Të tjeraKUSH E VENDOS SE ÇFARË KUPTIMI KA ARTI? NGA...

KUSH E VENDOS SE ÇFARË KUPTIMI KA ARTI? NGA HAYLEY LEVITT

-

“Ti shkruan rreth luleve të mia a thua se unë mendoj dhe shikoj se çfarë
mendon dhe shikon ti…po ja që nuk është kështu.” – Georgia O’Keeffe

 

Përfytyroni sikur ju dhe një miku juaj jeni duke shëtitur
nëpër një ekspozitë arti dhe një pikturë e mrekullueshme kap vëmendjen tuaj. E
kuqja vibrante për ju shfaqet si simboli i dashurisë, por miku juaj është i
bindur se ajo është simboli i luftës. Dhe aty ku ju shikoni yjet në një qiell
romantik, miku juaj shikon ngrohjen globale, duke përfshirë edhe ndotësit. Për
të zgjidhur debatin, ju ktheheni nga interneti, ku lexoni se piktura është një
replikë e një projekti arti të një artisti avantagrd: E kuqja ka qenë ngjyra e
saj e preferuar dhe pikat e argjenda janë xixillonja. Ti tani i di me saktësi qëllimet
që kanë çuar në krijimin e kësaj vepre arti.

 

A mos është gabim që ju e shijuat atë si diçka që nuk
ishte në vetvete qëllimi i artistit?

A e shijoni ju atë më pak tani që e dini të vërtetën?

Sa shumë e prek qëllimi i artistit interpretimin tuaj për
atë pikturë?

 

Kjo është një pyetje e cila është hedhur vërdallë nga
filozofët dhe kritikët e artit për dekada, por pa arritur në asnjë konsensus. Në
mesin e shekullit të XX-të, kritiku letrar W. K. Wimsatt dhe filozofi Monroe
Beardsley kanë argumentuar se, qëllimi artistik është i parëndësishëm. Ata e
quajtën këtë gjë ‘Falsitet i Qëllimshëm’: besimi se vlerësimi i qëllimeve të
artistit është keqorientues. Argument i tyre ishte i dyfishtë.

 

Së pari, artistët që ne studiojmë nuk jetojnë më, ata nuk
i kanë regjistruar kurrë qëllimet e tyre, ose thjesht janë të padisponueshëm për
t’ju përgjigjur pyetjeve rreth punës së tyre.

 

E dya, edhe nëse do të kishim një bollëk me informacion
relevant, Wimsatt dhe Beardsley besonin se, ky informacion do të na shpërqëndronte
nga cilësitë e vet veprës. Ata e krahasonin artin me një ëmbëlsirë: Kur ju
shijoni një puding, qëllimet e shefit nuk e prekin faktin nëse ju e pëlqeni
shijen e tij apo pamjen. Ajo që ka rëndësi kanë thënë ata është që pudingu
‘funksionon.’ Sigurisht që, ajo që ‘funksionon’ për një person mund të mos
‘funksionojë’ për një tjetër.

 

Dhe duke qenë se, interpretime të ndryshme janë tërheqëse
për njerëz të ndryshëm, pikat e argjenda në pikturën tonë mund të interpretohen
shumë mirë edhe si xixillonja, yje apo si ndotës. Sipas logjikës së Wimsatt-it
dhe të Beardsley-it, interpretimi i artistit për vet punën e tij është thjeshtë
njëra mes shumë mundësive të tjera barazisht të mundshme.

 

Nëse mendoni se, kjo është diçka problematike, mund të
jeni më shumë në të njëtën linjë me Steven Knapp dhe Talter Benn Michaels, dy
teoricienë letrar të cilët e kanë refuzuar ‘Falsitetin e Qëllimshëm’. Ata kanë
argumentuar se, kuptimi që ka pasur për qëllim artisti nuk ka qenë thjesht vetëm
një interpretim i mundshëm, por i vetmi interpretim i mundshëm. Për shembull,
supozoni se, ju jeni duke ecur në një plazh dhe rastisni në një seri shenjash në
rërë të cilat shprehin vargun e një poezie. Knapp-i dhe Micheals-i besonin se,
poema do ta humbiste të gjithë kuptimin nëse ju do të zbulonit se, këto shenja
nuk janë vepra e një qenieje njerëzore, por një koinçidencë e çuditshme e
prodhuar nga dallgët. Ata besonin se, një krijues i qëllimshëm është ajo që e bën
poemën subjekt ndaj kuptimit tonë.

 

Mendimtarë të tjerë advokojnë për një vijë të mesme, duke
sugjeruasr se, qëllimi është vëtëm një pjesë e një puzzle-i më të madh. Filozofi
bashkëkohor Noel Caroll e mori këtë shëmbull, duke argumentuar se, qëllimet e
artistit janë të rëndësishme për audiencat e tyre në të njëjtën mënyrë si qëllimet
e një folësi janë të rëndësishme për personin tjetër me të cilin ata janë duke
bashkëbiseduar. Për të kuptuar se si funksionojnë qëllimet në një bashkëbisedim,
Caroll thoshte që, të përfytyronim dikë që mbante një cigare dhe që kërkonte një
shkrepëse. Ju përgjigjeni duke i dhënë atyre një çakmak, duke hamendësuar që qëllimi
i tyre është që të ndezin cigaren. Fjalët që ata kanë përdorur për të bërë
pyetjen janë të rëndësishme, por qëllimet pas pyetjes diktojnë kuptimin tuaj
dhe përfundimisht, edhe përgjigjjen tuaj.

 

Pra drejt cili skeptër prej këtyre qëllimeve keni ju
tendencën që të anoni?

A mos vallë, ashtu siç besonin Wimsatt dhe Beardsley se
kur kemi të bëjmë me artin, provën duhet ta gjejmë tek pudingu?

Apo ju mendoni se planet dhe motivacionet e artistit për
punën e tyre e prekin kuptimin e veprës?

 

Interpretimi artisitik është një rrjetë komplekse e cila
me shumë mundësi nuk do të ofrojë kurrë një përgjigjje përfundimtare.

 

Burimi: Leksionet e artit nga TED-ED 

https://ed.ted.com/lessons/who-decides-what-art-means-hayley-levitt

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty