ARTDashuriaTRURI I DASHURUAR! NJËSOJ SIKUR DIKUSH TË JETË ME...

TRURI I DASHURUAR! NJËSOJ SIKUR DIKUSH TË JETË ME KAMPING NË TRURIN TUAJ! NGA HELEN FISHER

-

Burimi:
TED Talk

 

Unë dhe kolegët e mi, Art Aron dhe Lucy
Brown, dhe të tjerë, skanuam trurin e 37 njerëzve të cilët ishin marrëzisht të
dashuruar. 17 prej tyre ishin lumturisht të dashuruar, 15 prej tyre sapo i
kishin lënë partnerët, dhe tani do të fillojmë eksperimentin tonë të tretë:
studimin e njerëzve që raportojnë se janë ende të dashuruar edhe pas 10 – 25
vite martesë. Kështu, kjo do të jetë edhe historia e shkurtër e kërkimit tonë.

 

Në xhunglat e Guatemalës, në Tikal, gjendet
një tempull. Ai është ndërtuar nga i madhërishmi Mbreti Diell, një nga
qytet-shtetet më madhështorë, të civilizimit të madh të Amerikës, majat. Emri i
tij ishte Jasaw Chan K’awiil. Tempulli është 1.83 meta i lartë. Ai jetoi deri në
të 80-tat e tij, dhe u varros poshtë këtij monumenti në vitin 720-të përpara
Krishtit. Mbishkrimet e majave deklarojnë se, ai ishte thellësisht i dashuruar
me gruan e tij. Kështu, ai ndërtoi një tempull në nderim të saj, një tempull përballë
tempullit të tij. Dhe, çdo pranverë dhe vjeshtë, ekzaktësisht gjatë ekuinoksit,
dielli ngrihet mbi tempull, duke e mbuluar temullin e saj me hijen e tij. Dhe
ndërsa dielli perëndon pas tempullit të saj mbasdite, ai mbulon tempullin e tij
me hijen e saj. Pas 1,300 vitesh këta dy dashnorë, ende puthen dhe preken nga përtej
varrit.   

 

Njerëzit dashurojnë në të gjithë botën.
Ata i këndojnë dashurisë, kërcejnë për dashurinë, kompozojnë poezi dhe histori
për dashurinë. Ata tregojnë mite dhe legjenda për dashurinë. Ata digjen për
dashurinë, ata jetojnë për dashurinë, ata vrasin për dashurinë, dhe ata vdesin
për dashurinë. Siç ka shkruar dikur Walt Whitman, ‘O, do t’i digjja të gjitha për
ty.’ Antropologët kanë gjetur të dhëna lidhur me dashurinë romantike në 170
shoqëri. Ata nuk kanë arritur ende të gjejnë një shoqëri që të mos ketë
dashuruar kurrë.

 

Por, dashuria nuk është gjithmonë një përvojë
e lumtur. Në një studim të studentëve të kolegjit, ata bënë shumë pyetje për
dashurinë, por dy prej tyre që u shquan më shumë ishin: ‘A jeni refuzuar ndonjëherë
nga dikush qe e keni dashur me të vërtetë?’ Dhe, pyetja e dytë ishte: ‘A keni lënë
ndonjëherë dikë që ju ka dashur me të vërtetë?’ Pothuajse 95% e të dyja
gjinive, burrat dhe gratë, thanë po.

 

Askush nuk i shpëton i gjallë prej dashurisë.

 

Kështu, përpara se të filloj t’ju tregoj
për trurin, dua t’ju lexoj juve atë që unë mendoj se është peozia më e fuqishme
në tokë. Sigusht, që ka edhe poezi të tjera, po aq të mira, por nuk mendoj se
asnjëra prej tyre t’ia kalojë kësaj. Ajo është treguar nga një indian anonim i
Alaskës Veriore në një mision në vitin 1896. Ja ku është. Nuk kam pasur mundësi
ta ndaj më parë.

 

‘Zjarri dedhet nëpër trupin tim nga
dhimbja e të dashurit ty. Dhimbja derdhet nëpër trupin tim nga zjarri i
dashurisë sime për ty. Dhimbja nga vlimi i dashurisë sime për ty, është duke
shpërthyer, i konsumuar nga zjarri i dashurisë sime për ty. Me kujtohet ajo që
më ke thënë dikur. Po mendoj për dashurinë tënde për mua. Jam i rraskapitur nga
dashuria jote për mua. Dhimbje dhe më shumë dhimbje – ku po shkon me dashurinë
time? Më thanë se do të largohesh prej këtu. Më thanë se, do të më lije këtu.
Trupi im është i mpirë nga dhimbja. Kujto çfarë të kam thënë, dashuria ime.
Mirupafshim dashuria ime, mirupafshim.

Emily Dickinson shkroi dikur, “Nisja
është çdo gjë që na duhet të mësojmë për ferrin.” Sa njerëz kanë
vuajtur përgjatë gjithë miliona viteve të evoluimit njerëzor? Sa njerëz në të
gjithë botën po kërcejnë nga ekzaltimi në këtë çast?

 

Dashuria romantike është ndjesia më e
fuqishme mbi tokë.

 

Kështu, përpara disa vitesh, vendosa të
merresha me trurin dhe të studioja çmendurinë e tij. Studimi i parë që ne bëmë
me njërz të cilët ishin lumturisht të dashuruar, është i njohur gjerësisht, kështu
që do të flasë shumë pak për të. Ne gjetëm aktivitet në një zonë shumë të vogël
të trurit. Ne gjetëm aktivitet në disa qeliza të quajtura, qelizat A10, ato
qeliza që në fakt prodhojnë dopaminën, një stimulant natyral që shpërndahet në
rajone të tjera të trurit. Në fakt, kjo pjesë e trurit tonë bën pjesë në
sistemin e shpërblimit. Dhe, ai ndodhet poshtë procesit tuaj konjitiv të të
menduarit. Ai ndodhet poshtë emocioneve tuaja. Është pjesë e asaj që ne e qujmë
cipa reptile e trurit, e lidhur me nevojën, motivimin, fokusin dhe dëshirimin.
Në fakt, i njëjti rajon i trurit ku ne gjetëm aktivitet, është e njëjta zonë me
atë rajon që ndizet kur merrni kokainë.  

 

Por, dashuria romantike është shumë më
shumë sesa një dozë kokaine – të paktën nga kokaina mund të qetësohesh.
Dashuria romantike ka të bëjë me fiksimin, ajo të merr totaisht në zotërim. Ti
humbet sensin e vetes tënde. Nuk mund të rreshtësh së menduari për atë njeriun
tjetër. Është njësoj sikur dikush të ishte duke bërë kamping në kokën tënde. Siç
ka thënë një poet japonez i shekullit të VIII-të, ‘Vuajtja ime nuk ka kohë
ndalimi.’ Dashuria është e çmendur. Dhe, fiksimi bëhët edhe më i fortë nëse ju
kanë refuzuar.

 

Kështu, tani në këtë moment, Lucy Brown
dhe unë, dhe neuroshkencëtarët në projektin tonë, po shikojnë të dhënat e njerëzve
që u futën në skaner pasi ata i kishin lënë. Në fakt, ishte shumë e vështirë,
t’i fusje këto njerëz në skaner, sepse ishin në gjendje të keqe.

 

Gjithsesi, ne gjetëm aktivitet në tre
zona të trurit. Ne gjetëm aktivitet në atë rajon të trurit, ekzaktësisht në të
njëjtin rajon të trurit, të lidhur me dashurinë e thellë romantike. Sa keq! Ty
të kanë lënë, ti do vetëm të mund ta harrosh këtë qenien tjetër njerëzore, dhe
të vazhdosh me jetën tënde – por jo, ti i do edhe më shumë. Si ka thënë poeti
romak Terence, ‘Sa më e pakët shpresa ime, aq më e nxehtë dashuria ime.’ Dhe në
të vëtetë, ne tani e dimë përse. 2,000 vite më vonë, ne mund ta shpejgojmë këtë
që ndodh me trurint tonë. Sistemi trunor – sistemi i shpërblimit lidhur me nevojën,
motivimin, fokusin dhe dëshirimin bëhet edhe më aktiv kur ti nuk e merr atë që
do.

 

Ne gjetëm aktivitet edhe në zona të
tjera të trurit – në një rajon të trurit të lidhur me përllogaritjen e humbjeve
dhe të fitimeve. Ti je shtrirë këtu në skaner, je duke parë atë foto të atij
personi, dhe në atë moment ti je duke bërë llogaritë se çfarë shkoi keq. Çfarë
kam humbur? Dhe në fakt, unë dhe Lucy kemi një shaka lidhur me këtë. Ajo është
nga një dramë e David Mamet, dhe në vepër janë dy artistë mashtrues, gruaja është
duke mashtuar burrin, dhe burri shikon nga gruaja dhe i thotë, ‘Oh, ti je një
gomaricë e keqe, por unë do vë bast për ty.’ Dhe në të vërtetë, edhe kjo është
pjesë e trurit, që bëhet aktive kur ju jeni duke llogaritur humbjet dhe
fitimet. Ai është gjithashtu, po ai rajon i trurit që bëhet aktiv kur jeni të
gatshëm të ndërmerrni rreziqe të mëdha për fitime të mëdha dhe humbje të mëdha.

 

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja,
ne gjetëm aktivitet në atë rajon të trurit të lidhur me atashimin e thellë ndaj
një individi tjetër. Nuk është fare çudi njerëzit vuajnë në të gjithë globin,
dhe kemi kaq shumë krime pasioni. Kur ju refuzoheni nga dikush që e dashuroni,
jo vetëm që jeni të përndjekur nga ndjenjat e dashurisë romantike, por ju keni
edhe lidhje te fortë atashimi me këtë personin tjetër. Për më tepër, ky qark i
trurit që lidhet me shpërblimin, është në punë gjithashtu, dhe ti ndjen energji
të madhe, përqëndrim të madh, motivim dhe gatishmëri për të ndërmarrë rrezik, për
të fituar çmimin më të madh në jetës – dashurinë e këtij njeriut tjetër!

 

Kështu, çfarë kam mësuar unë nga ky
eksperiment që dua t’ia them edhe botës?

 

Mbi të gjitha, kam arritur ne mendimin
se dashuria romantike është një shtysë, një shtysë bazike për tu çiftuar. Jo shtysa
për seks – që ju bën që të kërkoni për një sërë modelesh. Ndërsa, dashuria
romantike mundëson përqëndrimin tuaj vetëm tek një person në kohë, e gjithë
energjia juaj e çiftimit, është aty, tek ai njeri i vetëm.

 

Nga gjithë poezia që kam lexuar në jetën
time, mendoj se ajo që e përmbledh atë më mirë është thënë nga Platoni mbi
2,000 vite më parë. Ai ka thënë, ‘Perëndia e dashurisë jeton në një gjendje
nevoje. Në të vërtetë ajo është, një nevojë, ajo është një mungese ekuilibri
homeostatik, njësoj si uria dhe etja, e pamundur të shkëputesh prej saj.’

 

Gjithashtu besoj se, dashuria romantike është
varësi: një varësi bukurisht e përsosur kur shkon mirë, dhe një varësi tmerrësisht
e frikshme kur shkon keq.  

 

Dhe në të vëtetë, ajo ka të gjitha
katarkteristikat e një varësie. Ti përqëndrohesh tek një person, ju mendoni për
të në mënyrë obsesive, ti digjesh për të, shformon realitetin, gatishmërinë tënde
për të ndërmarrë rreziqe të mëdha për ta fituar këtë person. Dhe, ajo i ka të
tria karakteristikat e varsisë: tolerancën, ti do që ti shikosh ata më shumë,
dhe më shumë, dhe më shumë; tërheqjen, dhe e fundit, rikthimin. Një mikja ime
sapo ka dalë nga një marrëdnëie e tmerrshme dashurie. Kanë kaluar tetët muaj
tashmë, dhe ajo po fillon të ndihet më mirë. Ditën tjetër ajo po ngiste makinën,
dhe papritur dëgjon në radion e makinës së saj një këngë që i kujtoi atë. Jo
vetëm që dëshirimi u rikthye në çast, por asaj iu desh të ndalonte në krahë të
rrugës për të qarë. Kështu, një gjë që dua që komuniteti mjekësor, dhe ai
ligjor madje edhe ai i universiteteve të kuptojë është se…

 

…dashuria romantike është një nga
substancat që të krijon më varësinë më të madhe në tokë.

Dua gjithashtu t’i them botës se, edhe
kafshët dashurojnë. Nuk kaq as edhe një kafshë të vetme në planet që do të çiftëzohej
me këdo që u kalon pranë. Shumë i vjetër, shumë i ri, shumë i lërosur, shumë
idiot, dhe ata nuk e bëjnë këtë. Veç nëse ke ngecur në një kafaz laboratori –
dhe ti e di se nëse e kalon të gjithë jetën në një kuti të vogël, nuk është se
do bësh shumë naze se me kë do bësh seks, por kam parë qindra specie kudo në
botë, edhe kafshët kanë të preferuari e tyre. Në fakt, edhe studiuesit e kafshëve
e dinë këtë. Ata kanë mbi tetë fjalë që ata e quajnë ‘favoritizëm i kafshëve:’ kortezhim
selektiv, zgjedhja e çiftëzimit, zgjedhja e femrës, zgjedhja seksuale. Në fakt,
tani kemi tri artikuj akademikë që merren me këtë lloj tërheqje, e cila mund të
zgjasë vetëm për një sekondë, por që është një tërheqje përfundimtare cilido
rajon apo kimikat i trurit që të jetë në punë këtu. Në fakt, unë mendoj se, tërheqja
tek kafshët mund të jetë e menjëhershme – ti shikon një elefant dhe pastaj pas
një çasti shkon të kërkosh një elefant tjetër. Dhe në fakt, kjo është origjina
e asaj që ne e quajmë ‘dashuri me shikim të parë.’

 

Njerëzit më pyesin shpesh nëse ajo që unë
di për dashurinë, ‘a e ka prishur kjo vizionin tim për të?’. Dhe unë thjesht u
them atyre, ‘zor, se.’ Ti mund të dish çdo përbërës te vetëm të një torte me çokollatë,
dhe më pas kur ti ulesh dhe e shijon atë ti ende kënaqesh duke e ngrënë atë. Dhe
sigurisht që, edhe unë bëj të njëjtat gabime siç cdo njeri tjetër, por kjo e ka
thelluar më shumë mirëkuptimin tim për jetën njerëzore. Në fakt, në Nju Jork,
shpesh e kap veten duke parë karrocat e foshnjave të vogla dhe më vjen keq për
to. Dhe në fakt, ndonjëherë më vjen keq edhe për pulën mbi pjatën time, kur
mendoj se sa i fortë është ky sistem turnor. Eksperimenti ynë më i fundit është
kryer nga kolegu im Art Aron – që ka futur në skanerin e trurit ata njerëz që
raportojnë se janë ende të dashuruar, që janë në marrëdhënie afatgjata
dashurie. Deri tani e kemi realizuar këtë me pesë njerëz, dhe kemi gjetur ekzaktësisht
të njëjtën gjë. Ata nuk gënjëjnë. Zonat e trurit të lidhura me dashurinë
romantike mbeten ende aktive edhe pas 25 vitesh.  

 

Kemi ende shumë pyetje që kërkojnë përgjigjje
lidhur me dashrinë romantike. Pyetja që po hamendjësoj unë në këtë çast – do ta
thëm në një sekondë dhe më pas do e mbyll – është, përse dashurohesh me një
person, dhe jo me një tjetër?

 

Nuk do të kisha menduar kurrë për këtë,
por match.com një faqe interneti për të lidhur njerëzit erdhi tek unë
tri vite më parë dhe më bënë këtë pyetje. Dhe unë u thashë, nuk e di. Unë e di
se çfarë ndodh në tru, kur ti je i dashuruar, por unë nuk e di se përse bie ti
në dashuri me një person dhe jo me një tjetër. Dhe kështu, kam kaluar tri vitet
e fundit duke u marrë me përgjigjjen e kësaj pyetjeje. Arsyet përse ju bini në
dashuri me një persn dhe jo me një tjetër, janë të shumta ngasa mund t’ju thonë
psikologët. Dhe ne kemi tendencë të dashurohemi me dikë nga e njëjta prejardhje
socioekonomike si jona, të njëjtën shkallë inteligjince, pamje, të njëjtat
vlera fetare. Këtu luan rol edhe fëmijëria juaj, po askush nuk e di se si. Dhe,
kjo është gjithcka që ata dinë, asgjë më shumë. Ata nuk e kanë gjetur kurrë se
si dy personalitete e gjëjnë rrugën për tek njëri-tjetri për të pasur një marrëdhënie
të mirë.

 

Ndoshta biologjia jonë na tërheq më shumë
kundrejt disa njerëzve sesa ndaj disa të tjerëve. Kështu, kam sajuar një pyetësor
për të parë se deri në çfarë shkalle ju çlironi dopaminë, serotonin, estrogjen
dhe testosteronë. Mendoj se, ne kemi evoluar katër lloje personalitetesh të
lidhura me shkallët e këtyre katër kimikateve në tru. Dhe në këtë faqe
interneti për tu lidhur me njerëz të tjerë që kam krijuar Chemestry.com,
në fillim ju bëj disa peytje për të parë se deri në çfarë mase ju i shprehni këto
kimikate, dhe aty vëgzhgoj se kush zgjedh kë për të dashuruar. Këtë pyetësor e
kanë bërë 3.7 milion njerëz në Amerikë. Rreth 600,000 njerëz të tjerë e kanë bërë
atë në 33 vende të tjera. Tani jam duke harmonizuar bashkë këto të dhëna, dhe në
një pikë të caktuar – dashuria do të ketë gjithmonë diçka magjike, por këto
kërkime do na ndohmojnë që të kuptojmë më shumë. Mendoj se, një rol të madh
këtu e luan biologjia. Mendoj se, këtë punë do ta përfundojmë në vitet e
ardhshme për të pasur mundësi që të kuptojmë të gjithë mekanizmat e trurit që
na çojnë drejt tërheqjes ndaj një njeriu dhe jo një tjetri.

 

Kështu, do ta mbyll me këtë.

 

Faulkner ka thënë, ‘E shkuara nuk ka
vdekur, madje nuk është as e shkuar.’

 

Në të vërtetë, ne mbajnë shumë bagazhe
nga truri jonë i së djeshmes, për të cilat ne nuk kemi as dijeni.

 

Kemi dy gra. Gratë krijojnë intimitet
ndryshe nga burrat. Gratë e krijojnë intimitetin ballë për ballë. Ne
rrotullohemi nga njëra-tjetra kur flasim dhe kështu ecim bashkë. Ky është
intimiteti për gartë. Mendoj se kjo vjen nga mijëra vjet ku gruaja e ka mbajtur
fëmijën përballë fytyrës së saj, duke e ledhatuar atë, dhe duke e edukuar atë
me fjalë.

 

Burrat e krijojnë intimitetin duke qëndruar
krahë për krahë dhe jo ballë për ballë si gratë. Sapo një burrë të shikojë
lart, tjetri do të shikojë tutje. Mendoj se kjo vjen nga miliona vite qëndrimi
pas shkrurreve, duke parë drejt, në përpjekje për të goditur buffalo-n në kokë
me gur. Mendoj, se për miliona vite, burrat janë përballur me armiqtë e tyre,
dhe ata uleshin krahë për krahu me miqtë e tyre.

 

Kështu pohimi im i fundit është:
dashuria është brenda nesh.

Ajo është e ngulitur thellë në tru.

Sfida jonë është të kuptojmë
njëri-tjetrin.

 

Faleminderit.

 

***

Helen
Fisher (1945), është antropologe amerikane, e cila merret me studimin e
dallimeve gjinore dhe evoluimin e emocioneve njerëzore. Ajo është e mirënjohur
si eksperte e dashurisë romantike.

 

Link: https://www.ted.com/talks/helen_fisher_studies_the_brain_in_love

 

Përzgjodhi
dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty