Muzikë klasikeMaria CallasPJESA 3: BASHKËBISEDIMET ME DIVAN MARIA CALLAS

PJESA 3: BASHKËBISEDIMET ME DIVAN MARIA CALLAS

-

Volumi
1, Pjesa 3, 1968

Nga Lord
Harewood

 

MC:
Kalimi nga Wagner tek Bellini…Për këtë kapërcim interpretimi edhe mua më
ndihmuan përvoja dhe shkollimi im, sepse unë tashmë isha e përgatitur për të
gjitha llojet e të papriturave, dhe nuk kisha as surpriza dhe madje as shok,
sepse Wagner është shumë i lehtë për t’u kënduar, sinqerisht, në çdo mënyrë,
dhe unë kam kënduar Isoldën, Brunhilden, por këto nuk kishin të krahasuar me
rolet e Bellini-t, madje as me Donizzeti-n, sepse personazhet e Wagner-it janë
më pak të ekspozuara dhe shumë pak më të vështira. Por në thelb shkollimi që të
jep ‘bel canto-s’ është se të trajnon të mësohesh me çfarëdolloj gjëje që këndon.

 

LH:
Kur të jipet një rol apo pjesë e re që të sugjerohet për ta kënduar…A do ta këndoni?
A do ta konsideronit këtë apo atë lloj opere? Çfarë ndodh me ju?

 

MC:
Kjo ka të bëjë shumë me faktet. Duhet të jesh me të vërtetë me këmbë në tokë që
nga fillimi. Në fillim shikon rolin. Dhe ashtu siç dimë të lexojmë dhe të shkruajmë,
edhe ne dimë të lexojmë muzikën tonë, ose supozohet që të jemi në gjendje ta
lexojmë atë.

 


fillim je entuziast dhe i ngazëllyer dhe thua, shiko unë kam mënyrën timen, dhe
këtë e kam mësuar nga mësuestja ime De Hidalgo dhe nga Serafin, që janë njerëzit
kryesor në jetën time. Ata dhe jeta më kanë mësuar se, akti i fundit është më i
rëndësishmi sepse pavarësisht se sa shumë apo sa mirë ke kënduar në aktin e
parë, të dytë apo të tretë, nëse akti i fundit nuk është superior ndaj akteve
paraprirëse, atëherë është më mirë të mos e këndosh. Ne kemi kënduar shpesh
role që nuk kanë aktin e fundit më të mirë, por në thelb unë zgjedh një opera
kur në fund, përshtypja e fundit është më e mira.

 


fillim, ne merremi me notat si për të bërë nxemjen, e lexon dhe kështu, ke një ide
përmbledhëse se për çfarë bëhet fjalë në dy minuta ose sa duhet dhe mua më pëlqen
që ta bëjë këtë. Pasi ke thënë po, fillon punën akt pas akti. Dhe në fillim,
thua çfarë është ajo (referuar personazhit femër,
çfarë përfaqëson ajo në opera). A bie dakord
karakterizimi apo personi me muzikën? Ti vendos bashkë muzikën me personazhin
dhe përpiqesh që t’i bësh që të bien dakord, dhe shpesh ata bien dakord.

 

Pastaj
e merr muzikën dhe e mëson atë njësoj sikur të ishe në Konservator, pra me fjalë
të tjera, ekzaktësisht siç është shkruar, asgjë më shumë dhe asgjë më pak, që është
një shprehje që unë e quaj ‘xhaketa e drejtë’. Ekzaktësisht në mënyrë strikte
siç e ka shkruar kompozitori.

 

Dirigjenti
të jep pjesët e tij, mundësitë, dhe nëse ke ‘kadenca-s’ (pjesë virtuoze solo që
përfshihen si pjesë e një  kohe, në një
koncert ose opera, zakoisht në fund të veprës) në atë opera ai të jep idetë e
tij dhe kur them kadencat e tij, nëse kemi të bëjme me një dirigjent të vetëdijshëm,
ai i ndërton kadenzat e tij sipas shijeve, pëlqimit dhe veçorive të  kompozitorit sepse, për shembull, Bellin është
shumë i ndryshëm nga Donizzeti,  vet
Donizzeti është shumë i ndryshëm nga Rossini, dhe kompzitorët e kanë ndjerë se,
nëse kemi të bëjmë me ndjenja, me personazhe, me muzikën, atëherë le të merremi
me më pak gjëra ekstravagante dhe le të përdorim ‘zbukurimet’  në shërbim të shprehisë.

 


fakt, në vitet e mëvona të Verdit, madje edhe Bellini-t, le të themi edhe
Donizzeti-t dhe nëse mendon kaq shumë për kompozitorët dhe jo për suksesin tënd
personal, do të shikosh muzikën dhe aty do të gjesh një tril, një zbukurim, ose
një shkallë, që justifikon një shprehi lumturie, palumturie, ankthi, shqetësimi,
sepse ka gjithnjë një arsye për gjëra të tilla.

 

Pastaj
mëson rolin ekzaktësisht siç mëson A, B, C, D… dhe pasi e ke mësuar këtë përpiqesh
që t’ia flasësh vetes siç ke recitativët. Çfarë janë recitativët? – Ato janë
hyrja tek ariet. Një herë e një kohë 150 vite më parë, publiku dilte jashtë,
hante, qeshte…nuk e di…ata rrinin përjetësisht në teatro dhe rihynin për
pjesën e madhe, por fatmirësisht tani ata nuk e bëjnë më këtë, kështu që, kompozitorët
janë shumë më shumë të respektuar tani se sa një herë e një kohë.

 

Recitativët
shpesh janë shumë tërheqëse dhe shumë të vështira për t’i dhënë një ritëm sepse
e gjithë muzika ka një lloj ritmi. Me ritëm nuk nënkuptoj mënyrën se si ajo është
shkruar ekzaktësisht, sepse pasi ke mësuar se si është shkruar dhe vlerën e
saktë të çdo note dhe fraze më pas, dhe këtë e kam mësuar nga Serafin me rastin
e këndimit të Normës time kur dhashë provat për të dhe ai më tha, ‘shumë mirë,
ti e njeh muzikën shumë mirë , tani shko në shtëpi dhe flitja atë vetes tënde. Vazhdo
të flasësh dhe le të shikojmë se në çfarë proporcionesh, çfarë ritmi do të
kthehesh nesër tek unë.’ Sepse nëse ia flet vetes, atëherë si do ta bësh këtë në
muzikë. Harroje që po këndon dhe që këto janë vlerat. Respektoji vlerat, por për
një moment përpiqu të jesh e lirë. Nëse do t’i flisje këtë fraza, si do ta bëje
këtë sipas stilit të Bellini-t dhe këtë apo atë. Dhe kjo është diçka që e
kultivon vetë dhe kjo është plotësisht e vërtetë.

 

Recitativët
duhet të kenë një lloj ritmi rrjedhës. Atë që e merr në një pikë të caktuar këtu
do ta japësh prapë mbrapsht diku atje. Dhe karakterizimi i muzikës italiane është
gjithmonë një lëvizje e rrjedhshme pavarësisht sesa ngadalë mund të shkojnë gjërat.
Në çastin që e ke fituar apo arritur këtë
në mendjen tënde, gjë që nuk bëhet në një ditë dhe as në një javë dhe, në fakt,
unë mendoj se kjo nuk përfundon kurrë, sepse interpretuesi rritet çdo vit. Nëvetëdija
jote piqet dhe kjo është diçka që të ndihmon, roli brenda teje piqet po ashtu.

 

Pasi e ke zbërthyer këtë tërësisht, atëherë mund të marrësh krahë dhe me
merr krahë dua të them, t
ë jesh
me këmbë
në tokë, ku dy edhe
dy bëjnë katër, sepse çdo gjë duhet të jetë logjike në opera, sepse nuk mund ta
bindësh publikun mbi gjëra absurde. Dhe gjëjë maksimale që bën t
ë si muzikant është që të
japësh besueshmërinë maksimale që të mund të
bindësh publikun mbi realitetin e saj.

 

Siç e kam thënë edhe më parë, ka ca kohë që opera ka vdekur. Kështu që, nëse
nuk përpiqesh mjaftueshëm që të jemi serioz, bindës dhe me dinjitet kjo nuk
pritet mirë.

 

LH: Kur punon për një pjesë të re, në cilën fazë kërkon bashkëpunim?

 

MC: Në fillim nevojitet një pianist i vençantë, i cili mund të të mësojë
me saktësi vlerën e çdo note dhe që të mos lësh asnjë që të të rrëshqasë. Mëson
rolin, në fillim bruto dhe pastaj kjo shkon në faza, sepse nuk mund të presësh
që ta mësosh rolin menjëherë. Rolit duhet t’i japësh kohë që ta mësosh, që të
piqet, ta lësh mënjanë, pastaj ta rimarrësh sërish, dhe pastaj varet nëse ke
shumë kohë, dhe nëse ke shumë kohë, një rol mund të të marrë edhe disa muaj. Por
në të njëjtën kohë mund të më marrë edhe shumë pak kohë, varet.

 

Pastaj të duhen kolegët e
tjerë,
dhe për të arritur këtu
të duhen dy javë dhe pastaj bëhen provat, prova e parë në piano, me dirigjentin
dhe me kolegët e tjerë, gjithashtu. Por kjo është edhe diçka frikësuese, sepse tani
janë gjithë ata njerëz t
ë sjellë
bashku. Dhe në të gjitha
operat, si ‘Norma’ dhe ‘La traviata’, thuajse gjithmonë në një çast tek kori e
di me saktësi se ku do të ndalojnë ata, apo se ku do të përsërisin diçka sërish
dhe sërish, në të gjithë botën sepse ka disa pjesë që ngjisin dhe nuk mund t’i
heqësh qafe.

Dhe pasi janë bërë edhe provat, ndërtohet e gjithë gjëja së bashku skena,
orkestra, kolegët, kori, dhe ndërkohë, provon kostunimn tënd, shikon
dizenjimin, dhe e gjithë opera duhet të bëhet provë nga fillimi deri në fund tri
deri n
ë katër herë,
sepse  duhet të jesh në gjendje të masësh forcat e
tua, t
ë dish se kur mund te shplodhesh dhe duhet ta dish
me saktësi se ku do të qëndrosh.

 

Vijon…

 

Link: https://www.youtube.com/watch?v=8YFyyvqY1Ho

 

Përzgjodhi
dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty