Të tjeraUNË JAM QIELLI NGA JOAN CHEN

UNË JAM QIELLI NGA JOAN CHEN

-

Shikoni lart.

Ja ku jam.

Unë jam qielli.

Unë jam një batanije e ngrohtë dhe mbrojtëse.

Mbështjellur rreth çdonjërit mbi tokë.

Unë mund të sjellë re, shi dhe erë.

Unë mund të jem një stuhi.

Pa mua, ju do të piqeshit.

Çdo ditë, unë jam fryma që ju merrni.

Dhe megjithatë, ju po më sëmurni.

Jam e mbytur.

Jashtë ekuilibri.

E ndotur.

E shikoni, unë jam më delikate ngasa mendoni ju.

U deshën miliona vite që të bëhesha siç duhej.

Përzierja ime e përsosur e gazrave,

temperaturës dhe e motit, së cilave ju i gëzoheni.

Por tani makinat tuaja, fabrikat tuaja dhe pluhuri

më kanë shtyrë përtej çdo kufiri.

Dhe pastaj pyesni, se përse tajfunët dhe tornadot e mia

Janë më të dyndura dhe më të shpeshta?

Unë jam bërë i paparashikueshëm.

Më pak shi këtu.

Pak më shumë shi atje.

Vera më të nxehta.

Dimra më të ftohtë.

As nuk mund ta kontrolloj më veten.

Tani mjaft folëm për mua.

Ndryshimet e mia do t’ju tregoj në vijim.

Por në fund, unë do të jem në rregull.

Më jipni disa mijëra vjet,

Unë kam përballuar trauma edhe më parë.

Nuk kam frikë për veten time.

Shikoni lart.

Natyra nuk ka nevojë për njerëzit.

Njerëzit kanë nevojë për natyrën.

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=E8d_JvMpoY4&list=PL5WqtuU6JrnXjsGO4WUpJuSVmlDcEgEYb

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty