KINEMATOGRAFISlavoj ZizekNE NUK DUAM TË JEMI TË LUMTUR. NE JEMI...

NE NUK DUAM TË JEMI TË LUMTUR. NE JEMI TË PËRGATITUR PËR TË VUAJTUR NGA FILOZOFI SLAVOJ ZIZEK

-

 

Historia klasike që më pëlqen,
ai skenari tradicional shovinist mashkullor: unë jam i martuar me një grua,
marrëdhëniet me të janë të ftohta, dhe unë kam një dashnore, dhe gjatë gjithë
kohës unë ëndërroj, ‘Oh, Zot nëse gruaja ime do të zhdukeshe, kjo do të hapte
mundësinë e një jete të re për mua dhe dashnoren time.’ A e dini se çfarë do
t’ju thoshte çdo psikoanalist mbi atë që ndodh shpesh: që pasi për një arsye
apo një tjetër gruaja largohet…në atë çast ti humbet edhe dashnoren
gjithashtu. Ju mendonit, ‘kjo është gjithçka që dua’, por kur e ke aty del që
kjo ka qenë një situatë shumë më e ndërlikuar, ku ajo që ti do nuk është që të
jetosh me dashnoren tënde, por që ta mbash atë (në një farë distance) si një
objekt dëshirimi për të cilën mund të ëndërrosh.

 

Unë them se, kjo është mënyra
se si funksionojnë gjërat:

ne nuk e duam në të vërtetë atë që mendojmë se ne e dëshirojmë,
apo që mendojmë se e duam.

 

Për mua, lumturia, është një
kategori shumë konfirmiste. Ajo nuk inkuadrohet. Që tek Deklarata e Pavarësisë,
ne kemi të bëjmë me një deviacion ideologjik serioz ku thuhet: …‘në ndjekje të
lumturisë’. Nëse ka një pikë në psikanalizë, është se njerëzit nuk e duan apo dëshirojnë
me të vërtetë lumturinë dhe unë mendoj se kjo është diçka e mirë.

 

Për shembull, le të jemi
serioz: kur ju jeni në një përpjekje krijuese, duke bërë diçka krijuese, në ato
ethe të mrekullueshme ku thoni me vete: ‘Oh, Zot jam duke u marrë me diçka!’
dhe kështu me rradhë, këtu nuk ka fare vend për lumturinë; nuk kemi të bëjmë
fare me lumturinë; sepse ju jeni të gatshëm të vuani.

 

Ndonjëherë, shkencëtarët dhe
unë kam lexuar historinë e fizikës kuantike dhe më herët atë të rrezatimit, ata
ishin të gatshëm që të merrnin në konsideratë faktin se mund të vdisnin për
shkat të rrezatimit dhe kështu me rradhë. Por kjo nuk kishte rëndësi për ta. Për
mua lumturia është një kategori joetike dhe ne nuk duam që të arrijmë me të vërtetë
atë që ne mendojmë se e duam.

 

Filmi ‘Melankolia’ e
regjizorit Lars von Tier, mendoj se, në bazë ai është një film, dhe nuk jam
duke bërë shaka, një film optimist edhe pse siç e dimë, në fund planeti
Melankolia, e godet Tokën dhe të gjithë vdesin. Por unë kam gjetur diçka të
bukur e poetike tek qëndrimi i personazhit kryesor, ‘Kristinës’, të
interpretuar nga Kirsten Dunst. Ajo paqe e brendshme, se si e pranon ajo këtë,
dhe unë them se nuk duhet t’i lexojmë këtë si diçka pesimiste: ‘oh, ne të gjithë
do të vdesim’. Jo. Nëse dëshironi me të vëretë që të bëni diçka të mirë për
shoqërinë, nëse dëshironi që të shmangni kërcënimet autototalitare, dhe kështu
me rradhë, në thelb ne duhet të kalojmë, të përshkojmë nëpër këtë përvojë thelbësore
shpirtërore, ose të pranojmë që një ditë çdo gjë do të mbarojë, që në çdo pikë,
në çdo mement, fundi mund të jetë afër.

 

Unë mendoj se, në të kundërt
me atë se si mund të duket kjo, ajo mund të jetë një përvojë e thellë e cila në
shtyn drejt forcës dhe aktiviteteve etike. Rezultati i kësaj përvoje nuk është,
‘oh, fundi mund të jetë afër kështu që le të vrasim, le t’i shijojmë gjërat’,
dhe kështu me rradhë. Jo. është krejtësisht e kundërta. Sërish, në mënyrë
paradoksale, unë them se, ky nuk është një film sipërfaqësor, por thellësisht
optimist.    

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=1C315x8T0zU

 

Përktheu nga anglishtja –
Enkeleda Suti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty