POEZIRumiPËRZGJEDHJE POEZISH NGA RUMI

PËRZGJEDHJE POEZISH NGA RUMI

-

Ja…kështu

Nëse ndokush të pyet
Se ç’pamje kanë
Të gjitha dëshirat tona seksuale
Ngrije fytyrën dhe thuaj
Ja…kështu
Kur ndokush të përmend hijeshinë e qiellit të natës, ngjitu mbi çati
Vallëzo dhe thuaj
Ja…kështu
Nëse ndokush kërkon të dijë se si është ‘shpirti’,
Apo se çfarë do të thotë ‘aromë Perëndie’,
Përkule kokën drejt atij apo asaj
Afroje fytyrën tënde…
Ja…kështu
Kur ndokush citon ndonjë imazh të vjetër poetik
Se si retë zbulojnë gradualisht hënën
Shkopsite nyje pas nyje mantelin tënd
Ja…kështu
Nëse ndokush pyet se si i ngritiJezui të vdekurit
Mos u përpiq t’u shpjegosh mrekullinë
Puthmë mbi buzë…
Ja…kështu…kështu, kështu…
Nëse ndoskush të pyet se çfarë do të thotë
‘Të vdesësh nga dashuria,’ tregojmë mua
Nëse ndokush të pyet se sa i gjatë jam, vrenjtu
Dhe mate me gishtat e tu hapësirën
Ndërmjet valëve të ballit tënd
Kaq i gjatë…
Ndonjëherë shpirti largohet nga trupi, dhe rikthehet
Kur ndokush nuk e beson këtë,
Eja sërish në shtëpinë time
Ja…kështu
Kur të dashuruarit rënkojnë
Ata janë duke treguar historinë tonë
Ja..kështu
Unë jam një qiell ku banojnë shpirtrat
Shiko në blunë e thellë të errët
Ndërsa flladi të rrëfen një sekret
Ja…kështu
Nëse ndoskush të pyet se çfarë ka për të bërë
Ndizja qiriun në dorë
Ja…kështu
Si erdhi aroma e Jozefit te Jakobi?
Huuuuuu
Si u rikthye pshërëtima e Jakobit?
Huuuuuu
Një erë e lehtë pastron sytë
Ja…kështu
Kur të kthehet shtinjaku nga Tabrizi
Ai do të fusë kokën aty te cepi
Për të të surprizuar
Ja…kështu.’
– Rumi 

‘Luani duket më i pashëm kur gjuan për ushqim.’ – Rumi 

‘Mos më lër
Fshehunë zemrën time si një sekret
Mbështillu rrotull kokës sime si njëçallmë
‘Unë vi dhe iki si të m’a ketë qejfi,’
thua ti, ‘po aq e shpejtë sa njëtik-tak zemre.’
Tallu me mua sa të duash…, të them unë:
por mos më lër kurrë.’ – Rumi 

‘Nuk e ke idenë se sa e vështirë është të gjesh një dhuratë për ty. Asgjë nuk duket e drejtë! ÇC’kuptim ka ti sjellësh flori një miniere ari, apo ujë oqeanit. Çdo gjë që zgjedh është një copëz Orienti. Nuk është mirë të të jap as zemrën time dhe as shpritin tim, sepse ti tashmë i ke ato. Kështu që, të solla një pasqyrë. Shikoje veten dhe më kujto mua.’ – Rumi 

‘Dashuria vjen me një thikë, dhe jo me një pyetje të druajtur, dhe pa frikëra për reputacionin e saj.’ – Rumi 

‘Jam i yti. Mos më kthe mbrapsht tek vetja.’ – Rumi 

‘Zemra ka gjuhën e vet. Ajo njeh njëqindmijë mënyra për të folur.’ – Rumi 

‘Do të të pres këtu..
Që të thyhet heshtja jote
Që të shkundet shpirti yt
Që të zgjohet dashuria jote!’
– Rumi 

‘Diku përtej së mirës dhe së keqes,është një kopësht. Takohemi aty!’ – Rumi 

‘Qerpikët e tu do të shkruajnë në zemrën time atë poemën që nuk mund të vi kurrë nga pena e një poeti.’ – Rumi 

‘Humbe vetveten
Humbe vetveten në këtë dashuri
Kur të humbasësh vetveten në këtë dashuri
Do të gjesh gjithçka
Humbe vetveten
Humbe vetveten
Mos ki frikë nga kjo humbje
Do të ngrihesh nga Toka
Dhe do të përqafosh Parajsën e pafundme
Humbe vetveten
Humbe vetveten
Arratisu nga kjo formë tokësore
Ky trup është një zinxhir
Dhe ti je i burgosuri i saj
Përplasu kundër mureve të këtj burgu
Dhe dil të ecësh jashtë meMmbretërit dhe me Princeshat
Humbe vetveten
Humbe vetveten
Në këmbët e këtij Mbreti të lavdishëm
Kur ta humbasësh vetveten përpara mbretit
Do të bëhesh Mbret
Humbe vetveten
Humbe vetveten
Arratisu nga kjo re e zezë që të rrethon
Atëherë do të shikosh dritën tënde
Po aq rrezatuese sa hëna e plotë
Tani rri në heshtje
Kjo është mënyra më e sigurt
Për të humbur vetveten
Për çfarëështë jeta jote, gjithsesi?
Asgjë më shumë sesa lufta për tu bërë dikush
Asgjë më shumë sesa largimi nga vet heshtja jote.’
– Rumi 

‘Dhe unë thashë, o Dashuri,
Thuamë:
A e di Perëndia që më trajton kështu?
Dashuria më tha,
Po Ai e di
Thjesht
Hesht…’
– Rumi 

‘Një jetë pa dashuri nuk llogaritet. Mos pyet veten çfarë lloj dashurie po kërkon, shpirtërore apo materiale, hyjnore apo mondane, Lindore apo Perëndimore. Ndarja gjithmonëçon në më shumë ndarje. Dashuria nuk ka etiketa, nuk ka përkufizime. Ajo është ajo qëështë, e pastër dhe e thjeshtë. Dashuria është uji i jetës. Dhe një i dashuruar është shpirti i zjarrit! Universivibron ndryshe kur zjarri dashuron ujin.’ – Rumi 

‘Nuk ka rëndësi nëse i ke thyer betimet njëmijë herë. Ti eja, eja sërish, eja, eja.’ – Rumi 

‘Alkimia e dashurisë
Ti vjen tek ne
Nga një botë tjetër
Nga përtej yjeve
Dhe një hapësire të zbrazët
Transhendente, e pastër
Njëbukuri e paimagjinueshme
Që sjell me vete
Thelbin e dashurisë
Ti i transformon të gjithë
Ata që prekenprej teje
Shqetësimet e kota
Hallet, dhe dhimbjet
Shpërbëhen në praninë tënde
Duke sjellë gëzim
Për Sunduesin dhe të Sunduarin
Për Fshatarin dhe Mbretin
Ti na shastis
Me hijeshinë tënde
Të gjitha të këqiat
Transformohen në
Gjëra të mira
Ti je Mjshtri i Alkimisë
Ti ndiçon zjarrin e dashurisë
Në tokë dhe në qeill
Në zemër dhe në shpirt
Për çdo qenie
Përmes dashurisë tënde
Ekzistenca dhe mosekzistenca shkrihen në një
Gjithë të kundërtat bashkohen
Gjithçka profane
Bëhet e shenjtë sërish.’
– Rumi 

‘Ka qindëra mënyra për tu gjunjëzuar dhe për të puthur Tokën.’ – Rumi
‘Dua atë dashuri që lëviz malet
Dua atë dashuri që e ndan oqeanin më dysh
Dua atë dashuri që e bën erën të dridhet
Dua atë dashuri që hungërin si një vetëtimë
Dua atë dashuri që mund të ngrejë të vdekurit
Dua atë dashuri që na çon në ekstazi
Dua atë dashuri që është heshtja e përjetësisë.’
– Rumi 

‘E pyes lulen, ‘Si ka mundësi që je kaq e mençur kaq e re?’
‘Me erën e parë të mëngjesit dhe
Me vesën e parë, unë humba pafajësinë time.’
Ndoqa atë që më tregoi rrugën
E shtriqa njërën dorë dhe me të preka Tokën
Një degë e madhe përkulet nga qielli
Edhe për sa gjatë do të flas poshtë e lart?
Kjo nuk është shtëpia ime:
Heshtje, asgjesim, mungesë!
Unë kthehem aty ku çdo gjë është asgjë.’
– Rumi 

‘Dashuria është Thesari
Tempulli i dashurisë
Nuk është vet dashuria
Dashuria e vërtetë është Thesari
Jo muret e saj
Mos admiro dekoret
Por zhyt tek thelbi
Tek ai parfumi që të
Pushton dhe të prek
Fillimi dhe fundi
E zbuluar
Ajo i zëvendëson të gjitha
Të dukshmen dhe të panjohurën
Koha dhe hapësira
Janë skllave të kësaj pranie.’
– Rumi 

‘Ato fjalët që i pëshpëriten trëndafilit që të lulëzojë më janë thënë edhe mua
Fjalët që i janë pëshpëritur qiparisit që të rritet i fortë dhe i drejtë
Udhëzimet që i janë pëshpëritur jaseminit
Dhe çfarëdolloj gjëje që i është pëshpëritur kallamsheqerit për ta bërë atë të ëmbël
Dhe luleve të shegës për ti bërë ato të kuqe
Të njëjta gjëra më janë pëshpëritur edhe mua.’
– Rumi 

‘Fruti i pjekur
A e mban mend se si ke ardhur në këtë ekzistencë?
Mund të mos e kujtosh
Sepse ke qenë pak i dehur
Lëjomë të të jap ca ide:
Hiq dorë nga mendja jote dhe ji i vetëdijshëm
Mbylli veshët dhe dëgjo!
Është e vështirë që ti flasësh pabërësisë tënde
Ti mund të jesh ende në pranëverën tënde
I pavetëdijshëm për ekzistencën e vjeshtës
Kjo botëështë pema në të cilën ngjitemi
‘Ne’, një frut gjysëm i pjekur në të
Fruti i papjekur kapet fort pas degës
Sepse, si i papjekur ende, ai nuk është i përshtatshëm për këtë pallat
Kur frutat piqen, ëmbësohen dhe lëngëzohen
Atëherë, duke kafshuar buzët e tyre
Ato çlirohen nga kapja e tyre pas dege
Kur goja ështëëmbëlsuar nga lumturia
Mbretëria e botës e humbet tërheqjen e saj
Të jesh i kapur fort ndaj botës është papjekuri
Për sa kohë që je një embrion
Çdo gjë që mendon është të thithësh gjak
Kam edhe më shumë për të thënë
Por lejo që të ti thotë Shpirti i Shenjtë
Mund t’ia thuash edhe vet veshit tënd
As unë, dhe as diksuh tjetër me një ‘Unë’, nuk ka nevojë të të thotë
Ty që gjithashtu je një ‘Unë’
Ashtu sikur bie në gjumë
Ti largohesh nga prania e vetes
Për të hyrë në një tjetër prani të vetes
Ti dëgjon diçka nga vetja
Dhe imagjinon dikë tjetër sikur
Të ka folur në mënyrë sekrete nëëndërra
Por ti nuk je një ‘Unë’ e vetme
Miku im, ti je qielli i gjerë dhe deti i thellë
Ajo ‘Unë’ e jotja e madhërishme, e cila shpaloset nëntëqind herë
Është aty ku do të mbyten njëqind ‘Unë-të’ e tu.’
– Rumi 

‘Dikur kisha njëmijë dëshira. Por në dëshirën time për të të njohur ty, çdo gjë tjetër u shkri.’ – Rumi 

‘Çdo natë hëna puth në sekret
Atë dashnorin që numëron yjet.’ – Rumi 

‘Ato fjalët e bukura që i thamë njëri-tjetrit, janë të fshehura në zemrën sekrete të parajsës. Një ditë, ashtu si shiu, ato do të vërshojnë historinë tonë të dashurisë përmbi të gjithë botën.’ – Rumi 

‘E dashur zemër, ti je kaq e paarsyeshme! Në fillim shkon dhe bie në dashuri, dhe pastaj shqetësohesh për jetën tënde. Ti plaçkit dhe vjedh, dhe pastaj shqetësohesh për ligjet. Bën sikur je e dashuruar dhe prapë shqetësohesh se çarë thonë njerëzit.’ – Rumi 

‘Mbi zemrën time, me një kaligrafi të bukur, ti ke shkruar fjalët që i dimë vetëm ti dhe unë. Sekreti i tyre, më premtove ti, do të vetshfaqen një dit, por tani e shikoj që ke qenë duke u tallur me mua.’ – Rumi 

‘Ti je burimi i diellit
Dhe unë jam hija e shelgut
Oh, më ke ngecur në kokë
Ç’qerrata që jam, në zjarr jam.’
– Rumi 

‘Ti je rojtari i një thesari
Oh, ashtu si një gjarpër i fjetur
Dhe do ta shikosh, se si do të të bëj
Të vërtitesh si një gjarpër në gjumë
Më dëgjo.’ – Rumi 

‘Cdo pjesë jotja ka një gjuhë sekrete. Duart e tua dhe këmbët e tua më thonë se cke bërë. Cdo nevojë sjell atë që nevojitet. Dhimbja e mban kurën e vet si një fëmijë.’ – Rumi 

‘Gruaja ka fuqi të madhe. Ajo di të lidhë gonxhe në gjoksin tënd, që vetëm fryma e Zotit mund t’i lirojë. Mos i merrni me aq lehtësi nuret e saj.’ – Rumi 

‘Ndonjëherë, ti dëgjon një zë që të thërret nga përtej derës, si një peshk jashtë uji dëgjon dallgët…Eja, Eja…Ktheje kokën nga ai që të do kaq thellë.’ – Rumi 

‘Lërmë të të adhuroj sonte. Sepse nesër ti nuk mund të shpjegohesh me fjalë. Duke të përshkruar ty, nesër, Toka dhe Qielli do të zhduken bashkë.’ – Rumi 

‘Unë jam një Atom
Ti je si mbështetja e Diellit për mua
Unë jam pacient i Dashurisë
Ti je si ilaç për mua
Pa krahë, pa pupla
Fluturoj duke të kërkuar
Jam bërë si petale trëndafili
Dhe ti je si era për mua
Merrmë për një xhiro.’
– Rumi 

‘Hiqe maskën. Fytyra jote është e madhërishme.’ – Rumi 

‘Në detin e dashurisë, unë i shkri si kripën, besimin dhe dyshimin – ato shpërbëhen të dyja. Një yll po hapet në zemrën time, botët kthehen aty.’ – Rumi 

‘Dashuria nuk është dashuri nëse nuk dashuron detajet e njeriut të dashur, detajet e minutit.’ – Rumi 

‘Erdhe papritur me më vodhe tri gjëra:
Durimin e zemrës
Ngjyrën e faqeve
Gjumin e syve.’
– Rumi 

‘Kush jam unë mes këtij trafiku mendimesh.’ – Rumi 

‘Ndonjëherë mendoj, e ëmbëla dashuri, nëse ti
Ishe thjesht njëëndërr në një natë dimri
Njëëndërr me ditë pranvere dhe me dritë të artë
E cila i hodhi rrezet e saj mbi një zemër të ngrirë
Njëëndërr vere që mbushi sytë e dehur
Dhe kështu, unë mendoj, e ëmbëla dashuri, nëse unë
Duhet ta pi këtë verë të rubintë, apo të vajtoj
Çdo lot skalitet me imazhin tënd
Një rozare për të kujtuar emrin tënd
Ka kaq shumë mënyra për të të thërritur mbrapsht
Po…ka…edhe sikur ti të ishe vetëm një ëndërr.’
– Rumi 

‘Unë i thashë, ‘Çfarë të bëj.’
Ai më tha. Vdis!
Unë i thashë, ‘Uji është bërë vaj.’
Ai më tha, vdis!
Unë i thashë, ‘Do të bëhem flutur
Që valvitet para dritës tënde.’
Ai më tha, Vdis!’
– Rumi 

‘Nuk të dua as me zemër
Dhe as me mendje sepse
Zemra ime mund të ndalet
Mendja mund të harrojë
Unë të dua me
Shpirtim tim sepse
Shpirti im nuk as nuk ndalet
E as nuk harron kurrë.’ – Rumi 

‘Unë jam i dashuruar me dashurinë
Dhe dashuria ështëe dashuruar mua
Trupi im është i dashuruar me shpirtin
Dhe shpirti im është i dashuruar me trupin tim
Unë ia hapa krahët dashurisë
Dhe AJO më përqafoi si një e dashuruar.’
– Rumi 

‘Kur të vi Dashuria e të të trokasë në dritare
Vrapo, hapre dhe lëre të futet brenda
Por në fillim, mbyllja derën Arsyes
Edhe gjërat më të vockla mund ta dëbojnë dashurinë
Si tymi që than freskinë e
Flladit të mëngjesit
Arsyes, Dashuria mund vetëm ti thotë
Rrugën e ke të mbyllur, nuk kalon dot këtu
Por të dashuruarve ajo i dhuron njëqind bekime
Përpara se mendja të vendos të zërë vend
Dashuria ka arritur nëParajsën e Shtatë
Përpara se sa ta gjej mendja se ç’të bëj
Dashuria është ngjitur në Malin e Shenjtë
Tani duhet të ndal të foluri dhe ta lë
Dashurinë të xixëllijë gjoksin e saj të heshtjes.’
– Rumi 

‘Rumi tha: Kushdo qëështë i dashruar është i bukur, por ai nuk do të thoshte që kushdo qëështë i bukur e dashurojnë.
‘Ka vajza më të bukura se Laila, ‘i thonin Majnun-it. Lërna të të sjellim ca.’
‘Unë nuk e dua Lajlën për formën e saj, ‘Iu përgjigj Majnun-i. ‘Lajla është si një kup në dorën time. Unë pi verë nga ajo kupë. Unë jam i dashuruar me verën. Ju keni sy veç për gotën dhe nuk e njihni verën. Një kupë e artë zbukuruar me gurë tëçmuar, por që mban ufull, për çfarë më duhet mua? Një kupë e vjetër e thyer me verë, është më e mirë në sytë e mi sesa njëqind kupa të arta.’ – Rumi 

‘Dikush më pyeti, Çfarë është dashuria?
Mos kërko shpjegime.
Shpërbëhu tek unë, dhe do ta njohësh
Kur të të thërrasë
Përgjigju…
Dili përpara si një luan, si një trëndafil
Frymoje vjeshtën, dëshiroje pranverën.’
– Rumi 

‘Ngaqë s’mund të fle
Ngaqë s’mund të fle
Bëj muzikë natën
Më torturon ajo
Fytyra e së cilës ka ngjyrën e luleve të pranverës
Nuk kam as gjumë dhe as durim
As një reputacion të mirë dhe as mungesë hijeshie
Njëmijë mantele mençurie kanë rënë
Të gjitha sjelljet e mia të mira janë njëmijë milje larg
Zemra dhe mendja janë të zemëruara me njëra-tjetrën
Yjet dhe hëna janë ziliqare për njëra-tjetrën
Për shkak të këtij asgjesimi universi fizik
Por shtrëngohet gjithnjë edhe më shumë
Hëna thotë, ‘Edhe sa gjatë do të rri pezull pa diellin?
Pa xhevahirin e Dashurisë brenda meje
Bëj që mejhanja e ekzistencës time tëthërrmohet gur për gur
O Dashuri, ti që të kanë thirrur me njëmijë emra
Ti që e di si derdhet vera
Në kupën e trupit tim
Ti që i jep kulturënjëmijëkulturave
Ti që je e pafytyrë, por që ke njëmijë fytyra
O Dashuri, ti që formëson fytyrat
E turqve, tëtvropianëve, tëzanzibaristëve
Jipmë një gotë nga shishja jote
Apo një dorë, meqë jam pjesë e degëve të tua
Dhe një turmërapsodësh në ekstazë do të luajnë
Dhe të varurit do të jenë të çliruar nga dëshirimi, nga uria
Dhe do të ringjallen
Për të pritur me frikë Ditën e Gjykimit.’
– Rumi 

‘Jam krejtësisht i humbur në të gjitha shtresat e dashurisë
Krejtësisht i çliruar nga shqetësimet dhe kokëçarjet
I kam kapërcyer të katërta cilësitë
Zemra ime e ka shqyer vellon e shtirjes
Ishte një kohë kur vallëzoja me nëntë sfera,
Nëpër yje, nëpër qiell
Ishte një kohë kur isha në krahë të tij
Jetova nëkëtë botë
Dhe ai më dha çdo gjë
Me qëllimet më të mira
U bëra një i burgosur i fomës së saj
Përndryshe si përfundova këtu?
Çfarë krimi kam bërë?
Më mirë të jem në një burg me mikun tim
Sesa në një kopësht me trëndafila krejt i vetëm
Unë erdha në këtë botë
Për të parë dëlirësinë e Jozefit
Si një foshnjë dalë nga mitra e sëëmës
Unë erdha këtu me gjak dhe me lot
Njerëzit mendojnë se, ata lindin veç një herë
Por ata kanë qenë këtu shumë herë
Mbi mantelin e këtij trupi të vyshkur
Kam përshkuar rrugë të pafundme
Sa herë e kam zhveshur këtë mantel?
Me asketët në shkrëtëtirë
Ku pashë natën të bëhej ditë
Me paganët në Tempull
Fjeta tek këmbët e një idhulli
Kam qenë Sharlatan dhe Mbret
Kam qenë shërues dhe kam luftuar me sëmundje
Kam qenë në shtratin tim të vdekjes kaq shumë herë
Duke pluskuar sërish sipër si re
Që bie poshtë si shi
Si një Dervish kërkova hirin e asgjësimit
Por ajo se preku kurrë mantelin tim
Kështu që, mblodha një krahë më trandafila
Në këtë kopësht të zhdukur të ekzistencës
Unë nuk jam as prej ere, dhe as prej zjarri
As prej detesh të stuhishëm
Unë nuk kam dalë nga një pikturë në argjilë
Unë jam thelbi i buzëqeshjes
Unë jam dritë e pastër
Shikoni sërish nëse më shikoni mua
Sepse nuk jam unë ai që keni parë.’
– Rumi 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty