KINEMATOGRAFISlavoj ZizekFRIKA JONË PËR TË RËNË NË DASHURI NGA FILOZOFI...

FRIKA JONË PËR TË RËNË NË DASHURI NGA FILOZOFI SLAVOJ ZIZEK

-

Dashuria…ndryshimi i
dashurisë nga ajo mënyra e mirë dhe e vjetër, që sipas mendimit tim është
gjithnjë edhe më e rrallë, në atë që është sot, dashuria si një takim. Kjo
është arsyeja përse, në gjuhën angleze, por gjithashtu edhe në disa gjuhë të
tjera, ku jo të gjitha janë si frengjishtja, ne përdorim termin ‘bie’. Ne biem
në dashuri. Kjo është ngjarja ose dimensioni. Por në çfarë kuptimi?

Le të themi që ti ke një
jetë të lumtur; je me fat, ke një punë, takohesh rregullisht me miq, nuk je i/e
dashuruar, thjesht kalon një natë me dikë, këtu ose atje…takohesh çdo natë me
miq, pi, llomotisesh, pastaj krejtësisht papritur në një mënyrë thuajse
rastësore…le të themi has dikë në rrugë, dikë që të ndihmon të ngrihesh, një
vajzë apo djalë të ri, bla, bla..dhe sigurisht që ai ose ajo është dashuria e
jetës suaj. Një takim krejtësisht i rastësishëm, por rezultati mund të jetë i
tillë saqë e gjithë jeta juaj ndryshon. Siç thonë, asgjë nuk është më njësoj.
Madje në mënyrë spontane, ju e perceptoni të tërë të shkuarën tuaj si një seri
ngjarjesh të cilat ju kanë sjellë pikërisht tek ky moment unik në jetën tuaj.

 

Dhe ju e dini se, iluzioni
i dashurisë është…’oh, Zot kam gjithë jetën që të pres.’

Diçka si kjo, është ajo që
ne e quajmë ngjarja e dashurisë dhe mendoj se, sot kjo është duke u rralluar
gjithnjë edhe më shumë. Shumë kritikë kulturorë inteligjent, kanë vënë re se,
si ne jemi duke u rikthyer thuajse tek nocionet e dashurisë para-romantike, të
kohëve para-moderne kur martesa ose lidhjet e dashurisë ishin çështjet e të
afërmeve, të këshilltarëve, dhe kështu me rradhë, ku daja ose halla juaj
zgjidhte se me kë do të martoheshit ju. Edhe sot është e njëjta gjë, vetëm se
në vend të atyre dajallarëve të moçëm e të mënçur e kështu me rradhë, kemi
agjencitë që merren me lënien e takimeve dhe për arranxhimin e martesave dhe
ajo që ata na ofrojnë ne sot është saktësisht dashuri, por pa ‘rënien’, pa
rënien në dashuri, pa këtë takimin e paparashikueshëm dhe dramatik dhe kjo
është ajo që më duket shumë e trishtueshme.

 

Mendoj se, sot ne jemi
gjithnjë edhe më shumë të frikësuar nga kjo ngjarja e dashurisë. Ti takon diçka
që është krejtësisht e rastit dhe rezultati i saj, nëse ju e pranoni atë si një
ndodhi, është se e gjithë jeta juaj ndryshon. Është një histori krejt tjetër.
Dhe kjo është përse unë mendoj se, kjo shmangia e rënies në dashuri, është i
njëjti fenomen si ajo shakaja standarde që unë e përdor tek të gjithë librat e
mi.

 

Ne duam që të dalim me
këtë njeriun, por pa atë faturën e gjërave të këqia me vete, pa çmimin që na
duhet të paguajmë për të.

 

Ne duam sheqer pa
kalori. 

Ne duam birrë pa alkool dhe kështu me rradhë.

Dhe unë them se, e njëjta
gjë ndodh edhe me seksualitetin.

Ne duam seks dhe takime
seksuale të shkrurtra dhe të sigurta, pa rënien, pa rënë në dashuri, pa këtë
atashimin fatal.

Dhe unë mendoj se, gjëja
më e trishtueshme këtu është se, edhe pse kjo është duke u shfaqur sot si
ideologjia predominuese, apo asaj që unë i referohem në mënyrë ironike si
budizmi perëndimor, ku ata na thonë se jeta është thjesht një lojë shfaqjesh,
dukjesh, mos e merrni atë shumë seriozisht, mbani një distancë të përshtatshme,
mos u atashoni shumë, shumë herët me objektet dhe kjo i shkon shumë mirë për shtat
këtij qëndrimi sipërfaqësor komercial. Pra ndodhitë janë të rralla. Dhe
ndodhia, është një takim dramatik që si për ta vendosur në më shumë terma
moralë dhe filozofikë, krijon në mënyrë retroaktive vet shkaqet e saj.
 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=OabTK7y7d6 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda
Suti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty