PIKTURËGeorgia O'KeeffeSI TË SHIKONI MË SHUMË DHE TË KUJDESENI MË...

SI TË SHIKONI MË SHUMË DHE TË KUJDESENI MË PAK: ARTI I GEORGIA O’KEEFFE NGA ISEULT GILLESPIE

-

Burimi: TED ED, Seria Paleta e Artistit

 

“Unë gjeta se mund të thoja gjëra me ngjyra dhe me forma të  cilat nuk mund t’i thoja në një mënyrë tjetër.” – Georgia O’Keeffe, Disa
Kujtime Vizatimesh

 

Një kanavacë e përmbytur me ngjyrat e perëndimit të
diellit, ngjyra që rrezatojnë si flakë. Në shikim të parë, kjo pikturë mund të
duket si një imazh i pamundur, abstrakt. Por një nëse shikojmë më nga afër, na
shfaqen kërcinj të butë, petale të harlisura dhe një teksturë e kadifenjtë e
Zambakut ‘Canna’. Kjo metamorfozë e subjekteve natyrore në gjeometrinë
abstrakte është e zakonshme në veprën e Georgio O’Keeffe-it – piktore dhe
skulptore revolucionare amerikane. Por magjia pas këtij transformimi mbetet po
aq evaziv sa vet artistja.

 

E lindur në Wisconsin në vitin 1887, O’Keeffe e kaloi fëmijërinë
duke këputur lule të egra dhe duke rregulluar frutat për të pikturuar. Në moshën
17-të vjeçare, u vendos në Chicago për të studiuar në prestigjozen – Instituti
i Artit. Mësuesit e saj e trajnuan atë që të riprodhonte me besnikëri
realitetin sipas traditës së mjeshtrave evropianë. Megjithëse, asaj i pëlqente
vetmia e saj dhe saktësia e kësaj pune, O’Keeffe ndjente pak lidhje personale
me të.

 

Pasi u vendos në New York, ajo u tërhoq jashtëzakonisht
shumë nga linjat e pastra, kompozimet goditëse dhe ngjyrat e gjalla të artit
japonez. Shpejt O’Keeffe gjeti një mësues, mësimet e të cilit e frymëzuan për
t’i vënë në pratikë ato interesa. Ndryshe nga mësuesit e saj të mëparshëm,
Arthur Wesley Doë i nxiste studentët e tij që të përqëndroheshin më shumë mbi përfaqësimet
më abstrakte të dritës, të formës dhe të ngjyrës. Këto leksione u manifestuan në
serinë e parë të pikturave abstrakte të O’Keeffe. Të bëra me qymyr druri, ato  paraqesin një seri linjash të valëzuara, me
hije të forta dhe re të dallgëzuara. Këto vizatime shpërfillin klasifikimin e
lehtë duke sugjeruar, por pa u lidhur thuajse kurrë, me ndonjë referencë
natyrale specifike.

 

Piktorët më të hershëm evropianë në traditën Kubiste kanë
përdorur gjeometri të ngurtë ndaj subjekteve të jashtme abstrakte. Por këtu,
O’Keeffe ka përdorur format dhe ritmin e natyrës për të kapur ndjenjat e
brendshme. Eksperimente si këto do të bëheshin shpejt një gur themeli e një lëvizje
artistike të quajtur Modernizmi Amerikan. Megjithëse, asnjë stil i vetëm nuk e
përkufizon pikturën Moderniste, ithtarët e saj ndanin një dëshirë për të
sfiduar traditën realiste që dominonte edukimin e artit.

 

Duke filluar në fund të viteve 1910, piktura Moderniste
shpesh përdorte forma gjeometrike dhe ngjyra të forta, të guximshme, për të
shqyrtuar psikikën amerikane. O’Keeffe u hodh në këto eksperimente, por ajo
ishte ngurruese që të ndante punën e saj të re. Megjithatë, kur një mik i dërgoi
pikturat e saj me qymyr druri tek tregtari i artit Alfred Stieglitz, ai u kënaq
së tepërmi.

 

Në vitin 1916, ai organizoi një ekspozitë të madhe ne New
York. Kjo shënoi fillimin e karrierës së O’Keeffe si një artiste e famshme dhe
të një marrëdhënie që do të çonte në martesën e tyre në vitin 1924. Martesa nuk
e zbehu shijen e O’Keeffe për vetminë. Ajo udhëtonte shumë për të mësuar, dhe
shpesh tërhiqej për të pikturuar për muaj të tërë.

 

Qoftë nëse ajo po eksploronte kanionet e thepisura të
Texas-it, pyjet e qeta të Karolinës së Jugut ose shtretëtirën e diellzbardhur të
Meksikës së Re, procesi i saj krijues mbështetej mbi vazhgimin ritual dhe të afërt.
Ajo i kushtonte vëmendje të imët detajeve të vogla, dhe kalonte orë të tëra
duke përzier bojrat për të krijuar ngjyrat e duhura me saktësi. Kur ajo zbuloi
ngjyrën e përsosur, ajo i regjistronte ato në koleksionin e saj të kartave të
ngjyrave të bëra me dorë.

 

O’Keeffe eksperimentoi gjithashtu me perspektivën për të lartësuar
objektet që neglizhoheshin në pamje të parë. Tek piktura “Koka e dashit me mëllagë,”
ajo vendosi një kafkë të gërryer dhe një lule delikate sipër kodrave më poshtë.
Kjo kafkë masive errëson, hijezon peisazhin, duke i paraqitur të dy, skeletin
dhe malet nën një dritë të re, mbinatyrore. Publiku u rrëmbye nga persektiva e
saj unike dhe sjellja e fshehtë.

 

Ajo vlerësohej veçanërisht shumë për pikturat e saj të
luleve të mëdha, që varionin nga lulëkuqet e zjarrta tek zambakët fantazmor
‘calla’. Stieglitz dhe kritikë të tjerë të kohës ishin të magjepsur nga
psikologjia frojdiane, dhe shumë shpejt i lidhën këto piktura me gjenitalet femërore.
Por O’Keeffe nuk i pranonte këto interpretime. Ajo nuk i duronte dot vështrimet
mashkullore që dominonin botën e artit, dhe kërkonte që puna e saj të
respektohej për ndjelljen e saj emocionale të botës natyrore.

 

Përfundimisht, O’Keeffe u vendos në Meksikën e Re, afër
një prej vendeve shplodhëse më të preferuara të artistes. Në të 70-at e saj,
filluan që ta linin sytë, por ajo vazhdoi të gërmonte misteret e peisazheve në
një mënyrë të re, të prekshme. O’Keeffe vazhdoi të krijonte deri sa vdiq në
moshën 98-të vjeçare, dhe përkujtohet si “Nëna e Modernizmit Amerikan.” Dekada
të tjera përpara, veprat e saj e ruajnë energjinë e tyre të egër, ndërsa
O’Keeffe mistikën e saj personale.

 

Burimi: 

https://www.youtube.com/watch?v=4KQeu_mTYTQ&list=PLJicmE8fK0Ej26EQOOyY5o0PYLZdnuaMK&index=20

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty