Të tjeraLETRA E ALBERT AJNSHTAJN PËR VAJZËN E TIJ MBI...

LETRA E ALBERT AJNSHTAJN PËR VAJZËN E TIJ MBI ‘FORCËN UNIVERSALE TË DASHURISË’

-

 

Kur unë propozova teorinë
e relativitetit, shumë pak njerëz më kuptuan, dhe ajo që do të të tregoj tani,
për t’ia transmetuar njerëzimit, gjithashtu do të hasë keqkuptimet dhe
paragjykimet në botë.

 

Kërkoj prej teje që t’i
ruash letrat sa më gjatë që të jetë e mundur, vite, dekada, deri sa shoqëria të
kenë përparuar mjaftueshëm për të pranuar atë që unë shpjegoj më poshtë.

 

Ekziston një forcë
ekstremisht e fuqishme që, deri tani, shkenca nuk ia ka gjetur shpjegimin. Ajo
është një forcë që përfshin dhe udhëheq gjithë të tjerat, dhe që qëndron pas
çdo fenomeni që funksionon në univers dhe që nuk është identifikuar ende prej
nesh.

 

KJO FORCË UNIVERSALE
ËSHTË DASHURIA.

 

Kur shkencëtarët kërkuan
për një teori të unifikuar të universit, ata harruam forcën e parë më të
fuqishme. Dashuria është dritë, që ndriçon ata që e japin dhe ata që e marrin
atë. Dashuria është gravitet, sepse ajo bën që disa njerëz të tërhiqen nga disa
të tjerë. Dashuria është fuqi, sepse ajo shumëfishon gjërat më të mira tek ne.
Dhe e lejon njerëzimin që të mos shuhet në egoizmin e tij të verbër. Dashuria
shpaloset dhe përshfaqet. Sepse për dashurnë jetojmë dhe për dashurinë vdesim.
Dashuria është Zoti dhe Zoti është dashuria.

 

Kjo forcë shpjegon
gjithçka dhe i jep kuptim jetës. Ky është variabli që e kemi injoruar për një
kohë kaq të gjatë, ndoshta sepse ne kemi frikë nga dashuria, sepse ajo është e
vetmja energji në univers që njeriu s’ka mësuar ende që ta drejtojë me vullnet
të lirë.

 

Për ta bërë të dukshme
dashurinë, unë kam bërë një zëvendësim në ekuacionin tim më të njohur. Nëse në
vend të E = mc2, ne pranojmë që energjia për të shëruar botën mund të arrihet
nëpërmjet dashurisë së shumëfishuar nga shpejtësia e dritës në katror, ne
arrijmë në konkluzionin se dashuria është forca më e fuqishme që ekziston,
sepse ajo është e pakufishme.

 

Pas dështimit të
njerëzimit, në përdorimin dhe kontrollin e forcave të tjera në univers, ato
janë kthyer kundra nesh, është e një përparësie urgjente që ne të ushqejmë
vetveten me një lloj tjetër energjie…

 

Nëse duam që specia jonë
të mbijetojë, nëse duam që të zbulojmë kuptimin e jetës, nëse duam që ta
shpëtojmë botën dhe çdo qenie me ndjenjë që ekziston, Dashuria është e para dhe
e vetmja përgjigjje.

 

Ndoshta, ne nuk jemi ende
gati që të krijojmë bombën e dashurisë, një pajisje kaq të fuqishme saqë do të
shkatërronte të gjithë urrejtjen, egoizmin dhe makutërinë që e kanë shkatërruar
planetin. 

 

Megjithatë, çdo indvid
mban brenda vetes një gjenerator të vogël, të fuqishëm, të dashurisë, enegjia e
së cilës pret që të çlirohet.

 

Kur ne do të mësojmë që
të marrim dhe të japim këtë energji universale, e dashur Lieserl, ne do të kemi
afrimuar se dashuria i mposht të gjitha, ajo është e aftë që të transhendojë
çdo gjë dhe asgjë, sepse dashuria është mishërimi i jetës.

 

Më vjen thellësisht keq,
që nuk kam qenë në gjendje të shpreh çfarë kam në zemrën time, që ka rrahur
qetësisht gjatë gjithë jetës sime. Ndoshta, është shumë vonë për të kërkuar
falje, por duke qenë se koha është relative, kam nevojë të të them se të dua
dhe fal teje kam arritur në përgjigjen përfundimtare!’

 

Babai yt,

Albert Ajnshtajn

 

(Fotografia, Ajnshtajn me
të bijën, Nju Jork, 1939)

 

Përzgjodhi dhe përktheu
Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty