PIKTURËGustav KlimtGUSTAV KLIMT, ARTI MODERN DHE LINDJA E SUKSESIONIT VJENEZ

GUSTAV KLIMT, ARTI MODERN DHE LINDJA E SUKSESIONIT VJENEZ

-

Një nga lëvizjet më avantgarde të
artit në Evropë

Nga Botimet TASCHEN

 

Shpesh
lindja e artit modern përshkruhet si një revolucion kundër forcave konservatore
dhe stileve të vjetëruara, ku e vjetra u përpi plotësisht nga artistët avantgard,
të cilët synonin prishjen e ‘status quo-së’. Megjithatë, edhe lëvizjet radikale
kanë nevojë për liderët, manifestet dhe programet, rregulat dhe rregulloret, si
edhe për platformat periodike dhe tregun e tyre. Një nga organizatat avantgarde
më të spikatura e fundshekullit të 19-të, ishte Suksesioni Vjenez, i themeluar
në pranverë të vitit 1897 në kundërshtim me shoqatën e ngritur ‘Kunstlerhaus’(Godina
e ekspozimit të artit të Vjenës). Qendra e këtyre zhvillimeve progresive ishte
Gustav Klimt në Vjenën Perandorake, ku ai shërbeu si Presidenti i parë i
Suksesionit, duke shërbyer jo vetëm si kreu i saj dhe si një lloj drejtuesi i
pjekur, por i cili përcaktoi në mënyrë aktive drejtimin e këtij grupi të ri,
duke i dhënë formë identitetit të tij pamor, si edhe duke ekspozuar rregullisht
në ekspozitat e Suksesionit. Përfshirja e tij me Suksesionin Vjenez shënjon ditët
e themelimit dhe të lavdisë së shoqatës deri në ndarjen e të ashtuquajturit
Grupi Klimt nga Suksesioni në vitin 1903.

 

Dekada
që pasoi themelimin e Suksesionit dëshmoi gjithashtu transformimin dhe rishpikjen
e artistit Gustav Klimt siç ne e njohim atë sot: nga një piktor i respektuar
dhe shumë mjeshtëror, qartësisht akademik, në një protagonist të një prej lëvizjeve
më avantgarde dhe aventuroze në Evropë në fund të shekullit. Stili i Klimt jo
vetëm që ndryshoi dramatikisht gjatë kësaj periudhe në një stil më rrëzëllitës
e të shtrenjë dhe me ngarkesë erotike, stilin ‘Jugendstil’ (Art Nouveau), por
ai u kthye gjithashtu në një nga ithtarët kryesor të të ashtuquajturit
(Gesamtkunstwerk) (tërësisht një vepër arti), duke advokuar për integrimin e të
gjitha arteve në një tërësi të unifikuar nën lidershipin e arkitekturës.

 

Në këtë
periudhë krijmtarie të jashtëzakonshme, Gustav Klimt krijoi disa nga veprat e
tij më të rëndësishme dhe mahnitëse: nga trajtimi novator i subjektve klasike në
‘Pallas Athena’ e vitit 1898, deri tek lartësimi i pasurive ornamentale në
pikturën ikonike ‘Puthja’ e vitit 1907-08. Gjatë këtyre viteve, Klimt ishte një
figurë publike e spikatur dhe, më e rëndësishmja, ai ekzekutoi një numër të
lartë porosish veprash arti për ekspozitva, për godinat publike dhe për rezidencat
private. Tendencat dekorative të artit të tij, gjetën një përgjigjje të
fuqishme tek mjediset moderne të dizenjuara specifikisht me artin e tij në
mendje, duke kulminuar me monumentalen ‘Beethoven Frieze’ e vitit 1901-02. Pas
skandaleve të të ashtuquajturave ‘Pikturat e Fakultetit’, të përfunduara në vitet
1900-01, pritja e vakët dhe përpjekja për t’u rikthyer në skenën publike me ‘Kunstschau’
në vitin 1908, Klimt u tërhoq nga jeta publike dhe iu përkushtua gjithnjë edhe
më shumë porosive të portreteve dhe të peisazheve. Epokës madhështore të Suksesionit
si një nga lëvizjet më avantdarge në Evropë i kishte ardhur fundi, e përpirë
nga një gjeneratë e re artistësh dhe që u kthye në diçka të vjetëruar nga
kërcënimi i Luftës së Madhe dhe nga krizat ekonomike.

 

LINDJA E SUKSESIONIT VJENEZ

 

Ashtu
si në shumë kryeqytete evropiane, klima intelektuale dhe artistike në Vjenën e
fin-de-siecle (fundshekullit) ishte gati për revolucion. Në shekullin e 19-të
qyteti ishte zhvilluar në një metropol kryesor prej dy milionë banorë me një
arkitekturë madhështore, ndonjëherë bombastike, e denjë për kryeqytetin e
Perandorisë Austro-Hungareze të zgjeruar dhe multikulturore. Vjena ishte udhëheqëse
jo vetëm e traditave të pasura të muzikës, të letërsisë dhe të arteve pamore,
por gjithashtu të shkencës, inxhinierisë, mjekësisë, filozofisë, psikoanalizës
dhe psikologjisë, duke prodhuar tre gjenerata individësh të jashtëzakonshëm në
fusha të ndryshme të arteve dhe të shkencës: Sigmund Freud (1856-1939), Adolf
Loos (1870-1933) dhe Hugo von Holfmannsthal (1874-1929), Kark Kraus(1874-1936),
Arnold Schoenberg (1874-1951), Oskar Kokoschka (1886-1980), Ludwig Wittgenstein
(1889-1951) dhe Egon Scheile (1890-1918). Megjithatë, qyteti ishte gjithashtu një
kulturë në krizë, me një rritje të nacionalizmit dhe të radikalizmit politik,
duke e tendosur në mënyrë të konsiderueshme shtetin multietnik. Tensioni ndërmjet
historive retrogresive të messhekullit dhe shfaqja e Modernizmit, prodhuan një
klimë të favorshme për ndryshim ku lulëzoi revolucioni krijues i Suksesionit.  

 

Suksesioni
Vjenez u themelua më 25 maj 1897 (kushtetuta e saj u nënshkrua më 3 prill 1897)
në kundërshtim të drejtëpërdrejtë me establishmentin artisitik të përfaqësuar
nga Shoqëria e Artistëve të Vjenës, përgjithësisht të njohur me emrin e selisë
së tyre (‘Shtëpia e Artistëve’), në qendër të qytetit në Karlsplatz.
Kryengritja artistike mori formën e ndarjes së të resë me të vjetrën, duke
propzuar një stil të ri dhe një mënyrë të re shprehjeje në përputhje me
realitetet e epokës industriale dhe të jetës moderne në një metropol frymëzues
– “kombinimi ambig i revoltës Edipiale kolektive dhe kërkimi narcistik për një
vete të re”, siç e ka perifrazuar Carl Schorske. Për Suksesionin, nuk do të
mjaftonte asnjë më pak se sa shkëputja historike radikale për prodhimin e një
agimi të ri nëpërmjet forcës rigjineruese të artit – “pranvera e shenjtë” e
evokuar nën moton ‘Ver Sacrum’, gjithashtu edhe emri i revistës së saj
programatike. Lëvizja u vu në lëvizje nga “shpirti i të rinjve nëpërmjet të cilëve
e tashmja bëhet gjithmonë modere”, siç u shpall në inagurimin e daljes së
revistës. Duke vepruar kështu, ajo ndoqi modelin e Suksesionit të Mynihut, i
cili në vitin 1892 kishte hapur shtegun, të cilit shumë shpejt do t’i bashkoheshin
Suksesioni i Berlinit dhe shumë grupime të tjera, të cilat sfiduan
establishmentet artistike nëpër të gjithë Evropën.

 

Mbi të
gjitha, Suksesioni kundërshtonte frenimin e Kunstlerhaus, aderimin në stilin
akademik, politikat kufizuese të ekspozimit dhe metodat e prezantimit të një
stili të vjetër. Posteri i Klimt-it për ekspozitën e parë të Suksesionit, e
cila ndodhi në pranverë të vitit 1898, vizualizon më mënyrë të fuqishme ndarjen
me të shkuarën nëpërmjet filtrit të mitit klasik: përbindëshi Minotaur me
trupin e tij njerëzor dhe kokën prej demi vritet nga i riu Theseus, mbreti
themelues i Athinës, duke luftuar kundër një rendi arkaik dhe të vjetëruar. Ky
poster u censurua, dhe u kërkua mbulimi i gjenitaleve të Theseus-it, duke
vendosur në mënyrë strategjike mbathje sportive. Në profil, në të djathtë, Perëndeshë
Athina vigjilon mbi Suksesionin si patrone e artit dhe e zejtarisë. Suksesioni
përdori strategji tejet efektive, të ndërtuara rreth një identiteti të përbashkët
koherent, dhe duke shpallur ardhjen e tij nëpërmjet një dizanji grafik të
thjeshtë, e cila u shfaq gjithashtu edhe tek kapaku i katalogut të ekspozitës dhe
tjetërkund. Kombinimi i një stili të reduktuar dhe të pastër ndaj referencave mitologjike
klasike, u përodrën për të shpallur shkëputjen vigoroze nga establishmenti
drejtues i traditës së ‘secessio plebes’ Romake dhe si agimi i një epoke të re
krijmtarie. Ajo tregon gjithashtu tensionin e trashëguar të një lëvizje dinamike
të kapur ndërmjet shtytjes ambicioze për të ecur përpara dhe atashimit të
thellë ndaj traditës dhe autoritetit, të shprehura nëpërmjet aderimit në ikonografine
klasike dhe bashkëpunimin me pushtetin ekzistues, për shembull, duke i kushtuar
homazh me bindje Perandorit.   

 

BURIMI:
Shkëputur nga libri ‘Gustav Klimt’ nga Tobias G. Natter, botimet Taschen, 2020.

 

Përzgjodhi
dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty