KINEMATOGRAFISlavoj ZizekTË DUASH DIKË PËR ATË QË AI OSE AJO...

TË DUASH DIKË PËR ATË QË AI OSE AJO NUK ËSHTË NË TË VËRTETË NGA FILOZOFI SLAVOJ ZIZEK

-

Të duash dikë për atë që ai ose ajo nuk është, mendoj se,
kjo është një metoforë e vet gjendjes sonë të vështirë si qenie. Shumë shpesh,
kur ne dashurojmë dikë, ne nuk e pranojmë personin për atë që ai ose ajo është
në të vërtetë. Ne e pranojmë personin nëse ai ose ajo përputhet me koordinatat
e fantazisë sonë. Ne e identifokojmë atë në mënyrë të gabuar, prandaj ndodh që,
kur ne zbulojmë se e kishim gabim, shumë shpejt dashuria mund të kthehet në
dhunë. Nuk ka asgjë më të rrezikshme dhe më vdekjeprurëse për njeriun që duam sesa
ta duash atë sikur të ishte diçka tjetër dhe jo për atë që ai ose ajo është në
të vërtetë. Në këtë rast, dashuria gjithmonë sakrifikon dashurinë. Këtu nuk
kemi vetëm endacakun si një figurë që shpaloset brenda vet narrativës së filmit,
i cili ekspozon veten ndaj vajzës që ai dashuron, por ai është në të njëjtën
kohë Çaplini si aktor dhe si regjizor, i cili ekspozohet përpara nesh,
publikut. ‘Unë nuk kam turp. Unë po ju ofrohem juve, por në të njëjtën kohë,
kam frikë.’  Gjenialiteti i vërtetë i Çaplinit
qëndron në mënyrën se si ai ka qenë i aftë që të inskenonte këtë moment
psikologjik të pranimit në nivelin e formës, muzikës, aspektit pamor, dhe në të
njëjtën kohë, edhe në nivelin e interpretimit. Kur dy duar takohen, më në fund
vajza e shikon atë për njeriun që ai është në të vërtetë. Ky moment është
gjithmonë ekstremisht i rrezikshëm dhe patetik. Njeriu i dashur del jashtë
kornizës së koordinatave të idealizuara, i cili më në fund qëndron aty i
ekspozuar, në lakuriqësinë e vet psikologjike. ‘Ja ku jam, ashtu siç jam, në të
vërtetë.’ Dhe nuk mendoj se, kjo duhet lexuar si një fund i lumtur, sepse ne
nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Përpara nesh shfaqen gërmat, ‘Fund’, një
ekran të zi, por kënga vazhdon sikur emocioni tani të ishte shumë i fortë duke
tejkaluar çdo kornizë.

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=2Xm8ATMLMJE

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty