ARTNATË ME YJE NGA VINCENT VAN GOGH

NATË ME YJE NGA VINCENT VAN GOGH

-

Thellësia delikate e mendjes së Van Gogh!

Një provë e padiskutueshme e gjenialitetit dhe talentit të
pakrahasueshëm të Van Gogh!

Nga REVISTA ARTSPER

Artsper ju fton të zhyteni në thellësitë e “Natës me Yje” të
Van Gogh. Megjithëse, kjo vepër mitike është studiuar dhe komentuar në hollësi,
detajet e saj ende vazhdojnë të na ngërthejnë dhe magjepsin.

 

Kjo
pikturë është një përfaqësim e asaj që mund të shikonte Van Gogh dhe ta riprodhonte
në një azil në St-Rémy-de-Provence. Gjatë kësaj periudhe të shqetësuar të jetës
së tij, ai pikturoi një nga pikturat më të famshme në historinë e artit, e cila
është pjesë e koleksionit të përhershëm të MoMA-s (Muzeu i Artit Modern në Nju
Jork) që nga viti 1941. Megjithëse, shumë mund të pretendojnë se kjo vepër është
një ngashërim rebelimi nga ana e gjeniut të keqkuptuar, të tjerë janë dakord se,
ajo është paraqitja e një gjendje të brishtë mendore. Megjithatë, nëse do të
hetojmë më nga afër, kjo vepër nuk është aq e “çmendur” saç është menduar
fillimisht. Detajet e kësaj vepre nuk janë krijime të rastësishme, ku çdo
element i veprës ka kuptimin e vet; duke përforcuar rëndësinë e kësaj vepre të
pabesueshme.    

 

Spiralja

Spiralet
janë pa asnjë diskutim aspekti i parë i pikturës që kap vëmendjen tonë.
Spiralet e mëdha rrotulluese gllabërojnë pikturën si një dallgë. Ato përthithin
vështrimin e shikuesit, duke i lënë ata të trullosur dhe të mrekulluar, si edhe
duke ofruar një këndvështrim në thellësitë e mendjes delikate të Van Gogh-ut. Megjithatë,
po sikur spiralet të jenë frymëzuar thjesht nga studimi që po bëhet gjithnjë edhe
më i famshëm i astronomisë së shekullit të 19-të? Van Gogh ishte i magjepsur pas
astronomisë dhe ai lexonte rrgullisht Revistën “L’Astronomie” (Astronomia), e
cila redaktohej nga miku i tij Camille Flammarion. Për të paraqitur psikikën e
tij të shqetësuar, ai ka imituar riprodhimet shkencore të nebulave. Rrjedhimisht,
spiralja nuk ishte një krijim çmendurie, por studimi i një prej interesave
kryesore të Van Gogh-ut.  

 

Qielli

Qielli
gurgullon dhe rrjedh si një lum, duke e mbështjellë shikuesin me një energji
njerëzore. Sigurisht që, në këtë vepër ka një aspekt shpirtëror, që pasqyrohet
tek letrat e Van Gogh për të vëllain në atë kohë, ku ai flet për një “nevojë të
tmerrshme për fenë. Kështu, natën (ai) del jashtë për të pikturuar yjet.”
Rrjedhimit, qielli kthehet në një mjet që Van Gogh e përdor për të kuptuar dhe
eksploruar besimet e tij rreth asaj që ka më shumë rëndësi në jetë; jetën pas
vdekjes. Ky shqetësim, theksohet në zgjedhjen e ngjyrës(ave) nga Van Gogh, ku
tonet e purpurta si pluhur dhe tonet blu në të zezë mbushin qiellin, një
zgjedhje që përsëritet edhe në vepra të tij të tjera si tek pikturat “Café Terrace Natën” dhe “Nata me Yje
mbi Rhone”.

 

Hëna dhe yjet

Astrofizikantët
kanë mbërritur në përfundimin  se, hëna
dhe yjet e paraqitura tek qielli i Van Gogh-ut, përputhen me vëzhgimet astronomike
në Saint-Rémy-de-Provence më 25 maj 1889. Ylli ‘Capella’ ka qenë veçanërisht i ndriçuar
kur Van Gogh-u pikturoi qiellin në vitin 1889, dhe kjo është arsyeja përse ne
mund të shikojmë yje shumë më të mëdhenj dhe më të ndriçuar në veprën e tij. Hëna
ashtu si yjet, gjithashtu prodhon një sasi të madhe drite, e cila theksohet në
pikturë për shkak të përdorimit të rrathëve koncentrikë. Megjithatë, drita
mbetet në qiell, ajo nuk përhapet në këndet e pikturës, duke qenë se toka mbetet
e errët.

Kulla e këmbanës dhe fshati

Sipas
planeve urbanistike të azilit të Saint-Rémy-de-Provence, Van Gogh mund të
shikonte vetëm një pjesë të vogël të tokës nga dhoma e tij. Ndryshe nga yjet,
kulla e këmbanës dhe fshati nuk janë vëzghuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga
artisti, por janë rikrijuar nga imagjinata e tij. Këto dy elementë ndodhen në fund
të veprës së tij, duke marrë vetëm një të tretën e hapësirës. Ato janë
manipuluar deri në atë masë saqë të duken sikur janë në lëvizje, ndërsa shtëpitë
e rrethuara nga errësira i japin pikturës cilësi si ato të xhamave të
pikturuar. Kulla e kambanës dhe kisha e lejojnë Van Gogh-un që të theksojë
fuqinë mistike dhe kozmike të qiellit.

 

Pema e qiparisit


fundmi, qiparisi gjithashtu është një figurë kryesore e veprës dhe me shumë
mundësi një nga më të rëndësishmet. I trashë, i trazuar dhe me pamjen si nj
ë flakë së po
rritet, ai lidh së bashku dy gjysmat e pikturës: qiellin dhe tokën. Vendimi i
Van Gogh-ut për ta  vendosur atë në plan
të parë ishte i rëndësishëm. Tradicionalisht qiparisi është një pemë që lidhet
me vdekjen dhe sipas Van Gogh-ut, ajo ishte e vetmja mënyrë për të hyrë në jetën
përtej tokës.

Kjo vepër
mbetet njëherësh, një portretizim i mendjes kaotike të Van Gogh-ut, por
gjithashtu një paraqitje e interesave të tij kryesore. Ajo është një provë e
padiskutueshme e gjenialitetit dhe talentit të pakrahasueshëm të Van Gogh-ut.  

(Imazhi 1: Van
Gogh, “Natë me Yje”, 1889)

(Imazhi 2: Pamje
nga afër e nebulës dhe e spirales tek piktura “Natë me Yje”, 1845)

(Imazhi 3: Vincent
Van Gogh, “Natë me Yje mbi Rhone”)

(Imazhi 4: Pamje
nga afër e pikturës “Natë me Yje”)

(Imazhi 5: Pamje
nga afër e pikturës “Natë me Yje”)

(Imazhi
6: Detaje nga piktura “Natë me Yje”)

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/artwork-analysis-starry-night-by-van-gogh/

Përzgjodhi dhe përktheu
– Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty