PIKTURËFrida KahloLetrat e Frida Kahlo për Diego Rivera

Letrat e Frida Kahlo për Diego Rivera

-

1.

Diego,

E vërteta është, kaq e madhe, saqë nuk do të doja të flisja, apo të flija, apo
të dëgjoja, apo të dashuroja. Të ndjehem e kurthëzuar, pa frikë nga gjaku,
jashtë kohës dhe magjisë, brenda vetë frikës tënde dhe ankthit tënd të madh,
dhe brenda vetë rrahjeve të zemrës tënde. Gjithë kjo çmenduri, nëse do ta kërkoja
nga ty, unë e di, në heshtjen tënde, do të kishte vetëm konfuzion. Kërkoj dhunën
tënde, në moskuptim, dhe ti, ti më jep hijeshi, drita jote dhe ngrohtësia jote.
Do të doja të të pikturoja, por nuk ka ngjyra, sepse ka kaq shumë, në
konfuzionin tim, forma e prekshme e dashurisë sime të madhe.  

F.

 

(Letër e Frida
Kahlo për Diego Rivera)

Përzgjodhi dhe përktheu
Enkeleda Suti  

 

 

2.

Diego,

Asgjë nuk
krahasohet me duart e tua, asgjë me sytë e tu të gjelbër, të artë. Trupi im është
i mbushur me ty për ditë dhe ditë. Ti je pasqyra e natës. Vetëtima e dhunshme e
dritës. Lagështia e tokës. Zbrazëtia e sqetullave të tua është streha ime.
Gishtërinjtë e mi prekin gjakun tënd. I gjithë gimi im është të ndjej jetën që
pranveron nga luleujëvara jote që mbush të gjitha shtigjet e nervave të mia që
janë të tuat.

F.

 

(Letër e Frida
Kahlo për Diego Rivera)

Përzgjodhi dhe
përktheu Enkeleda Suti 

 

3.

Diego im,

Pasqyrë e natës.
Sytë e tu të gjelbër futen si shpatë brenda mishit tim. Dallgë ndërmjet duarve
të tua. Gjithçka jotja në një hapësirë plot me tinguj, në hije dhe në dritë. Ty
të kanë quajtur AUXOCHROME – ai që kap dritën. Mua CHROMOPHORE – ajo që jep
ngyrë. Ti je të gjitha kombinimet e numrave. Dëshira ime është të kuptoj linjat
që formojnë lëvizjet e hijeve. Ti përmbush dhe unë marr. Fjala jote udhëton
plotësinë e hapësirës dhe arrin qelizat e mia që janë yjet pastaj shkojnë tek të
tuat që janë drita ime.

F.

 

(Letër e Frida
Kahlo për Diego Rivera)

Përzgjodhi dhe
përktheu Enkeleda Suti 

 

  

 

4.

Për Diegon tim,

Dhënësi i heshtur i
botëve, ajo që është më e rëndësishme është joiluzioni. Mëngjesi shpërthen, të
kuqet miqësore, blutë e mëdha, duart e mbushura me gjethe, zogj të zhurmshëm,
gishtërinj në flokë, fole pëllumbash, një kuptim i rrallë i luftës njerëzore.
Thjeshtësia e këngës së pakuptimtë. Era e çmendur në zemrën time. Stuhi në gjak
që vjen nëpërmjet gojës, përpëlitje, shenja, të qeshura, dhëmbë të tejdukshëm,
hala perlash, për disa dhurata më shtatë korrik. Unë i kërkoj, i marr, unë
këndoj, këndova, nga tati e tutje do të këndoj magjinë tonë – dashurinë.

F.

 

(Letër e Frida
Kahlo për Diego Rivera)

Përzgjodhi dhe
përktheu Enkeleda Suti 

 

 

I
dashuri im Z. Diego,

 

Po të shkruaj këtë
letër nga një dhomë spitali përpara se të futem në sallën e operimit. Ata duan
që të nxitoj, por unë jam e vendosur që në fillim të përfundoj së shkruari,
sepse nuk dua të lë asgjë të papërfunduar. Veçanërisht tani që e di se çfarë
janë duke bërë. Ata kërkojnë që të lëndojnë krenarinë time duke më prerë këmbën.
Kur ma thanë që është e domosdoshme që ta pres, lajmet nuk më prekën siç pritën
gjithë të tjerët. Jo, unë tashmë jam një grua e sakatuar qëkur të humba ty, sërish,
për të kushedisatën herë ndoshta, dhe unë ende mbijetova.            

 

Unë nuk kam frikë
nga dhimbja dhe ti e di. Ajo është thujase e qënësishme me qënien time, megjithëse
e pranoj se kam vuajtur, dhe shumë, kur më tradhëtoje, çdo herë që e ke bërë,
jo vetëm me motrën time, por me çdo grua tjetër. Si ia lejuan ato vetes që të
mashtroheshin nga ty? Ti e beson se unë u tërbova për Cristina-n, por sot e
pranoj se nuk ishte për shkak të saj. Por për mua dhe për ty. Para së gjithash
për shkakun tim, duke qenë se nuk kam qenë kurrë në gjendje të kuptoja se çfarë
kërkoje dhe çfarë kërkon, çarë të japin ty ato që unë nuk mund të ta jipja. Le
të mos gënjejmë veten, Diego, unë të dhashë çdo gjë që është njerëzisht e
mundur për të ofruar dhe ne që të dy e dimë këtë. Por ende, si dreqin ia del që
të menaxhosh që të joshësh kaq shumë gra kur je një bir kurve kaq i shëmtuar?

 

Arsyeja përse po
shkruaj nuk është që të të akuzoj për ndonjë gjë më shumë nga çfarë tashmë e
kemi akuzuar njëri-tjetrin në këtë jetë dhe gjithsesi në shumë më shumë jetë të
tjera gjakatare. Por sepse po më presin këmbën (mallkuar qoftë, në fund e
arriti atë që donte). Unë ta kam thënë që e kam konsideruar vetveten të paplotë
për një kohë të gjatë, por pse dreqin duhet ta dinë gjithë të tjerët këtë? Tani
fragmentarizimi im do të jetë i dukshëm për gjithë të tjerët që ta shikojnë, që
ti ta shikosh…ja përse po ta them unë përpara se ta dëgjosh tek hardhitë e
rrushit. Falmë që nuk po vi tek shtëpia jote për të ta thënë këtë në person,
por për shkak të rrethanave dhe gjendjes sime, nuk më lejohet që të largohem
nga dhoma, madje as të përdor tualetin. Nuk është qëllimi im që të të bëj ty
apo këdo tjetër që të ndjesh mëshirë dhe nuk dua që të ndehesh fator. Po të
shkruaj për të të thënë që po të çliroj, po të lë të lirë, po të pres nga vetja
ime. Ji i lumtur dhe mos më kërko më kurrë. Nuk dua të të dëgjoj më, nuk dua që
ti të dëgjosh asgjë nga unë. Nëse do të ishte ndonjë gjë që do të më gëzonte
përpara se të vdisja, do të ishte që të mos shikoja fytyrën tënde të tmerrshme
bastarde të shëtisë nëpër kopshtin tim.  

 

Kjo është e gjitha,
tani mund të shkoj të më copëzojnë në paqe.

 

Lamtumirë nga
dikush që është e çmendur dhe helmësisht e dashuruar me ty, 

 

Frida jote,

 

Meksikë,

1953

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty