ARTBarokLAS MENINAS: PËRSE ËSHTË KAQ MAGJEPSËSE KJO PIKTURË? NGA...

LAS MENINAS: PËRSE ËSHTË KAQ MAGJEPSËSE KJO PIKTURË? NGA JAMES EARLE DHE CHRISTINA BOZSIK

-

Në shikim të parë, kjo pikturë mund të mos t’ju duket
ndonjë gjë tmerrësisht e veçantë, por ajo është, në fakt, një nga pikturat me të
analizuara në të gjithë historinë e artit. Ajo titullohet ‘Las Meninas,’ ose
‘Shërbyerset e nderit,’ e pikturuar nga Diego Velazquez, në vitin 1656, dhe ajo
paraqet një skenë nga jeta e Oborrit Mbretëror Spanjoll.

 

Një fëmijë princeshë e mirëveshur refuzon një gotë me ujë
nga shërbërtorja, ndërsa një xhuxh është duke ngacmuar një qen. Një xhuxh i dytë
që ndodhet ngjitur me të parin, ndërsa vet artisti qëndron përpara kanavacës së
tij. Dy njerëz të tjerë, në sfond të pikturës, ndërsa një i tretë shfaqet duke
dalë nga dhoma, dhe përse të mos ta bënte ai këtë gjë kur nuk duket sikur të
jetë duke ndodhur ndonjë gjë e madhe? Edhe qeni duket i mërzitur. Por shikoni më
afër.

 

Dy njerëzit e reflektuar në një pasqyrë të turbullt në
murin e mbrapmë, që mund të anashkalohet lehtë në shikimin e parë janë Mbreti
Filipi IV-ërt dhe Mbretëreshë Mariana, që e ndryshon skenën nga një paraqitje e
thjeshtë e jetës së oborrit në atë kohë në atë të një portreti mbretëror. Dhe
me këtë informacion, ne mund të fillojmë të kuptojmë më shumë rreth kësaj
pikture dhe përse i ka magjepsur ajo shikuesit prej shekujsh.

 

Në fillim, kemi kontekstin historik. Kur u pikturua ‘Las
Meninas’ në fund të mbretërimit të Filipit, perandoria spanjolle ishte drej rënies
së saj, pas humbjeve nga tridhjetë vite luftra, si edhe vështirësive ekonomike
dhe politike. Edhe vet mbreti kishte pësuar fateqësi, duke humbur gruan e tij të
parë dhe trashëgimtarin e tij të vetëm për fronin përpara martesës së tij të
dytë. Por piktura e zbeh këtë luftë për të ofruar ushqim për shtëpinë. Madje
edhe mosha e përparuar e monarkut është fshehur nëpërmjet bërjes së pasqyrës të
paqartë.

 

Ajo që shikojmë në qendrën gjeometrike të kanavacës, e
ndriçuar me shkëlqim nga drita që vjen nga dritarja, është vajza e mbretit Margarita
Teresa, fëmija i vetëm i gjallë legjitim i mbretit në atë kohë. Pamja e saj e
ndriçuar dhe e shëndetshme është një këndvështrim i idealizuar i luftës për të
ardhmen e perandorisë. Megjithatë, vajza e mbretit nuk është e vetmja qendër në
pikturë.

 

Nëpërmjet përdorimit të zgjuar të perspektivës, si edhe
duke e pikturuar pikturën në madhësinë e jetës së vërtetë, Velazquez zbeh kufinjtë
ndërmjet artit dhe realitetit, duke krijuar ndjesinë e një pikture tri
dimensionale, ku ne na duket sikur mund të futemi brenda. Linja ndërmjet
tavanit dhe murit konvergojnë tek dera e hapur, duke krijuar më tej perceptimin
e pikturës si një hapësirë fizike, e parë sipas perspetikës së shikuesit. Në këtë
kuptim, audienca dhe bota reale janë fokusi, të theksuara nga tri figura të
cilat shikojnë drejt publikut. Por ka ende edhe pikë tjetër thelbësore.

 

Linja e formuar nga orenditë e lehta, na çon në qendër të
murit të mbrapmë tek pasqyra që reflekton çiftin mbretëror. Dhe pozicionimi i
tij i afërt me shikuesin ka çuar në interpretime të ndryshme radikale për të
gjithë veprën.

 

Pasqyra mund të jetë duke reflektuar mbretin dhe mbretëreshën,
duke pozuar për një portret të tyrin, apo ajo reflekton kanavacën? Dhe çfarë bëjmë
ne, me faktin që, Velazquez nuk e ka pikturuar kurrë portretin mbretëror të nënkuptuar
këtu? A mund të jetë duke paraqitur piktura vetë krijimin e saj?

Me përfshirjen e pasqyrës në veprën e tij, Velazquez e
ngriti artin e pikturimit nga perceptimi i saj si një zanat të thjeshtë në një
sipërmarrje intelektuale. Me tri qendrat e tij konkurruese në pikturë, ‘Las
Maninas’ kap kontrastin ndërmjet botës ideale, reale dhe asaj të reflektuar,
duke mbajtur në të njëjtën kohë një tension të pazgjidhur ndërmjet të gjithëve,
në një histori edhe më komplekse nga ç’mund të jetë në gjendje të bëjë çdo
pasqyrë.

 

Burimi: TED-ED, 2016

https://www.youtube.com/watch?v=loMy3sbW64g

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty