POEZIE. E. CummingsPërzgjedhje poezish nga E. E. Cummings

Përzgjedhje poezish nga E. E. Cummings

-

E mbaj zemren tende me mua (e mbaj ne zemren time)
Nuk jam kurre pa te
(Kudo ku shkoj une, shkon edhe ti, e dashura ime,
Dhe cfaredo gjeje qe bej une, je ti ajo qe e ben, e dashura ime)
Nuk kam frike nga fati
(Sepse ti je fati im, e embla ime)
Nuk dua asnje bote
(Sepse bukuri ti je bota ime, e verteta ime)
Dhe ti je gjithcka qe ka qene ndonjehere hena
Dhe cfaredo gjeje qe nje diell do te kendoje gjithmone je ti
Ketu eshte sekreti me i thelle
Qe askush nuk e di
(Ketu eshte rrenja e rrenjes
Dhe balta e baltes
Dhe qielli i qiellit te nje peme te quajtur jete
Qe rritet me lart se shpirti
Mund te shpresoje
Apo mendja mund te fshehe
Dhe kjo eshte mrekullia
Qe i mban yjet te ndare
E mbaj zemren tende
(E mbaj ne zemren time)
E mbaj zemren time me mua, E. E. Cumming

Nese duhet te fle me nje zonje qe quhet vdekje
Merrni nje burre tjeter me buze me te vendosura
Qe ta marre gojen tende te re ne dhembet e tij
Ije qe pompojne kenaqesi ne ije
Te shikosh se si vargu i kruspullosur i cale
I buzeqeshjes tende
Te perplaset mbi trupin e tij
Duke te te puthur
Une do te te sjelle cdo pranvere
Nje dore me krimba te dobishem
Per ta veshur me shkathtesi mishin tend ne gjera koti
Per te shprehur armen e pafundme te flokeve te tu
Duke kuptuar se perse qesh syri i tij
Cdo vit do te te sjell
Dicka te plote qe t’ia vleje
Nje inc te asgjese se shpirtit tend
Nese duhet te fle me nje zonje qe quhet vdekje, nga E. E. Cummings

Nese te pelqejne poemat e mia leri
Qe te ecin ne mbremje, pak pas teje
Me pas njerezit do te thone
“Pergjate kesaj rruge
Pame nje princeshe duke kaluar
Per te takuar te dashurin e saj
Ishte drejt muzgut
Me sherbertore te gjate dhe injorante
Nese te pelqejne poemat e mia, nga E. E. Cummings

Dashuria ime

Floket e tu jane nje mbreteri
Ku mbreti eshte erresira
Balli yt eshte nje fluturim lulesh
Koka jote eshte nje pyll i shpejte
I mbushur me zogj te fjetur
Gjinjte e tu jane tufa bletesh te bardha
Mbi deget e trupit tend
Trupi yt eshte per mua Prilli
Ne ato sqetulla eshte afrimi i pranveres
Kofshet e tua jane kuaj te bardhe
Zgjedha e karroces se mbreterve
Ato jane goditja e nje muzikanti te mire
Ndermjet tyre eshte gjithmone
Nje kenge e kendshme
Dashuria ime
Koka jote eshte nje shporte
E gurit te cmuar te ftohte te mendjes tende
Floket e kokes tende jane nje luftetar
I pafajshem nga mundja
Floket e tu mbi shpatullat e tua
Jane nje ushtri
Me fitore dhe tromba
Kembet e tua jane pemet e enderrimit
Fruti i se ciles
Eshte vete ngrenia e harreses
Buzet e tua jane satrape ne te kuqe te ndezur
Ne puthjen e se ciles eshte
Kombinimi i mbreterve
Kycet e tua
Jane te shenjte
Ato jane rojtaret e celesave te gjakut tend
Kembet e tua mbi kycet e tua jane lule ne vazo
Argjendi
Ne bukurine tende eshte dilema e flautit
Syte e tu jane tradhetia e kambanave
Te kuptuara nga zemerimi
Dashuria ime, nga E. E. Cummings

Te falenderoj o Zot per kete dite te mrekullueshme
Per kercimin e shpirtrave te gjelber te pemeve
Dhe enderren e vertete blu te qiellit
Dhe per cdo gje qe eshte natyrale
Qe eshte e pafundme
Qe eshte po
Une qe kam vdekur
Sot jam serish gjalle
Dhe kjo eshte ditelindja e diellit
Kjo eshte ditelindja e jetes
Dhe e dashurise
Dhe e kraheve
Dhe e perndritjes madheshtore te pandryshueshme te tokes
Si mundet shijimi
Prekja
Degjimi
Shikimi
Frymimi secila
E ngritur nga jo-ja e te gjitha asgjeve
Nje qenie thjesht njerezore
Te dyshojne ne paimagjinueshmerine tende?
Tani veshet e vesheve te mi jane zgjuar
Dhe syte e syve te mi jane hapur
Falenderoj Zotin per me te mrekullueshmen, E. E. Cummings

‘Dy herë kam jetuar përgjithnjë në një buzëqeshje.’

Nga E. E. Cummings

‘Vetëm kur jam me ty më lëviz zemra.’
Nga E. E. Cummings

‘Të dashuruarit janë të veshur me dritë dielli.’
Nga E. E. Cummings

‘Dikush më pyeti se çfarë është është shtëpia, dhe gjithçka mund të mendoja ishin yjet në majën e gjuhës tënde, lulet që shpërthenin nga goja jote, rrënjët e ndërthurura mes gishtave të tu, oqeani që jehon brenda kafazit të kraharorit tënd.’
Nga E. E. Cummings

‘Puthjet janë një fat më i mirë sesa mënçuria.’
Nga E. E. Cummings

‘Dashuria është një stinë më e thellë sesa arsyeja; e ëmbla ime.’
Nga E. E. Cummings

‘Unë nuk e di se çfarë mbyllet dhe hapet në ty; vetëm diçka kuptoj se zëri i syve të tu është më i thellë se të gjithë trëndafilat.’
Nga E. E. Cummings

‘Zonjëz, do të të prek me mëndjen time. Do të të prek dhe do të të prek deri sa papritur të më japësh një buzëqeshje të turpshme, të pahijshme.’
Nga E. E. Cummings

‘E qeshura është një mënyrë tjetër për t’i treguar njerëzve mëncurinë tënde.’
Nga E. E. Cummings

‘Qoftë gjithmonë e hapur zemra ime ndaj zogjve të vegjël që janë sekretet e të jetuarit.’
Nga E. E. Cummings

‘Askush, madje as shiu, nuk ka duar kaq të vogla.’
Nga E. E. Cummings

‘Koka jote është një pyll i gjallë plot me këngë zogjsh.’
Nga E. E. Cummings

’Unë e mbaj zemrën tënde (e mbaj në zemrën time)’
Nga E. E. Cummings


Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty