Të tjeraGYOTAKU: ARTI I LASHTË JAPONEZ I PIKTURIMIT TË PESHKUT...

GYOTAKU: ARTI I LASHTË JAPONEZ I PIKTURIMIT TË PESHKUT NGA K. ERICA DODGE

-


Burimi: TED ED, Seria Paleta e Artistit

Sa i madh ishte ai peshku që kape?

Kaq i madh? Apo, kaq i madh? Apo, kaq…i madh?  

 

Pa evidenca fotografike nuk ka asgjë që të provojmë se
kemi kapur një përbindësh të madh, dhe kjo ka qenë e vërtetë që nga fillimet e
peshkimit. Në fakt, qindra vite më parë, shumë përpara se fotografia të kapte lëvizjen,
peshkatarët japonez shpikën vet mënyrën e tyre për të regjistruar kapjet e
trofeve nga ana e tyre. Ata e quajtën atë “Gyotaku”.

 

“Gyotaku” është një art i lashtë i printimit të peshkut me
origjinë në Japoni, si një mënyrë për të regjistruar kapjet trofe përpara
kameras moderne. “Gyo” do të thotë peshk dhe “taku” do të thotë përshtypje. Ka
histori të ndryshme rreth se si u shpik “Gyotaku”, por në thelb ai filloi me
peshkatarët të cilët kishin nevojë për një mënyrë për të regjistruar speciet
dhe madhësitë e peshqve që ata kapnin mbi 100 vite më parë.

 

Peshkatarët merrnin letër, bojë dhe penele në det me vete.
Ata rrëfyen historitë e aventurave të mëdha në net. Duke qenë se, japonezët i
nderonin disa peshq, ata i lironin ato. Për të bërë dallimin, ata e pikturonin
peshkun me bojë jotoksike ‘sumi’ dhe i printonin ato mbi letra orizi. Në këtë mënyrë
ato mund të liroheshin ose të pastroheshin dhe të shiteshin në treg.

 

Printimet e para si këto, ishin regjistrime vetëm pa
detaje shtesë. Nuk ndodhi deri në mes të viteve 1800, kur ata filluan që të
printonin detajet e syve dhe të zbukurimeve të tjera në printimet e tyre. Një
fisnik i famshëm, Lordi Sakai, ishte një peshkatar lakmues, dhe kur ai bëri një
kapje të madhe, ai dëshironte që ta ruante kujtimin e një krapi të madh, të kuq
deti. Për të bërë këtë, ai komisionoi një peshkatar për të printuar kapjen e
tij. Pas kësaj, shumë peshkatar sillnin printimet e tyre “Gyotaku” tek Lordi
Sakai, dhe nëse ai i pëlqente veprat e tyre, ai i paguante ata për t’ia
printuar veprat e tyre. Shumë printime u varën në pallat gjatë periudhës Edo.
Pas kësaj periudhe, “Gyotaku” nuk ishte i famshëm dhe filloi të zbehej.

 

Sot, “Gyotaku” është kthyer në një formë të famshme arti,
e shijuar nga shumë njerëz. Dhe thuhet se, printimet i sjellin fat të mirë
peshkatarit. Por forma e artit është disi e ndryshme sesa ç’ka qenë. Shumica e
artistëve sot mësojnë vet duke provuar dhe gabuar.

 

Përpara se artisti të filloj printimin, peshku duhet përgatitur
për printim. Së pari, artisti e vendos peshkun në një sipërfaqe të gropëzuar.
Pastaj artisti i nxjerrë krahët dhe i ngjit në fletë për t’u tharë. Më pas ata e
pastrojnë peshkun me ujë.

 

Kur vjen koha për t’i printuar, ka dy metoda të ndryshme.
Metoda jodirekte fillon me bërjen e sipërfaqes të lagësht (si me bulëza uji)
ose vendosjen e letrës mbi peshkun duke përdorur lëng orizi. Më pas, artisti përdor
një top pambuku të mbuluar me mëndafsh (tompo), për të vendosur bojë mbi copën
ose letrën për të prodhuar printimin. Kjo metodë kërkon shumë aftësi dhe duhet
bërë kujdes i madh gjatë heqjes së letrës nga peshku që letra të mos griset. Metoda
direkte, artisti pikturon drejtëpërdrejtë mbi peshkun, dhe pastaj shtyp me butësi
copën me lagështirë ose letrën tek peshku.

 

Me të dyja këto metoda, asnjëra nga dy printimet nuk është
saktësisht e njëjtë, por që të dyja tregojnë imazhet dramatike të peshkut. Në
fund, artisti përdor një prerës, ose një stampë, dhe nënshkruan veprën e tij
dhe atëherë ai mund ta ngrejë atë sipër dhe të thotë, “Peshku ishte kaq i
madh!”

 

Burimi:

https://www.youtube.com/watch?v=k_mG-Ka4mv8&list=PLJicmE8fK0Ej26EQOOyY5o0PYLZdnuaMK&index=15

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty