POEZIE. E. CummingsGruaja ime është një kopësht fildishi nga E. E....

Gruaja ime është një kopësht fildishi nga E. E. Cummings

-

Gruaja ime është një kopësht fildishi

E mbushur me lule
Nën çerdhimin e heshtur dhe të madhërishëm
Të ngjyrave fine që janë flokët e saj
Veshi i saj është një lule delikate dhe misterioze
Flegrat e hundës së saj
Janë të ndruajtura dhe të shkëlqyera
Lule që lëvizin me mjeshtëri
Me përkëdheljen e fundit të frymës
Sytë e saj dhe goja e saj janë tre lule
Gruaja ime është një kopësht fildishi
Shpatullat e saj janë lule të buta dhe të shkëlqyeshme
Poshtë të cilave janë lulet e mprehta dhe të reja
Të gjinjve të saj të vegjël që ngrihen sipër me dashuri
Dora e saj është pesë lule
Sipër belit të saj të bardhë është një lule e mençur formë-ëndrre
Dhe kyçet e dorës së saj janë lulet e vetme më të mrekullueshme
Me të cilat është e mbushur gruaja ime
Këmbët e saj janë të holla
Secila është pesë lule
Nyja e saj
Është lule një minute
Gjunjët e gruas sime janë dy lule
Ijet e saj janë vigane dhe lule të patrëmbura të natës
Dhe përsosmërisht ndërmjet tyre
Duke fjetur egërsisht është
Lulja e papritur e magjisë së plotë
Gruaja ime, e cila është e mbushur me lule
Është një kopësht fildishi
Dhe hëna është një djalë i ri
Që e shoh rregullisht, në muzg
Duke hyrë në kopësht
Duke i buzëqeshur vetes

Gruaja ime është një kopësht fildishi, nga E. E. Cummings
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty