ARTFashionSI U KTHYE NGJYRA ROZË NË NJË NGJYRË PËR...

SI U KTHYE NGJYRA ROZË NË NJË NGJYRË PËR VAJZAT?

-

Nga: VOX

Në vitin 1927, Revista “Time” realizoi një studim në të
gjitha dyqanet kryesore nëpër vend. Ata kërkonin të dinin se, cilat ngjyra ata
i asocionin me vajzat në linjat e tyre të veshjeve. Dhe pëgjigjia ishte e përzier.
Ekziston gjithashtu një katalog i vitit 1918 që sugjeron se, vajzat e vogla
duhe të veshin që të gjitha blunë sepse ajo është një ngjyrë delikate dhe e
hijshme. Kjo është Jennifer Wright, ajo është një autore dhe shpesh shkruan
rreth historisë dhe modës për ‘Racked’. Vetëm pas luftës roza do të fitonte atë
lloj asociimi simbolik që ne njohim sot.

 

Në vitin 1953, Dwight Eisenhower, gjenerali që fitoi Luftën
e Dytë Botërore, u bë President dhe siç del, ky ishte një çast shumë i rëndësishëm
në historinë e ngjyrës rozë. Ishte inagurimi i Ike-s dhe Mamie Eisenhower-i
doli me këtë fustan të madh balloje të zbukuruar me diamantë të rremë, të cilin
nuk do ta kishit parë kurrë gjatë luftës kur gratë visheshin sitile shumë më të
të thjeshta.

 

Mamie Eisenhower-it i pëlqente ngjyra rozë dhe ky ishte një
fakt i ditur. Ajo mendonte se, ngjyra rozë nxirrte me të vërtetë në pah natyrën
e saj. Ajo kishte sy të bukur blu, dhe ky ishte një kontrast i këndshëm. Në
fakt, nëse do të bëni një kërkim të shpejtë të titujve kryesor të gazetave që përmendin
Mamie Eisenhouwer-in, ata i referohen gjithashtu edhe njyrës rozë shpesh. Dhe ajo
nuk quhej thjesht ngjyra rozë, por quhej “roza e Mamie-s”. Dhe ajo deklaronte poshtë
e lartë se, “Ike drejton vendin, ndërsa unë kthej fetat e derrit.”

 

Por po, ky ishte një vendim shumë arbitrat që  asaj thjesht i pëlqente roza dhe çdo njeri
tjetër vendosi, OK kjo do të jetë ngjyra që do të veshin Zonjat. Ndalojeni të
zezën, digjeni blunë…që ishin ngjyrat me të cilat shikoheshin më shumë gratë
gjatë luftës. Rreth kësaj kohe, roza u kthye në një ngjyrë popullore, jo vetëm
tek veshjet e grave, por gjithashtu edhe në shtëpi. Kjo ishte diçka të cilën e
pëlqenin shumë gra, meqë ra fjala, ajo nuk shikohej si diçka tmerrsisht shtypëse.

 

Por, kishte gra si Diana Vreeland, që nuk dëshironin që
t’i riktheshin këtyre roleve tradicionale. Në këtë pikë roza filloi që të përfaqësonte
gratë e vërteta dhe të trilluara, të cilat ishin gjithçka veçse tradicionale.

 

Kampionia e garave me makina Donna Mae Mims është një
shembull me të vërtetë i mirë i kësaj. Ajo kishte një uniformë rozë, një helmetë
rozë dhe një makinë garash rozë.

 

Kemi edhe një kapak të mrekullueshëm të revistës ‘People’
ku Hillary Clinton ka veshur një xhaketë rozë të ndezur dhe poshtë saj është
titulli “Ne duhet të thyejmë kufijtë e lartë dhe të vështirë”. Këshu, ajo po bën
të kundërtën e asaj që kërkonte të bënte Mamie Eisenhower. Kjo nuk ka të bëjë
vetëm me ngjyrën rozë, por se si përodret ajo për përcaktimin e personalitetit
të një personi dhe se çfarë mendojmë ne se janë ata në gjendje që të bëjnë. Ajo
(Hillary) kërkon që t’i tregojë njerëzve që në të vërtetë ajo është thjeshtë një
vajzë, ashtu si ju.  

 

Link: https://www.youtube.com/watch?v=KaGSYGhUkvM

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty