PIKTURËAlberto BurriPEGGY GUGGENHEIM: E VARUR NGA ARTI

PEGGY GUGGENHEIM: E VARUR NGA ARTI

-

ARTI I MADH ËSHTË I
PAVDEKSHËM

BBC 2015

 

A mendon se ka qenë një
jetë e çmendur?

Padyshim! Ka qenë e
gjitha për artin dhe dashurinë.

 

Ndërmjet viteve 1978-1979, Peggy Guggenheim dha atë, që më
pas, do të ishte intervista e fundit e jetës së saj, për biografinë e saj nga
saj Jacqueline B. Weld: ‘Peggy: Kokëforta Guggenheim’. Për një kohë të gjatë
mendohej se, kasetat e kësaj interviste kishin humbur. Unë i gjeta ato në
bodrumin e Jacqueline-s ndërsa po merresha me këtë film dokumentar. Ato nuk janë
dëgjuar kurrë më parë.
 

         
Intervistuesja: Ti ke thënë gjithmonë se arritja jote më e
madhe ishte zbulimi i Pollock-ut.

         
Peggy: Po, kështu mendoj.

         
Intervistuesja: Po koleksioni yt?

         
Peggy: Ai është arritja ime e dytë më e madhe.  

         
Intervistuesja: Unë e di që ti ke dhënë ekspozita të mëdha
për artistë si Hans Hofmann, Clyfford Still, Baziotes, Motherwell, Rothko dhe
Pollock.

 

Unë mendoj se, ajo ka qenë më shumë krenare me arritjen e
saj me Pollock-un, sepse askush nuk besonte tek Pollock-u kur ajo besoi tek ai.
Ajo e filloi me një çantë pikturash shumë të përziera dhe sa më shumë kohë që
kalonte, aq me më shumë zgjuarsi blinte edhe ajo. Në fund, ajo dukej me të vërtetë
që e dinte se çfarë ishte duke bërë.
 

         
Intervistuesja: Mua më duket se ti ke një intuitë për
talentet, madje edhe përpara se ai të jetë realizuar.

         
Peggy: Po, ndoshta. Mendoj se, interesi im për artin modern
filloi që në çastin kur hyra në kontakt me të. Siç e dini tashmë, unë u bëra tërësisht
e varur nga arti dhe deri në një farë mase nuk shpëtoja më dot prej stij.    

 

Ajo kërkonte që të kthej në personazhin që ajo dëshrionte
që të ishte dhe arti ishte mjeti i saj për ta arritur këtë. Ajo e donte artin
si një pasyrë që reflektonte vetçuditshmërinë e saj. Është një karrierë shumë e
përmbushur, të qenit e përfshirë me surrealistët dhe pastaj me ekspresionistët
abstrakt. Kështu, ajo e nis në një vend dhe përfundon në një vend tjetër. Ajo është
një personazh lidhës.

 

Zëri i Robert Motherwell

‘Nuk të duhet të pikturosh një figurë në mënyrë që të mund
të shprehësh ndjenjat njerëzore’.

 

Zëri i Jackson Pollock

‘Arti modern është duke funksionuar, apo jo?…dhe ai
është duke shprehur një botë të brendshme.
 

         
Intervistuesja: A mendon se ka qenë një jetë e çmendur?

         
Peggy: Padyshim! Ka qenë e gjitha për artin dhe dashurinë.

 

Sipas Alberto Giacometti-t

 

Medoj se, ajo ia ka dalë jashtëzakonisht mirë për dikë që
nuk ka pasur asnjëherë ndonjë trajnim historik mbi artin, e cila nuk kishte një
lloj shijeje të lindur, apo dhunti për gjërat, por që kishte një pasion për ta
përdorur artin për të promovuar vetveten dhe për ta kthyer vetveten në një
personalitet, në një yll. Për shkak të mungesës së saj të bukurisë ajo nuk do
t’ia dilte kurrë si një sirenë apo si një figurë shoqërore e dëshirueshme dhe e
hijshme. Por ajo ia doli si koleksioniste dhe si një lloj koleksionisteje që
nuk kishte ekzistuar më parë.

 

Peggy, duke qenë si një lloj narciziste, ishet absolutisht
e kënaqur nga ideja e të pasurit një biografe. Ajo më quante ‘miken e saj të
fundit të madhe’ dhe kur njerëzit telefononin pasditeve ose kur vinin që ta
takonin, ajo do të thoshte ‘Jam me biografen time!’

 

Znj. Weld intervistoi mbi 200 subjekte për libirn e saj, i
cili u publikua për herë të parë në vitin 1986.

 

Peggy më tërhoqi për shkak të eksentricitetit të saj dhe ajo
kishte një familje mrekullisht të larmishme.  

 

JETA E HERSHME: NJU JORK
1898-1921

 

Të dyja palët e familjes së Peggy-t vinin dhe e kishin
filluar aktivitetin e tyre si shitës ambulant, me të vërtetë duke shitur gjëra
derë më derë. Në rastin e familjes së nënës së saj, Seligman-ët ata u futën në
sektorin bankar. Dhe familja e babait të saj, Guggenheim-ët, vijuan rrugën e
tyre në miniera. Dhe brenda 50 vitesh ata përparuan nga shitja derë më derë, në
zotërimin e kësaj pasurie të jashtëzakonshme.

 

Edhe pse Guggenheim-ët u bënë më të pasur sesa Seligman-ët,
Seligman-ët i shikonin ata me përçmim sepse ata kishin ardhur pas tyre. Nëna e
saj Florette, ishte fëmija më e vogël e James Seligman-it dhe ata ishin që të
gjithë tejet eksentrikë. Florette e përsërise çdo gjë tre herë.
 

         
Peggy: Ajo mbante tre ora.

         
Intervistuesja: E pabesueshme, a mbante ajo tre pallto?

         
Peggy: Po, ajo e bënte çdo gjë tre herë. Me shumë mundësi,
Frojdi mund të ketë një shpjegim për këtë.  

 

Dajat dhe xhaxhallarët e Peggy-t, ishin që të gjithë me këmbë
në ajër. Një teze tjetër, Fanny, i këndonte të gjitha frazat e saj. Kështu, ajo
do të mbërrinte në shtëpinë e dikujt dhe do të thoshte: ‘Përshëndentjeeee,
erdhaaa!’ Burri i saj acarohej aq shumë prej saj, saqë njëherë u përpoq ta vriste
me një shkop bejsbolli. Dhe duke qenë se, kjo nuk funksionoi, ai mbyti veten në
rezervuarin e qytetit të Nju Jorkut.

 

Ben (Benjamin Guggenheim), babai i Peggy-t, ishte tejet i
ngritur në kohën kur lindi Peggy. Ajo kishte dy motra, Benita dhe Hazel dhe ajo
e adhuronte Benitan.
 

         
Peggy: Nuk kisha njerëz të tjerë.

         
Intervistuesja: A nuk ftonte nëna jote vajza të tjera të
vogla për të luajtur me ty?

         
Peggy: Kurrë.

 

Ata jetonin si mbretër. Ata kishin karroca të bukura,
pallate (shtëpi të mëdha) në ‘Fifth Avenue’, dado, shërbëtorë me bollëk. Joseph
Seligman, ishte një mik i madh i Ulysses S. Grant dhe ai e argëtonte atë.
 

         
Peggy: Ishte një jetë shumë borgjeze…shumë e mërzitshme.

 

Vëllezërit Guggenheim, përveç të qenit të njohur për
mprehtësinë e tyre financiare dhe paratë, ishin gjithashtu të njohur për
lidhjet e tyre jashtëmartesore të shumëfishta.
 

         
Peggy: Kam qenë shumë e parakohshme. Njëherë i thashë tim eti
në tavolinë, ‘Duhet të kesh të dashur sepse ti del çdo natë.’ Dhe për këtë, më
dëbuan nga tavolina e dhomës së ngrënies, dhe shkova dhe u fsheha në dhomën e
ndenjes, poshtë pianos dhe qava. E adhuroja tim atë. Kur vinte në shtëpi, fishkëllente
teksa ngjitej nëpër shkallë, dhe pastaj unë vrapoja për tek ai.  

 

Kur Ben Guggenheim u fondos bashkë me Titanikun dhe vëllezërit
e tij shkuan të shikonin se kush ishte shpëtuar në Carpathia, doli që ishte e
dashura e tij, e cila ishte paguar nga Guggenheim-ët që të mos fliste.
 

         
Intervistuesja: Duhet të kesh qenë jashtëzakonisht e
tronditur kur ai (i ati) u fundos me Titanikun?

         
Peggy: Po.

         
Intervistuesja: A u zemërove për faktin që babi yt nuk u përpoq
më shumë për të shpëtuar vetveten? Ai ia dha dikujt tjetër jelekun e tij të shpëtimit.

         
Peggy: Si mund të isha e zemëruar me të. Ai bëri një xhest
shumë fisnik.

 

Peggy ishte vetëm 13 vjeç kur i vdiq i ati. 

         
Intervistuesja: Në autobiografinë tënde kam lexuar kur se ke
qenë fëmijë, se ke vuajtur nga një depresion i tmerrshëm.

         
Peggy: Pësova një krizë nervore, isha e shqetësuar gjatë
gjithë kohës. Ime më nuk më ngushëllonte dot.

         
Intervistuesja: A mund të thuash që nëna jote ishte një nënë
e mirë?

         
Peggy: Mendoj se, nuk ka pasur asnjë nënë të mirë në ato kohë.
 

         
Intervistueja: A kishte ajo ndonjë kontroll mbi ty apo ti bëjë
atë që doje?

         
Peggy: Jo, ajo kishte shumë pak kontroll mbi mua. Ime më më çmëndte
fare. Ajo ishte e nervozuar gjatë gjithë kohës, dhe më mërziste shumë, ishte e
tmerrshme. Im atë kishte një pasuri që e humbi. Unë nuk e kam konsideruar asnjëherë
veten një Guggenheim të vërtetë pas kësaj. Unë isha shumë e varfër krahasuar me
xhaxhallarët e mi. Ata ishin kaq çmendurisht të pasur, ndërsa unë kisha vetëm
450,000 dollarë amerikanë.

 

John Richardson

Historian arti dhe
biografi i Picassos

 

Ajo nuk ishte një Guggenheim e pasur. Njerëzit mendonin se
ajo ishte, por ajo nuk ishte fare e tillë siç ishte shumica e Guggenheim-ëve të
tjerë.

 

Nicky Haslam

Dekorues i brendshëm dhe
shkrimtar

Epo, mendoj se, të ishe një Guggenheim e varfër ishte diçka
relative. Ajo nuk ishte në asnjë lloj mënyre e varfër.

 

Edmund White, Shkrimtar

 

Unë e takova për herë të parë Peggy Guggenheim…në vitet
1970-të…në fillim të viteve 1970-të. Më pëlqeu sepse deri diku më vinte keq për
të. Kishte një lloj vulnerabiliteti tek ajo. Ajo kishte një theks shumë të çuditshëm,
dhe njeherë i thashë asaj, ‘Ku e ke gjetur këtë theks të çuditshëm të të
folurit?’ dhe ajo më tha, ‘Ishte një shkollë në rrugën West 72 ku shkuan nëntë
prej nesh dhe ne ishim që të gjitha vajza hebreje super të pasura dhe ne që të
gjitha mësuam që të flisnim në këtë mënyrë dhe ne ende e bëjmë këtë kështu.’

 

Peggy-t i pëlqente që t’i shokonte njerëzit dhe që të
ishte në qendër të vëmendjes. Ajo njëherë rruajti vetullat e saj kur ishte në
shkollë dhe kjo u bë shkak për bujë sepse ishte diçka shumë avatgarde dhe kështu,
Peggy ka qenë gjithmonë një rebele.

 

Supozohej që ajo do të trashëgonte para dhe do të martohej
me dikë që gjithashtu do të trashëgonte para. Dhe ajo, në një fare pike diku
herët në jetën e saj, vendosi që ajo vetë nuk do të ishte e tillë. Kur ajo
ishte në të 20-tat e hershme të saj ajo shkoi që të punonte në një librari ‘Sunwise
Turn’.

 

Në moshën 21 vjeçare, Peggy u ekspozua për herë të parë ndaj
artsitëve, shkrimtarëve dhe ideve të avatgardës evropiane.
 

         
Peggy: Më kanë konsideruar gjithmonë një fëmijë të tmerrshëm
të familjes Guggenheim. Mendoj se, kam qenë si një dele e zezë dhe nuk bëja
asnjëherë asnjë gjë që të ishte diçka e mirë. Mendoj se, e kam çuditur!   

         
Intervistuesja: Pastaj përfundove në Paris…

         
Peggy: Po.

         
Intervistuesja: A ndjeheshe një vajzë e humbur në kërkim të
diçkaje për të mbushur jetën tënde?

         
Peggy: Oh, po.

 

ZGJIMI: PARIS, 1921 –
1938

 

Është shumë e çuditshme të lëvizësh përgjatë jetës si në
një lloj ëndërre.

 

Calvin Tomkins

Shkrimtar, Kontribues në
‘New Yorker’

 

Parisi ishte thjesht vendi më ngazëllyes kulturalisht në të
gjithë botën në atë kohë. Dhe jo vetëm në artet pamore, por edhe për atë që po
ndodhte në muzikë dhe balet, dhe në teatër dhe çdo gjë tjetër.

 

Jean Cocteau

 

Parisi ishte një qytet i lirë dhe i hapur. I gjithë
revolucioni në art ndodhte aty në atë kohë. Dada! Italique! Metallique!
Mysterique!

 

Carlo Mccormic

Shkrimtar dhe kritik kulture

 

Dada po dilte pas gjithë kësaj mizorie të Luftës së Parë
Botërore. Sasia e pakuptimë e vdekjeve dhe e gjakderdhjes dhe gjithashtu edhe
propaganda e sëmurë dhe e shtrembëruar. Dhe kështu, ata janë duke krijuar këtë
gjuhë zhgënjimi të kësaj neverie absolute me atë që po bënte bota e civilzuar.

Ajo gjeti aty të gjithë jetën boheme që do të paraqiste
për të alternativën tjetër ndaj jetës borgjeze, nga jeta e klasës së lartë
borgjeze të cilën ajo e kishte gjetur vetveten gjithmonë si një e jashtme. Dhe
kështu, ajo u ndje menjehëre se,  ‘këta
janë njerëzit e mi’.
 

         
Intervistuesja: Pashtë fotografinë tënde nga Man Ray.

         
Peggy: A nuk është e mrekullueshme? Është e mrekullueshme.
Ah, kaq e bukur.

         
Intervistuesja: Doja të të pytesja çfarë po mendoje kur bëre atë
fotografi.

         
Peggy: Një Zot e di. Mendoj se, duhet të kem ditur që dukesha
e mrekullueshme.

 

Artistët nga e gjithë Evropa dhe Shtetet e Bashkuara, po bënin
rrugën e tyre në Paris a thua sikur kishte një magnet që i tërhiqte ata.
 

         
Intervistuesja: Si ishin të gjithë këta njerëz? Si ishte
Kiki?

         
Peggy: Ajo kishte një pamje fantastike. Askush nuk është pikturuar
aq shumë sa Kiki.

         
Intervistuesja: Po, Man Ray? Kam dëgjuar se ai nuk e humbi
kurrë theksin e tij nga Brooklyn, edhe pse ai vjen nga Filadelfia.

         
Intervistuesja: Si ishte James Joyce? Kam lexuar rreth këndimit
që ai i bënte këngëve irlandeze dhe hidhte valle…

         
Peggy: Po, janë të gjitha të vërteta, po.

         
Intervistuesja: Po Pound? (Erza Pound)

         
Peggy: Pound, ah po e kam njohur Paund. Luanim tenis bashkë, dhe
kakariste si xhel sa herë që shënonte një pikë.

         
Intervistuesja: A e ke konsideruar ndonjëherë të shkosh në kolegj?

         
Peggy: E konsideroj vetveten të vetarsimuar.

 

Kur uleshe në kafene ti absorboje surrealizëm dhe kubizëm
dhe idetë e kohës.
 

         
Peggy: Aty takova burrin tim, bashkëshortin tim të ardhshëm. Laurence
Vail, i cili ishte shkrimtar dhe piktor, dhe ai i përkiste një bote shumë
boheme.

 

Si një vajzë e re, Peggy ishte e magjepsur nga afreskët
erotikë të Pompeii-t.
 

         
Peggy: Isha e virgjër dhe doja që ta hiqja qafe virgjërinë
time. Dhe për këtë e përdora Laurence Vail.

 

Peggi ishte 23 vjeç kur humbi virgjërinë e saj. 

         
Intervistuesja: A të vinte vërdallë?

         
Peggy: Po. Më çoi në majë të Kullës Eiffel, ku edhe më
propozoi. Dhe pastaj përfunova duke u martuar me të. Dhe kam dy fëmijë Pegeen
dhe Sindbad. Ne kishin zënka të tmerrshme gjatë gjithë kohës. Dhe zënkat ishin
kaq shumë dhe kaq të shëmtuara dhe kaq të çmendura dhe…

         
Intervistuesja: Të rrihte me të vërtetë?

         
Peggy: Po, nuk është se më rrihte edhe aq shumë. Një herë eci
mbi stomakun tim katër herë. Njëherë më futi në vaskë dhe më mbajti nën ujë për
një kohë të gjatë, por përveç këtyre nuk mendoj se ishte brutal me mua. Ai nuk
kishte para. Ndoshta ngaqë unë isha e tmerrshme me të lidhur me paratë, ai u përpoq
që të më bënte të ndjehesha inferiore ndaj tij rreth truve të mi, gjatë gjithë
kohës. Dhe pas shtatë vitesh, ne u divorcuam.

         
Intervistuesja: Ti ke shkruar, ‘oh, burrat gjithmonë bëhen më
të mirë pas divorcit, po!’

         
Peggy: Pas kësaj ai u kthye në mikun tim më të mirë. Rreshti
së më rrahuri.

         
Intervistuesja: Cili ka qenë burri më i rëndësishëm në jetë tënde
ose a mund t’i përgjigjesh kësaj pyetje?

         
Peggy: Po, ai nuk ishte një artist, por një shkrimtar.
Dikush…një anglez që ka vdekur që prej 30 vitesh tani. Kam qenë shumë e
lumtur me John Holms. Ai ishte i shkëlqyer. Njerëzit magjepseshin nga bisedat e
tij. Ai ishte si një perëndi, si një lloj supernjeriu.

         
Intervistuesja: A të donte ai ty?

         
Peggy: Po, tmerrsisht shumë. Ai më udhëzonte se çfarë të
mendoja dhe çfarë të bëja dhe …çdo gjë.

         
Intervistuesja: Si të ka brumosur ai ty?

         
Peggy: Epo, ai duhet të më kthente në një njeri serioz, më
pak të parëndësishme. Ishte një sportist i mrekullueshëm. Ngjitej nëpër shkëmbinj
me fëmijët e mi.

         
Intervistuesja: A ishte ai i dhënë pas fëmijëve të tu?

         
Peggy: Oh, po.

         
Intervistuesja: Po ata, a e donin atë?

         
Peggy: Po.

         
Intervistuesja: Përse hoqe dore prej Sindbad? A ishte kjo për
shkak se ai qëndroi me të atin dhe pastaj Pegeen qëndroi me ty?

         
Peggy: Para së gjithash, mendova që, nuk do të isha në
gjendje të rrisja një djalë dhe pastaj mendova se, do të ishte e drejtë që
Sindbad t’ia jipja Laurence, dhe pataj nëse nuk do të kisha hequr dorë prej
tij, do të më ishte dashur të hiqja dorë nga John Holms.

         
Intervistuesja: Përse do të të duheshe të hiqje dorë nga John
Holms?

         
Peggy: Sepse gjykata nuk do të më lejonte të kisha një të
dashur dhe gjithashtu të mbaja edhe djalin tim.

         
Intervistuejsa: Kjo është diçka e tmerrshme, apo jo?

         
Peggy: Po. Sot këto gjëra nuk ekzistojnë më.

         
Intervistuesja: Kam lexuar edhe për këtë abortin gjithashtu,
mendoj se, ti ke shkruar për të.

         
Peggy: Kam pasur kaq shumë aborte. Mendoj se, kam bërë shtatë
aborte. Shumicën e tyre i kisha me Holms.  

         
Intervistuesja: Përse? Nuk doje të kishe fëmijë me Holms?

         
Peggy: Nuk doja të kisha fëmijë sepse nuk isha e martuar me të,
që mendoj se ishte budallallëk tani, por në ato ditë kishte rëndësi.

         
Intervistuesja: Po për…përse nuk divorcohej ai nga Dorothy?

         
Peggy: Në fund, ai do të divorcohej nga ajo. Ishte duke u bërë
gati për ta bërë këtë, por ai ishte kaq shumë i paralizuar në të gjitha përpjekjet
e tij saqë nuk arrinte të bënte asgjë.

 

Pas pesë vitesh me Peggy-n, John vdiq tragjikisht gjatë një
operacioni të vogël në kyçin e dorës. Ai kishte qenë i dehur një natë më parë
dhe nuk u zgjua kurrë nga anestezia. Ai ishte vetëm 36 vjeç.

 

Motra e saj
Benita vdiq gjatë lidnjes së fëmijës së saj kështu që Peggy ishte e trishtuar
dhe e vetmuar nga humbja e saj.

         
Peggy: Kam kaluar disa zhgënjime. Kam pasur një jetë shumë të
trishtuar.

 

Mercedes Ruehl

Aktore

 

Edhe sot e kësaj dite nuk e kuptoj poltësisht. Ajo kishte
një uri që…ishte një uri për jetën që tërheqte përkundrejt këtij trishtimi të
pamundshëm. Kështu, jeta e saj seksuale ishte mënyra e saj për tu lidhur me
jetën, me njerëzit.
 

         
Peggy: Kam pasur shumë njerëz të çuditshëm. Nuk e di, mbase
ngaqe mendoj se, kam qenë e vetmuar. Mendoj se, kam qenë një lloj nimfomaniake.
 

 

Ajo donte të kishte dashnorë. Gjithë të tjerët kishin të
dashur, përse të mos kishte edhe ajo?

 

Diego Cortez

Kurotor

 

Nëse do të kisha një pyetje për Peggy-n, me shumë mundësi
ajo do të ishte si ishte Samuel Becket në shtrat?
 

         
Peggy: Mendoj se, bisedat e tij, mendja e tij, më shumë mundësi
më magjepsën më shumë sesa çdo gjë tjetër.

 

Ajo është shprehur që nuk ka takuar asnjeri si Beckett-i. Ata
kishin qëndruar në shtrat për katër ditë dhe i vetmi çast kur ishin ndarë ishte
kur Beckett-i kishte shkuar tek dera për të marë sanduiçët që shërbimi i dhomës
kishte dërguar për ta.
 

         
Peggy: Më pëlqenin meshkujt intelektual. Më pëlqenin burrat
shumë të gjatë, brunë dhe të pashëm. Por sigurisht që jo të gjithë dashnorët e
mi nuk kanë qenë kështu.

 

Artistët…ajo i donte ata sepse ata ishin artistë, dhe jo
sepse ata ishin burra seksi. Në fakt, ata ishin burra seksi…por mendoj se
seksi dhe arti shkonin absolutisht dorë për dore në trurin e saj. Ajo zgjidhte
djemtë e këqinj, por kjo nuk i solli asgjë të mirë.

 

Donald Kuspit

Historian arti dhe shkrimtar
i librit ‘Fundi i artit’

 

Mendoj se, arti i dha kuptim jetës së saj, si edhe faktin
që këta avantgardë modernë i konfirmuan asaj të njejtën ndjesi të të qenit si
një lloj personi i jashtëm e veçantë, në një mënyrë të veçantë. Arti u kthey në
mënyrën e saj për të gjetur veten e saj emocionalisht.

 

LE TË BËHEMI SERIOZË:
LONDËR 1938 – 1939

 

Në atë kohë isha në kërkim të pune dhe doja të kisha një
lloj interesi, të kisha diçka për të bërë pasi fëmijët shkollë me konvikt, dhe
unë isha vetëm në fshat, në Angli. Pastaj u zhvendosa në Londër dhe hapa një
galeri arti në Rrugën Cork të quajtur ‘Guggenheim Jeune’.

 

Këtu ajo ishte duke u vërdallosur, duke menduar nëse duhet
të hapte një shtëpi botuese apo një galeri arti. Dhe pastaj, një nga miqtë e
saj i tha, ‘fillo një galeri arti sepse është më pak e kushtueshme.’
 

         
Intervistuesja: Vërtet mendoje se një galeri arti do të ishte
më pak e kushtueshme?

         
Peggy: Po, a s’është e mrekullueshme? Kjo ishte një ide e çmendur.

         
Kam lexuar që nëna atë kohë juaj kishte vdekur dhe
rrjedhimisht ti kishe fondet për të hapur një galeri.

         
Peggy: Po, mora 450,000 dollarë amerikanë. Nuk do të kisha
mundur ta bëja galerinë po të mos kishte vdekur ajo. Nuk do të kisha pasur
mjaftueshëm para.

 

Philip Rylands

Drejtor i Koleksionit ‘Peggy
Guggenheim’, në Venecia, Itali

 

Ajo filloi që herët që të ekspozonte veprat e disa
surrealistëve evropianë. Një skepozitë e vogël për Cocteau, më pak u preznatua
me Tanguy, dhe ajo tashmë në atë kohë njihte edhe Andre Breton.
 

         
Intervistuesja: Si e ndryshoi jetën tënde të mëparshme ‘Guggenheim
Jeune’? Duhet të ketë qenë një ndryshim shumë dramatik.

         
Peggy: po, tërësisht e ndryshme. Gjithmonë jam përshtatur me çdo
gjë shumë shpejt.

         
Intervistuesja: A mos ‘fute prizën në të’, duke ia kushtuar
kështu të gjitha energjitë e tua vetëm ‘Guggenheim Jeune’?

         
Peggy: Po, po, me përjashtim të rastit kur shkova në Paris për
të takuar Beckett-in.

 

Surrealistët vendosën që mendja e pandërgjegjshme ishte
burimi i të gjithë krijmtarisë më të madhe dhe se kjo ishte përgjigja për artin
e së ardhmes.

 

Mendoj se, Peggy ishte një grua me një intuitë të madhe. Ajo
mësoni shumë shpejt që të kuptonte se çfarë do të thoshte të kishe sy për gjërat.
Ajo ndiqte vet intuitën e saj dhe kishe guximin për t’a bërë këtë dhe ky do të
ishte një model që ajo do ta ndiqte përgjatë gjithë jetës së saj.

 

Ajo donte këtë artin e jashtëm, atë art që në atë kohë
ishte art fyes, që ishte i ndryshëm. Një art i çuditshëm që pasyronte atë vet. Peggy
ishte absolutisht në majë të gjërave. Ajo dha një sërë shfaqjesh në galerinë e
saj dhe sikur vetëm kjo gjë, ishte një ndikim mjaft i madh mbi të menduarin
britanik rreth artit modern. Anglezët, me përjashtim të ekspozitës së
surrealistëve të vitit 1936 pranë Akademisë Mbretërore, nuk kishin ndonjë ide
mbi artin modern. Shumica e njerëzve mendonin se ajo që vinte nga arti modern
ishin plehra.
 

         
Intervistuesja: Znj. Guggenheim, si patrone arti, ju mund të kihsin
blerë një koleksion me pelhra dhe kjo është gjithmonë diçka e mundur.

         
Peggy: Sigurisht dhe lehtësisht, nëse nuk ke asnjë shije dhe
kur nuk e di se çfarë po bën dhe kur nuk ndjek këshillat e njerëzve të duhur
mund të përfundosh në shumë telashe.

 

Peggy Guggenheim punone duke u bazuar në një lloj
konsensusi, këshilla dhe këto këshilla që ajo i merrte në konsideratë vinin vetëm
nga artistët dhe nga njerëz të cilët ajo i respektonte me të vërtetë dhe zëri më
i madh në kokën e saj, këshilla më e fortë të cilën ajo e ndoqi më shpesh dhe
më shumë ishte ajo e Marcel Duchamp-it.
 

         
Peggy: E kam njour Marcel Duchamp që në vitin 1921. E takova
sepse ai ishte i dashuri i shoqes sime më të ngushtë, Mary Reynolds. Dhe pas kësaj
ne u bëmë shumë miq. Ai më mësoi gjithçka mbi artin modern që njoh sot. Ai më mësoi
ndryshimin ndërmjet surrealizmit dhe artit abstrakt. Ai organizonte të gjitha
ekspozitat e mia, bënte çdo gjë për mua. Nuk e di se çfarë do të kisha bërë pa
të sepse ai me të vërtetë që ka qenë mësuesi im i madh.

 

Marcel Duchamp i dha Peggy-t ‘Boiten-en-valise’ të tij të parë
në vitin 1941.
 

 

Objektet më mondane të jetës së përditshme, mund të ngriheshin
në cilësinë e arteve të bukura vetëm nga zgjedhja e artistit. Dhe kjo ishte mençuria
Duchampiane, që hap kutinë e Pandoras për rrugët e reja të ardhme të artit.
 

         
Intervistuesja: A dëgjoje pak a shumë çdo gjë që të thoshte
Marcel Duchamp?

         
Peggy: Po, çdo gjë. Jam treguar shumë e zgjuar, apo jo?

         
Intervistuesja: A të jipte ai përshtypjen e një njeriu
brilant?

         
Peggy: Atëherë nuk e kisha kuptuar që ai ishte kaq i rëndësishëm.
Vëtëm më pas, Marcel Duchamp u kthye në një lloj perëndie në Amerikë dhe vetëm
atëherë fillova ta kuptoja se sa i rëndësishëm ishte ai.
 

         
Intervistuesja: Znj. Guggenheim, në galerinë në Londër, cilët
ishin disa nga artistët që ju prezantuat dhe që krijuan një lloj ngazëllimi të
madh atje?

         
Peggy: Kandinsky ishte më ngazëllyesi. Ekspozita e tij e parë
në Angli ndodhi në galerinë tim në Londër. Gjatë kësaj periudhe Kandinsky, më
pyeti nëse mund t’i kërkoja xhaxhait tim, Solomon Guggenheim, që të blinte një
nga pikturat e tij të hershme që ai e kishe dashur gjithmonë. Kështu që, unë e
pyeta atë nëse ai dëshironte që ta blinte këtë pikturë të Kandinsky-t. Mora një
përgjigje nga ai, që thoshte se, kuratorja e tij, Baronesha Rebay do të më dërgonte
përgjigjen e saj dhe përgjigja që dërgoi ajo është kjo që do t’ju lexoj tani. ‘E
dashur Znj. Guggenhaim Jeune, galeria juaj do të jetë e fundit që do të përdoret
nga fonadcioni jonë nëse do të jemi ndonjëherë të detyruar që të përdorim një
galeri shitjesh. Shumë shpejt do të kuptoni se ju jeni duke propaganduar
mediokritet, për të mos thënë plehra.’

 

Rivalja e Peggy-t në shumë mënyra, Hilla Rebay ishte
drejtorja themeluese e ‘Guggehneim’ këtu në Nju Jork. Ajo ishte këshilltarja e
Solomon Guggenheim-it dhe Solomoni ishte xhaxhai i Peggy-t. Sigurisht që Hilla
ishte nje person dinamik, disi posesive, shumë kategorike. Ajo ishte si granatë
dhe gjyshi im ishte i mahnitur prej saj.
 

         
Peggy: Baronesha ishte një djallushe.

         
Intervistuesja: Më duket se ka qenë e dashura e tij?

         
Peggy: Askush nuk e di, por të gjithë e mendonin këtë. Mendoj
se, ajo nuk donte që ai të kishte të bënte me mua në asnjë mënyrë, sepse unë
isha rivale arti për të. Ajo nuk ishte në një mendje me mua.

 

Karole Vail

Mbesa e Peggy Guggenheim
dhe Kuratore, Muzeu Guggenheim

 

Ato ndoqën rrugë të ndryshme dhe që të dyja kishin ide të
ndryshme. Shpesh Peggy konsideroheshe si delja e zezë e familjes.
 

         
Peggy: Kështu, i shkrova Baroneshës Rebay këtë përgjigjje. ‘E
dashur Baronesha Rebay, Letra juaj ishte mjaft argëtuese për mua. Mendoj se,
keni krujuar idenë e gabuar mbi galerinë time të artit. Për 16 vite, unë kam
jetuar midis artistësh dhe kam qenë mike e tyre. Motivet e mia janë të pastra dhe
unë nuk jam duke kërkuar për të bërë para për vete, por për të ndihmuar artistët.
Sinqerisht juaja,’

 

Në Galerinë Peggy, në Londër, ajo dha edhe një ekspozitë mbi
artin e fëmijëve dhe ishte ekspozita e parë ku është ekzpozuar ndonjëherë ndonjë
gjë nga piktori, Lucian Freud.
 

         
Intervistuesja: Çfarë ju frymëzoi për ekspozitën e fëmijëve?

         
Peggy: Sepse Pegeen (duke iu referuar të bijës) pikturonte
dhe mendova se, do të ishte diçka e këndshme të kisha edhe pikturat e fëmijëve
të shkollës gjithashtu. Ishte një ekspozitë më të vërtetë e bukur.

         
Intervistuesja: A mendon se, ajo pikturonte për të ta bërë
qejfin ty?

         
Peggy: Jo, Pegeen ishte më të vërtetë një piktore. Askush nuk
e ka ndikuar atë, asnjëherë. Ajo ishte e vetmësuar dhe krejtësisht e pavarur.

         
Intervistuesja: Si ishte Pegeen si fëmijë?

         
Peggy: Ajo ishte gjithmonë shumë, shumë e bukur. Ajo kishte
një çehre ‘pjeshke’ dhe flokë të mrekulluehëm liri të artë.

         
Intervistuesja: Si shkonit bashkë? A ishte ajo një vajzë e
lehtë për t’u rritur, apo ajo ishte e …vështirë?

         
Peggy: Ajo nuk donte që të largoheshe kurrë as nga unë dhe as
nga guvernantja e saj. Ishte shumë, shumë e pasigurt.

         
Intervistuesja: A mund ta përshkruash Sindbad (duke iu
referuar të birit) për mua?

         
Peggy: Njerëzit thonë se, ai ngjan me mua, por ne nuk kemi
asnjë shije të përbashkët. Dua të them, Pegeen ishte një artsite, dhe ne kishim
artin si diçka të përbashkët. Ai ishte thuajse antipikturë.

         
Peggy: Kisha një ekspozitë të madhe të Tanguy-it që ka qenë
një nga më të famshmet. Dhe shitëm shumë piktura.

         
Intervistuesja: Si ishte Tanguy?

         
Peggy: Ishte i adhurueshëm.

         
Intervistuesja: A ka pikturuar ai gjëra për ju kur vinte që
t’ju takonte?

         
Peggy: Po më ka pikturuar vëthë të mrekullueshëm.  

         
Intervistuesja: A do të ishe bërë një koleksioniste e tillë,
nëse nuk do të kishe njohur personalisht kaq shumë artsitë?

         
Peggy: Sigurisht, përfundimisht.

         
Intervistuesja: Çfarë vinte e para. Arti apo njerëzit, apo të
dyja?

         
Peggy: Jo, arti vinte i pari, dhe njerëzit vinin për shkak të
idesë sime për të pasur këtë galerinë dhe për shkak të kësaj takova edhe më
shumë artistë të tjerë.

         
Intervistuesja: A mendon se, këta artistë të mëdhenj janë
domosdoshmërisht edhe njerëz të mëdhenj?

         
Peggy: Padyshim që ata janë shumë më interesant sesa njerëzit
që nuk janë intelektualë, të cilët nuk janë të interesuar mbi artin, që nuk janë
njerëz krijues. Sigurusht që ata janë më interesant sesa njerëzit që merren me
biznes.

         
Intervistuesja: A maten artistët apo a janë ata në lartësinë
e veprave të tyre?

         
Peggy: Ndonjëherë janë zhgënjyes. Por ndonjëherë ata janë
edhe më të mirë sesa vet veprat e tyre. Kur takohesh me artistë del që ata janë
disi të ndryshëm nga ajo që ti mund të presësh.

 

Marcel Duchamp

 

Dikur, Brancusi thoshte se, ‘Arti është mashtrim’. Ndërsa
unë them se, ‘Arti është një mirazh.’ Unë besoj tek artsiti, tek njeriu. Kështu,
ajo që duhet bërë është që të lejohet që çdo njeri të jetë një indvid dhe që
ata të jenë një idivid sa më shumë që ata të munden dhe secili për veten e
tij/saj.
 

         
Peggy: Dhe kjo aventura (duke iu referuar ‘Guggenheim June’) zgjati
vetëm rreth një vit e gjysëm sepse u bë shumë e shtrenjtë dhe unë fillova të
mendoja që nuk ia vlente që të vazhdoja dhe të merresha me drejtimin e një
galerie tregtare sepse nuk shita kurrë asgjë. Kështu që, vendosa që do të ishte
më mirë që t’i shpenzoja paratë duke pasur një muze të artit modern, i cili
deri atëhëreë nuk ekzistonte në Londër.

 

Në castin që ajo vendosi që të mbyllte Guggenheim Jeune,
ajo mendoi që të investonte më shumë para dhe të bënte një muze. Kështu, ajo nënshkroi
kontratë me Herbert Read për t’i mbushur mendjen që të largohej nga pozicioni i
tij si redaktor i Revistës Burlington, dhe që të ishte drejtori i muzeut të saj
të planifikuar për të ardhmen, në Londër. Dhe kështu, për ekspozitën hapëse ai
përgatit këtë listë legjendare (që përfshinte Marcel Duchamp, Pablo Picasso,
Giorgio de Chiricho, Joan Miro, Kazimir Malevich, Piet Mondrian, Alexander
Archipenko, Alexander Calder, Alberto Giacometti, Paul Klee, Jacques Lipchitz,
Amedee Ozenfant, Yves Tanguy, Henry Moore dhe Wolfgang Paalen), të të gjitha
levizjeve dhe artistëve kryesor të shekullit të XX-të.
 

         
Peggy: Fatkeqësisht në atë kohë erdhi lufta dhe unë vendosa që
do të ishte e pamundur që të kisha një muze në Londër që mund të bombardohej në
çdo çast.

 

Stephanie Barron

Kryekuratore, Arti Modern
dhe Bashkëkohor, LACMA

 

Shumica e njerëzve mendonin se, çdo gjë që nazistët bënin
ishte sulmimi kryesisht i hebrenjve, por ai ishte gjithashtu një sulm edhe ndaj
modernizmit dhe ai kulmoi në vitin 1937 me një ekspozitë të madhe në Mynih e
titulluar ‘Entartete Kunst’ ose ‘Art i degjeneruar’. Është e mahnitshme të
mendosh që, gjithë kjo energji shkoi për të mbledhur dhe për të sjellë së
bashku 650 shembuj të artit të cilat njerëzit nuk duhet t’i pëlqenin.

 

KOHA E LUFTËS – PARIS
1939 – 1941
 

         
Intervistuesja: Pastaj kur filloi lufta, ti u largove nga
Londra.

         
Peggy: Unë u dërgova në Paris që të mblidhja pikturat e
renditura në listën që më kishte përgatitur Herbert Read. Gjatë muajit të parë
të luftës, u përpoqa që të blija një pikturë në ditë.

         
Intervistuesja: Si arrite që ta bësh këtë?

         
Peggy: Unë kisha miq në Paris, Madame Van Doesburg, e cila ka
qenë mikja ime për vite me rradhë. Dhe kisha edhe një mik që ishte si një lloj
tregtar arti, i quajtur Howard Putzel dhe kisha Marcel Duchamp, i cili më
prezantoi me artistët dhe ndërmjet këtyre tre njerëzve, dola vërdallë më vete
dhe bleva gjëra. Njerëzit më telefononin gjatë gjithë kohës dhe vinin edhe në
shtëpinë time, në mëngjes, dhe më sillnin piktura në shtrat. Dhe në fakt e
vetmja pikturë që kam blerë në shtrat ishte kjo pikturë e vogël e Dalisë.

 

Ajo pati fat në zgjedhjet e saj të asaj kohe, sepse në
vitin 1939-të artistët ishin të dëshpëruar për të shitur gjëra dhe një numër i
madh tregtarësh arti ishin hebrenj dhe ata po përpiqeshin që të nxirrnin sa më
shumë piktura jashtë Parisit përpara se të mbërrinin aty gjermanët.
 

         
Intervistuesja: Ti mund të kishe përfunduar në ndonjë kamp përqëndrimi.
A e di këtë?

         
Peggy: Po, e di.

         
Intervistuesja: A kishe ndonjëherë frikë që do të kapeshe nga
gjermanët?

         
Peggy: Jo. Nuk është në natyrën time që të kem frikë. Gjatë
luftës doja të blija një Brancusi. Kjo është skulptura ‘Zogu në hapësirë’ nga
Costantin Brancusi. Mendoj se, kjo është një nga pjesët e preferuara të
skulpturës të vet Brancusit. Shkoja që ta takoja thuajse çdo ditë. Ai ishte një
burrë i vogël i mrekullueshëm, si një lloj gjysëm perëndie dhe gjysëm fshatari.

         
Intervistuesja: A ke pasur marrëdhënie me Brancusin kur
shkoje ta takoje atë dhe që flisnit bashkë që ti doje të blije ‘Zogun në hapësirë’?

         
Peggy: Po, dhe gjëja e tmerrshme ishte se, mendoja se, nëse
do të kisha një marrëdhënie me të, ‘Zogu’ do të ishte më i lirë. Kur shkova që
të merrja me vete ‘Zogun në hapësirë’, Brancusi e nxorri atë në krahët e tij
dhe lotë rrodhën poshtë faqeve të tij dhe nuk e mësova kurrë nëse kjo ishte për
shkak se po ndahej nga unë apo sepse po ndahej nga ‘Zogu’ i tij i preferuar.

         
Intervistuesja: A të kujtohet Giacometti?

         
Peggy: Po, shumë mirë. Ai ishte i mrekullueshëm. Dukej si një
luan.

         
Intervistuejsa: Vërtetë?

         
Peggy: Po, kishte një kokë shumë të madhe dhe flokë si një
tufë me lesh dhe…bisedat e tij ishin të mrekullueshme.

         
Intervistuesja: Si bënit Pazar dhe sa e vështirë ishte që të
merrnit piktura në atë kohë dhe çmimi që ju ishit e gatshme që të paguanit?

         
Peggy: Në ato ditë nuk diskutohej të bëhej pazar sepse çdo gjë
ishte kaq e lirë.

 

Ajo u shfaq në një çast të mirë përsa i takon çmimeve dhe
ajo nuk kishte gjithë ato para për të shpenzuar dhe une mendoj se, ajo i
shpenzoi me shumë zgjuarsi dhe saktësi. Dhe, një Zot e di, ajo është një
Guggenheim dhe ajo e dinte se si duhet të bëheshin gjërat. Dhe kjo ishte një
nga gjërat që ajo e kishte të trashëguar. Ajo ia doli që të sillte së bashku një
bërthamë të një prej koleksioneve më madhështorë të artit modern për një shumë
thuajse qesharake prej 40,000 dollarë amerikanë.
 

         
Intervistuesja: Për 40,000 dollarë ti nuk do të mund të blije
as edhe njërën prej pikturave që ke tani?

         
Peggy: Sot jo. Madje as edhe një nga 125?

         
Peggy: Ndoshta as edhe një. Çmenduri apo jo?

 

Ajo thjesht theu të gjitha rregullat. Nuk kishte edhe aq
shumë raste të grave të cilat punonin, jo më të grave që punonin në fushën e
artit. Arti ishte një fushë e dominuar nga meshkujt.
 

         
Peggy: Ishte liria ime. Çlirimi im.

 

Peggy është si një lloj modeli për gratë liberale. Një
grua liberale shumë e shqetësuar! Ajo bënte çfarëdolloj gjëje që donte të bënte
dhe kishte mjetet për ta bërë këtë dhe mendoj se, ajo ishte me të vërtetë e përparuar
për kohën. Kishte edhe gra të tjera dhe mbi të gjitha ishte edhe një grua tjetër
amerikane hebreje në formën e Gertrude Stein, shembullin e së cilës mund të
kete ndjekur edhe Peggy. Mendoj se, Peggy do të kishte dashur shumë të kishte
talentin e Gertrude Stein për fjalët dhe aftësinë e saj të jashtëzakonshme për
të promovuar veten.

 

Ajo pëlqente të ndihmonte artistët dhe asaj i pëlqente që
të ishte si Gertrude Stein, që kishte një sy të mirë dhe që zgjidhte fituesit.

 

Ajo kishte gjithashtu guximin që të blinte piktura
kubiste, të cilat në ato ditë, nuk vlerësoheshin kaq lart sa sot. Picasso ka
qenë disi i vagullt lidhur me Peggy-n. Ai kishte dëgjuar për të.

 

Ajo shkon tek Picasso dhe përpiqet që të blejë diçka nga
ai dhe ai i thotë, ‘Zonjë, të brendshmet e femrave i ke në katin e pestë.’

 

Lisa Phillips

Drejtore, Muzeu i Ri, Nju
Jork

 

Qartësisht ajo ishte shumë e guximshme në zgjedhjet e saj dhe
i qëndronte bindjeve që kishte. Ajo dëgjonte njerëzit e duhur, por ajo ishte
subjekt talljeje dhe nënvleftësimi shumë herë, por dukej që kjo gjë nuk e shqetësonte
shumë. Ajo çante përpara.
 

         
Peggy: Ditën që Hitlei pushtoi Norvegjinë shkova në studion e
Leger-it dhe bleva një pikturë të mrekullueshme.

         
Intervistuesja: Por atëhëre kjo ishte në vitin 1940 dhe si ia
bëre që ta nxirrje gjithë këtë art jashtë Parisit?

         
Peggy: Kjo ishte shumë, shumë e vështirë. Para së gjithash,
doja që të gjitha këto gjëra të ishin të sigurta dhe shkova që të flisja me
njerëzit në Muzeun Luvër sepse Leger kishte sugjeruar që Luvri do t’i ruante të
gjitha këto vepra arti me koleksionin e tyre. Më pas, i përgatita të gjitha,
por Luvri ndryshoi mendje dhe më thanë që nuk ia vlente që të shpëtoheshin.

         
Intervistuesja: Dhe Luvri ishte i sigurt që Mondrian nuk ia
vlente të shpëtohej? Dhe Picasso nuk ia vlente të shpëtohej?

         
Peggy: Ekzaktësisht!

         
Intervistuesja: Sa e jashtëzakonshme! Vë bast që sot u vjen
keq për këtë.

         
Intervistuesja: Duket sikur ke qenë më shumë e interesuar për
koleksionin tënd sesa për veten.

         
Peggy: Po, isha më e shqetësuar. Dhe nuk pranova të largohesha
pa marrë pikturat. Por pastaj një njeri me shumë fat që ishte marrë me të
gjithë transportin me anije dhe paketimin e tyre, pra e kisha të gjithë galerinë,
u shfaq dhe organizoi çdo gjë për mua dhe i dërgoi të gjitha gjërat sikur të ishin
objekte shtëpiake. Dërguam çërçafë dhe batanije…

         
Intervistuesja: …dhe më në mes të luftës me nëndetëse dhe çdo
gjë tjetër?

         
Peggy: Po, e pabesueshme apo jo?

 

Hans Ulrich Obrist

Shkrimtar dhe Kurator,
Galerina Serepentine Londër

 

Kjo ishte më shumë si një përqasje e tipit, bëje vete. Ajo
ishte e vendosur dhe mendoj gjtihashtu se nuk ishte kohë për të humbur dhe dukshëm
ai ishte një çast lufte dhe kjo ishte edhe një histori mërgimi, e shumë mërgimeve.
 

         
Peggy: Shkova në Marsejë dhe Komiteti Varian Fry (Varian Fry
ka qenë një gazetar amerikan, i cili drejtonte një rrjet shpëtimi në Vishi të
Francës që ndihmoi rreth 2,000 deri në 4,000 refugjatë antinazistë për t’u larguar
nga Gjermania Naziste dhe Holokausti) më pyeti nëse mund të merrja me vete disa
piktorë surrealist nga Evropa. Dhe mes këtyre njerëzve ishin Max Ernst dhe
Andre Breton dhe gjithë familja e Andre Breton.

 

Ajo ndihmoi artistë që të largoheshin nga Evropa për në Nju
Jork të Shteteve të Bashkuara, kështu që ajo i shpëtoi artistët.

 

GALERIA ‘ARTI I KËTIJ
SHEKULLI’ – NJU JORK, 1949-1947

 

Në korrik të vitit 1941, Peggy arriti pa rrezik në Nju
Jork me Max Ernst, Pegeen dhe Sindbad. Howard Putzel e mirëpriti atë duke e
njoftuar se koleksioni i saj kishte mbërritur i sigurt.  
 

         
Intervistuesja: Një nga piktorët surrealist me të cilin ti
dukshëm ishe e përfshirë ngushtë ishte Max Ernst dhe ai ishte si një lloj
lidhjeje, apo jo, ndërmjet jetës tënde në Evropë dhe asaj në Amerikë përsëri?

         
Peggy: Unë e solla Max Ernst në Amerikë. Dhe pas Perl Harbour
u martova me të.

 

Max Ernst ishte jashtëzakonisht i pashëm dhe shumë tërheqës
ndaj grave. Peggy-n e kishin shumë zili që kishte për bashkëshort Max Ernst. Ishte
një marrëveshje e mirë, dua të them, ajo e nxorri Max Ernst nga Evropa në
Amerikë dhe nëse ai do të ishte kapur nga gjermanët ai do të kishte përfunduar
në një kamp përqëndrimi sepse ishte një artist modernist. Nuk mendoj fare se që
ai të ishte besnik ndaj Peggy-t. Për të ishte një lëvizje e zgjuar në karrierë dhe
mendoj që ,ai as që donte t’ia dinte për të.
 

         
Intervistuesja: Kur e kuptove që ishe e dashuruar me të (duke
iu referuar Max Ernst)? Kur e pe për herë të parë apo?

         
Peggy: Menjeherë apo pas disa ditësh.

         
Intervistuesja: A ishte ende i bukur ai atëherë?

         
Peggy: Po, i mrekullueshëm. Tmerrësisht tërheqës. I bukur.
Kishte një trup të bukur gjithashtu.

         
Intervistuesja: A i pëlqente Ernst që të ishte qendra e vëmendjes?

         
Peggy: Ai nuk mendonte për asgjë tjetër.

         
Intervistuesja: A të kujtohet shprehja e tij se, një herë ai
kishte pasur një Guggenheim, por që nuk ishte një bursë Guggenheim (një bursë
studimi).

         
Peggy: Argëtuese apo jo?

         
Intervistuesja: Ti ke thënë që ai ishte xheloz për rrobat e
tua.

         
Peggy: Atij i pëlqenin rrobat shumë. Donte që të ishte
gjithmonë i veshur. Kur bleva një gëzof për vete, ai u bë aq xheloz saqë mu
desh ti bleja edhe atij një si gëzofi im.  

 

Kur Peggy Guggenheim mbërriti në vitin 1941 bota e artit
ishte si një lloj klubi zotërinjsh dhe ishte si të fusje gjithë botën e artit në
një dhomë. Shumë njerëz vinin këtu. Shumë evropian u zhvendosën nga vendet e
tyre për shkak të luftës.  
 

         
Intervistuesja: Miro ka qenë këtu.

         
Peggy: Po, Miro ka qenë këtu.

         
Intervistuesja: Leger, dhe…

         
Peggy: Po. Tangui, Masson, Andre Breton, Max Ernst, Mondrian.

 

Peggy Guggenheim ishte një nga lidhjet ndërmjet
modernizmit evropian dhe amerikan. Ndërmjet surrealizmit dhe ekspresionzmit
abstrakt.

 

Ajo dëshironte që të konsideroheshe si një figurë kryesore
në botën e artit.
 

         
Intervistuesja. Si ishte jeta në ato ditë këtu me gjitha ata
artistë emigrantë në Nju Jork?

         
Peggy: Ishte e mrekullueshme. Ishte tmerrsisht stimuluese dhe
ngazëllyese sepse në atë kohë Nju Jorku u kthye në qendrën e artit të botës. Parisi
nuk ekzistonte më në atë kuptim.

 

Cila vjen e para: Peggy Guggenheim mendimtarja e lirë, e
cila rebelohet dhe largohet nga shtëpia dhe ndryshon jetën e saj, apo Peggy
Guggenheim personi që hyn në këto sfera, në këto orbita artistike, ku çdo njeri
ishte si ajo dhe që me shumë siguri e informonin atë madje mbi mënyra edhe më të
çmendura për të thyer rregullat?

 

Susan Davidson

Kuratore e lartë, Muzeu
Guggenheim

 

Kur Peggy hapi galerinë ‘Arti i këtij shekulli’ në rrugën
57, në tetor të vitit 1942, ajo u ndje shumë e angazhuar ndaj idesë për të
mbledhur një koleksion dhe që ta hapte atë për publikun. Dhe ajo e bëri këtë duke
mbledhur artin e kohës së saj që do të shtronte rrugën drejt së ardhmes.

 

Dore Ashton

Historiane arti dhe autore

 

Galeria e Peggy Guggenheim-it ishte një nga galeritë e
para ndërkombëtare në qytetin e Nju Jorkut që përziente bashkë artin evropian
me atë amerikan.
 

         
Peggy: ‘Arti i këtij shekulli’ ishte një vend shumë i gjallë.

         
Intervistuesja: Përsa i takon pikturës amerikane, cili ishte
roli i galerisë tënde?

         
Peggy: Që ta sillja atë në jetë. Unë isha mamia që e prita të
lindte.

         
Intervistuesja: Po përsa i takon rolit të Putzel-it në
galerinë tënde? Mua më duket si një njeri shumë i rëndësishëm…

         
Peggy: Tmerrësisht shumë i rëndësishëm. Ai drejtonte të gjithë
gjënë. Dhe me ka ndikuar jashtëzakonisht shumë. Kam ditur gjithmonë të mbështetem
tek njerëzit e duhur.

         
Intervistuesja: A të kujtohet Motherwell?

         
Peggy: Po, shumë mirë.

         
Intervistuesja: Çfarë të bënte përshtypje rreth Motherwell-it?

         
Peggy: Ishte shumë intelektual. Ai mbante leksione në galerinë
time rreth pikturave.

 

Zëri i Robert Motherwell

Funksioni i abstraksionit është që të heqim qafe shumë
pjesë nga realiteti.  Ti e fillon me sa më
shumë gjëra që të duash dhe pastaj heq prej saj.

 

Galeria ‘Arti i këtij shekulli’ ishte një risi e jashtëzakonshme.
Jo vetëm ky grupi radikal i artsitëve të cilët po ripërcaktonin se çfarë ishte
art, por edhe hapësira ishte diçka tjetër që askush nuk e kishte imagjinuar më
parë.
 

         
Intervistuesja: Çfarë të bëri të mendojse që të kishe një
galeri të gjithën të dekoruar?

         
Peggy: Oh, kjo ndodhi sepse Putzel tha përse nuk e merr
Kiesler të të japë disa ide të vockëla? Dhe ishin këto idetë e vogla të cilat
krijuan këtë galeri të mrekullueshme.

 

Frederick Kiesler (arkitekt) kishte qenë për një kohë të
gjatë mik i Marcel Duchamp-it. Ai ishte mik me Mondrian, dhe shpirtërisht ai
ishte vizionari i duhur për Peggy-n.
 

         
Intervistuesja: Si ishte të punoje me Kiesler-in? A ishte ai
një diktator i vogël?

         
Peggy: Po. Një burrë i vogël, po.

 

Kiesler i tha Peggy-t: ‘Ti nuk do të bëhesh e njohur për
brezat e ardhshëm për koleksionin tënd, por për mënyrën se si ia prezantoj unë
atë botës.’

 

Kiesler dhe Peggy e ndjen që të dy fuqimisht që arti i saj
duhet të ishte i aksesueshëm për publikun.

Të gjitha pikturat abstrakte ishin të varura në salla në
një mënyrë ku ti mund ta kapje pikturën ta mbaje ose ta ktheje atë, ta drejtoje
nga drita dhe kështu me rradhë në mënyrë që ta përdorje atë në të njëjtën mënyrë
siç bën me librat në një bibliotekë.

 

Michael Govan

Drejtor, LACMA

 

Kjo është mënyra që i ngazëllon njerëzit nga arti, që është
që ata të kenë një marrëdhënie intime me të dhe jo dicçka të largët. Dhe Peggy
Guggenheim e kuptonte këtë me të vërtetë.

 

Ajo nuk ishte dikush që thjesht ndiqte lëvizjet. Por në
fakt, ajo prodhoi një realitet. Ajo është një prodhuese realiteti.

 

Disa prej kritikëve i janë referuar instalacioneve ose si ‘Ishulli
Coney’ ose si një tren fantazëm në një park lojrash. Pra që ai ishte një
mjedisi i një lloji tjetër.

 

Prezantimi i artit ishte me të vërtetë radikal dhe ai
mbetet radikal edhe në ditët e sotme.

 

Larry Gagosian

Këshilltar Arti

 

Nuk më çudit fare fakti që Peggy Guggenheim konsideroheshe
një lloj deleje e zezë sepse në të vërtetë ajo ia doli me forcat e veta. Ajo
ishte një koleksionuese e vetbërë dhe si një lloj personi e vetbërë në një
kuptim edhe më të gjerë. Krijimi i saj më i madh ishte vetvetja.  
 

         
Peggy: Kisha një pamje të mrekullueshme. Isha e hollë, kisha
flokë gështenjë, dhe sy blu e gjelbër. Hunën e kam pasur gjithmonë shumë të madhe!

 

Ajo ishte një nga njerëzit e parë që do të bënte operacion
plastik sepse ajo e urrente hundën e saj. Dhe hunda e saj ishte një katrahurë.
 

         
Intervistuesja: E adhuroj atë historinë me ndërhyrjen tënde në
hundë. A është e vërtëtë?

         
Peggy: Po, absolutisht e vërtetë. Sepse doktorët nuk e bënin
dot atë që doja unë.

         
Intervistuesja: Dhe ti i bërë që të ndalonin në mes?

         
Peggy: Sigurisht. Ishte shumë e dhimbshme. Ishte e tmerrshme
ndaj i detyrova ata që të ndalonin.

 

Mendoj se, hunda e saj ishte rrënja për shumë nga
komplekset e saj. Kur ti takoje Peggy-n ajo nuk ishte menjëherë e gatshme dhe
me vetbesim. Ishte joshëse, shoqërisht e adaptueshme, por mund ta vije re që
ajo ishte disi e ndrojtur. Ishte shumë e pasigurt. Dhe mënyra se si fliste, me
shumë pak lëvizje të gojës dhe një herë në ca kohë ajo bënte diçka me gjuhën e
saj. Gjuha e saj dilte jashtë gojës. Jam e sigurt që ajo ishte tërësisht e
pavetëdijshme për të. E vetmja herë që e kam parë me të vërtetë të relaksuar
ishte kur mori për të ngritur këtë skulpturë të vogël nga Arp. U bë si më e
gjallë. Kur ishte e lidhur me artin ajo ishte e lumtur.

 

Peggy i bënte gjerat të mundura. Ajo bënte gjëra dhe si
pasojë e kësaj gjëra të tjera ndodhnin. Dhe kjo ishte absolutisht e vërtëte në
karrierën e Pollock-ut. Peggy duhet ta ketë takuar Jackson Pollock në dimrin e
viteve 1942-1943, dhe u njoh me të. Dhe për dikë që njihte sofistikimet e
avatgardës së artit evropian, ai ishte diçka e vështirë për t’u marrë përsipër
dhe në fakt, ishte Mondrian në sesionin e jurisë së sallonit të ashtuquajtur
‘Salloni i Pranverës’ në vitin 1943, që e shtyu Peggy-n në majë.

 

Zëri i Jimmy Ernst, djali
i Max Ernst

 

Mondrian qëndronte përballë dy pikturave dhe Peggy iu
afrua atij dhe i tha ‘të tmerrshme apo jo? Ky burrë nuk ka asnjë disiplinë.’ Dhe
ai i tha, ‘jo, dua ta shikoj këtë edhe pak më gjatë.’ Dhe ajo i tha, ‘përse?’ dhe
Mondrian i tha, ‘kam ndjesinë se jam duke parë disa nga veprat më ngazëllyese që
kam parë ndonjeheërë deri tani në Amerikë.’

 

Shumë shpejt pas ekspozimit të Pollocku-t, në Sallonin e
sa të Pranverës, ajo i ofron atij ekspozitën e tij të parë solo dhe komisionoi
nga ai ajo që ishte në atë kohë piktura e tij më e madhe e pikturuar ndonjëherë.
Një pikturë murale për adresën e saj të re në rrugën 61, në Nju Jork.
 

         
Peggy: Jackson Pollock e takova për herë të parë kur punonte
si marangoz në muzeun e xhaxhait tim, kështu që, e shpëtova nga ajo punë dhe
doja një murale për sallën e hyrjes, një mur shumë i gjatë.

 

Zëri i Clement Greenberg

 

Duket sikur piktura ripërsërit vetveten në të gjithë hapësirën
e saj. Sot ajo është një vepër kyçe e pikturës abstrakte, por në atë kohë ajo
shikohej si një poster muri.
 

         
Intervistuesja: A kishte ndonjë rivalitet ndërmjet teje dhe
Lee Krasner (partneres së Jackson Pollock)?

         
Peggy: Jo, unë isha vetëm një patrone.

         
Intervistuesja: Dhe nuk shkoi kurrë përtej kësaj?

         
Peggy: Vetëm një herë në shkuan në shtrat bashkë, kur Lee nuk
ndodhej në shtëpi diku, por ishte diçka e pasuksesshme dhe ai i hodhi sirtarët
e tij jashtë dritares.

         
Intervistuesja: Nuk më kujtohet kjo…

         
Peggy: Nuk do ta vendosja diçka të tillë në librin tim për
asgjë në botë.

         
Intervistuejsa: Ti ke thënë që të kanë larguar nga pozicioni
yt historik.

         
Peggy: Po, kjo është e vërtëtë. Në atë kohë, ndjeja se ata
ishin që të dy shumë mosmirënjohës.

 

Njëherë Peggy shtroi një drekë për Pollock-un në Hotelin
Chelsea. Pollock u bë aq agresiv dhe u bë aq tapë saqë volli. Një i ftuar i tha
Peggy-t: ‘Duhet ta vendosësh tapetin në një kornizë, se ndonjë ditë do të vlejë
miliona!’

 

Pollock ishte një personazh shumë vetshkatërrues dhe Peggy
Guggenheim bëri një investim gjenial. Në çastin që ajo u bind për rëndësinë e
Pollock-ut, ajo i dha atij të ardhura, i dha para borxh për të blerë një shtëpi
në Ishullin Long. Duke pasur paqen dhe qetësinë dhe largësinë nga skena shoqërore,
ajo hapi një hapësirë për të. Dhe ai po pounonte me të vërtetë si një artist në
kontroll të plotë. Ai kishte më shumë kontroll sesa njerëzit, sesa miti do të
kishte.
 

         
Peggy: I dhashë atij një pagë të vogël prej 300 dollarë
amerikanë në muaj. Një Zot e di se si jetoi dhe pikturoi me to, dhe blinte
telajo, por ma merr mendja se në ato kohë kishte më shumë rëndësi nga ajo që ka
sot. Dhe ai lulëzoi dhe u bë ai që unë e kam konsideruar, një nga artistët më të
mëdhenj të shekullit të XX-të.

 

A e bëri ajo të famshëm Jackson Pollock?

Jo. Revista ‘Life’ e bëri atë të famshëm.

 

Por ajo ishte atje përpara tyre dhe në një mënyrë të vërtetë,
të rëndësishme dhe është ajo që po e lejon këtë ndjesi të një lloj varianti arti
heroik më të madh sesa jeta që nuk ishte fare si shkolla e vjetër e artit e të
bërit të gjërave.

 

Robert de Niro

Aktor

 

Jam i lidhur me Peggy Guggenheim me Galerinë ‘Arti i këtij
shekulli’ sepse ime më dhe im atë që të dy ekspozuan punimete tyre në Galerinë
e Peggy-t. Herën e parë që im atë ekspozoi ishte në vitin 1945 në Sallonin e
Vjeshtës dhe nëna ime pati ekspozitën e parë solo me Peggy-n në vitin 1946, kur
unë isha tre vjeç.
 

         
Intervistuesja: A ke mbajtur eskpozita të grave? Ekspozita
solo?

         
Peggy: Po, shumë prej tyre.

 

Një ekpozitë tjetër shumë e rëndësishme që Peggy zhvilloi,
ishte ajo që Peggy e titulloi ’31 gra’. Ajo do të ishte ekspozita e parë, e
vetme, e cila iu përkushtua vetëm artisteve gra,  së bashku, evropiane dhe amerikane. Dhe mendoj
se, ajo ishte edhe ekspozita e parë kushtuar grave artiste e hapur ndonjëherë. Aty
ishin Louise Nevelson, Leonora Carrington dhe Meret Oppenheim, dhe kështu me
rradhë. Ishte një ekspozitë e jashtëzakonshme.

 

Peggy ishte si një motër në shumë mënyra. Ajo kishte shumë
shoqe të ngushta femra dhe pavarësisht gjithë aktivitetit të saj me gjithë ata
burra, në fund të ditës, ajo besonte fuqimisht tek gratë.

 

Ajo u martua me Max Ernst, por zor se ajo ishte gruaja e
vetme për të. Në fakt, ai takohet me gruan e tij të ardhshme, Dorothea Tanning.

 

Narcizizmi i artistëve siç e dini ‘arti mbi të gjitha’,
‘arti më shumë sesa jeta’ shkaktonte probleme.
 

         
Peggy: Max Ersnt nuk ishte i dashuruar me mua. Ai ishte tmerrësisht
i dashuruar me Leonora Carrington. Dhe pas saj, ai u dashurua me Dorothea
Tanning. Dhe unë isha si një lloj sanduiçi ndërmjet dhe nuk më deshi kurrë
mendoj.

         
Intervistuesja: Dala Gali të ka kritikuar njëherë që ke
sakrifikuar jetën tënde për artin.

         
Peggy: Unë nuk hoqa dorë kurrë nga koleksionimi dhe nga
drejtimi i galerisë sime dhe kujdesi që kisha për artistët. Edhe kur u martova
me Max Ernst, vazhdova të bëja të njëjtën gjë. Ndoshta, kjo nuk e ndihmoi edhe
aq shumë martesën, por unë gjithsesi vazhdova.

 

Peggy Guggenheim ishte një zonjë e vetmuar. E ndjeja këtë
gjë dhe njëherë e ftova në shtëpinë time për një vakt të thjeshtë. Dhe ajo
ishte kaq mirënjohëse sepse ata se kishin menduar kurrë që të ftonin Peggy
Guggenheimin e madh, për një pjatë të zakonshme me makarona ose diçka tjetër. Dhe
kështu, ne të dyja u bëmë disi si mike. Mendoj se, në një farë mënyre ajo nuk e
kuptonte se sa shumë përpiqeshin të tjerët që ta shfrytëzonin atë. Dhe ata e bënin
këtë me të vërtetë. Dhe përfituan nga ajo, duke përfshirë artsitët. Prandaj unë
e quaja atë ‘naive në një formë joshëse’.

 

Jane Turner Rylands

Shkrimtare, ‘Historitë
Venecine’

 

Unë dhe Peggy ishim mike shumë të mira.  Ajo ishte një person shumë e hapur dhe
origjinale. Ajo nuk kishte asnjë dredhi. Nuk kishte plane të dyta të fshehta.
Mund të supozoje gjithmonë se ajo që ajo thoshte ishte ajo që donte të thoshte.
Dhe ajo shkruante ekzaktësisht ashtu siç fliste.
 

         
Peggy: Të gjithë u çmendën kur e shkrova atë libër (Jashtë këtij
shekulli, Peggy Guggenheim). Pata 25 kritika të tmerrshme. Ishin të tmerrshme.
Megjithatë ishin argëtuese.

         
Intervistuesja: Kam lexuar që familja jote e quajti atë ‘E çmendur!’

         
Peggy: Nuk e kuptoja se përse ishin aq të mërzitur ata, sepse
unë nuk thoja asgjë të keqe për Guggenheim-ët aty. Libri im është i gjithi për
të palluarit.

 

Në shumë nivele ai ishte një libër i shkëlqyer, shumë i
thellë. Aty ajo qartësonte çdo gjë. Ndjenjat e saj, ajo ishte shumë e
guximshme..

 

Mendoj se, motivi i saj për të shkruar atë që kishte bërë
me të vërtetë, se më kë kishte fjetur, ishte sepse asaj nuk i interesonte fare
se kush e dinte sepse kjo ishte pjesë e natyrës së saj të lindur, dhe sepse ajo
nuk po mbulonte asgjë.
 

         
Peggy: Një herë e kalova natën me Paul Bowles. Nuk e kam
shkruar në librin tim që kam pasur një marrëdhënie me të, por mendoj se kjo
ishte shumë e dukshme. Në shtronim një gëzof në dysheme dhe ai më hidhte parfum
në kyçe dhe muzika ishte shumë e mirë, shumë erotike, shumë ekzotike.

 

Shumë nga burrat me të cilët ajo shoqërohej ishin shumë imoralë.
Por ajo shahej si kurvë sepse ishte duke bërë të njëjtën gjë që bënin të gjithë
burrat rrotull saj. Historia e Mary McCarthy (shkrimare dhe kritike amerikane) është
e gjitha reth imoralitetit të saj. Mary e pa atë si një target të mrekullueshëm
dhe ajo shkroi një histori të pamëshirshme për Peggy-n. Titullohet ‘Ciceronja’
dhe ajo e quan jetën e saj aty si rrëshqitje në banane të qeruara si pasojë e
dashnorëve të shumtë që ajo kishte pasur. Është disi dydimensionale dhe paksa
si shumë e mprehtë.
 

         
Intervistuesja: Po në lidhje me Mary McCarthy? Sa mike ishit
ju të dyja?

         
Peggy: Ishim shumë, shumë mike.

         
Intervistuesja: Ajo shkroi më duket atë historinë për ty…

         
Peggy: Po. Nuk më pëlqeu. Ishte diçka e keqe.

 

Mary McCarthy edhe vet nuk ishte puritane kështu që, pse u
përqëndrua ajo tek Peggy? Sepse të gjithë u përqëndruan tek ajo. Dhe nuk mendoj
se, Peggy Guggenheim bëri ndonjë gjë për ta shkurajuar këtë përqëndrim të vëmendjes
tek ajo. Ajo ishte shumë krenare për këtë.

 

Marina Abramovic

Artiste

 

Ajo kishte një dozë të mirë energjie seksuale, e cila
transmetohej në jetën e saj personale dhe në art. Padyshim që, ajo mund të
kishte ato burra që ajo donte sipas kushteve të saj. Shumë freskuese!
 

         
Intervistuesja: A ke pasur ndonjëherë ndonjë marrëdhënie me
Mondrian? Apo mos ishte ai shumë i moshuar?

         
Peggy: Jo, kurrë. Nuk mendoj se, ishte shumë i moshuar sepse
kur shkova në studion e tij një natë dhe ai më tregoi pikturat e tij dhe më pas
më puthi dhe kur më puthi pati një ereksion që më habiti shumë për dikë të asaj
moshe.

         
Intervistuesja: E mrekullueshme! Sa vjeç ishte?

         
Peggy: Rreth 70-të vjeç, po.

         
Intervistuesja: A ke pasur ndonjëherë ndonjë dashnore grua?

         
Peggy: Ndoshta kam bërë seks një herë ose dy me gra, por nuk
kishin asnjë kuptim për mua. Nuk ia kam thënë askujt këto gjëra më parë. Shpresoj
që të mos përfundojnë të gjithë nëpër gazeta, të gjithë dashnorët e mi. Do të
vdisja nëse do të ndodhte diçka e tillë.

         
Intervistuesja: Këtë po mendoja edhe unë, po sikur gruaja e
John Cage të dinte për këtë?

         
Peggy: Nuk ia vlen ta përmendim këtë sepse kam fjetur vetëm
një herë me të.

 

Arne Glimcher

Thelelues i Galerisë
‘Pace’

 

Më dukej tërheqëse. Kishte këtë ndjesi të jashtëzakonshme
për vetveten, diçka shumë të bukur mbi një grua më të madhe në moshë e, cila e
di se së kush është, e cila ka arritur shumë. Vetëm kjo është diçka shumë
seksi!

 

Mendoj se, Peggy ka pasur një lloj shumë të çuditshme të të
qenit seksi. Ajo nuk kullonte seksualitet, por ajo kishte një lloj aure
seksuale të cilës njerëzit i përgjigjeshin. Ajo ishte një lloj miksimi i një
njeriu të dalë mode me dikë shumë, shumë moderne.

 

Mendoj se, ajo është paska si një personazh tek Prusti e
quajtu Zonja de Villeparisis, e cila kur është e re e hedh pakujdesshëm
reputacionin e saj dhe asaj i duket diçka argëtuese për ta bërë këtë gjë, dhe
pastaj kur është më e madhe në moshë ,përpiqet që të rikuperojë pozicionin e
saj të humbur dhe mendoj se, Peggy ka qenë paksa kështu. Mbledhja e një
koleksioni të madh dhe fillimi i një muzeu, të gjitha këto, janë diçka që do ta
ruanin emrin e saj dhe ajo donte të bënte pikërisht këtë.

 

Siç e dini ajo ishte një Guggenheim dhe ajo kishte egon e
një Guggenheim-i. Dhe ajo kishtë një lloj autoriteti dhe njerëzit
impresionoheshin shumë nga emri i saj dhe ajo e përdori emrin Guggenheim për
vepra të mira dhe ajo kishte gjetur një fushë për veten e vet dhe e plotësoi atë.
Dhe ajo po e bënte këtë shumë mirë.
 

         
Intervistuesja: A të ndodh të hasësh piktura të cilat ti vet
ke ndihmuar që të shiten?

         
Peggy: I gjej në muze, që më mërzit shumë sepse e kuptoj që
s’duhet t’i kisha shitur.

         
Intervistuesja: Nuk mund të jesh tregtare dhe të mos shesësh?

         
Peggy: Unë nuk shisja sepse isha tregtare, por sepse nuk
kisha më para për të drejtuar galerinë.

         
Intervistuesja: Kur vendose ta mbyllësh galerinë?

         
Peggy: Më duket se në 1947-të. Gjithmonë kisha dashur të
kthehesha në Evropë. Nuk kisha dashur kurrë të qëndroja në Amerikë.

 

Pepe Karmel

Historian arti

 

Kur Peggy Guggenheim u largua nga Nju Jorku, në një farë mënyre
reputacioni i saj errësonte arritjet e saj. Edhe Greendberg i cili e shikonte
personalitetin e saj si diçka të keqe në fund ai dinte mjaftueshëm për ta lënë
këtë mënjanë dhe të thoshte se, ajo kishte identifikuar artistët kyç në Shkollën
e Nju Jorkut. Ajo mbajti e para ekspozitat e tyre, ajo ndihmoi në ndërtimin e
karrierave të tyre. Ajo mundësoi për ta që ata të mund të bënin veprat e tyre
dhe kjo ishte një arritje e jashtëzakonshme.

 

‘Largimi i Peggy Guggenheim, në mendimin tim, është një
humbje e madhe për artin amerikan…si drejtore galerie në Nju Jork ajo mbajti
ekspozitat e para të artistëve më seriozë të rinj sesa çdo njeri tjetër në
vend…Jam i bindur se, vendi i Peggy Gugegenheim në histoirnë e artit amerikan,
do të rritet me kalimin e kohës…’ – Clement Greenberg për ‘The Nation’, 1947.

 

MUZEU – VENECIA, 1947-1979

 

Në jetë nuk ka jetë normale. Këtu çdo gjë dhe çdo njeri
pluskon. Kjo cilësi është një cilësi thelbësore e Venecias. Refelektimet janë
si pikturat më të bukura se çdonjëra prej atyre që janë pikturuar nga mjeshtërat
më të mëdhenj.

 

Venecia ishte më të vërtetë një vend kalimi dhe kështu që,
për dikë si ajo që të zgjidhte një vend si Venecia, nuk përbën fare çudi. Vet
vendi i bën thirrje asaj përzierje njerëzish që vijnë dhe që shkojnë. Megjithatë,
mendoj se, ajo që e bënte atë kaq të ndryshme është se ajo qëndroi.
 

         
Intervistuesja: E kuptoj kthimin ne Paris ose ne Londer, por
perse në Venecia?

         
Peggy: Nuk mund të shkoja në Londër, sepse isha e shqetësuar
që kujtimet e mia do të më shkaktonin shumë telashe. Kështu që, erdha në Venecia
që e kam adhuruar gjithmonë, që ka qenë qyteti im i ëndërrave. Pastaj mendova të
blija një shtëpi këtu, që do të ishte një vend i mirë për të vendosur pikturat,
dhe mu deshën disa vite deri sa gjeta vendin e duhur. Më në fund, mund të
arrija ëndërrën time.

 

Ajo mendonte se, po jetonte në një pallat të vogël sepse
ai vend nuk kishte një kat të dytë. Dhe mendoj se, ajo e bleu  atë në një pazar menjeherë pas luftës. Nuk i
kushtoi shumë.

 

Mendoj se, arritja më e madhe e Peggy-t në Venecia buroi e
gjitha nga huazimi i koleksionit të saj për Bienalen e Venecias, pas rihapjes së
tij pas Luftës së II-të Botërore, në vitin 1948-të. Unë mendoj se, ajo ndihmoi
në sjelljen e artit modern ndërkombëtar në Venecia dhe kjo pati një ndikim të
jashtëzakonshëm mbi të ardhmen e Bienales.

 

Gjithmonë rrotull saj kishte një tufë me qen, pesë a gjashët
prej tyre të cilët ajo i adhuronte.
 

         
Intervistuesja: Ti ke thënë se ke pasur 57-të qenë të lindur
në shtëpi. I fale ato tutje?

         
Peggy: Po, shumicën e tyre ia dhashë njerëzve të tjerë.
Ndoshta shita dy ose tre prej tyre. Mendojsa se, ata ishin të gjithë e njëjta rracë,
por pastaj pak nga pak kuptova se ishin rraca të ndryshme.

         
Intervistuesja: Në shtëpinë tënde kanë ardhur të gjithë. Është
e pabesueshme. Më pëlqejnë vizatimet që kanë lënë në librin tënd të miqve.
Steinberg, etj.

         
Intervistuesja: A mendon se, je shumë e shoqërueshme?

         
Peggy: Jo, nuk jam fare e shoqërueshme. Jam një ujkë i
vetmuar.

         
Intervistuesja: Jo, nuk je.

         
Peggy: Por, është e vërtetë dikur më pëlqenin festat.

 

Ishte kaq e këndshme të qëndroje me Peggy-n, sepse
ndodhnin nga të gjitha llojet e gjërave. Kishte aksidente, kishte rradhë, kishte
argëtim. Asaj i pëlqente që të kishte shumë meshkuj gej rreth vetes sepse ata
ishin gjithnjë në kërkim të djemve të rinj dhe ajo po ashtu ishte pjesë e bandës
në këtë kuptim. Por ushqimi ishte më i keqi në Venecia. Një drekë tek Peggy
ishte me pasta të këqia, vera më e lirë.

 

Disi e tmerrshme. Kështu që, mendoj se ushqimi ose pija
nuk kishin rëndësi për të. Ajo ishte një llupëse jete, jo ushqimi. Dhe ushqimi
ishte disi i tmerrshëm.

 

Peggy shkonte për gjërat e lira në një mënyrë legjendrae. Mendoj
se, e kanë gjykuar shumë duke thënë se, ajo shkonte për gjërat e lira. Asaj i
duhej të shkonte për gjërat e lira sepse ajo ishte shumë ambicioze kur vinte
puna për të blerë piktura, dhe të jetonte mirë, të kishte një pallat, por nga
ana tjetër, ajo që ishte shumë prekëse lidhur me Peggy-n është se në zemër ajo
ishte një vajzë e vogël dhe ajo kishte entuziazmin e një vajze të vogël lidhur
me gjërat që ajo zotëronte dhe që donte që t’ia tregonte të tjerëve.
 

         
Peggy: Kjo është dhoma ime me një shtrat Calder.

 

Alexander S. C. Rower

President, Fondacioni
Calder dhe nipi i Alexander Calder

 

Ajo kërkonte që të zëvendësonte shtratin e saj të vjetër
me diçka gjeniale. Dhe pasjat asaj i lind kjo ideja e jashtëzakonshme që t’i kërkonte
gjyshit tim, që të bënte një kokë krevati me argjend si bizhutë e tij të
bukura. Dhe ai nuk ia bën. Kështu që, ajo e ndjek atë gjatë gjithë kohës.
 

         
Peggy: Një ditë e takova në një festë dhe i thashë, ‘Sandy përse
s’ma ke bërë krevatin?’ Prej së cilës gruaja e tij u duk jashtëzakonisht e surprizuar,
mblodhi veten dhe tha: ‘Çfarë do të thotë?’ Kështu që, më në fund e mora
shtratin tim.

 

Gjatë gjithë kohës, kishte një treshe konstante për rolin
e dashnorit. Kishte djem vendas. Më kujtohet kur Nelly van Doesburg, vejanja e
van Doesburg, piktorit modernit holandez, erdhi të qëndronte dhe Peggy shtoi
edhe disa dhoma të tjera në pallat. Kështu që, aty kishte djem të pashëm, gurëgdhenës
të rinj italian dhe suvatçi vërdallë dhe të dyja Nelly dhe Peggy shkonin pas të
njëjtit suvatçi të ri. Kështu që, kishte zënka të tmerrshme dhe kështu me rradhë.

 

Më kujtohet që asaj i pëlqente të qeshte rreth statujës së
saj nga Marino Marini përpara pallatit të saj me penisin e tij të ndashëm, që
ajo mund ta hiqte nga vendi i statujës kur të vinte për vizitë kardinali.
 

         
Peggy: Marino Marini më ka shpejguar që ajo statujë nuk është
fare një simbol seksual, por thjesht ekstazia e një djali të ri dhe gëzimit të
tij nga të jetuarit.

         
Intervistuesja: Kështu që, ti më vete fillove një muze.

         
Peggy: Po. Pasi e provova në të gjithë botën më në fund ia
dola këtu. Ne e hapëm muzeumin që në vitin 1951. Supozohej që, ai të ishte tërheqja
më e madhe në Venecia. Madje njerëzit vinin këtu edhe përpara Shën Markut.  
 

Robert De Niro

Aktor 

Një gjë që
më kujtohet qartësisht kur isha 18-të dhe i rashë rrotull Evropës, duke hipur nëpër
makina të rastit. Kur shkova në Venecia, shkova tek pallati i Peggy
Guggenheim-it ku ajo kishte muzeun e saj. E dija që nëna ime kishte një pikturë
atje, kështu që, hyra atje dhe pashë djathtas gjëja e parë që pashë ishte
piktura e saj. U vetprezantova tek Peggy dhe folëm bashkë. Ajo ishte një pjesë
e madhe e jetës së tyre (duke iu referuar prindërve të tij piktorë). Ajo ishte
patrone e tyre.
 

         
Intervistuesja: Nuk të kam pyetur se kur fillove që t’i
ndihmosh shkritarët dhe artistët.

         
Peggy: E fillova me Djuna Barnes dhe që prej atëherë i kam dhënë
asaj një pagesë financiare.

         
Intervistuesja: Ende, deri sot?

         
Peggy: Po.

         
Intervistuesja: Mendoj se, kur e ke filluar nuk ka pasur gjëra
si tani si bursa ose praktika…jo, asgjë e tillë. kështu që, ajo që po bëje ti
ishte shumë e pazakontë dhe që ishte shumë e nevojshme.
 

Marina Abramovic 

Një patrone
arti është më e rëndësishme sesa një koleksionist arti, sepse patroni i artit
mbështet punën tënde, gjithashtu duke mbështetur edhe projekte, të cilat nuk
janë ende të shitshme, në atë çast, por ato janë projekte shumë të rëndësishme
për zhvillimin e punës tënde. Dhe një patron është dikush që jep mbështetje
afatgjatë.
 

         
Intervistues: Është e qartë që ti i ke ofruar mbështetje dhe
ndihmë artistëve. A mendon se, ata ta kanë shpërblyer mjaftueshëm mirë?

         
Peggy: Unë nuk prisja që të ma shpërblenin. Mendoj se, fakti
që ata kanë krijuar dhe që i kanë dhënë kaq shumë njerëzimit, si një të tërë,
mjafton. Unë nuk prisja asgjë personale në këmbim. Shijimi i pikturave të tyre
më mjafton.
 

         
Peggy (duke iu referuar vajzës së saj Pegeen): E kam mbajtur
këtë dhomë si një memorial për Pegeen-ën me 13 ose 14 piktura të saj. Ajo kërkonte
që të ishte si unë gjatë gjithë kohës. Mendoj se, ky ishte ideali i saj i madh.

         
Biografja (duke iu referuar Pegeen): Njerëzit që e njihnin atë
thonin se asaj i mungonte diçka, diçka që mund ta kuptoje që nuk shkonte siç
duhej me të. Dhe Pegeen ishte një vajzë e re e mundimshme, që të shkaktonte
lodhje dhe ajo kishte filluar që të kishte marrëdhënie që në moshë shumë të re.
Peggy ndërhynte shumë në lidhjet e Pegeen-ës. Mendoj se, ajo priste që Pegeen të
ishte kjo perëndesha e bukur e dashurisë e cila kishte shumë marrëdhënie dhe që
kalonte nga njëri burrë tek tjetri, në një menyrë siç e fantazonte Peggy atë. Megjithëse
ajo e donte, Peggy nuk dinte si të sillej si nëna e Pegeen-ës.

         
Peggy: Ajo ishte gjithmonë një vajzë e palumtur dhe
tmerrsisht nervoze. Ziheshim gjatë gjithë kohës…dhe më bërtiste mua, më gërvishte
dhe zemërohej me mua shumë. Dhe më thoshte se do ta thyente të gjithë shtëpinë.
Nuk ishte aspak normale.
 

Pegeen
paraqiste një problem të jashtëzakonshëm në ato kohë. Nuk do ta harroja kurrë
Pegeen. Ne po darkonim një ditë dhe Pegeen erdhi tek ne e mbuluar në gjak e
ndjekur nga një burrë me xhakete të bardhë darke të mbuluar me gjak. Ajo tentoi
të kryente vetëvrasje dhe ai e kishte shpëtuar, dhe dukej sikur të gjithë ishin
të lumtur për këtë dhe pastaj po putheshin dhe po pajtoheshin. Tentativat e saj
për vetëvrasjet e saj u bënë të zakonshme. Njëherë ajo më tha se ndjehej e
sigurt vetëm në një avion, besoj sepose ajo shpresonte që të përplaseshin.
 

         
Peggy (duke iu referuar të bijës): Ajo u martua me një krijesë
të tmershme që unë se duroja dot, për të cilin kisha neveri. Ai ishte i tmerrshëm.
Ai ishte një psikopat, një psikopat i dehur dhe kjo e prishi marrëdhënien tonë,
sepse unë nuk pranoja të takoja atë dhe ajo nuk pranonte të më takonte mua.
 

         
Biografja: Unë nuk i flisja asaj shpesh për Pegeen-ën sepse
ishte një temë shumë e dhimbshme për të. Por njëherë e pyeta nëse ajo ishte përpjekur
ndonjehërë që t’i rregullonte gjërat me të dhe ajo u përgjigj kurrë.
 

Ajo tha se
kishte provuar çdo gjë. Kishte provuar të ishte e butë, e fortë, dhe të ishte strikte
dhe të ishte tolerante dhe të ishte bujare dhe të ishte kontrolluese, por ajo
thoshte se nuk arriti kurrë të gjente rrugën e duhur.
 

         
Peggy: Ne e adhuronim njëra-tjetrën. Ishim thuajse si
dashnore. Marrëdhënia më e ngushtë. Kjo është arsyeja përse ishte aq e
dhimbshme. Ajo mund të ishte shpëtuar. Dhe kjo ishte mënyra se si e zhgënjeu i
shoqi duke mos e shpëtuar dot.
 

Me të
gjitha vështirësitë në jetën e saj, problemet e saj personale, problemet e saj
familjare a ishte më së fundmi arti kompensimi i mjaftueshëm për të gjitha këto?
 

         
Intervistuesja: Çfarë kuptimi kanë këto piktura për ty vetë?

         
Peggy: Ato janë kthyer pak a shumë në pjesën më të rëndësishme
të jetës sime. Nuk e përfytyroj dot të jetoj pa to. Hakëmarrjen time e arrita më
vonë me ekspozitën time tek ‘Orangerie’ në Paris, që është pjesë e Luvrit. Dhe
isha shumë e lumtur që më pranuan meritat e mia.
 

Ajo pati një
kënaqësi të jashtëzakonshme të shkonte atje dhe që të përmendte në fjalën e saj
që pikturat e saj nuk ishin konsideruar të vlefshme për tu shpëtuar përpara
luftës, por që tani i vlente që të ekspozoheshin. Dhe mendoj që, kjo ishte diçka
e këndshme.  
 

Ajo zbuloi
dhe ndihmoi me mbështetje e saj disa nga artistet më të rëndësishme të kohëve
tona dhe nuk kishte të bënte me paratë, por me artin.

          
Intervistuesja: Ti i ke dhunruar shumë piktura muzeve.

         
Peggy: Miliona, miliona, miliona. Kam dhuruar mbi njëzetë
Pollock. Dhe të gjitha këto piktura vlenin kaq shumë.
    

 Këto
piktura vlejnë miliarda dollarë dhe kjo varet nga veçoritë dhe rrallësia e
tyre. 

Nga fundi i
jetës së saj asaj po i vinin vërdallë një sërë institucionesh që kërkonin të
kishin në zotërim koleksionin e saj. Kërkesa e saj e vetme ishte që koleksioni
të qëndronte në Venecia.
 

Kur shkova
në Nju Jork për ekspozitën e vitit 1969 ishte njësoj sikur të isha duke i
propozuar dikujt që po vdiste që të martohej me mua. Doja që koleksionin tim
t’ia lija Guggenheim-ëve dhe ata donin që unë t’ia lija atyre dhe asnjëri nga
ne nuk e dinte se diçka e tillë do të ndodhte deri sa ne e vendosëm këtë gjatë
ekspozitës. Mendoj se, unë gjykova që ata ishin njerëzit e vetëm që do të
kujdeseshin për koleksionin tim pas vdekjes.
 

         
Intervistueja: Si ndjehesh teksa ecën nëpër galeritë e Muzeut
Guggenheim dhe që shikon pikturat e tua të varura në një mjedis tërësisht të
ndryshëm?

         
Peggy: Si garazhi i makinës së xhaxhait tim. Nuk iu duket si
një garazh makinash? Është njësoj si garazhdet që ndërtohen në Evropë. Nuk kam
qenë kurrë në relata shumë të mira me xhaxhain tim, Z. Solomon. Besoj se, nëse
ai do ta shikonte këtë tani do rrotullohej brenda varrit të tij.
 

Simon De Pury

Koleksionues arti dhe drejtues ankandesh 

Duke bërë këtë
marrëveshje për koleksionin e saj do të ishte pjesë e fondacionit të krijuar
nga xhaxhai i saj, ishte një hap i jashtëzakonshëm. Ishte hera e parë, ku
kishim një institucion kryesor kulturor që ishte i përhapur në kontiente të
tjera. Ai gjithashtu, pati edhe një ndikim të madh mbi vetë zhvillimin e
Venecias. Tani Venecia shikohet, sigurisht si qyteti i historisë por gjithashtu
edhe si qyteti i artit bashkëkohor.
 

Ajo u
tregua e zgjuar sepse duke  e mbajtur koleksionin
atje, në Venecia, siguroi që prania e saj personale do të ndjehej gjithmonë. Dhe
mendoj se, ky ëdhtë aspekti më i rëndësishëm i të shkuarit në atë muze sot, që
ta ndjeni atë.
 

Nëse keni
vetëm tre muze që mund të vizitoni, padyshim që ky do të ishte njëri prej tyre.
Është si një peligrinazh. Ky muze është gjithçka për të cilën ka qenë vet
shekulli i XX-të dhe çdo gjë për të cilin duhet të jetë. Është një udhëtim i
pabesueshmë personal. Ka të bëje me një mendim, me një shije dhe me një
zgjedhje. Të gjitha këto gjëra për të cilën nuk janë pjesa më e madhe e muzeve
sot. Për mua, ky është kontributi më i madh i saj ndaj historisë.
 

Ajo po
koleksiononte sepse ajo ishte me të vërtetë e tërhequr nga ky lloj arti. Ajo
gjeti diçka të sajën aty. Kishte një guxim të jashtëzakonshëm, dhe kishte
guximin e bindjeve të saj. Ajo ishte e gatmshe të ndërmerrte një rrezik dhe ajo
gjithashtu kuptonte intuitivisht rëndësinë e tyre historike ndaj artit.
 

Duke parë
Peggy Guggenheim dhe atë që ka arritur ajo, mesazhi që unë marr me vete është
mbahu tek arti.

Arti i madh
është i përjetshëm dhe nëse ju lidheni me të në mënyrën e duhur (dhe siguisht që
ajo e bëri këtë në mënyrën e duhur) do të fitosh pavdekësinë. 

Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti

https://www.youtube.com/watch?v=l1nlB-gI_hw   

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty