëtimi ynë, ka kohë kur do të vdisnim nëse nuk do të mund të qanim dot.” – Jose Saramago, Verbëria

“Ju nuk e keni idenë se si duken dy njerëz të verbër që zihen. Zënkat gjithmonë kanë qenë, pak a shumë, një formë verbërie.” – Jose Saramago, Vërbëria

“Sa poetik që je.
Jo, thjesh i trishtuar.”
Jose Saramago, Verbëria

“Fotografitë e vjetra janë shumë mashtruese, ato na japin iluzionin që ne jemi të gjallë brenda tyre, por kjo nuk është e vërtëtë, ai personi që ne jemi duke parë nuk ekziston më, dhe nëse ai person do të mund të na shikonte, ai apo ajo nuk do t’a njihte – vetveten tek ne, “Kush është ky njeri që më shikon me kaq shumë trishtim,” do të thoshte ai apo ajo.” – Jose Saramago, Të gjithë emrat

“Mos kini frikë, erësira në të cilën jeni nuk është më e madhe sesa errësira brenda vetë trupit tuaj, ato janë dy errësira të ndara nga një lëkurë, vë bast që nuk e keni menduar kurrë këtë që, që ju mbani me vete një errësirë gjatë gjithë kohës dhe kjo nuk të frikëson…djaloshi im i dashur, duhet të mësosh të jetosh me errësirën e jashtme ashtu siç ke mësuar që të jetosh me errësirën e brendshme.” – Jose Saramago, Të gjithë emrat

Dhembja më e keqe…nuk është dhimbja që ndjeni në një kohë, është ajo dhimbja që ndjeni më pas kur nuk ka asgjë që ju mund të bëni lidhur me të. Thonë se, koha i shëron të gjitha plagët, por ne nuk jetojmë kurrë aq gjatq saqë ta testojmë këtë teori.” – Jose Saramago, Shpella

“Mënyra më e mirë për ta vrarë një trëndafil është ta detyrosh atë që të hapet kur ajo që kemi aty është vetëm premtimi i një sythi.” – Jose Saramago, Shpella

“Ka çaste të tilla në jetë, kur, në mënyrë që të hapet parajsa, është e domosdoshme që një derë të mbyllet.” – Jose Saramago, Shpella

“…sepse fjalët njerëzore janë si hijet dhe hijet janë të paafta për të shpjeguar dritën dhe ndërmjet hijes dhe dritës është një trup i padepërtueshëm nga ku lindin fjalët…” – Jose Saramago, Ungjilli sipas Jezu Krishtit

“Çdo roman është diçka pak a shumë si kjo, dëshpërim, një përpjekje e frustruar për të shpëtuar diçka nga e shkuara. Me përjashtim të faktit që, nuk e dimë ende nëse është romani ai që e parandalon njeriun që të harrojë vetveten apo është pamundësia e harrimit ajo që na bën të shkruajmë romanin.” – Jose Saramago, Historia e Kështjellës së Lizbonës

Në planin e kohës sasia e rërës në pjesën e sipërme të orës së rërës pakësohet dramatikisht, kokrrizat e vogla vërshonin drejt të çarës, çdo grimcë më shumë e etur për t’u larguar sesa ajo e fundit, koha është si njerëzit, ndonjëherë ajo nuk ka çfarë të bëjë tjetër veçse të zvarritet, por për të tjerë, ajo rrjedh si një dre dhe kërcen si një dhi e re, e cila, po ta mendosh mirë, nuk na thotë edhe aq shumë, duke qenë se çakalli është më i shpejti nga të gjitha kafshët, dhe megjithatë askujt nuk i ka shkuar në mendje që t’i thotë një njeriu tjetër që ai vrapon dhe kërcen si një çakall, ndoshta sepse krahasimi i parë vjen nga epoka e vonë magjike mesjetare, kur zotërinjtë dilnin për gjueti drerësh dhe kur askush nuk ka parë ndonjëherë ndonjë çakall duke vrapuar apo për ekzistencën e tij. Gjuha është konservatore, ajo e mban gjithmonë me vete arkivën e saj dhe urren që të azhornohet. – Jose Saramago, Të shikosh

“Më fal nëse gjithçka që për ty duket kaq e vockël, për mua është gjithçka.” – Jose Saramago

“E vetmja gjë më e tmerrrshme sesa verbëria është që të jesh i vetmi që shikon.” – Jose Saramago

“Nuk mund ta dish kurrë përpara kohe se çfarë janë të aftë që të bëjnë njerëzit, për këtë duhet të presësh, t’u japësh atyre kohë, është koha ajo që mbretëron, koha është partneri ynë i kumarit në krahun tjetër të tavolinës që mban të gjitha kartat e lojës në duart e tij, dhe ne duhet të gjejmë kartat fituese të jetës, të jetëve tona.” – Jose Saramago

“Fjalët janë kështu, ato mashtrojnë, ato bëhen deng, duket sikur ato nuk e dinë se ku duhet të shkojnë, dhe, papritur, për shkak të dy apo tre apo katër fjalësh që dalin papritur, një përemër personal, një ndajfolje, një mbiemër, ne ngazëllehemi nga dalja e tyre e parezistueshme në sipërfaqe nëpërmjet lëkurës dhe syve, duke tronditur vetëpërmbajtjen e ndjenjave tona, ndonjëherë nevart që nuk e durojnë dot më gjatë këtë gjendje, duket sikur ato të kenë veshur një mburojë, le të themi.” – Jose Saramago

“Unë e konsideroj çdo libër si diçka të mirë për shëndetin, dhe gjithashtu edhe për shpirtin tonë, dhe ato na ndihmojnë që të bëhemi poetë, shkencëtar, për të kuptuar yjet ose tjetër për t’i zbuluar ato thellë brenda aspiratave të disa personazheve, ato që ndonjëherë, në disa mbrëmje, dalin prej atyre faqeve dhe ecin mes nesh njerëzorëve, ndoshta ndër më njerëzorët ndër nesh.” – Jose Saramago

“Brenda nesh ka diçka që nuk ka emër, ajo gjëja është ajo që ne jemi.” – Jose Saramago

“Nëse sot jam i sinqertë, çfarë rëndësie ka nëse nesër bëhem pishman? – Jose Saramago

“Fjalët nuk i janë dhënë njeriut që të fshehë mendimet e tij.” – Jose Saramago

“Vështirësia nuk është që të jetojmë me njerëz të tjerë, por që t’i kuptojmë ata.” – Jose Saramago

“Ne i përdorim fjalët për të kuptuar njëri-tjetrin madje, ndonjëherë, për të gjetur njëri-tjetrin.” – Jose Saramago

“Të lexuarit është me shumë mundësi një tjetër mënyrë të për qënë në një vend.” – Jose Saramago

“Ndoshta vetëm në botën e të verbrit gjërat janë ashtu siç janë me të vërtetë.” – Jose Saramago

“Qoftë nëse na pëlqen apo jo, i jetmi justifikim për ekzistencën e të gjitha feve është vdekja, ata kanë nevojë për vdekjen po aq shumë sa ne për bukën për të ngrenë.” – Jose Saramago

“Burrat janë të gjithë njësoj, ata mendoje se duke qenë se kanë dalë nga beli i një gruaje ata dinë çdo gjë rreth grave.” – Jose Saramago

“…në çështjet e ndjenjave dhe të zemrës, shumë është gjithmonë më mirë sesa shumë pak.” – Jose Saramago

“Nëse nuk mund të jetojmë plotësisht si qënie njerëzore, të paktën na lejoni që të mos jetojmë plotësisht si kafshë.” – Jose Saramago

“Kur çdo gjë është bërë dhe thënë, ajo që është e qartë është se të gjitha jetët përfundojnë përpara kohe.” – Jose Saramago

“Ne kemi kaq shumë frikë nga ideja se duhet të vdesim…saqë ne përpiqemi gjithmonë që të gjëjmë shfajësime për të vdekurin, a thua sikur po kërkojmë përpara kohe që të na falin kur të vijë rradha jonë.” – Jose Saramago

“Ashtu siç nuk e bën zakoni murgun, po ashtu edhe skeptri nuk e bën mbretin.” – Jose Saramago

“Siç do të thoshte macja ime, të gjitha orët janë të mira për të fjetur.” – Jose Saramago

“Pema qan kur e presin, qeni hungërin kur e rrahin, por njeriu piqet kur e ofendojnë.” – Jose Saramago

“…duhet të largoshesh nga ishulli që ta shikosh ishullin, që ne nuk mund ta shikojmë vetveten deri në çastin kur do të çlirohemi nga vetvetja, në mos nuk i shpëtojmë vetvetes do të thuash, jo, kjo nuk është e njëjta gjë.” – Jose Saramago

“Historia e njerëzimit është historia e keqkuptimeve tona me Zotin, ai nuk na kupton ne dhe as ne nuk e kuptojmë atë.” – Jose Saramago

“…zakoni i rënies e forcon trupin, duke arritur tokën, për vetë atë, ky është një lehtësim.” – Jose Saramago

“…kështu duhet të jetë jeta, kur nje njeri humbet zemrën, tjetri duhet të ketë zemër dhe guxim të mjaftueshëm për të dy.” – Jose Saramago

“Kur lindim, kur ne hyjmë në këtë botë, është njësoj sikur të kemi firmosur një pakt për të gjithë jetën tonë, por mund të vijë dita kur ne do të pyesim vetveten: Kush ka firmosur për ne?” – Jose Saramago

“Njeriu nuk mund të tregojë respekt më të madh sesa të qajë për një të panjohur.” – Jose Saramago, Të shikosh

“…kjo është mënyra se si na trajton zakonisht fati neve, ai është mu prapa nesh, e ka shtrirë tashmë dorën për të na prekur mbi shpatull ndërsa ne jemi duke i pëshpëritur vetes, çdo gjë ka marrë fund, kush do t’ia di më.” – Jose Saramago

“Ne që të gjithë e dimë shumë mirë se çdo ditë që agon është dita e parë për dikë, dita e fundit për dikë tjetër, ndërsa për shumicën e njerëzve thjesht një ditë tjetër.” – Jose Saramago

“A e di që, nëse nuk del jashtë vetes, nuk do ta marrësh vesh kurrë se kush je.” – Jose Saramago

“Dyshimi është privilegj i atyre që kanë jetuar një kohë të gjatë.” – Jose Saramago

“Që ta themi troç, ne nuk bëjmë vendime, vendimet na bëjnë ne.” – Jose Saramago

“Thuajini njeriut të verbër, je i lirë, hape atë derë që të ndan nga pjesa tjetër e botës. Ik, je i lirë, ne i themi atij edhe një herë, dhe ai prapë nuk ikën, ai qëndron i palëvizur aty në mes të rrugës, ai dhe të tjerët, janë të tmerruar, ata nuk e dinë se ku duhet të shkojnë, dhe fakti është që nuk ka asnjë krahasim ndërmjet të jetuarit në një labirint racional, i cili, sipas përkufizimit është, një azil mendor, pa një dorë që ta drejtojë apo si një qen në zinxhir, në labirintin e çmendur të qytetit, ku kujtesa nuk do t’i shërbejë asnjë qëllimi, sepse ai thjesht do të kujtojë imazhet e vendeve por jo të rrugëve nëpërmjet të cilave të mund të arrijë atje.” – Jose Saramago

“Le të heshtim të gjithë, ka kohë kur fjalët nuk i shërbejnë asnjë qëllimi, vetëm nëse unë, gjithashtu, do të mund të qaja, të mund të shprehja çdo gjë në lot, të mos më duhet të flisja për të më kuptuar.” – Jose Saramago

“Një njeri gjatë rrugës së tij drejt trekëmbëshit të varjes, takon një njeri tjetër, që e pyet atë: ku je duke shkuar, miku im? Unë nuk po shkoj askund. Po me marrin me forcë.” – Jose Saramago

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty