ARTINFLUENCAT E ARTIT JAPONEZ TEK ARTISTËT PERËNDIMOR

INFLUENCAT E ARTIT JAPONEZ TEK ARTISTËT PERËNDIMOR

-

Duke filluar nga impresionizmi, linjda e Japonisme, subjekti, stili, post-impresionizmi,
Art Nouveau, frymëzimet e reja, ekspersionizmi abstrakt,  arti i kaligrafisë, Franz Kline, Jackson
Pollock, arti bashkëkohor dhe deri tek Manga-t dhe Kultura Pop.

Nga REVISTA ARTSPER

 

Përgjatë gjithë historisë
Japonia ka patur një influencë të konsiderueshme në artin perëndimor dhe që vazhdon
ta ketë edhe në ditët e sotme. Artistët janë frymëzuar nga të gjitha aspektet e
traditës artistike japoneze, nga printimet në dru të “ukiyo-e” deri tek manga-t
e ditëve moderne. Ejani me Artsper në një udhëtim nëpër kohë dhe kulturë, për të
parë influencën e artit japonez mtek artistët perëndimor.    

 

Impresionizmi dhe linjda e Japonisme

Influenca e artit
japonez tek artistët perëndimor u vetvendos edhe më mirë në fund të shekullit të
19-të gjatë Lëvizjes Impresioniste. Ky fenomen u bë i njohur si Japonizme duke
qenë se pati një rritje të papritur në interesit për artin japonez gjatë
rifillimit të tregtisë së Japonisë me perëndimin në vitin 1853, ku Japonia pati
mundësinë që të prezantonte mallrat dhe kulturën e saj në Evropë. Japonizme u përdor
për herë të parë si term nga koleksionisti dhe kritiku francez i artit, Philippe
Burty në vitin 1872, me përhapjen edhe më të madhe të influencës së Japonisë
tek artistët perëndimor.

 

Një nga këto
prezantime ishin edhe printimet në dru të “ukiyo-e”, që fjalë për fjalë do të
thotë ‘piktura të botës fluturake’, duke iu referuar rajonit të Edo-s (tani
Tokio). Këto printime, paraqesin aktorë, peisazhe dhe skena erotike nga Teatri Kabuki,
dhe shumë aspekte të tjera të kulturës japoneze. Disa nga artistët më të famshëm
të “ukiyo-e” ishin Katsushika Hokusai, Kitagawa Utamaro dhe Utagawa Hiroshige, perspektivat
e rrafshuara, ngjyrat e ndezura dhe linjat e theksuara të të cilave ishin një
frymëzim i pafundëm për artistët perëndimor.

 

Në të vërtetë, këtu
është e rëndësishme të vëmë re se, disa nga veprat e prodhuara nga këta artistë
vlerësohet si Orientalizëm se sa si frymëzim i thjeshtë, duke qenë se ata
visheshin me veshje tradicionale dhe imitonin japonezët. Megjithëse, jo në atë
kohë, nësë do të shikojmë në retrospektivë ne do të pranonim se kjo praktikë ka
qenë përvetësim i kulturës japoneze sesa si një vlerësim, të cilin ne nuk kërkojmë
që ta reklamojmë.

 

Subjekti

Artistët
impresionist të tillë si Edgar Degas, Claude Monet dhe James Tissot të gjithë
grumbulluan koleksione të mëdha të artit japonez. Megjithatë, disa prej tyre u
frymëzuan në mënyrë më të drejtëpërdrejtë se sa disa të tjerë. Dukshëm, subjekti
i “Urës Japoneze” të Monet mund të krahasohet drejtëpërdrejtë me peisazhet e
printimeve të “ukiyo-e”, veçanërisht “Nën urën
Mannen të Fukagawa-s” së Hokusai-t, duke prezantuar kështu një ndjenjë të dukshme japoneze
ndaj lëvizjes tradicionale franceze të Impresionizmit. 

 

Stili

Ndonëse, shumë
artistë kanë bërë referenca më të holla të printimeve të “ukiyo-e”, për
shembull, Mary Cassat dhe Edgar Degas, në mënyrë të dukshme në stil sesa në
subjekt. Cassatt e rishpiku stilin e subjekteve të grave dhe të fëmijëve nga
ana e saj, sipas stilit të printimeve japoneze, duke përdorur ngjyra të plota
dhe duke e prezantuar dimensionalitetin nëpërmjet përdorimit të linjës sesa të
tonit. Kjo është veçanërisht e dukshme në pikturën e saj “Prukeria”, e cila
paraqet një grua në një nga aktivitetet në jetën e saj të përditshme duke
krehur flokët. Ky printim na kujton “
Takashima
Ohisa duke përdorur dy pasqyra për të vëzhguar parukerinë e saj” nga
Kitagawa Utamaro, megjithëse kjo e
fundit është krijuar një qind vite më parë, duke theksuar kështu, pakohësinë e
kësaj gjinie.

 

Në mënyrë të
ngjashme, “Grua duke krehur flokët e saj” e Edgar Degas thuhet se, është frymëzuar
drejtëpërdrejtë nga “
Yamauba duke krehur flokët
e saj dhe Kintoki” e
Hiroshige-s. Të dyja pjesët, paraqesin gra nudo duke kryer aktivitete shtëpiake,
në përputhje tashmë me stilin e Dega-së. Megjithatë, perspektiva e shikuesit, i
pozicionuar disi sipër subjektit është një tipar i dallueshëm japonez, përvetësimi
i së cilës i atribuohet dijeve të gjera të veprës për artistët japonez.   

 

Post-Impresionizmi

Sigurisht, është e
pamundur që të flasim për influencën e artit japonez tek artistët perëndimor pa
përmendur veprën e Vincent Van Gogh. Megjithëse, ai ishte disi më i vonë në
kapjen e kësaj influence sesa artistët parizian të kohës, arti japonez la një përshtyje
të gjatë tek ai. Dashuria e tij për natyrën dhe peisazhet e paraqitura nga
printimet e “ukiyo-e” bën që ai të vendosej në Arles, në jug të Francës në kërkim
të frymëzimit për krijime më origjinale të stilit japonez, pikturar e të cilëve
ai i admironte aq shumë.    

 

Art Nouveau dhe frymëzimet e reja

Gjatë kalimit në Lëvizjen Art Nouveau, Gustav Klimt ishte
shumë i frymëzuar nga printimet e  “ukiyo-e”,
provat e së cilës mund të gjenden tek planet e sheshta, modelet intriguese dhe
ngjyrat e gjalla të veprave të tij. Për më tepër, thuhet se ai ka qenë një
admirues i madh i Shkollës Rinpa të Kiotos, të njohur për përdorimin e hollësishëm
nga ana e tyre të sfondeve me gjethe të arta dhe stil të rafinuar. Sigurisht që,
kjo mund të shikohet jashtëzakonisht shumë tek “Faza e artë” e Gustav Klimt.    

 

Ndërkohë, një
artist tjetër i Art Nouveau ishte Henri de Toulouse-Lautrec, ku preferencat e
subjektit të sallave të kërcimit dhe të bordellove të Montmartre përfaqësojnë
ekuivalentin evropian të rajonit të kënaqësive të Edo-s. Ai kishte në
koleksionin e tij printimet “ukiyo-e”
Kitagawa Utamaro, i
cili u arrestua në vitin 1804 për shkak të pikturave të figurave historike me kurtizanet
në festa. Artistët ishin qartësisht të afërt në shpirt pavarësisht dallimeve të
tyre në gjenerata dhe në kulturë! Përdorimi i ngjyrës, konturet e errta dhe
mungesa e thellësisë në posterat e Toulouse-Lautrec janë veçanërisht derivate të
printimeve nga Teatri Kabuki. Vepra e tij ‘Divan
Japonais’ është një shembull i përsosur për të gjitha gjërat japoneze.   

 

Ekspersionizmi abstrakt dhe arti i kaligrafisë

Influenca e artit japonez tek artistët perëndimor nuk ndali
me përfundimin e shekullit. Megjithatë, qendrat e interesit evoluan, siç ndodhi
me qendrën e infuencës artistike perëndimore, duke lëvizur nga Parisi në Nju
Jork. Artistët e lëvizjes amerikane të Ekspersionizmit Abstrak përgjatë viteve
1940 dhe 1950, thuhest se gjithashtu janë drejtuar nga lindja për frymëzim. Dy
vendet kanë qenë një influencë e madhe reciproke në vitet pas luftës, duke
sugjeruar për infiltrimin e kulturës japoneze në pavetëdijen kolektive të asaj
kohe. Teoria jungiane e pavetëdijes kolektive ishte shpesh një referecë për
Ekspresionistët Abstrakt, duke qenë se kjo ishte ajo që ata kërkonin që të
shprehnin në lirinë e veprave të tyre. Megjithëse, ndonjëherë kishte mosmarrëveshje,
përgjithsisht mendohet se penelatat e vrullshme të Franz Kline, Willem de
Kooning dhe Jackson Pollock janë influencuar nga kaligrafia japoneze (dhe ajo
kineze).

 

Franz Kline

Franz Kline në veçanti
ishte i interesuar për Grupin Avantgard të Kaligrafisë së Bokujinkai
, me qendër në Kioto. Ky grup arriti tek ai dhe tek artistë të tjerë të
asaj kohe, duke vënë re ngjashmëritë ndërmjet veprave të tyre dhe serisë së tij
bardhe e zi. Kline shkëmbeu shumë letra me ta dhe madje edhe propagandoi për kaligrafinë
japoneze tek audiencat amerikane, duke cituar ngjashmëri në stilin e veprave të
tyre.
Megjithatë, me
kalimin e viteve, Kline më vonë filloi të mohonte ngjashmërinë ndërmjet veprave
t
ë tij dhe kaligrafisë, duke arsyetuar se veprat e
tij ishin thjesht pamore sesa si copëza shkrimesh. Kjo për shkak të ndjenjës
kombëtare që po rritej në Amerikë pas luftës dhe dëshira për të qenë pjesë e lëvizjes
së ekspersionizmit abstrakt. Në kontekstin e thirrjes p
ër një estetikë të pastër amerikane  nga kritikët
amerikan të artit, duke b
ërë që influenca e artit japonez të shtypej.

 

Jackson Pollock

Jackson Pollock, mëgjithëse i famshëm për veprat e tij
abstrakte, gjithashtu ishte i magjepsur nga koncepti i gërmave dhe dorëshkrimeve
t
ë rishpikura të shumë kulturave, duke përfshirë
edhe kaligrafinë japoneze, në një stil abstrakt në pikturat e tij. Për më shumë,
Pollock përdorte letër japoneze në krijimin e veprave të tij, veçanërisht ato të
serive të tij të zeza, të cilat kanë një stil pamor që na kujton veçanërisht
rrjedhjen e lirë të penelatave të kaligrafisë. Kështu, qoftë një mit modern apo
një burim i vërtetë frymëzimi, ngjashmëritë pamore ndërmjet kaligrafisë
japoneze dhe këtyre pikurave absurakte janë të dukshme.

 

Arti bashkëkohor dhe ngritja e Manga-ve

Në ditët e sotshme,
magjepsja me artin japonez nuk ka rreshtur së ekzistuar brenda artistëve perëndimor.
Tani është radha e manga-ve, që fjalë për fjalë do të totë komike (dhe forma e
tyre e animuar, anime), të karaketrizuara nga shprehje faciale të ekzagjeruara
dhe ngjyrat e ndezura. Në fillim të mesviteve 1990, n
ë Francë u zhvillua një vlerësim i thellë për manga-t japoneze, dhe tani Franca përfaqëson tregun
e dytë më të madh në botë për manga-t pas Japonisë. Kjo ka bërë që botues të
tillë si ‘Glénat’ të prodhojnë gjuhën e tyre franceze të manga-ve, që çoi në ngjizjen
e Lëvizjes së Manga-ve La Nouvelle, nëpërmjet bashkëpunimit të artsitëve franko-belg
dhe aytre japonez.

 

Kultura Pop

Për më tepër, kjo
ka koinçiduar me fenomenin e Pokémon që përfshiu botën në vitet 1990, të cilat risollën
në vëmendje stilin a artit japonez. Sot ato janë kthyer në një element kryesor
të kulturës popullore. Ndërkohë, artistë të tillë si
Takashi Murakami, deri më sot një nga emrat më të mëdhenj
të artit bashkëkohor, panë një rritje të madhe në popullaritet gjatë kësaj
periudhe gjithashtu. Arti i tij ka qenë thelbësor për prezantimin e estetikës ‘kawaii’
në perëndim, e njohur për ngjyrat në shkumës dhe personazhet e lezetshme. Për
pasojë, arti japonez ka qenë i gjithëpranishëm në vitet 1990, qoftë në formën e
komikeve, të lojrave apo të pikturave, kështu që nuk është habi që ato kanë zënë
rrënjë në mendjen e artistëve perëndimor.

 

Sot, artistët francez dhe amerikan në veçanti po e vazhdojnë
këtë formë arti sipas mënyrës së tyre. Ata frymëzohen nga personzhet dhe stili
i manga-ve, duke i kombinuar ato me influencat perëndimore. Për shembull, ju
mund të gjeni disa artist
ë në Artsper
të tillë si
Caroline Maurel dhe Arno Metz, të cilët e kanë përqafuar këtë stil modern të artit japonez
në veprat e tyre.

 

Kështu, pasi kemi udhëtuar nga Japonia në Francë dhe në
Shtetet e Bashkuara, ne mund të shikojmë se arti japonez ka pasur një infuencë
thelbësore tek artistët perëndimor përgjatë dy shekujve të shkuar. Padyshim që
arti japonez, do të vazhdojë të jetë një burim i pasur frymëzimi për shumë vite
që do të vijnë, duke qenë se ata janë pioner të teknologjisë moderne, e cila po
fiton gjithnjë edhe më shumë popullaritet si subjekt t
ë
artit bashkëkohor. Por cili art ju
frymëzon më shumë? Ndërlikimet e printimeve “ukiyo-e”, natyra goditëse e
kaligrafisë apo tregimi i histrorive përmes manga-ve?

(Imazhi 1: “Lulëzim bajamesh”, Vincent van Gogh, 1890)

(Imazhi 2 dhe
2.1: “Pellgu me zambak uji”, C
laude Monet, 1899 dhe “Nën
Urën Mannen në Fukagawa, 
Katsushika Hokusai, rreth 1830-32)

 

(Imazhi 3: “Parukeria”,
Mary Cassatt, 1890-91 dhe Takashima
Ohisa “Duke përdorur dy pasqyra për të vëzhguar parukerinë e saj”,
Kitagawa Utamaro , rreth 1795)

 

(Imazhi 3.1: Qoftë në subjekt apo në
stil, një gjë është e qartë se, Impresionistët nuk ‘ngopeshin’ me artin
japonez!)

(Imazhi 4: “Portret i Adele Bloch-Bauer I”, Gustav Klimt, 1907)

(Imazhi 5 dhe
5.1: “Divan Japonais”, 
Henri de Toulouse-Lautrec,
1892
 dhe “Dy gra”, Kitagawa Utamaro, rreth 1790)

(Imazhi 6: “Mahoning”, Franz Kline, 1956)

(Imazhi 7: Eko: Numër. 25, Jackson Pollock, 1951)

(Imazhi 8: Rrezatuese, manga
franceze)

(Imazhi 9: Le Songe du tigre, Caroline
Maurel, 2019)

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/influence-of-japanese-art-on-western-artists/

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty