KINEMATOGRAFIRobert BressonMBI KINEMANË NGA ROBERT BRESSON

MBI KINEMANË NGA ROBERT BRESSON

-


Disa pohojnë se, ai është kineasti më i madhi, i pari dhe
i vetmi.

Të tjerë, duket se kanë të vështirë për ta kuptuar.

 

Gazetari: A mendon se njerëzit të kuptojnë?

 

Bresson: Nuk e di nëse më kuptojnë, por a po flasim për
filmin apo për mua këtu? Nëse po flasim për filmin, unë mendoj se,…le ta
fillojmë me filmin…Unë do të preferoja që njerëzit ta ndjenin filmin përpara
se ta kuptonin atë. Do të preferoja më mirë që prej tij të nxiteshin ndjenjat sesa
intelekti.

 

Gazetari: Çfarë doje që të ndjenin njerëzit me filmin
’Hajduti i xhepave’?

 

Bresson: Më shumë sesa të kisha një histori për ta
treguar, doja që njerëzit të ndjenin atmosferën që rrethon një hajdut, atë
atmosferë të veçantë që i bën njerëzit ankthioz dhe në siklet.

 

Gazetari: A ke takuar ndonjëherë ndonjë hajdut?

 

Bresson: Mendoj se, kam takuar disa, por ti nuk e di këtë deri
në çastin kur të kanë vjedhur.

 

Gazetari: Dhe ju nuk ndjetë asgjë në atë kohë?

 

Bresson: Po, ndjeva. Më kujtohet, një herë, jashtë në
fshat. Unë isha në dhomë me dikë që më kishte ftuar dhe me një person të tretë,
i cili, ku ne të dy e ndienim që ky person i tretë ose do të na vidhte ose që
tashmë na kishte vjedhur.

 

Gazetari: Çfarë ju bëri ta mendonit këtë?

 

Bresson: Diçka shumë misterioze që nuk mund ta shprehë me
fjalë, dhe kjo ishte edhe ndjesia që doja të shprehja në këtë film. Këtë, dhe
vetminë e tmerrshme të burgut të një hajduti.

 

Gazetari: Cila ishte pika e nisjes për këtë film?

 

Bresson: Unë nuk mund ta them me siguri, se cila ishte pika
e nisjes së një filmi, por kjo vetmi, që nuk doja ta tregoja në mënyrë të drejtëpërdrejtë,
me siguri që ka qenë një forcë shtytëse.

 

Gazetari: Filmi juaj nuk ngjan me shumicën e filmave të
tjerë. A jeni i vetëdijshëm për këtë?

 

Bresson: Jo, aspak.

 

Gazetari: Por, ajo që ne dimë nga ju është se juve s’ju pëlqen
kinemaja e sotme. Ju nuk e doni atë lloj filmi të strukturuar këndshëm. Si ju
duket kinemaja sot?

 

Bresson: Ka disa filma që më pëlqejnë, edhe pse ato mund të
mos jenë realizuar sipas metodës sime, por ndoshta, kjo është arsyeja përse
shkoj më rrallë në kinema ngasa bëja dikur. Ka disa gjëra që më mërzisin, gjëra
që unë nuk do t’i bëja, teknika që përdoren sot dhe që unë nuk do t’i përdorja.
Për mua është e natyrshme të mendoj se, të tjerët e kanë gabim, ndërsa unë jo.  

 

Gazetari: Një karakteristikë thelbësore e filmave të tu, është
refuzimi i asaj që quhet teatrale…

 

Bresson: Teatraliteti që unë refuzoj, ose, më shumë, që përpiqem
ta refuzoj, por nuk është aq e thjeshtë, është shprehja nëpërmjet mesazheve
faciale, xhesteve dhe efekteve zanore.

 

Gazetari: Por, duket sikur ju jeni në kërkim të një lloj
anti-shprehjeje. Ju e çoni në ekstrem. Ju, jo vetëm që nuk e doni aktrimin, por
ju nuk lejoni as edhe realizmin. Është njësoj sikur ju ti boshoni aktorët, që të
jenë edhe më pak shprehëse sesa në jetën reale.

 

Bresson: Nuk mendoj kështu. Unë përpiqem që t’i tërheq ata
drejt automatizimit, që zë një vend kaq të madh në jetët tona.

 

Gazetari: Po a mund ta shikoni se si njerëzit mund të mendojnë
se ju po i ktheni shpinën asaj se çfarë audiencat kërkojnë që të shikojnë?

 

Bresson: Nuk mendoj kështu. Nuk është diçka për të cilën
unë jam i vetëdijshëm. Nuk mendoj se, po i kthej shpinën audiencës, ose që ata
po ma kthejnë shpinën mua. Unë varem tek përvoja ime, dhe pasi kam bërë një
film, unë ulem në audiencë dhe përpiqem të ndjej atë që ndjejnë edhe ata dhe
gjithashtu përjetoj edhe ndjenjat e mia origjinale. Në përgjithesi, ata duken të
lumtur. Në fund, del se audienca ndjehet ekzaktësisht njësoj si unë, dhe që janë
prekur shumë prej filmit.

 

Gazetari: Përse mendon se, audiencës i është dukur e lehtë
të ndjejë atë që ju donit që ata të ndjenin tek filmi ‘Një njeri që u arratis?’,
por që ishin më pak të ndjeshëm ndaj filmit ‘Hajduti i xhepave’?

 

Bresson: Me shumë mundësi sepse vet historia e arratistjes
është shumë më shumë..heroike? (gazetarja)…dramatike (Bresson). Ndoshta jo
dramatike, por me siguri më shumë heroike, dhe personazhi i të burgosurit të
arratistur është shumë më shumë…moral? (gazetarja)…shumë më simpatik
(Bresson), dhe shumë më i aksesueshmë për më shumë njerëz.

 

Gazetari: Të gjithë duan të arratisen. Askush nuk do ta
pranojë që është hajdut.

 

Bresson: Historia e të burgosurit të arratisur përfundon në
liri, ndërsa kjo përfundon në burg.

 

Gazetari: A mendoni se jeni në pararojë të botës së
filmit?

 

Bresson: Nuk e di, por mendoj se, filat e së ardhmes do të
lëvizin edhe më larg nga teatri. Teknikat e përdorurra në këto filma do të jetë
tërësisht të ndryshme nga teknikat e teatrit.

 

Gazetari: A mendoni se, filmat e vlerësuar sot, do të
harron pas 20 vitesh?

 

Bresson: Nuk e di. Nuk mund ta them.

 

Gazetari: A ndjeheni vetëm?

 

Bresson: Ndjehem shumë vetëm dhe nuk është se kam ndonjë kënaqësi
nga kjo ndjenjë.

 

Link: https://www.youtube.com/watch?v=DVODh2lkVdc

Përzgjdhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty