ARTChristie'sGEORGE GROSZ: Një mençuri e mprehtë brisk! Satiristi social...

GEORGE GROSZ: Një mençuri e mprehtë brisk! Satiristi social Grosz!

-

Luftë…

Dekadencë sociale…

Korrupsion politik…

Kabare…

Bordello…

Barbarizëm…dhe…

Çmenduri! 

Nga PRESTIGJOZJA SHËPIA E ANKANDEVE CHRISTIES 

1 AI KA QENË NJË MJESHËTR I MASKIMIT 

George Grosz lindi si Georg Gross në Berlin, në vitin 1893.
Nuk është pranuar asnjë shpejegim përse, në të 20-at e tij, ai e ndryshoi
emrin, përveçse se atij i pëlqente arti i maskimit. Shpesh, në publik ai pretendonte
se ishte një kauboj apo një biznesmen hollandez, ndërsa, në privat, me raste,
ai i priste vizitorët e parë në shtëpinë e tij, duke u thënë se ai ishte shërbërtori
i Z. Grosz dhe se kërkonte ndjesë për mungesën e padronit të tij. Ai adoptoi
gjithashtu një sërë pseudonimesh përgjatë jetës së tij: nga Konti Bessler-Orffyre
dhe George Leboeuf deri tek Dr William King Thomas.
 

2 PAVARËSISHT SE SA HERË ËSHTË LARGAUR GROSZ
NGA BERLINI, DIÇKA VAZHDONTE QË TA TËRHIQTE AS
 

Grosz
lindi në Berlin, por ai u rrit në Stolp, një qytet i vogël në Pomerania-n
Lindore, jo shumë larg nga Baltiku. Ai u rikthye në Berlin, në vitin 1910 për të
studiuar në Shkollën e Arteve dhe të Zejtarisë dhe u bë një klient i rregullt i
‘Café des Ëestens’ ku mblidheshin Ekspresionistët Gjermanë.
 

Megjithatë,
në mënyrë të argumentueshme, një influencë edhe më e rëndësishme artistike mbi
të riun Grosz, ishte Futurizmi. Këndshmëria dinamike e formave goditëse në dy
pikturat e tij novatore, “Funerali: Dedikuar Oskar Panizza (1917-18) dhe “Gjermania: Një përrallë dimri”
(1918), tregojnë një detyrim të qartë ndaj lëvizjes.

3 GJATË LUFTËS SË PARË BOTËRORE AI U BASHKUA
ME USHTRINË DY HERË DHE DY HERË U SHKARKUA
 

Lufta
shpërtheu ndërsa Grosz ishte ende një student. Ai u regjistrua dy herë pa
dëshirë në Ushtrinë Gjermane në nëntor të vitit 1914, vetëm për t’u përjashtuar
për shkak të një infeksioni në sinuse pak muaj më vonë. Ai u thirr në front sërish
në vitin 1917, por shumë shpejt ai pësoi një krizë nervore dhe u shtrua në një
spital fushor, dhe më pas në azilin mendor të ushtrisë, ku doktorët e shpallën
si të papërshtatshëm për shërbim në terren për shkak të shëndetit mendor. Kjo përvojë
nxiti një sërë vizatimesh të skicuara me shpejtësi, duke pasqyruar, vetë fjalët
e artistit, ‘fytyrat kafshërore të shokëve, të oficerëve arrogant dhe të
infermierëve epsharak’.      
 

Piktura
Gefährliche Straße” kap rënien e
Berlinit në një kaos moral dhe fizik. Kjo ishte e para e një serie prej rreth
20 pikturash – ku thuajse gjysma kanë humbur – ku
Grosz pikturoi qytetin
e natës ndërmjet pranverës 1917 dhe nëntorit 1918.

Paqja
u nënshkrua me Aleatët më 11 nëntor 1918, dy ditë pasi Perandori Wilhelm II
abdikoi si Perandor. Nën dritën e kapitullimit gjerman, Grosz tha se ai ‘ishte
i zhgënjyer, jo sepse ishte humbur lufta, por sepse njerëzit kishin vuajtur për
një kohë kaq të gjatë pa dëgjuar ato pak zëra të ngritur kundër masakrave në
masë’.
 

4 AI U KTHYE NË NJË FIGURË KYÇE TË LËVIZJES
DADA
 

Duke
filluar në Zyrih, përpara përhapjes në qytete të tjera evropiane teksa luftës i
erdhi fundi, Dada ishte e rrënjosur në mosbesimin se një konflikt aq i gjatë
absurd dhe shkatërrues sa Lufta e Parë Botërore, mund të ishin luftuar në emër
të progresit. Dadaistët konkluduan se, bota ishte çmendur dhe se vlerat e
pranuara duhet të riktheheshin në kokat e tyre.  
 

Grosz
ndihmoi gjithashtu në fillimin dhe kryesimin e teknikës së fotomontazhit, e
cila përfshinte mbledhjen e fragmenteve të fotografive për të krijuar një imazh
të ri sintetik – një reflektim i Evropës së ndarë që po rimblidhej së bashku pabindshëm
nën dritën e Marrëveshjes së Versajës. 
 

5 GROSZ ISHTE NJË KRONIST I SHQUAR I BERLINIT NË VITEVE
1920
 

Ndërmjet
rënies së monarkisë gjermane në vitin 1918 dhe ngritjes në pushtet të Adolf
Hitler-it në vitin 1933, Berlini fitoi reputacionin si qyteti më i pisët dhe më
i shthurur në Evropë. Kabaretet e Berlinit ishin në mënyrë eksplicit dhe bordellot
e tij famëkeqe. Thuhet se, kokaina mund të blihej në klubet e natës së qytetit
për gjysmën e çmimit të një darke të denjë.
 

‘Mbizotëronte barbarizmi…ishin
kohë të çmendura,’ ka shkruar Grosz në autobiografinë e tij, “Pak po dhe pak
jo”. Veprat e tij më të njohura janë vizione t
ë
pjesëve të brendshme
të jetës metropolitane gjermane në atë kohë, të cilat, së
bashku me historitë e Berlinit nga Christopher Isherwood rreth “Z. Norris dhe Sally
Bowles”, kanë formësuar në mënyrë të pashlyeshme panoramën tonë se si dukej
kryeqyteti gjerman në vitet e Vajmarit. Ato i japin një duhmë të rëndë dekadencës
sociale dhe korrupsionit politik. Shikoni, për shembull, veprën me bojra uji të
Grosz-it e vitit 1922 ‘Orgjia’, e cila paraqet një bar të zymtë, ku një pijanec
grotesk, po pompon cigare dhe spërkat dhëmbët me verë, ndërsa patronët e tjerë
jashtëqisin dhe çiftohen rreth tij.
 

6 AI ËSHTË PADITUR DISA HERË 


koleksioni e vizatimeve të tij të tilla si “Fytyra e Klasës Sunduese” dhe “Ecce Homo” – si edhe veprat e tij për gazeta
dhe fushata –
Grosz ka paraqitur kapitalistët makutë, borgjezinë e vetëkënaqur
dhe plakaruqet e reja pasanike, midis grupeve të tjera sociale. I bekuar me një
mençuri të mprehtë brisk, ai ishte një satirist social, i cili e shikonte veten
si vazhduesi i traditës së William Hogarth.  
 

Megjithatë,
siç do të vëzhgonte dhe filozofia gjermane, Hannah Arendt disa vite më vonë,
karikaturat e Grosz ‘na duken më shumë si reportazhe realiste sesa si satirë.
Ne i njohim këta lloje njerëzish; ata ishin që të gjithë rreth nesh’.
 

Tutorët
dhe prostitutat rreth ‘Ecce Homo”, një
libër që shkaktoi një zhurmë kaq të madhe saqë
Grosz ndjeu se duhet të aplikonte
për një liçensë pistolete për arsye vetmbrojtjeje. Gjithashtu ai u dërgua në gjykatë
me akuzën se 52 nga 100 imazhet e tij ishin pornografike. Grosz u gjykua në
shkurt 1924 dhe ai u gjobit me 6,000 marka. Seksione të shumta nga  publikimi u konfiskuan dhe u ndaluan. Ky ishte
rasti i parë nga tre raste të ndara ngjatë të cilave Grosz u padit me sukses për
prodhimin e veprave ofenduese.
 

Këto
ngjarje mund të kenë bërë që ai të zgjaste udhëtimin e tij në France në vitin
1924, dhe qëndrimin në Paris nga qershori deri në tetor 1925. Bari ‘Dingo
American’ u hap në vitin 1923 dhe shumë shpejt fitoi një famë të keqe midis
artistëve dhe shkrimtarëve anglishtfolës, si ehde sepse ai ishte ndër vendet e
pakta ku pihej që ishte i hapur gjatë gjithë natës. Ernest Hemingëay u takua për
herë të parë me F. Scott Fitzgerald atje në prill 1925, dy javë pas publikimi të
“Gatsbit të Madh” dhe pak muaj përpara se Grosz të realizonte një studim në
bar.   
 

7 AI U BË KOMUNIST PËR NJË KOHË TË SHKURTËR 

Shpesh,
vepra e Grosz shprehte simpati për të varfërit, për punonjësit e nëpërkëmbur që
vuanin në duart e të pasurve, dhe bosave trashaluq. ‘Qëllimi i punës sime është
që t’i tregoj të shtypurve fytyrën e vërtetë të padronëve të tyre,’ ka thënë ai
njëherë.     
 

Për
pak kohë, ai u bë anëtar i Partisë Komuniste, madje mori edhe kartën me emrin e
tij personal nga Rosa Luxemburg (megjithëse, me kalimin e kohës, dhe pas një
takimi nënçmues me Leninin në Bashkimin Sovjetik në vitin 1922, besnikëria e
tij ndaj partisë u luhat).  
 

Grosz
ndjeu se, rënia e Perandorit largoi disa nga pabarazitë që kishin ekzistuar për
një kohë të gjatë në shoqërinë gjermane. Në vitin 1930, ai gjeti një vend shkarkimi
për frustracionet e tij, duke dizenjuar kostumet për adoptimin nga ana e Carl
Sternheim-it të satirës politike të Flaubert-it, “Kandidati”. 
 

I
modernizuar nga Franca e shekullit të 19-të dhe Berlini bashkëkohor, ai ndjek një
kandidat ambicioz për Reichstag-un (ish Parlamenti i Perandorisë Gjermane), i
cili kortezhohet nga tre lidër të ndryshëm politik – dhe në fund ai madje i jep
njërit prej tyre bashkëshorten e tij për të fituar zgjedhjet.   
 

8 AI U PËRFSHI NË EKSPOZITËN E “ARTIT TË DEGJENERUAR” TË
NAZISTËVE
 

Pas
një kohe të shkurtër dhe të këndshme mësimdhënieje në Nju Jork, Grosz u rikthye
në Shtetet e Bashkuara për nje përiudhë më afatgjatë në vitin 1933, vetëm një
javë përpara se Hitleri të bëhej Kancelari Gjerman. (Ai qëndroi në Amerikë për
dy dekada të tjera). Subjekti i Grosz ishte tejet i kundërshtuar nga Nazistët:
ata e etiketuan ‘Bolshevikun Kulturor Numër Një’ – shkatërruan shumë prej
veprave që ai kishte lënë pas, duke përfshirë 15 të tjera që u përfshinë në Ekspozitën
e “Artit të Degjeneruar” në Mynih, në vitin 1937.   
 

Megjithatë,
deri në këtë pikë, Grosz po argëtohej nëpër Atlantik: si një artist, ai i ndau
përpjekjet e tij ndërmjet skenave të rrugës së Manhattan-it dhe peisazheve të erës
të Kepit të Cod-it. Për të parën, ai endej ditën nëpër Nju Jork, me bllokun e vizatimeve
në dorë, duke krijuar variante të përfunduara të skenave të tij natën – një
rezultat tipik i këtij procesi është “Dreka e Shpejtë”, e cila tregon klientë të
të gjitha background-eve socio-ekonomike të bëra turmë rreth një cepi
fast-food-i.   
 

9 AI U BË NJË QYTETAR AMERIKAN 


vitin 1938, pasi i kishin hequr nënshtetësinë gjermane, Grosz u bë ligjërisht
një qytetar amerikan. Gjatë këtyre viteve stili i tij u zbut, megjithëse, me
raste, kishte ende piktura apokaliptike me zjarr ferri në tokë, të cilat sugjerojnë
lirinë e shtypur në vendin e tij mëmë, i cili nuk ishte kurrë larg mendjes së
tij. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nëna e tij (e cila nuk kishte emigruar me
të në Shtetet e Bashkuara) u vra nga një bombardim ajror.
 

10 GROSZ U KTHYE NË BERLIN GJASHTË JAVË PËRPARA
VDEKJES SË TIJ
 

Deri
në vitet 1950, Grosz kishte filluar që të pinte rëndshëm, dhe bashkëshortja e
tij, Eva shpresonte që, një ndryshim mjedisi – kthimi në Gjermaninë
post-naziste – do ta ndihmonte që të hiqe dorë nga ky ves. Në maj 1958, ata u
kthyen në apartamentin e vjetër të prindërve të saj në Berlinin Perëndimor; por
në korrik, pas rrëzimit nga shkallët gjatë një natë kur ai kishte pirë shumë, Grosz
vdiq. Ai ishte 65 vjeç. 
 

(Imazhi
1: George Grosz, 1893-1959)
 

(Imazhi
2:
George Grosz, “Fliegender Händler’, Berlin, 1912) 

(Imazhi
3:
George
Grosz, “Gefährliche Straße”, pikturuar në
korrik
1918)
 

(Imazhi
4:
George Grosz, “Sich pflegen, bringt Segen!”
(F. Sch. Geëidmet)
, pikturuar rreth vitit 1926
) 

(Imazhi
5:
George Grosz, “Die von der liebe Leben”, rreth vitit 1926)

(Imazhi
6:
George Grosz, “Inflacioni”, e vizatuar në vitin 1928) 

(Imazhi
7:
George Grosz, “Shoqëria”, rreth vitit 1926) 

(Imazhi
8:
George Grosz, “Der Feind des Regenbogens”, e ekzekutuar në vitin 1946) 

Burimi:

https://www.christies.com/features/10-things-to-know-about-George-Grosz-7883-1.aspx 

Përzgjodhi
dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty