Të tjera“LAMTUMIRË KUKULLA IME” PËR ROMY SCHNEIDER NGA ALAIN DELON

“LAMTUMIRË KUKULLA IME” PËR ROMY SCHNEIDER NGA ALAIN DELON

-

“Të shikoj teksa fle. Unë jam me ty, në krahun tënd. Ti ke vëshur një
tunikë të gjatë të zezë me qëndisje të kuqe në bust. Këto janë lule, mendoj,
por unë nuk shikoj lulet. Unë do të të them lamtumirë, lamtumirën më të gjatë, kukulla
ime. Kështu të quaj unë. “Puppele”, do të thotë “kukull e vockël” në
gjermanisht. Unë nuk shikoj lulet, por fytyrën tënde dhe mendoj se je e bukur,
dhe kurrë, ndoshta kurrë kaq e bukur sa tani. Gjithashtu mendoj se kjo është
hera e parë në jetën time dhe tënden, që të shikoj të qetë dhe të ëmbëlsuar. Ti
je kaq e qetë, je kaq e mirë, sa e bukur që je. Duket sikur një dorë e ka fshirë
me embëlsi të gjithë tensionin nga fytyra jote, të gjitha ankthet e fatkeqësisë.
   

 

Të shikoj teksa fle. Ata më thonë se ti ke vdekur. Unë mendoj për ty, për
mua, për ne. Cili është faji im? Ne ia bëjmë këtë pyetje vetes përpara një qënieje
që e kemi dashur dhe që e duam ende. Kjo ndjenjë të mbush, dhe pastaj zbrapset dhe
ne themi që s’është faji i askujt, jo, por ja që unë jam përgjegjës…Sepse për
shkakun tim, zemra jote, në Paris, natën e shkuar rreshti së rrahuri. Sepse për
shkakun tim ishte atje, njëzetëepesë vite më parë kur unë u zgjodha të isha
partneri yt në “Christine”. Ti erdhe në Vjenë dhe unë të prita, në Paris, me një
buqetë me lule në krahët e mi që nuk dija se si ti mbaja. Por producentët e
filmit më thanë: “Kur ajo të zbresë nga ura, ti do ti dalësh përapara dhe do ti
japësh këto lulet.” Unë prita me lulet e mia, si një idiot, përzier me një
hordhi fotografësh. Ti zbrite. Unë eca përpara. Ti i the nënës sime, “Kush është
ky djali?” Ajo tu përgjigj: “Duhet të jetë Alain Delon, partneri yt…”. Dhe
pastaj asgjë, rrufe, jo. Dhe pastaj unë ika në Vjenë ku ne po bënim xhirimet e
filmit. Dhe pastaj unë u dashurova marrëzisht me ty. Dhe ti u dashurove me mua.
Shpesh, ne pyesnim veten mbi këtë çështjen e rënies…në dashuri, “Kush ra në
dashuri i pari, ti apo unë?” Ne numëronim ‘Një, dy, tre! Dhe ne përgjigjeshim:”
As ti dhe as unë! Së bashku!” Zoti im, ne ishim kaq të rinj, dhe ishim aq të
lumtur. Në fund të filmit, unë të thashë, “Eja jeto me mua në Francë” dhe ti
tashmë më kishe thënë: “Dua të jetoj afër teje, në Francë.” A e mban mend atëherë?
Familja jote, prindërit e tu, të tërbuar. Dhe nëpër Austri, Gjermani, ata që të
gjithë më kërcënuan…zaptues, rrëmbyes, më akuzonin se u kisha marrë
“Perandoreshën”! Unë, një francez, që nuk flisja asnjë fjalë në gjermanisht.
Dhe ti, kukulla ime, që nuk flisje asnjë fjalë në frengjisht.  

 

Ne dashuronim pa fjalë, në fillim. Ne shikonim dhe pastaj qeshnim. Kukulla
ime…Dhe unë isha “Gjyshi”. Pas disa muajsh, unë ende nuk flisja dot
gjermanisht, por ti flisje frengjisht kaq mirë dhe ne interpretuam bashkë në
teatër në Francë. Një shfaqje e Visconti-t. Ai na tha se ne ngjanim me njëri
tjetrin dhe se ne kishim, ndërmjet vetullave tona, të njëjtën V rrudhash me zemërim,
me frikë dhe me ankth nga jeta. Ai e quante atë “V-në e Rembrandit” sepse, tha
ai, ky piktor kishte “V-në” në autoportretet e tij. Të shikoj teksa fle. “V-ja
e Rembrandit” është fshirë…Ti nuk ke asnjë frikë. Nuk je më e frikësuar. Nuk të
përndjekin më. Përndjekja ka mbaruar dhe ti po prehesh.  

 

Unë të shikoj sërish dhe sërish. Të njoh kaq mirë dhe kaq fortë. Unë e di
se kush je ti dhe përse ke vdekur. Karakteri yt, siç thonë ata. Unë i kthehem,
‘tjetër gjë’, karakteri i Romy-t ishte karakteri i saj. Kaq. Lërmëni vetëm. Ti
ishe e dhunshme sepse kishe të drejtë. Një fëmijë që shumë shpejt u bë një yll,
shumë shpejt. Kështu, nga njëra anë, trille, shpërthime të çastit dhe me
humorin e një fëmijë, gjithmonë e justifikuar, sigurisht, por me reagime të
paparashikuara, nga ana tjetër, autoriteti profesional.
 

 

Po, por ka fëmijë të cilët nuk dinë se si të luajnë. Me atë. Dhe përse. Në
këtë kontradiktë, me këto thyerje, më këto vërshime ankthi dhe me këtë
palumturi. Kur je Romi Schneider, dhe ne kemi ndjeshmërinë dhe temperamentin e lules
së jetës, deri në caqe, siç i kishe edhe ti. Si të ta shpjegoj ty se kush ke qënë
dhe se kush je, “aktorët”. Si tu themi atyre që të vazhdojnë të interpretojnë,
“interpretues” që të jemi ata që jemi dhe që të mos çmendiemi dhe të humbasim.
Për të qëndruar në këmbë, fort, ata thonë që është kaq e vështirë, që duhet një
karakter kaq i fortë, një ekuilibër kaq i fortë…Por ky ekuilibër, si ta gjejmë
në këtë botën tonë, të xhonglerëve tanë,kllounve, artistëve të trapezit të
cirkut projeksionet e të cilëve i ngrohim me lavdi? Ti the: “Unë nuk mund të bëj
asgjë në jetën time, por të gjithë filmat…” Jo, “të tjerët” nuk mund ta
kuptojnë këtë. Që sa më shumë që bëhesh një aktor i madh aq më e çuditshme është
që të jetosh. Garbo, Marilyn Monroe, Rita Hayworth..dhe ti. Dhe unë qava, ndërsa
ti prehesh dhe unë vajtoj krahë teje, jo, jo, jo, kjo punë nuk është një punë e
tmerrshme grua. Unë e di shumë mirë këtë punë sepse unë jam ai që është më i
njohuri për këto, ne të sollëm mirëkuptim më të mirë. Sepse edhe ai, unë…jam
një aktor gjithashtu. Ne ishim të së njëjtës rracë, kukulla ime, ne flisnim të
njëjtën gjuhë. Por unë jam një burrë. Ata nuk mund të na kuptojnë ne, ata “të
tjerët”. Aktorët, po. “Të tjerët” jo. Është e pashpjegueshme. Dhe kur ti je një
grua, si ti, ata mund të mos e kuptojnë që nga kjo mund edhe të vdesësh. Ata
thonë se ti je një mit. Sigurisht…por po…sepse “miti”, ai e di që ështv veç
një mit. Një fasadë. Një reflektim. Një dukje. Ai është mbret, princ, hero,
Sissi, Zoti Haneau, një pulëbardhë…Por ai shkon në shtëpi, miti, natën. Kështu
është që Romy, thjesht një grua me një jetë të keqkuptuar, të keqperceptuar, të
keqshkruar në gazeta, e sulmuar dhe e përndjekur. Kështu ai, e vesh mitin në
vetminë e tij. Ankthi. Dhe sa më shumë që ai kupton dhe bie në më shumë apo më
pak doza të përsëritura, në lumturinë e plotë të alkoolit dhe të qetësuesve.
Kjo bëhet zakon, pastaj zë vend, pasja bëhet domosdoshmëri. Pastaj ato janë të
pazëvendësueshme dhe zemra, e shqyer, ndalon sepse është shumë e lodhur për të
luftuar. Është shpartalluar dhe shkundur, zemra e tij ishte ajo e një gruaje në
mbrëmje, ulur mbi një xham…

 

Ata thonë se dëshpërimi që të erdhi për shkak të vdekjes së Davidit, se
kjo ishte ajo që të vrau. Jo, ata e kanë gabim. Ai nuk e vrau atë. E vërtetë
ajo që i the Lawrence-it, dhe shoqëruesit tënd të fundit të mrekullueshëm: “Më
duket sikur po dal në fund të tunelit.” E vërtetë që ti doje të jetoje, ty do të
të kishte pëlqyer të jetoje. Ti dilje nga pylli të shtunave në agim. Ty vetëm të
duhet të dije se ku të ishte thyer zemra, që ky ishte fundi i vërtetë i
tunelit.

 

Unë shkruaj siç me vjen. Pa e vënë re. Kukulla ime, edhe pse agresive,
edhe pse gërvishtësëse. Ti nuk mund ta pranoje dhe kuptoje kurrë se loja e punës
së grave që ti kishe zgjedhur ishte një profesion publik dhe që ti e dashuroje.
Ti nuk mund ta kuptoje që ti ishe një figurë publike dhe që kjo ishte kaq e rëndësishme.
Ti refuzove lojën, çdo lojë që ekspozon profesioni. Ti u ndjeve e sulmuar, e
thyer, e përçarë në privatësinë tënde. Ti vigjëloje gjithmonë, si një kafshë e
përndjekur, si një dre. Dhe ti e dije se fati, me një dorë, të hedh me tjetrën
të pret.  

 

Ne jetuam më shumë sesa pesë vite, afër njëri tjetrit. Ti me mua. Unë me
ty. Bashkë. Pastaj jeta..jeta jonë, që nuk është fare punë e askujt, na ndau.
Pastaj, në vitin 1968, ishte “Pishina”. Dhe ne e gjetëm vetën sërish në punë.
Unë të kërkova në Gjermani. Unë takova David-in, djalin tënd.

 

Pas filmit tonë, ti je motra ime, unë jam vëllai yt. Çdo gjë është e pastër
dhe e qartë për ne. Më shumë pasion. Shumë më mirë sesa kaq: gjaku i miqësisë
tonë, ngjashmërisë dhe fjalëve. Dhe pastaj jeta jote dhe mënyrat e tua,
palumturia dhe ankthi, dhe ankthi…Ata thonë “tjetër”. Çfarë aktore! Çfarë
aktore! Ata nuk e dinë që ti je një aktore kinemaje sepse kjo është ajo që ti
je në jetë dhe që e pagove kaq shtrenjtë. Ata nuk e kuptojnë dramën e jetës tënde
që reflektohet në ekran në rolet e tua. Ata nuk kanë nga ta dinë që ti je e mirë,
e shkëlqyer, filmat, sepse ata e shikojë tragjedinë në duat e tyre dhe ti mërzitesh
sepse ti hedh dritë mbi reflektimet e vetë dramës tënde personale. Dhe ti nuk
rrezaton sepse ato të djegin. Oh! Kukulla ime…gjithë kjo dhimbje! A kam
jetuar me ty apo krah teje?

 

Deri me vdekjen e David-it, ishte ende puna që të mbante kokën sipër ujit.
Pastaj David-i na la…dhe puna nuk të mjaftonte më. Kështu që nuk u çudita kur
mora vesh se gjithashtu edhe shqetësimi yt ishte larguar. Përse të çuditesha?
Ti nuk bëre vetvrasje. Por zemra jote ishte krisur, jo. Unë thashë: “Ky ishte
fundi i tunelit.”

 

Të shikoj teksa fle. Wolfie, vëllai yt, dhe Lawrence hyjnë në dhomë. Dhe
unë flas me Wolfie. Kujtojmë atë shtëpinë që kam pasur në fshat. Dhe dobermanët
që të frikësonin ty kaq shumë. Ne kuptojmë sërish…Kjo ishte njëzetëepesë vite
më parë, në Bavari, në një fshat të vogël. Wolfie ishte katërmbëdhjetë vjeç, unë
njëzetëetre dhe ti njëzetëedy. Ne qeshëm kur shpallëm vizitën e Presidentes së
Klubit të Fansave të Romy Schenider në Francë. Një vajzë e mrekullueshme, e
turpshme, me syze, Bernadette. Kur ne u kthyem në Paris, ne e thirrëm. Ajo u bë
sekretarja jonë për gjashtë vite. Është gjithmonë e imja tani prej njëzetëedy
vitesh. Të shikoj teksa fle. Dje ti ishe ende gjallë. Ishte natë, ti i the Lawrence-it,
teksa po ktheheshit në shtëpi: “Shko të flesh. Do rri pak me David-in, duke dëgjuar
muzikë.” E thoje këtë çdo natë.” Ti doje të qëndroje vetëm me kujtimin e fëmijës
tënd të vdekur përpara gjumit. Ti uleshe. Merrje një letër dhe një laps dhe
filloje të vizatoje. Për Sarahn. Po vizatoje për vajzën tënde të vogël, kur
zemra jote filloi të dhimbte kaq shumë, papritur…

 

Kaq e bukur.

E bukur, e pasur, e famshme,

çfarë doje të bëheshe më shumë? P

aqe, një lumturi e vogël.

 

Të shikoj teksa fle. Jam sërish vetëm. Të them se ti më doje. Unë të doja.
Unë të bëra franceze, një yll francez. Për këtë, oh po, jam përgjegjës. Dhe ky vendi
që ti e doje, për hirin tim, u bë i yti. Franca. Kështu, Wolfie vendosi – Lawrence
dhe i tha se ti e doje – se do të qëndroje këtu dhe se do të prehesh përgjithmonë
në tokën e Francës. Aty ku, në pak ditë, edhe yt bir do të bashkohet me ty. Në
një fshat të vogël ku ti sapo kishe marrë çelsat. Atje, ti doje të jetoje afër
Lawrence, afër Sarahs, vajzës tënde. Atje, ti do të flesh përgjithmonë. Në
Francë. Afër shtëpisë, afër meje.

 

Unë u kujdesa për ty që të çliroja Lawrence dhe familjen tënde nga pesha.
Por nuk do të shkojë në kishë apo në varreza. Wolfie dhe Lawrence më kuptojnë.
Ti…të kërkoj të më falësh ti. Ti e di që unë nuk do të isha në gjendje që të
mbrohesha nga kjo turmë, nga kjo stuhi, kaq e etur për shfaqje dhe për të të frikësuar,
saqë ti dridheshe.

 

Falmë,

Shihemi nesër,

Do të jemi vetëm.

 

Kukulla ime, të shikoj sërish dhe sërish. Dua të të përpijë me të gjithë
sytë e mi dhe të të them sërish dhe sërish që nuk ke qenë kurrë kaq e bukur dhe
e qetë. Prehu. Unë jam këtu. Kam mësuar pak gjermanisht me ty. Ich liebe
dich.
Të dua. Të dua kukulla ime.”

 

Alain Delon

Paris, 11 qershor 1982 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty