ARTFilozofiREVOLTOHUNI NGA KRISHNAMURATI

REVOLTOHUNI NGA KRISHNAMURATI

-

Ata na thonë gjithmonë se, çfarë të mendojmë dhe çfarë të
mos mendojmë – librat, mësuesit, prindërit, dhe shoqëria rreth nesh, që të
gjithë na thonë se çfarë të mendojmë, por ata nuk na ndihmojnë kurrë që të
zbulojmë se si të mendojmë.

 

Të dish se çfarë të mendosh, është krahasimisht e lehtë,
sepse që në fëmijërinë e hershme mendjet tona janë të kushtëzuara nga fjalët,
nga frazat, nga qëndrimet dhe paragjykimet e paracaktuara. Nuk e di nëse e keni
vënë re se si mendjet e shumicës së njerëzve më të moshuar janë fikse, ato janë
si një argjilë e derdhur në një kallëp brumosjeje, dhe është shumë e vështirë që
ta çash këtë brumosje. Kjo brumosje e mendjes është kushtëzimi i saj.

 

Mendja jonë nuk mund të jetë kurrë e lirë n,ëse ajo është
e brumosur. Për një mendje të tillë, ëahtë shumë e vështirë për të çliruar
vetveten nga kushtëzimi i saj dhe të shkoj përtej, sepse një kushtëzim i tillë
na është imponuar nga të tjerët, jo vetëm nga shoqëria, por edhe nga vetvetja.

 

Ty të pëlqen kushtëzimi, që ke sepse ti nuk ke guximin që
të shkosh përtej. Teksa rritemi, do të fillojmë të shikojmë se si ndikimet e
ndryshme, fillojnë që të brumosen tek ne. Përfundimisht, nëse nuk revoltoheni
kundrejt këtij procesi, atëhëre ju do të jeni veç një makineri automatike, që
funksionon pa krijmtari, dhe pa asnjë mendim origjinal.

 

Ju i dëgjoni të gjitha këto dhe çfarë do të ndodhë? Ju e
di shumë mirë se çfarë do të ndodhë, vëtëm nëse jeni të revoltuar, do të jeni
thjesht si pjesa tjetër e botës, sepse nuk guxoni të jeni ndryshe. Do të jeni
kaq të kushtëzuar, kaq të brumosur, saqë do të jeni të frikësuar që të dilni më
vete. Bashkëshorti do t’ju kontrollojë, ose bashkëshortja juaj do t’ju kontrollojë,
dhe shoqëria do t’ju thotë se çfarë të bëni.

 

Kështu,  gjeneratë
pas gjenerate imitimi vazhdon si i tillë. Nuk ka asnjë nismë të vërtetë, nuk ka
liri, nuk ka lumturi. Bota nuk do që ju të mendoni, ajo nuk do që ju të jeni të
lirë, që të zbuloni, sepse atëherë ju do të ishit një qytetar i rrezikshëm,
sepse nuk mund të jeni pjesë e modeleve të paracaktuara.

 

Një qenie e lirë njërëzore nuk mund të ndjejë kurrë se ata
i përkasin një vendi, klase, apo një lloji të caktuar mendimi.

 

LIRIA DO TË THOTË LIRI NË TË GJITHA NIVELET.

 

Kështu, ndërsa jeni të rinj, është shumë e rëndësishme që
të jeni të lirë, jo vetëm në një nivel të vëtëdijshëm, por gjithashtu edhe
thellë brenda jush. Duhet të jeni vigjilentë ndaj vetes, gjithnjë edhe më shumë
të vetëdijshëm mbi ndikimet që kërkojnë që t’ju kontrollojnë apo që t’ju
dominojnë. Vini gjithmonë në pikëpyetje, hetoni dhe jini në një gjendje të
revoltuar.

 

Liria nuk është diçka që blihet, fitohet. Ti nuk mund të
dalësh dhe të shkosh ta blesh lirinë në dyqan. Nuk mund ta fitoni atë duke
lexuar një libër. Liria vjen me inteligjencën.

 

Por çfarë është inteligjenca?

 

A mund të ketë inteligjencë kur ka frikë, ose kur mendja është
e kushtëzuar?

Kur mendja juaj është e paragjykuar, ose kur jeni shumë
ambiciozë, dhe dëshironi që të ngjisni shkallët e suksesit…kur jeni të shqetësuar
për vetveten, kur ndiqni apo adhuroni dikë, a mund të ketë inteligjencë?

 

Sigurisht që, inteligjenca vjen kur ju kuptoni dhe i
largoheni të gjitha këtyre idiotësive.

 

Kështu që, duhet të ndani mendjen, dhe gjëja e parë është
që të jeni të vetëdijshëm që mendja juaj nuk është e lirë. Duhe të vëzhgoni se
si mendja juaj është e kufizuar nga të gjitha këto gjëra, dhe atëherë do të
kemi fillimin e inteligjencës, që sjell liri.

 

Përgjigjjen duhet ta gjesh ti!!!

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=ctMFr1YJ1yM

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty