ARTFilozofiNË FAKT, NE NUK KEMI DASHURI NGA KRISHNAMURATI

NË FAKT, NE NUK KEMI DASHURI NGA KRISHNAMURATI

-

 

A e dini se, në fakt, dhe kjo është diçka e tmerrshme për
ta kuptuar, që ne, në fakt, nuk kemi dashuri. Ne kemi ndjenja, emocione, sensualitet,
seksualitet, dhe kujtime të diçkaje që kemi menduar se është dashuri. Por, në
fakt, brutalisht, ne nuk kemi asnjë dashuri. Sepse të kesh dashuri do të thotë:
jo dhunë, jo frikë, jo konkurrencë, jo ambicie. Nëse ka dashuri, ka paqe. Sepse
nëse ju do ti edukoni fëmijët tuaj që të mos jenë nacionalistë, që të mos kenë
vëtëm një punë teknike, dhe që të kujdesen vëtëm për marrëdhëniet e tyre të
vogla, të bukura dhe se ju nuk do të keni kombësi, apo ndasi fetare, nëse
dashuroni. Por, duke qenë se, në fakt, të gjitha këto gjëra ekzistojnë, jo
teorikisht, por brutalisht në këtë botë të shëmtuar, të gjitha këto tregojnë që
ju nuk kemi dashuri. Nëse ju me të vërtetë…nëse një nënë i ka dashur me të vërtetë
fëmijën e saj, mendoni se bota do të ishte kjo që është? Kështu që, ne nuk e
kemi atë dashuri. Por duhet ta kemi atë. Nëse do ta kemi atë, nuk mund të keni
virtyt, nuk mund të ketë rregull, ju nuk mund të jetoni me pasion. Dhe nuk ka
asnjë kohë. Nuk mund të thoni, ‘Epo, unë mund të jetojë pa dashuri, sepse unë
pa dashuri kam jetuar, sepse për dy milion vite, unë kam jetuar pa dashuri dhe
unë do të jetoj edhe dy milion vite të tjera, pa dashuri’. Dhe kjo do të thotë
vuajtje të vazhdueshme për dy milion vitetet e ardhshme. Atëherë çfarë do të bëni?
Nëse do të thoni, të lutem, më thuaj se çfarë duhet të bëj, atëherë e keni
humbur autobusin. Por nëse ju, keni parë rëndësinë, pafundësinë, urgjencën e kësaj
pyetjeje, jo nesër, as edhe ditën tjetër, apo orën tjetër, por tani që jeni
duke qëndruar ulur. Të pranosh kohën është dhimbja më e madhe. Duke qenë se,
vuajtja dhe dashuria, nuk mund të zgjidhen apo dashuria të mund të jetojë përgjatë
kohës, cila është gjendja e mendjes suaj ndërsa ajo ngre këtë pyetje?  Nëse e bëni këtë pyetje me atë gjallëri, me atë
urgjencë, me atë fuqi, atëherë çfarë ndodh në mendjen tuaj? Sepse ajo nuk do të
lejojë që të vijë koha dhe të ndërhyjë. Rrjedhimisht, një mendje e tillë ka një
hapësirë të pafundme, së bashku në mendje dhe në zemër, dhe kështu ajo mendje është
në gjendje që të dashurojë, dhe në atë ndjesi bukurie, në atë ndjesinë e madhe,
të pafundme të hapësirës, që është krijimi.

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=q5n1MsD17bY

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty