ARTAntikitetiSI E KA NDIKUAR ANTIKITETI ARTIN MODERN NGA FELIPE...

SI E KA NDIKUAR ANTIKITETI ARTIN MODERN NGA FELIPE GALINDO

-

Termi art modern tingëllon sikur do të thotë një art që është
i famshëm në një moment, por në fakt, arti modern është një stil që e ka
origjinën mbi 150 vite më parë, dhe përfshin artistë që tani kanë fituar status
klasik, të tillë si Picasso, Matisse, dhe Gauguin. Ajo që është edhe më ironike
është se lëvizja që atë kryesuan, e konsideruar revolucionare dhe, me raste,
edhe skndaloze për kohën, është frymëzuar gjerësisht nga një objekt me dizanjo tradiocinale
dhe antike.

 

Po të kthehemi tek Rilindja, lëvizjet parësore evropiane të
artit, theksonin përfaqësimin trandcional dhe ishin besnike ndaj formave
klasike. Por kjo filloi të ndryshonte në fund të shekullit të XIX-të, duke qenë
se, artistë si Van Gogh dhe Cezanne, i shtrinë më tej kufinjtë e pikturës. Shpejt,
u ngrit një lëvizje që kërkoi të krijonte një stil tërësisht të ri arti, dhe një
mënyrë për ta bërë këtë ishte që ata të shikonin përtej civilizimit perëndimor.

 

Për shembull, Paul Gauguin u zhvendos në ishullin e
Tahitit në vitetet 1890-të. Aty, ai gjeti frymëzimin e tij tek banorët,
peisazhi dhe kultura e ishullit, për të krijuar vepra arti që ndërthurnin tematikat
evropiae me dijet polineziane.

 

Të tjerë, panë kulturat e botës islamike, por frymëzimi me
më shumë ndikim do të ishte Afrika e Nën-Saharasë. Me shtrirjen më të madhe të
pernadorive evropiane në kontinetin afrikan, artifaktet e dhe veprat e saj artit
gjetën rrugën e tyre deri në duart e muzeve dhe të koleksionuesve.

 

Një koleksionues i tillë ishte Henri Matisse, i cili i
tregoi mikut të tij Picasso, një mask që ai e kishte blerë dhe që ishte bërë nga
fisi Dan në Brigjet e Fildishta. Maska zgjoi kuriozitetin e Picasso-s, duke e bërë
atë që të vizitonte Muzeun Etnografik Trocadero në Paris në vitin 1907. E
themeluar për të strehuar brenda vetes përvetësimet nga pushtimet koloniale,
muzeu mburrej me një koleksion të artit afrikan, me figura të stilizuara dhe me
maska druri dhe të dekoruara me ngjyra dhe materiale të thjeshta. Vizita do të
ishte një zbulim për Picasso-n, i cili deklaroi se maskat afrikane ishin ato për
të cilat ishte e gjithë piktura.

 

Në këtë kohë, Picasso kishte qenë duke punuar mbi një
pikturë me pesë gra nudo në një stil që më vonë do të bëhej i njohur si ‘Kubizëm’.
Dhe ndërsa, tri nga këto zonjat kanë tipare të fytyrës, të gjetura në artin e
lashtë iberian, nga trashëgimia spanjolle të Picasso-s, fytyrat e dy zonjave të
tjera në të djathtë të pikturës i ngjajnë ngushtësisht atyre të maskave
afrikane. E krijuar në vitin 1907, pas qindra skicave dhe studimeve, ‘Les
Demoiselles D’Avignon’ konsiderohet kryevepra e parë e vërtetë e shekullit të
XX-të, duke u ndarë nga shumë prej nocioneve të mëparshme të mbajtura të artit.
Ajo ishte në të njëjtën kohë agresive dhe abstrakte, e shformuar e megjithatë
primitive në gjeometrinë e saj bruto, një gjuhë e re artisitike me forma,
ngjyra dhe kuptime të reja. Dhe këto cilësi avant-guarde shkatuan një senscion
kur piktura u ekspozua për erë të parë thuajse 10 vite më vonë. Publiku u
shkoua. Kritikët e shpallën atë si imorale, madje edhe vet miqtë e Picasso-s
ishin po ashtu të surprizuar, të ofenduar, dhe të mesmerizuar nga guximi i tij.

 

Më vonë, shumë arstitë do të ndiqnin hapat e Picasso-s. Constantin
Brancusi dhe Amadeo Modigliani në Paris, si edhe ekspresionistët gjermanë, të
gjithë vizatuan estetikën e skulpturave afrikane në punën e tyre.

 

Të tjerë, panë një kontinent tjetër për frymëzim.
Skulptori britanik Henry Moore i bazoi shumë prej skulpturave të tij prej
brozni gjysëm abstrakte në një replikë të ‘Chac-mool’ (term i përdorur për t’iu
referuar një forme të veçantë të skulpturës meso-amerikane para-kolumbiane), një
statujë e veçantë e shtrirë nga kultura Toltec-Maya.

 

Arti para-kolumbian ishte gjithashtu një ndikim edhe për
Josef Albers. Ai krijoi një seri kompozimesh, si seria gjeometrike ‘Homazh për
katrorin’, që ishin frymëzuar nga piramdat dhe arti vendas që ai ndeshi gjatë
vizitave të tij të shpeshta në Meksikë.

 

Frymëzimi nga kulturat antike, nxiti një nga lëvizjet më
revolucionare në historinë e artit, por ai ishin këta artistë duke lujatur
rolin e eksploruesve, apo atë të pushtuesve, duke përvetësuar ide dhe duke përfituar
nga kultura që ata i konsideronin primitive?

 

Pyetje si kjo meritojnë shqyrtim, duke qenë se, artistët
vazhdojnë të ripërcaktojnë standardet e artbërjes. Ndoshta, jo shumë larg nga
tani, novacionet e guximshme të artit modern, do të duken si ortodoksi bajate,
gati për t’u përmbysur nga një grup i ri pionerësh radikalë, të cilët do të
frymëzohen nga burime të tjera të ndryshme.

 

Burimi: TED-ED, 2016

https://www.youtube.com/watch?v=V9RrO0dtu5M&index=3&list=PL3ZKI31BeUxDSCfc86fqhqsC9uoR4ocxz

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty