Unë jam mali.
Unë jam tempulli më i vjetër i natyrës.
Akullnajat dhe rrymat e mia ju furnizojnë me ujin që ju pini.
Pyjet e mia, drutë dhe ajrin tuaj të pastër.
Nga këtu lart kam parë se si e keni trajtuar ju këtë botë.
Dikur rikarikonit trupin dhe shpritin tuaj
Në qetësinë e pyjeve të mi.
Dikur ngjiteshit majave të mia në kërkim të ndriçimit.
Tani merrni atë që doni
Për të plotësuar vetëm nevojat tuaja.
Hapini sytë ndërsa ka ende kohë.
Sepse ka një gjë që unë e shikoj me shumë qartësi.
Shkëmbinjtë mbi të cilët qëndorni dhe gurat poshtë…
Natyra nuk ka nevojë për njerëzit.
Njerëzit kanë nevojë për natyrën.
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=NJHcdKf5iHs&list=PL5WqtuU6JrnXjsGO4WUpJuSVmlDcEgEYb&index=2
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti