Muzikë klasikeMaria CallasPJESA 4 & 5: BASHKËBISEDIMET ME DIVAN MARIA CALLAS

PJESA 4 & 5: BASHKËBISEDIMET ME DIVAN MARIA CALLAS

-


Volumi
1, Pjesa 4 & 5, 1968

Nga Lord
Harewood

 

MC:
Le të flasim pak për ‘Anna Bolena’ nga Donizetti, dhe siç e dini edhe nga
historia kjo opera është për Anna Bonela që është disi e ndryshme nga Anna
Bolena e Donizetti-t. Donizetti e paraqet atë si një grua shumë sublime, një viktimë
të rrethanave, thuajse një heroinë. Në këtë rast, nuk u mora shumë më çfarë
thoshte historia për të, sepse parë nga këndvështrimi se si e ka paraqitur
Donizetti atë, kjo do ta shkatërronte tërësisht këndvështrimin tim për të. Kështu
që, për ta kuptuar atë duhet të ndiqja muzikën dhe ‘libretton’ e Donizetti-t.
Muzika në vetvete e justifikon atë dhe, besoj se, gjëja kryesore nuk është
‘libretto’, megjithëse unë i jap vëmendjen e duhur fjalëve, unë përpiqem ta
gjej të vërtetën tek muzika. Pastaj punon me rolin, dhe me kalimin e viteve, nëse
me të vërtetë do që të punosh shumë, mund ta ndryshosh atë, mund të ndryshosh
kostumet, si për shembull, La traviata ime ka ndryshuar shpesh, Norma ime pak a
shumë jo, ndërsa Medea ka ndryshuar padyshim shumë, sepse unë e kam parë atë si
një figurë shumë statike, një krijesë që e di se çfarë do që nga fillimi dhe ndërsa
u rrita mësova të di se Medea megjithëse ka qenë një personazh negativ, Jason
ishte edhe më i keq dhe në fund, ajo kishte të drejtë. Dhe kështu, unë mendova
që, nëse do të krijoja një paraqitje më të butë mund ta paraqisja atë si një
grua, një grua të gjallë. Nëse nuk e bind dot publikun me çdo xhest që bën,
ndoshta është e vërtetë që ti nuk ke të drejtë për aq kohë sa ti nuk arrin dot
ta bindësh publikun që është kështu.

 

LH:
Shumë nga admiruesit e saj do të zgjidhnin Violetën tek opera ‘La traviata’ që është
roli ku Maria Callas paraqitet në mënyrën më të përshtatshme. Violeta e saj ka
ndryshuar në varësi të producentit të veprës, por ajo ka mbetur gjithmonë e saj
dhe siç ka këmbënguliur ajo edhe e Verdit.

 

MC:
Ndërsa, opera ‘La traviata’ vazhdon Violeta nuk lëviz shumë, sepse sëmundja e
saj nuk e lejon lëvizjen e shpeshtë të saj në skenë. Kështu, drejt aktit të 3-të
dhe të 4-rt sa më pak lëviz ajo, aq më shumë fuqi merr muzika dhe aq më shumë
fuqi fiton edhe vet roli i saj. Në aktin e fundit, unë kam preferuar gjithashtu
një lloj lëvizje të padobishme si, për shembull, të përpiqesha të merrja diçka
nga gardaroba, një lëvizje që mund të menaxhohet.

 

Frymarrja
duhet të kishte qenë më e shkurtër, në fakt edhe ngjyrat e zërit mund të kishin
qenë më pak të lodhura. Dikur, dikush më bëri një vërejtje që Callas në aktin e
fundit na është dukur e lodhur. Dhe ky ka qenë një kompliment për mua, sepse unë
kisha shumë kohë që kërkoja një lloj cilësie lodhjeje që doja të paraqisja në
atë akt dhe mua më është dashur shumë kohë për ta fituar atë dhe kjo është diçka
e rrezikshme. Është si një lloj kufiri që mund të të thyejë.

 


kujtohet diça që më tha Serafin dikur kur do të interpretoja Isoldën nga Wagner,
që duhet të kisha një kostum shumë të bukur, edhe pse në atë kohë unë nuk kisha
para për një kostum të tillë. Dhe ai më tha që kosutumi duhet i bukur sidomos në
këto opera të cilat janë statike. Dhe unë e pyeta përse këmbëngulte ai në këtë
gjë. Dhe ai më tha, ‘Dëgjo nga tani deri në 10 minuta, publiku nuk ka se çfarë
të bëj veçse të të shikoj ty. Nëse nuk arrin që t’i magjepsësh me zërin tënd
dhe pavarësisht se sa shumë ti do të arrish që t’i magjepsësh ata me zërin dhe
me rolin tënd, ata ende do të kenë të gjithë kohën, rreth 1 orë e 10 minuta, që
të të bëjnë copë. E marrin kostumin tënd dhe e bëjnë copë. Dhe nëse nuk jep më
të mirën të pret shkatërrimi.

 

Vizioni
që ata duhet të marrin duhet të jetë harmonioz, si muzika që ti u jep atyre dhe
kur muzika dështon që të bie dakord me veshin, me fjalë të tjera që të zbusë
veshin dhe zemrën dhe shqisat e tjera, atëherë ajo nuk e ka bërë punën e saj. Sepse
çfarëdo lloj gjëje që e bezdis sistemin nervor, sidomos muzika që ështe krijuar
për qëllime zbutjeje, atëherë nuk ia ke dalë. Mbi të gjitha muzika duhet të jetë
e thjeshtë dhe përmbi thjeshtësinë e bukurisë dhe të linjës ajo mund të jetë diçka
madhështore. Mendoj se, është shumë e vështirë t’ia kalosh Verdi-t, ose Bellini-t,
Rossini-t apo Donizetti-t, ndonëse intelektualët mund të thonë po ato janë
jashtë mode tani. Nuk ka asgjë të dalë jashtë mode përveç interpretuesve.

 

LH:
Pak më parë ju thatë se prej ca kohës opera është një formë e vdekur. Kur keni
thënë këtë keni pasur në mendje të gjitha artet operistike apo vetëm për operat
e shkruara 100 vite apo më shumë, më parë sidomos ato opera që ti vet ke kënduar?

 

MC:
Mendoj se, është e vërtetë që ka vedekur, në kuptimin që, nuk mund të përfytyroj
sot që të kënodsh të dua apo të urrej apo çfarëdolloj ndjenje kur mund t’a flasësh,
apo mund t’a ulërasësh atë, por është jashtë mode ta këndosh atë. Ti këndon për
lumtutinë, por këndon pa fjalë. Ndjej se, është jashtë mode dhe nuk është se
edhe ne kemi bërë shumë për t’a modernizuar atë.

 

Qëndrimi
jonë është si i dalë mode, megjithatë ne nuk mund ta modernizojmë operan shumë,
sepse ne duhet ta pranojmë atë ashtu siç është. Ajo është pak e vjetër, mund
t’i japim pak frymërrje të freskët, të hiqen pjesët shumë të gjata, përsëritjet,
të bëjmë sa më pak lëvizje, që të jenë sa më të besueshme për audiencën, që të
krijojmë një atmosferë ku t’i përpijmë ato. Pra ta bëjmë sa më të besueshme që
të jetë e mundur. Mendoj se, e kam thënë më parë dhe po e përsëris pranë se,
detyra e parë e një këngëtari ose e një muzikanti, është që të krijojë ose të përpiqet
të ndjeje se çfarë ka dashur të shprehë kompozitori.

 

Unë
kam dy mendje. Atë që krijon dhe që bën atë që supozohet që ajo duhet të bëjë
dhe pastaj përpiqem që ta shkëpus veten që të bëhem vetë audienca ose si dikush
që e shikon këtë personin tjetër tëksa krijon. Dhe këto ecin të dyja dorë për
dore, krijuesi le të themi, ose më mirë interpretuesi sepse nuk jemi ne
krijuesit, ne jemi interpretues dhe përpiqemi të jemi besnikë dhe vetëm aty ku
mendojmë se, kompzitori mund të ketë dështuar ne i japim pak ajër të freskët
ose pak jetë dhe kjo është ajo që nënkuptoj kur them që opera ka vdekur. Pra ne
i japim pak jetë, sepse kompozitori mund të mos ketë vënë diçka ku duhet dhe ndërsa
jeta vazhdon, kohët kanë ndryshuar dhe jeta është bërë më moderne. 100 vite më
parë edhe shakatë ishin më të lehta. Sot njerëzit janë shumë më seriozë dhe nuk
mund t’ua hedhësh edhe aq lehtë.

 

LH:
Ju folët pak më parë për heqjet në pjesë të operave, apo heqjen e pjesëve shumë
të gjata. A beson tek kjo?

 

MC:
Absolutisht që besoj tek kjo. Besoj se, përsëritja e një melodie nuk është kurrë
diçka e mirë. Pra sa më shpejt që të kesh arritur aty ku do të dalësh aq më mirë
është. Në fillojmë edhe me një frazë dhe kur flasim dhe në çastin që fillon
sigurisht që do të ketë një ‘legato’ edhe në të folur dhe sigurisht që fraza do
të përfundojë dhe ti do të marrësh frymë dhe kjo është një lëvije e vazhdueshme
e të marrit frymë, gjithashtu, por edhe e të kënduarit.

 

Çfarë
bëjme ne? Ne këndojmë, ne flasin në formën e muzikës dhe kjo është opera. Hera
e parë është e vetmja herë. Mos rreziko një herë të dytë. Muzika duhet të jetë
gjithashtu edhe një instrument teatri. Ti duhet të jesh gjithmonë interpretuesi
në funskion të kompzitorit që do të dëgjojë publiku. Dhe duhet ta bësh atë të
suksesshme. Dhe kjo gjë ndryshon, sepse 100 vite më parë publiku ka qenë i
ndryshëm. Ata visheshin ndryshe dhe mendonin ndryshe. Tani njerëzit vishen
ndryshe dhe mendojnë ndryshe dhe në duhet të ecim në këtë linjë. Por duke
mbajtur në të nëjtën kohë atmosferën dhe poezinë dhe misticizmin ose atë që e bën
teatrin të funksionojë. Kjo është ajo që mësojmë nga njerëzit e vjetër dhe kjo është
ajo që unë mësova nga Serafin, që ta përgatisësh gjithmonë një frazë dhe të gërmosh
më thellë për të arritur tek ajo që ka dashur të arrijë kompzitori dhe se si
ndjeheshim apo se si luftonim ne me një frazë të vetme për të treguar tmerrin e
dashurisë ose poezinë, pra të gjithë këtë atmosferë. Dhe këtu ndjenjat janë
gjithmonë të vërteta. Dhe unë mendoj se ndjenjat, ndjenjat e thella do të jenë,
do të jenë gjithmonë.  

 

Link – Pjesa 4: https://www.youtube.com/watch?v=3I4EV5loR8Q&t=4s

Link – Pjesa 5: https://www.youtube.com/watch?v=3Ag4gyfghN4

 

Përzgjodhi
dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti.

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty