Piktori austriak Gustave Klimt ka qene advokuesi me i famshem vjenez i Artit Nouveau-t, ose, sic njihej ky stil ne Gjermani, Jugendstil. Fillimisht i suksesshem si nje piktor akademik tradicional, ai zhvilloi stilin e tij eklektik, dekorativ dhe shpesh erotik. Pozicioni i tij si bashkethemelues dhe Presidenti i Pare si Suksesionit Vjenez siguruan qe stili i tij te behej gjeresisht ndikues. Stili i Klimt-it eshte shume ornamental. Ai preferonte linja organike dhe perdorte shume ngjyra te arta dhe te argjendta ne veprat e tij te artit, me shume siguri si trashegimi e profesionit te te atit si skalites ari dhe argjendi. Pikturat e tij te kushtueshme, me zbukurime ku figurat e tij jane thuajse te zhytura ne mozaike me ngjyra bizhuterish dhe ar ishin nje skandal per kohen e tij per shkak te ekspozimit te lakuriqesise dhe te sensualitetit dhe eroticizmit fin. Krijuar qe prej viteve 1890-te deri ne vdekjen e artistit ne vitin 1918, pikturat me peisazhe plot ngjyra dhe shpesh poetike perfaqesojne nje aspekt pak te njohur te veprave te Klimt-it. Pikturat e peisazheve e aftesuan ate qe te eksperimentonte. Subjektet e tij te preferuara perfshijne kopshtet frutore, pyjet, kopshtet dhe vilat rreth Attersee ne Vjene. Klimt u frymezua nga neo-impresionistet dhe mozaiket bizantine, per te formuar nje gjuhe shume personale dhe formale. Ndryshe nga impresionistet, Klimt nuk ishte i interesuar ndaj ndryshimeve klimaterike. Peisazhet e tij u bene shume abstrakte, megjithese ai vazhdoi qe te punonte drejteperdrejte nga motivet. Nje tipar i vecante i veprave te Klimt eshte madhesia e tyre standarde dhe formati katror, nje mekanizem i perdorur nga Klimt duke pasur ekspozitat ne mendje. Peisazhet e Klimt-it jane nje aspekt mjaft i admiruar i korpusit te veprave te artistit.
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti.