Muzikë klasikeMaria CallasPJESA 2: BASHKËBISEDIMET ME DIVAN MARIA CALLAS

PJESA 2: BASHKËBISEDIMET ME DIVAN MARIA CALLAS

-

Volumi
1, Pjesa 2, 1968

Nga Lord
Harewood

 

LH:
Pas interpretimit të një duzine me këto role, në skenat greke dhe në Athinë, në
fund të luftës, ju tashmë kishit përfunduar një lloj periudhe të hershme parapërgatitjeje
të interpretimit. Kam të drejtë, apo?

 

MC:
Po, ke të drejtë. Kisha përfunduar, le të themi, ditët e mia të shkollimit. Kisha
mësuar shumë. Mësova se sa larg mund të shkoja, çfarë duhet të bëja, por kur je
e re dhe kur je në ditët e tua të shkollimit, supozohet që ti ta dendësh veten
shumë. Pas atyre ditëve unë shkova në Itali dhe aty fillova karrierën time të vërtetë,
atë kryesoren. Dhe aty mësova që të bëhesha me të vërtetë një muzikante. Pasi
je bërë këngëtare duhet që ta vendosesh instrumentin tënd në shërbim të muzikës,
jo vetëm ndaj ‘bel canto-s’, apo detyrës dhe linjave të muzikës dhe ti aty bëhesh
ose përpiqesh që të arrish të bëhesh një muzikante, që do të thotë instrumenti
kryesor i orkestrës. Dhe ky është saktësisht kuptimi i ‘prima donna’. ‘Prima
donna’ do të thotë gruaja e parë, dhe ashtu siç je grua, ti je edhe ‘prima
donna’ e interpretimit.   

 

LH:
Dhe për këtë ju po mësoje herën e parë kur shkuat në Itali?

 

MC:
Po këtë e mësova me mjeshtrin Serafin. Dhe kjo ka qenë një nga gjërat më
fatlume që më kanë ndodhur ndonjëherë. Ai më mësoi se duhet të kishte një lloj
shprehie dhe ai më mësoi saktësisht mbi thellësinë e muzikës. Ky ishte çasti
kur unë piva më të vërtetë çdo gjë që mund të pija nga ky njeri.

 

LH:
Dhe ai ishte mjeshtri i parë më të cilin ju punuat në Itali?

 

MC:
Ai ishte i pari dhe kam frikë se ai është edhe i fundit nga ata lloj
mjeshtrash.

 

LH:
Shumë pak dirigjentë italianë kanë pasur një karrierë aq të shquar se ajo e
Tullio Serafin, dhe ndoshta askush përveç Toscanini-t, që të ketë pasur edhe
një ndikim kaq të madh. Karriera e tij shtrihet përgjatë të gjithë shekullit me
një apo dy vite minus. Vetëm koha në ‘La Scala’ ka qenë mbi 40 vite dhe në
‘Covent Garden’ Londër, me disa hendeqe, mbi 53 vite. Ai ka dirigjuar në
‘Metropolitan Opera’ Nju Jork; në Cikago; dhe në Amerikën e Jugut, dhe ka qenë
drejtor artisitik në Romë nga viti 1934 – 1943, ndoshta periudha e tij më e
shquar dhe më e pathyeshme. Mbi të gjitha Serafin ishte një dirigjent i këngëtarëve
të operas…

 

MC:
Ajo që mësova nga Serafin ëshët se ti duhet t’i shërbesh muzikës sepse muzika është
kaq e pamasë, dhe ajo mund të të mbështjellë në një lloj gjendjeje ankthi dhe
mundimi të vazhdueshëm. Ajo që më ka thënë ai një herë dhe që më bëri përshtypje
ishte, ‘kur të duhet të kërkosh për një xhest, kur të duhet të gjesh, të
kuptosh se si duhet të sillesh në skenë, çdo gjë që duhet të bësh, është të dëgjosh
muzikën sepse këtë lloj kërkimi që bën këngëtari tashmë është paraprirë nga vet
kompozitori i muzikës. Dhe nëse dëgjon me të vërtetë me shpritin dhe me veshët
e tu, dhe them me shpirt dhe me vesh sepse mendja duhet të punojë por nuk duhet
të punojë më shumë seç duhet gjithashtu. Çdo xhest do ta gjesh aty, tek
muzika.’ Dhe kjo është shumë e vërtetë.

 

LH:
Në fakt prodhimi i interpretimit është diçka muzikore…

 

MC:
Zakonisht është një refleks. Një refleks i pamasë me shumë, shumë reflekse të
tjera të sjellura së bashku, që na rikthen tek ajo për të cilën po bisedonim
pak më parë, që në momentin që je në skenë, duke u marrë me muzikë, jo si një
muzikant amator, por si një muzikant profesionist serioz nuk duhet të hasësh më
surpriza.

 

LH:
Gjatë karrierës suaj në Itali ju jeni hasur me supriza, por jo në skenë dhe më
shumë ka pasur të bëjë me zgjedhjen e repertorit. A nuk ishit angazhuar ju që
të këndonit Wagner dhe pastaj e gjetët veten duke kënduar Bellini-n?

 

MC:
Po, është e vërtëtë. Unë po bëja ‘Valkyries’ dhe ishte viti im i dytë në ‘La
Fenice’, në Venecia, dhe aty kishte rënë një epidemi gripi dhe ata kishin mbetur
pa një soprano për operan ‘I Puritani’ (e Bellinit) dhe i shkreti Serafin ishte
i ezauruar dhe dëshpëruar sepse nuk po gjente një këngëtare dh nuk dinim se çfarë
të bënim në mbremje, kështu filluam të shikonim rolin dhe po luanim me muzikën
dhe bashkëshortja e tij më dëgjoi të këndoja një arie dhe ajo erdhi, ishte në
apartamentin e tij, dhe më tha, ‘do më bësh një nder…kur të vi mjeshtri, të
lutem a do ta këndosh këtë aria për të?’ Dhe sigurisht që, un i thashë nëse kjo
do ta lumturonte atë patjetër. Dhe këtë bëra kur u kthye ai dhe ai nuk tha asnjë
fjalë. Ditën tjetër, në orën dhjetë të mëngjesit, dhe ishte pas interpretimit
tim të parë të Valkyrias dhe më duket se po të njëjtën ditë në mbrëmje patëm
Valkryrian e dytë dhe më thirrën në telefon: ‘Të lutem, vishu dhe zbrit poshtë,
apo ngjitu sipër  cila do qoftë.’ Dhe unë
i thashë, ‘mjeshtër Serafin do lahem edhe do vi pas një ore,’ dhe ai mu përgjigj,
‘ jo, eja menjëherë ashtu siç je’. Dhe sigurisht që, nuk mund t’i thoja jo
sepse ishte nderim të të thërriste ai. Dhe unë zbrita dhe ai më tha, ‘tani këndo’.
Më këndo atë arian që më këndove dje. Aty ishte drejtori i teatrit dhe
gjithsesi më detyruan ta këndoja arian, bëra edhe leximin e rolit për herë të
tretë dhe i dëgjova të flisnin dhe pastaj më thanë, ‘shiko Maria, këtë rol do
ta bësh pas një jave.’ Do të këndosh ‘I Puritani’ për një javë. Dhe ai më tha
se kërkonte që unë ta studioja rolin. Dhe unë i thashë që, nuk mundem sepse kisha
edhe tri Valkyria të tjera për të bërë. Dhe i thashë do bëj maksimumin tim, por
më shumë se maksimumin tim nuk premtoj dot. Nëse do ta mësoj rolin dhe me pjesët
që më kishin mbetur nga Valkyria, rolin e Brunhildes, dhe me veten time mendova,
nëse ai është mjaftueshëm i çmendur për të menduar se unë mund ta interpretoj
rolin, atëherë unë do ta bëj, dhe unë isha e re dhe kur je e re duhet të
rrezikosh.

 

Vijon…

 

Link:
https://www.youtube.com/watch?v=fBFoKDyIp-s&list=RDfBFoKDyIp-s&index=1

 

Përzgjodhi
dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty