ARTArt KonceptualTË KUPTOJMË TEORINË E NGJYRAVE

TË KUPTOJMË TEORINË E NGJYRAVE

-

EMOCIONET, SHPIRTNIA, PAFUNDËSIA DHE KËRKIMI PËR PASTËRTINË! 

Nga REVISTA ARTSPER

Pigmentet u shpikën rreth 40,000
vite më parë. Në kohën e tyre, Egjiptianët tashmë po përdornin një paletë me 6
ngjyra: të bardhë, të zezë, blu, të kuqe, të verdhë dhe të gjelbër. Në Mesjetë,
bluja ishte shumë e çmuar për shkak të kostove të saj. Tani, ka një fushë të tërë
studimi rreth psikologjisë së ngjyrave. Natyrisht, me kalimin e kohës dhe nga
një lëvizje arti tek tjetra, ngjyrat dhe përdorimet e tyre kanë evoluar në mënyrë
drastike. Në të njëjtat mënyra linjash, hapësire, forme dhe teksture, ngjyra është
një element pamor që përbën një vepër arti. Kjo është arsyeja përse artistët
dhe mendimtarët kanë ekzaminuar gjithmonë kuptimin dhe vlerën e tyre kaq shumë…Këtu
do të gjeni disa pika kyçe për të kuptuar teorinë e ngjrave (apo teoritë) që
janë rezultat i këtyre reflektimeve.

Duke qenë se, për një kohë të gjatë besohej se çdo ngjyrë
e perceptuar mund të rikrijohej me ngjyrat parësore, që do të thotë e kuqe,
blu, dhe e verdhë, teoria e ngjyrave fillimisht u mbështet mbi këtë trio të
famshme. Poeti gjerman Jonathan Wolfgang Goethe ishte i pari që hodhi konceptualizimet
e para rreth ngjyrave, megjthëse për rrotën e ngjyrave ne i detyrohemi Isaac Newton-it
me ngjyrat e para dhe me 3 apo 4 ngjyra sekondare sipas varianteve. Për
Goethe-n, këto ngjyra kompozoheshin nga drita dhe hija të tilla si “e verdha është
dritë e spërkatur nga errësira; bluja është errësirë e dobësuar nga drita”. Përkundër
Newton, Goethe themeloi teorinë e ngjyrave, të cilën duhet ta pranojmë q
ë është më shumë psikologjike sesa fiziologjike, që i gjeti
rrënjët e saj në përvojën njerëzore të ngjyrës (dhe jo në kompozimin aktual të
dritës).

Me “Teorinë e
Ngjyrave” (1810), Goethe frymëzoi piktorët e kohës që, deri atëherë, ishin marrë
me rregullat lidhur me çdo element pamor standard përveç ngjyrës. Artisti
Vassily Kandinsky, i cili gjithashtu
do të ofronte një analizë thelbësore të ngjyrës, i referohet këtij libri si “një
nga veprat më të rëndësishme”. Megjithatë, shumë kohë pëpra a tij, ishin
Impresionistët ata që na dhanë disa mësime mbi thelbin e ngjyrës dhe se si ta
kapnim atë.

 

Në fakt, Impresionistët
revolucionarizuan përdorimet dhe perceptimin e ngjyr
ës, duke kundërshtuar idenë se efekti i hijes mund të arrihej thjesht duke errësuar
ngjyrën e objektit në fjalë. Në pikturë i njëjti peisazh në kohë të ndryshme të
ditës, ata testuan teorinë e tyre që përfaqësimi më i mirë i hijes nuk përbëhet
nga ngjyrat e errta, por nga ato përplotësuese lidhur me objektin e ilustruar.
Kështu, kjo lëvizje arti vendosi një mënyrë plotësisht të re të përfaqësimit të
ngjyrës dhe të dritës. Duke u fokusuar në këto dy elementë përcaktues të
kompazimit, Claude Minet, Edgar Degas dhe bashkëkohësit e tyre shtynë përtej
kufijtë e së mundshmes, duke guxuar që të përdorinin gjyra më të ndriçuara dhe
duke bërë kombinime të pamenduara më parë.

 

Në bindjen e tyre të
thellë në fuqinë e artit për të shprehur emocionet, Ekspresionistët dhe veçanërisht
Grupi i “Kalorësve Blu” me në krye Kandinsly-n, eksploruan efektet e ngjyrës
tek njeriu. Tek “Lidhur me Shpritshmërinë në Art” (1911), Kandinsky afirmoi që
misioni i vërtetë i artit është i një natyre shpirtërore, duke ndërtuar kështu
një lloj filtri lexues për ngjyrat. Ai i lidhte emocionet dhe tingujt me 10 ngjyra
midis të cilave blunë dhe të verdhën ai i konsideronte si të kundërta, ashtu si
e zeza dhe e bardha. Në këtë mënyrë, “bluja e thellë tërheq njeriut drejt
pafundësisë, duke zgjuar tek ai një dëshirë për pastërti dhe një farë kalitje
për supernatyroren”. Në kërkimet e tij për abstraksionin, Kandinsky krijoi
piktura që duken si melodi, dhe që frymëzojnë trupin, mendjen dhe shpirtin.

 

Sot,
ngjyra mbetet pjesërisht një mister për artistët…që vazhdojnë t’i bëjnë vetes
pyetje rreth vlerës dhe rolit të artit. Me syrin njerëzor që është i aftë për
të perceptuar deri në 10 milionë ngjyra të ndryshme, një gjë është e sigurt: çështjat
e ngjyrës është shumë larg të konsideruarit e zgjidhur!

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/understanding-color-theory/

Përzgjodhi dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.

 

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty