SKULPTURËAuguste RodinLetrat e dashurise se Frida Kahlo per piktorin spanjoll,...

Letrat e dashurise se Frida Kahlo per piktorin spanjoll, Jose Bartoli

-

Mbreme ndjeva sikur shume krahe me kryqezuar gjithandej, sikur majat e gishterinjve te tu te kishin goje qe puthnin lekuren time. Atomet e trupit tim jane te tuat, dhe ato vibrojne se bashku qe ne ta dashurojme njeri-tjetrin. Dua te jetoj dhe te jem e forte qe te te dua ty me te gjithe embelsine qe ti meriton, qe te te jap cdo gje qe eshte e mire tek une. Nga shtrati i vogel ku jam shtrire pashe linjen elegante te qafes tende, fytyren tende te rafinuar, shpatullat e tua dhe shpinen tende te forte dhe te gjere. U perpoqa qe te afrohesha sa me shume afer teje qe te mund te ndjeja, per te shijuar perkedheljen tende te pakrahasueshme, kenaqesine e te prekurit ty. Kenaqesi te barabarte me jep edhe te te puth, te bej dashuri me ty, te te degjoj, te te shikoj, te te shikoj kur fle, te njoh jeten tende te brendshme. Lereme te te rrefej se cfare kenaqesie eshte te mbaj ne shqisat e mia perkedheljen tende. Do te doja te te jipja ngjyrat me te bukura, dua te te puth dhe bota jone e endrrave te jete nje. Dua qe te shikoj nga syte e tu, te degjoj nga veshet e tu, te ndjej me lekuren tende, te puth me gojen tende, qe substanca ime te ishte substanca jote. Une do te jem shtepia jote, nena jote, dashuria jote, nxehtesia e gjakut tend. Ishte etja e shume viteve e permbajtur ne trupat tane. Falme nese te gjitha keto gjera qe shkruaj jane per ty budallalleqe, por une besoj se ne dashuri nuk ka as inteligjence dhe aq budallallek. Dashuria eshte si nje arome, si nje korent, si shiu. Te mbaj ne shijen qe kane lene puthjet e tua te fundit ne gojen time. – Letrat e dashurise se Frida Kahlo per piktorin spanjoll, Jose Bartoli.


Skulptura, Puthja,
Auguste Rodin

Perzgjodhi dhe perktheu – Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty